Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lehtėsimi i agjėrimit dhe edukimi i tij

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Lehtėsimi i agjėrimit dhe edukimi i tij Empty
MesazhTitulli: Lehtėsimi i agjėrimit dhe edukimi i tij   Lehtėsimi i agjėrimit dhe edukimi i tij Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:12 am

Kemi shumė lehtėsime qė Allahu xh. sh. deshi qė t'ua lehtėsojė pėr shkak tė robėve tė tij, qė kur ata tė ndihen nė vėshtirėsi apo detyrim. Disa prej tyre janė:
Lehtėsohet pėr muslimanin qė tė hajė nė ditėn e Ramazanit nėse ai ėshtė i sėmurė dhe nėse ai ėshtė nė udhėtim dhe e mundon agjėrimi, Allahu xhel-le she'nuhu thotė: "Ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim lė t'a agjėrojė po aqė ditė nga ditėt e mėvonshme, Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshron veshtėrsim pėr ju."
Prej lehtėsimėve ėshtė se lejohet pėrdorimi i misvakut apo brushės pėr ēdo kohė tė agjėrimit, para dreke apo pas dreke. Ky ėshte mendimi mė i saktė -inshallah. Ata qė thojnė nuk bėn tė argumentohet me njė hadith ku thotė: "Nėse agjėroni, mund tė pėrdorni misvakun pas sabahut, kurse mos e perdorni para akshamit", kėtė hadith e transmeton Darekutni dhe Bejhakiu e qė ky hadith ėshtė i dobėt shumė, dhe nuk vlenė pėr rregullat islame. Por, misvaku ėshtė i preferuar tė pėrdorėt nė ēdo kohė e veēanarisht nė vendet ku kemi argumente pėr pėrdorjen e tij, e ato janė:
1 Pėr ēdo namaz
2 Pėr ēdo abdes
3 Kur tė hysh nė shtepi
4 Kur tė ēohesh nga gjumi
5 kur tė lexosh Kur'an
6 Kur t'i vije era gojės

Poashtu lejohet edhe shperlarja e gojes me ujė, dhe larja e hundės duke mos e tepruar, se duhet ta ketė parasyshė frikėn sė mos i shkon diēka prej ujit tė poshtė e ta prish agjėrimin me te. Transmeton Tėrmidhiu, Ebu Davudi dhe Ahmedi, nga hadithi i Lukejt ibėn Sabrete se Pejgamberi s.a. ka thėnė tė shpėrlahet goja dhe hunda shumė pėrveē nėse je agjėrushem.
Poashtu ėshtė e lejuar qė gruaja tė provon gjellėn kur ėshtė duke pregaditur ushqimin, por me kusht qė mos t'a ēojė tėposhtė nė bark.
Poashtu lejohet pėr agjėruesin qė tė freskon vetėn me ujė kur ėshtė shumė vapė apo tė pastrohet. Pėr kėtė na tregon hadithi i vėrtetė nga Ebu bekėr ibėn Abdurrahmani nga disa shokė tė Pejgamberit a.s. se ka thėnė: "E kam parė Pejgamberin a.s. duke hedhur ujė mbi kokėn e tij e ai ishte agjėrueshėm. Kėtė e bente pėr shkak se ishte i etur dhe ishte vapė e madhe.
Poashtu ėshtė e lejuar nėse ka nevojė qė tė vė hapa-ilaēe nė vesh apo nė sy, edhe nėse e shijon nė mbrendėsinė e tij sepse ajo nuk ėshtė ushqim e as pije, e as qė ka kuptim tė ushqimit apo pijės, sikur qė ka thėnė ibėn Tejmijje [Allahu e mėshiroftė].
Ja tash do t'i cekim disa nga sjelljet e agjėrimit:

1-Syfyri

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nė librin e tyre qė Pejgamberi a.s.: " Hani syfyr, se vėrtet nė syfyr ka bereqet."
Eshtė mirė qė syfyri tė hahet qoftė edhe pak, e nėse nuk ka mundesi sė paku njė gotė ujė, dhe ėshtė mirė qė tė vonohet syfyri. Pėr kėtė ka ardhur hadithi qė transmeton Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Enesit nga Zejd ibėn Thabiti r.a. qė i ka thėnė: " Kemi ngrėnė syfyr me tė Dėrguarin a.s. dhe pastaj u ēua nė namaz. Tha Enesi: "Sa ishte nė mes tė ezanit dhe syfyrit lexoi pėrafėrsisht pesėdhjetė ajete.

2-Shpejtimi i iftarit

Nga hadithi i Sehel ibėn Sa'dit qė ka ardhur nė dy sahihat se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Do tė mbesin njerėzit nė hajr derisa ata e shpejtojnė iftarin." Prej sunetit ėshtė qė tė bėhėt iftar me hurma tė njoma e tė freskėta. Nėse nuk gjen, ėshtė mirė tė bėhėt iftar me ē'fardo lloj hurme. E nėse nuk gjen, ateherė me ujė.

3-Largimi nga gibeti-pėrgojimi

Prej edukimit tė agjėrimit ėshtė se obligon njeriun qė mos tė mirret me gibet (pergojim) dhe t'i largohet atij dhe po ashtu tė mos tė bajė fjalė dhe t'ju largohesh fjalėve tė kota, qė janė tė rrejshme. Po ti vėlla i dashur, nėse barku yt agjėron, ėshtė mirė qė edhe gjymtyrėt tjera tė tua tė agjėrojnė prej tė gjithave haramėve dhe sendėve tė kota.

4- Duaja para se tė bėsh iftar

Prej edukatės se agjėrimit eshte duaja para se tė bėsh iftar, sepse duaja e agjėruesit nuk kthehet mbrapa. Transmetohet nga Ebu Davudi nga hadithi i ibn Omerit qė ka zinxhirin e mirė se Pejgamberi s.a.v.s. kur bėntė iftar thoshte: "Na shkoi urija, u mbushėn damarėt, na u shkrua shpėrblimi".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Lehtėsimi i agjėrimit dhe edukimi i tij
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kompenzimi i Agjerimit
» RAMAZANI - Muaji i Agjerimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: