Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nė Skoci muslimanėt pėrjetohen si kėrcėnim kulturor

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Nė Skoci muslimanėt pėrjetohen si kėrcėnim kulturor Empty
MesazhTitulli: Nė Skoci muslimanėt pėrjetohen si kėrcėnim kulturor   Nė Skoci muslimanėt pėrjetohen si kėrcėnim kulturor Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 10:53 pm

Nė Skoci paragjykimet antimuslimane janė nė rritje,
kjo vėrtetohet me anketėn e fundit sipas sė cilės
muslimanėt pėrjetohen si kėrcėnim i kulturės dhe
identitetit tė kėtij shteti, bėnė tė ditur 'The
Scotsman'. Gjysma e 1.500 tė anketuarve u deklaruan se
rritja e emigracionit musliman kėrcėnon identitetin e
shtetit, gjė qė ėshtė njė rritje tė konsiderueshme nė
krahasim me 38% e vitit 2003.

24% e tė anketuarve do tė ishin tė pikėlluar nėse
ndonjė familjar i tyre do tė martohej me njė musliman,
me 20% e vitit 2003, pėrderisa 15% beson se myslimanėt
nuk janė aspak tė papėrshtatshėm si mėsues.

Anketa, e zhvilluar mes gushtit tė vitit 2006 dhe
janarit tė vitit 2007, tregon se 27% tė anketuarve
konsiderojnė se pakicat u marrin vendėpunimet
skocezėve. Afro 30% prej tyre besojnė se paragjykimet
janė tė pranueshme. Anketa tregon se paragjykimet
antimuslimane janė evidente tek personat e moshuar dhe
ata me edukatė tė ulėt.

Ministri skocez pėr bashkėsitė, Stewart Maxwell,
rezultatet e kėsaj ankete i konsideron shumė
shqetėsuese. "Pėrderisa shumica e njerėzve dėshirojnė
tė shohin njė shoqėri tė drejtė dhe tė barabartė,
shqetėson fakti se ende ekzistojnė mendime
diskriminuese ndaj njė pakice", thotė ai. "Duhet tė
punojmė rreth kėtij problemi pėr tė siguruar njė tė
ardhme tė suksesshme tė Skocisė si njė komb modern",
pėrfundon Maxwell.

Analistėt dėnuan mendimet antimuslimane tė cilat janė
nė rritje nė tė ashtuquajturė n "luftė kundėr
terrorizmit" , e qė ka krijuar perceptime pėr
paradogmėn 'Perėndimi kundėr islamit'.

"Pa dyshim se sulmet e 09.11. dhe 07.07. nė Nju Jork
dhe Londėr kanė sjell njė dozė tė madhe paragjykimesh
kundėr muslimanėve", thotė profesor John Curtice.
"Anketa ėshtė realizuar para sulmeve me bombė nė
aeroportin e qytetit Glasgou, por ekziston prapavija
pėr rritjen e tensioneve mes Perėndimit dhe botės
muslimane", thotė ai. Dy mysliman ngujuan xhipin
'Cheroke' nė aeroportin nė Glasgou mė 30. qershor, njė
ditė pas sulmeve tė pasuksesshme me autobombė nė
Londėr.

Muslimanėt skocez dėnuan ashpėr sulmet e pasuksesshme
dhe ftuan nė bashkėpunim tė plotė me policinė. "Kjo
ndodhė, dhe ajo ēka ne duhet tė bėjmė ėshtė qė t'ju
ndihmojmė njerėzve qė tė njoftohen sa mė shumė pėr
muslimanėt dhe t'i ndalojmė paragjykimet" , thotė dr.
Salah Baltagui, nga Kėshilli i muslimanėve dhe
Kėshilli ndėreligjioz nė Skoci.

Osama Saeed, gjithashtu nga Kėshilli i muslimanėve nė
Skoci, thotė se rezultatet e anketės nuk janė
befasuese pėr shkak tė pėrhapjes sė stereotipeve tė
cilėt muslimanėt i lidhin me dhunėn. "Mendimet se
Skocia do ta humbė identitetin e saj pėr shkak tė
muslimanėve ėshtė absurde", thotė ai. "Hulumtimet e
mėparshme kanė treguar se muslimanėt e ndiejnė veten
si skocez mė shumė se e tėrė popullata".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nė Skoci muslimanėt pėrjetohen si kėrcėnim kulturor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Lajme nga Bota-
Kėrce tek: