Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 35 thėnie tė selefėve nė lidhje me sinqeritetin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

35 thėnie tė selefėve nė lidhje me sinqeritetin Empty
MesazhTitulli: 35 thėnie tė selefėve nė lidhje me sinqeritetin   35 thėnie tė selefėve nė lidhje me sinqeritetin Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 12:22 am

35 thėnie tė selefėve nė lidhje me
sinqeritetin



1 - Bishar el-Haafi ka thėnė: "Ta kėrkoj botėn me
instrumentin e erės ėshtė mė e dashur pėr mua se sa ta kėrkojė atė me fenė
time."

2 - Ibrahim en-Nahai ka thėnė: "Kur shejtani vije tek ti derisa je
duke u falur dhe tė thotė: Ti po tregon mendjemadhėsi, zgjate atė
(namazin)."

3 - Njėri prej Selefėve tha: " Mė drejto nė njė vepėr prej sė
cilės nuk do tė ndalem sė vepruari pėr hir tė Allahut, mė tė Lartit." I ėshtė
thėnė atij: " Ēdoherė tė kesh qėllim pėr mirė, pėr arsye se ti asnjėherė nuk do
tė ndalesh sė vepruari edhe nėse nuk kryen ndonjė vepėr. Njeti (qėllimi) bėhet
edhe nė mungesė tė ndonjė vepre. Kushdo qė e bėnė nijet qė tė falet natėn dhe e
zė gjumi, pėr atė qė e kishte pėr qėllim do ti shkruhet shpėrblim
atij."

4 - Njėri prej tyre tha: "Unė dėshiroj qė ta bėjė nijet pėr ēdo
gjė; derisa edhe pėr ushqimin, pijen dhe gjumin tim."

5 - I ėshtė thėnė
Sahlit: "Ēka ėshtė mė se vėshtiri pėr shpirtin (pėr ta arrit)?" Ai tha:
"Sinqeriteti, nė tė cilin nuk ka ndonjė epsh nė tė."

6 - Jakub el-Makfufi
ka thėnė: " Person i sinqertė ėshtė ai i cili I fsheh veprat e tija tė mira
sikurse qė i fsheh veprat e tija tė liga."

7 - Njėri prej tyre i shkroi
vėllait tė tij: "Tė kesh nijet tė sinqertė nė tė gjitha veprat tuaja, dhe njė
vepėr e vogėl do tė mjaftoj ty."

8 - Ejub es-Sahtijani ka thėnė: "Ta
pastrosh njetin ėshtė mė sė vėshtiri se sa tė gjitha veprat tjera pėr ata qė
veprojnė."

9 - Jahja bin Muadhi ka thėnė: "Sinqeriteti e ndan veprėn e
mirė prej gabimeve sikurse qė ndahet qumėshti prej baules dhe gjakut."

10
- Es-Susi ka thėnė: "Ēka Allahu dėshiron prej veprave tė krijesave tė Tij ėshtė
sinqeriteti e jo diē tjetėr."

11 -El-Xhunejd ka thėnė: "Allahut i takoj
robėrit tė cilėt kuptojnė dhe kur kuptojnė ata veprojnė dhe kur veprojnė i bėjnė
veprat e tyre tė sinqerta. Tė kujtuarit e sinqeritetit nė momentin e kryerjes sė
veprave tė mira ėshtė ajo qė akumulon tė mirėn mė tė madhe pėr ata."

12 -
Haushabi e ka pas zakon tė qaj dhe tė thotė: "Emri im ka arritur nė xhamin e
madhe (qė donė tė thotė, se njerėzit e dinė se kush jam unė)!"

13 -
Es-Susi ka thėnė: "Sinqeriteti ėshtė qė ta humbasėsh vizionin e sinqeritetit nė
vetėn tuaj."

14 - Njėri prej tyre tha: "Kushdo qė sheh sinqeritet nė
sinqeritetin e tij, sinqeriteti i tij ėshtė ai i cili ka nevojė pėr sinqeritet.
Shkatėrrimi i ēdo njeriut tė sinqertė qėndron nė sinqeritetin e tij deri nė atė
masė sa qė ai e sheh sinqeritetin nė vetėn e tij. Kur ta braktis atė se po e
sheh sinqeritetin e tij nė vetėn e tij ai do tė jetė i sinqertė dhe i
pastruar."

15 - Ebu Uthmani ka thėnė: "Sinqeriteti ėshtė qė ti harrosh
krijesat duke e shikuar vazhdimisht Krijuesin."

16 - Ibrahim bin Adhami
ka thėnė: "Ai i cli e dėshiron famėn nuk ėshtė i sinqertė ndaj
Allahut."

17 - Sufjan eth-Thauri ka thėnė: "Ata (selefet) e kanė pas
zakon qė ta urrejnė famėn dhe reputacionin nė bazė tė asaj se me veshjen e
rrobave tė mira sytė (e njerėzve) do tė drejtohen kah ata."

18 - Naim bin
Hamad ka thėnė: "Abdullah ibn el-Mubareki shumė herė e ka pas zakon qė tė
qėndroi nė shtėpinė e tij njė kohė tė gjatė kohore, prandaj i ėshtė thėnė atij:
A nuk ndihesh i vetmuar dhe i izoluar. Ai tha: Si ka mundėsi tė ndihem i izoluar
derisa jam me Pejgamberin (savs)?"

19 - Xhafer bin Hajani ka thėnė:
"Themelet e kėtyre veprave janė nijetet. Nė tė vėrtet njeriu me njetet e tij
arrin pozitė ku me anė tė veprave nuk mund ta arrij."

20 - Njėri prej
njerėzve tė dijshėm e ka pas zakon tė thotė: "Kur njė njeri flet nė tubime dhe
fjalimi i tij e mahnit atė, le tė heshtė. Kur ai hesht dhe heshtja e tij e
mahnit atė, le tė flet."

21 - Mutraf bin Abdullah esh-Shakhiri ka thėnė:
"Mė e dashur pėr mua ėshtė qė ta kaloj natėn nė gjumė dhe tė zgjohem me plot
keqardhje se sa ta kaloj natėn duke qėndruar nė namaz dhe tė zgjohem me
admirim."

22 - En-Numan bin Kajs ka thėnė: "Unė asnjėherė nuk kam pa
ndonjė robėreshė tė falė namaz vullnetarė nė xhamin el-Haj."

23 - Aliu ka
thėnė: "Ai qė ka syefaqėsi i ka tri karakteristika: ai ėshtė pėrtac kur ėshtė
vetė, ai ėshtė aktiv dhe energjik kur ėshtė me tė tjerėt dhe ai i shton veprat e
tij kur e lavdėrojnė dhe i zvogėlon ato kur e kritikojnė."

24 - El-Hasani
ka thėnė: "Ai qė ka syefaqėsi dėshiron qė ta tejkalon atė qė Allahu ia ka
caktuar atij. Ai ėshtė njė person i ligė i cili dėshiron qė ti informoj njerėzit
se ai ėshtė i devotshėm nė mėnyrė qė tė dėgjojė se ēka kanė pėr tė thėnė. Ai ka
arritur njė pozitė tė poshtėr dhe tė ligė tek Zoti i tij. Prandaj ėshtė
esenciale pėr zemrat e besimtarėve qė ta njohin atė."

25 - Sahl bin
Abdullahi ka thėnė: "Nuk ka asgjė mė tė vėshtirė pėr shpirtin se sa ta arrij
sinqeritetin. Sa herė jam pėrpjekur qė ta largoj tendencėn ndaj syefaqėsis prej
zemrės sime pėrveē se ėshtė paraqitur me njė ngjyrė tjetėr?"

26 - Ibn
Masudi ka thėnė: "Mos e mėso diturin pėr tri arsye: qė ta mahnitėsh dhe ta
hutosh tė ēmendurin, qė tė argumentohesh me tė diturit dhe ti bėsh njerėzit qė
ti drejtojnė fytyrat e tyre kah ti. Po pėrkundrazi, kėrko atė qė ėshtė me
Allahun me zemrat dhe veprat tuaja, pasi qė vetėm ajo do tė mbetet dhe ēdo gjė
qė ėshtė pranė saj do tė shkoj."

27 - Ebu Sulejman ed-Darini ka thėnė:
"Lajmė tė gėzueshėm pėr atė i cili murr njė hapė tė vetėm duke mos dėshiruar me
atė diē tjetėr pėrveē se fytyrėn e Allahut."

28 - Disa prej selefėve kanė
thėnė: "Kushdo qė ka pasur njė instancė nė jetėn e tij e cila ka qenė e pastėr
dhe sinqerisht pėr hir tė Allahut- mė tė Lartit- ka pėr tė shpėtuar, dhe kjo
ėshtė pėr shkak tė madhėshtisė sė sinqeritetit."

29 - Ebu Sulejman
ed-Darini ka thėnė: "Kur robi ėshtė i sinqertė, tendenca qė tė tregoj syefaqėsi
dhe shumė pėshpėritje (tė shejtanit) do tė ndalen prej tij."

30 -
Gjithashtu ėshtė thėnė: "Sinqeriteti ėshtė qė pamja e brendshme dhe e jashtme e
robit tė jenė tė barabarta. Syefaqėsia ėshtė kur pamja e jashtme ėshtė mė e mirė
se sa e brendshmja dhe ēiltėrsia nė sinqeritetin e ndonjėrit ėshtė atėherė kur
brendėsia e tij ėshtė mė mirė e kultivuar dhe mė e lulėzuar se sa pamja e
jashtme."

31 - Disa prej selefėve kanė thėnė: "Sinqeriteti ėshtė qė tė
mos kėrkosh dėshmitarė pėr veprat tuaja pėrveē Allahut apo atij i cili jep
shpėrblim pėrveē Atij."

32 - Makuli ka thėnė: "Asnjėherė robi nuk do ta
mirėmbaj sinqeritetin pėr 40 ditė tė njėpasnjėshme pėrveē se prej zemrės sė tij
do tė rrjedhin lumenjtė e diturisė tė cilat paraqiten nė gjuhėn e
tij."

33 - Adij ibn Hatimi ka thėnė: "Njerėzit e caktuar pėr zjarr do tė
urdhėrohen drejt Xhenetit derisa ti afrohen atij dhe ta ndiejnė erėn e miskut tė
tij, do ti shikojnė pallatet e tij dhe ēka Allahu ka pėrgatitur nė te pėr
njerėzit e tij. Pastaj njė lajmėrim do tė bėhet qė ata tė mbrapsen prej tij. Nuk
do tė ketė hise pėr ta nė te. Ata do tė kthehen nė humbje dhe humnerė njėlloj
sikurse ata para tyre. Pastaj ata do tė thonė: O Zoti ynė! "Tė na kishe futur nė
zjarr para se tė na kishe treguar ēka na tegove prej shpėrblimit Tuaj dhe ēka ke
pėrgatitur pėr shokėt dhe aleatėt Tuaj, kishte me qenė mė lehtė pėr ne. Pastaj i
Larmadhėruari do tė thotė: Kjo ėshtė ajo se ēka kam pas pėr qėllim me juve. Kur
e keni pas zakon tė jeni tė vetmuar ju mė luftonit Mua (apo mė tregonit guxim
Mua) me mėkate tė mėdha dhe kur e keni pas zakon qė ti takoni njerėzit ju i
takonit ata me pėrulėsi. Ju i tregonit njerėzve diē tjetėr nga ajo qė ju e keni
pas zakon me mė dhėnė prej zemrave tuaja. Ju frikėsoheshi prej njerėzve por nuk
frikėsoheshi prej Meje. Ju i nderuat njerėzit por Mua nuk mė nderuat, ju i
braktisėt veprat pėr njerėzit por ju nuk i braktisėt ato pėr mua. Kėtė ditė Unė
do tė ju bėjė qė ta shijoni njė dėnim tė dhimbshėm gjithashtu do tė ju pengoj qė
ta merrni atė shpėrblim."

34 - Ėshtė thėnė: "Dėmi i shkaktuar ndaj ēdo
robi qėndron nė atė se ai ėshtė i kėnaqur me vetėn e tij. Kushdo qė shikon diē
nė shpirtin e tij dhe mendon se ėshtė e mirė i ka shkaktuar vetės shkatėrrim.
Dhe kushdo qė nuk dyshon nė shpirtin e tij nė asnjė moment ėshtė ai i cli ėshtė
i mashtruar."

35 - Ibn el-Kajimi ka thėnė: "Sinqeriteti ėshtė bashkimi
dėshirės dhe nijetit tė tij."

[Koleksion nga Shajkh Husajn
al-'Awaa'ishah nga 'Ihxhaa' 'Uum ud-Din' nga al-Ghazaali, 'Mukhtasar Minhaaxh
ul-Kaasidin' nga Ibn Kudaamah dhe 'az-Zuhd' nga'Abdullaah Ibn al-Mubaarak
]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
35 thėnie tė selefėve nė lidhje me sinqeritetin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Kėshilla tė Pėrgjithshme-
Kėrce tek: