Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Imam Tahavi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Imam Tahavi Empty
MesazhTitulli: Imam Tahavi   Imam Tahavi Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 10:52 pm

Emri dhe prejardhja e tij:

Ai ishte Imami, Muhadithi, Fekihe, Hafizi, dijetari i nderuar, Ebu Xha’fer Ahmed ibėn Muhammed ibėn Selame ibėn Seleme ibėn Abdul Melik El Ezdi Et Tahavi. El-Ezdi ėshtė emėr fisi tė mirėnjohur nga Kahtani. Nofkėn Et Tahavi e ka fituar nga fshati Et Taha nė krahinėn Said tė Egjiptit. Ai ishte i lindur nė 239 H. Nė moshėn e re ai u shpėrngul nėEgjipt.

Nė kėrkim tė dijės:


Prejardhja e dijes sė tij ėshtė e lidhur me familjen e tij dhe dajallarėt e tij. Babai i tij ishte njė nga dijetarėt prej tė cilėve pėrfitoi. Mėsuesi i dytė ishte daja i tij Imam Ismail ibėn Jahja El Muzeni.(vdiq nė vitin 264). El Muzeni ishte njė nga dijetarėt mė tė ditur prej shokėve tė Imam Muhammed ibėn Idris Esh Shafiut. Edhe nėna e tij ishte nga dijetaret e fikhut dhe hadithit.

Mėsuesit e tij numri i tė cilėve kalon treqindshin ishin kryesisht nga Egjipti dhe dijetarėt qė vizitonin Egjiptin.

Me zgjėrimin e dijapazonit tė dijės ai e gjente veten nė konfuzion midis njė seri ēėshtjesh fikhu pėr tė cilat ai nuk gjente pėrgjigje tė mjaftueshme nga daja i tij qė do t’ia qartėsojnė ēėshtjen nė fjalė. Filloi tė hulumtoi se ēfarė bėn daja i tij nė situata tė ngjajshme tė paqartėsisė dhe kuptoi se ai shumė po i konsulton librat e shokėve tė Imam Ebu Hanifės (Hanefive). Shumė nga mendimet e hanefitėvė i kishte pėrmendur nė librin e tij “Muhtesar El Muzeni”.

Kjo gjė e nxiti qė t’i konsulton librat e medhhebit hanefij dhe tė shqyrton bazat e tij dhe degėzimin e ēėshtjeve prej tyre. Kur njohuritė e tij mbi medhhebin hanefij u plotėsuan ai u bė njė nga pėrfaqėsuesit e kėsaj shkolle juridike, gjė kjo e cila nuk don tė thotė se ishte bėrė pasues i verbėr i saj. Nė librat e tij shpeshherė do tė gjejmė vende ku Imam Et Tahaviu si mė tė saktė e ka shpallur mendimin e ndonjė imami qė nuk ėshtė i medhhebit hanefij. E vetmja gjė e cila Imam Tahaviun e pėrcaktonte si hanefi ishte mbėshteja e tij qė ia bėnte metodologjisė sė shkollės hanefite nė nxjerren e dispozitave. Nė librin e tij “Me’ani El Athar” do tė gjeni gjykime qė Imam Ebu Hanifeja nuk i ka patur. Ky fakt e mbėshtet atė tė cilėn e tha Ibėn Zulak:

“Kam dėgjuar Ebul Hasan Ali ibėn Ebi Xha’fer Et Tahaviun tė thotė: “Kam dėgjuar babain tim tė thotė: ”(i pėrmendi virtytet e Ebu Ubejde Harbavejnit dhe fikhun e tij dhe tha) Ai do tė mė pyeste mua rreth disa ēėshtje fikhu. Kėshtu njė ditė unė i dhashė pėrgjigjen time pėr njė ēėshtje kėshtu ai mė tha mua:”Kjo nuk ėshtė opinioni i Ebu Hanifės. Et Tahaviu i tha: ”O gjykatės (Kadi) a duhet tė mbaj tė njėjtin opinion pėr ēdo opinion qė Ebu Hanifeja ka mbajtur!” Ai tha: “Unė pėr ti isha i mendimit se je mukal-ld (pasues i verbėr)”. Et Tahaviu tha: “A nuk e din se mukal-lid bėhet vetėm njeri fanatik ose i trash nga mendja.” Kjo fjalė u pėrhap nė Egjipt dhe u bė fjalė e urtė qė njerėzit e memorizuan”. (Lisanul Mizan tek biografia e Et Tahaviut)

Lavdėrimet e dijetarėve pėr tė:

Ibėn Junuzi ka thėnė:”Et Tahaviu ishte i besueshėm, besnik, fekih, pas vete nuk ka ardhur njeri si ai”.

Imam Edh Dhehebiu nė librin e tij “Et Tarih El Kebir” ka thėnė: ”Fekihu, Muhadithi, Hafidhi, njė nga njerėzit mė me reputacion, i besueshmi, i dituri nė fikh dhe i menēuri”.

Ibėn Kethiri nė “El Bidaje ven Nihaje” ka thėnė: ”Ishte i besueshėm, besnik, Hafidh me njohuri tė thella”.

Me njohuri tė gjėra nė gjitha lėmitė e fesė me dije tė veēantė tė akidė, fikhut dhe hadithit.

Librat e tij:

Pėrsa i pėrket shkrimeve tė tij ato janė dėshmi pėr hulumtimin e tij, verifikimet qė i bėn dhe pėrpunim tė mirė tė temės qė e shqyrton.Midis shkrimeve tė tij ėshtė “El Akide Et Tahavije” pėr tė cilėn jemi duke shkruar hyrjen pėr tani gjithashtu pėr komentin e tij nga (Ibėn Ebi El Izz). Madje megjithėse madhėsia e librit ėshtė e vogėl dobitė e tij janė tė shumta dhe metodologjia e tij ėshtė ajo e selefėve.Dhe ju do tė gjeni qė pėrmban ēdo gjė qė mulimani ka nevojė pėrsa i pėrket besimit tė tij.Ėshtė gjithashtu libri i tij “Me’ani El Athar” i cili ėshtė njė libėr nė tė cilin ai prezanton kapituj tė fikhut, mendimet e dijetarėve dhe argumentet e tyre dhe i pėrmend analizėn e argumenteve tė tyre..

Ai la mbrapa shumė libra tė mėdhenj, pėrafėsisht 40 libra tė ndryshėm midis tė cilėve janė: “Sunan Esh Shafi’ij, Mushkil El Athar, Ahkamul Kur’an, El-Muhtesar, Sherh El Xhami’il Kebir, Sherh El Xhami’is Sagir, Esh Shurut, Nevadir El Fikhije, Er Redd ala Ebi Ubejd, Er Redd ala ‘Isa ibėn Eban dhe vepra tjera tė dobishme.
Imam Tahavi ishte i mirėnjohur dhe i famshėm pėr urdhėrimin pėr tė mirė dhe ndalimin e tė keqes pėr deklarimin e vėrtetės dhe tė kthyerit tek ajo qė ai mbajti se ishte e vėrtetė pa u ndikuar nga asnjė mendim dijetarėsh, pushtetarėsh apo shokėsh.
Ėshtė e mjaftueshme pėr ne qė shumica e dijetarėve e kanė pranuar kėtė libėr (El Akide Et Tahavije) si: “Njė shpjegim i Besimit tė Ehlu Sunne vel Xhema’ah”.

Vdekja e tij:

Imam Tahavi ka vdekur tė martėn nė fillim tė Dhul Ka’des nė vitin 321 H dhe ėshtė varrosur nė varrezat Karafe nė Egjipt. Allahu e mėshiroftė me mėshirėn e tij tė gjėrė. Marrė nga parathėnia e librit “SHERHUL AKIDETI TAHAVIJE” me redakturė tė Ahmed Shakirit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Imam Tahavi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshille nga Imam Shafi (Allahu e meshirofte)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Lajme nga Bota-
Kėrce tek: