Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lėvizja VETĖVENDOSJE!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Lėvizja VETĖVENDOSJE! Empty
MesazhTitulli: Lėvizja VETĖVENDOSJE!   Lėvizja VETĖVENDOSJE! Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:45 pm

Nė qendėr tė Tiranės gjendet shtatorja madhėshtore e kryetrimit qė pėr njė ēerekshekulli sfidoi suksesshėm Perandorinė Osmane - Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut, vepėr e skulptorit tė famshėm shqiptar, Odhise Paskali. Shatorja paraqet udhėheqėsin Kastriot mbi kalė, shpatėn lart, i gatshėm pėr sulmin e radhės. Ēdo shpjegim i saj do tė ishte i tepėrt: kush ėshtė ai shqiptar qė, nėse jo drejtpėdrejt, s'e ka parė shtatoren e Skėnderbeut sė paku nė televizor. Prandaj qysh duket shtatorja - kjo nuk ėshtė ēėshtja. Problemi qė na ēon drejt e nė thelbin e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare ka tė bėjė me kinsereprodukimet e shtatores nė dy prej qyteteve tė mėdha shqiptare, Prishtinės e Shkupit.

Njė vėzhgues i vėmendshėm me siguri qė do ta ketė vėrejtur dallimin ndėrmjet Skėnderbeut tiranas dhe atij prishtinas. Versioni prishtinas nuk ėshtė reprodukimi besnik i kryeveprės sė Paskalit. Pėrderisa Gjergji i Shqipėrisė qėndron kryelartė e nė pozicion sulmi me shpatėn lart, Kastrioti i Kosovės e ka ulur shpatėn, pėr tė mos iu dukur (ose, mė mirė, ia kanė ulur atė). A nuk mund tė nxirret prej kėtij dallimi substancial krejt thelbi i problemit?

Shqipėria, edhe pse me probleme serioze nė fushėn e politikave zhvillimore, prapėseprapė me njė popull sovran, mjaft i manipuluar prej grupeve politike, por megjithatė, gjithnjė me mundėsinė pėr t'u zhvilluar, sepse mbi tė gjitha i lirė. Prandaj nė qendėr tė kryeqytetit gjendet Skėnderbeu i lirisė, Skėnderbeu qė mė parė vdes se qė i nėnshtrohet Perandorisė Osmane, fuqisė mė tė madhe ushtarake tė kohės. Nė kėtė kuptim, a s'ėshtė heroizmi i Skėnderbeut tamam ai i princit spartan Leonidas, i cili sė bashku me 300 shokėt e tij mė parė zgjedh luftėn deri nė vdekje kundėr ushtrisė persiane tė Kserksit mijėra herė mė tė fuqishme, sesa nėnshtrimin (i paraqitur mrekullisht nė filmin 300 (2006) tė Zack Snyderit)? Gjergji i Tiranės ėshtė Skėnderbe kombėtar.

Nė anėn tjetėr Kosova, pa vetėvendosje, e kontrolluar prej regjimit antidemokratik dhe neokolonial tė UNMIKut, me institucione politike tė ndėrtuara, prandaj tė kontrolluara prej tij, tė mbushur me njerėz partish politike, tė cilėt kanė dy detyra themelore: tė jenė tė dėgjueshėm ndaj UNMIK-ut dhe tė pasurohen personalisht nė tė gjitha mėnyrat e pista tė mundshme. Kurse ėshtė populli ai i cili ndodhet tėrėsisht nė anėn e kundėrt, i lėnė anash, i pėrbuzur, i mashtruar, i vjedhur… Nė njė vend ku pushteti i UNMIK-ut me hegjemoninė e tij tė paskrupullt mbisundon mbi ēdo pore shoqėrore, Skėnderbeu natyrisht qė do ta ketė shpatėn ulur, sepse nė tė kundėrtėn, shpata e tij e ngritur a nuk do tė cilėsohej si kėrcėnim ndaj "multietnicitetit"? Shtatorja, pra, lypset tė jetė "politikisht korrekte", pėrbrenda koordinatave ideologjike tė multietnicitetit, tė imponuara prej UNMIK-ut. Skėnderbe i ēarmatosur, Skėnderbe qė ka nėnshkruar Marrėveshjen e Rambujesė dhe Marrėveshjen pėr Ēarmatosjen e UĒK-sė nėn Perandorinė Jugosllave. Skėnderbe pėr zgjidhjen e problemeve pėrmes "dialogut", Skėnderbe negociator. Kastrioti i Prishtinės ėshtė Skėnderbe multietnik.

Skėnderbeu i Pakos sė Ahtisaarit nuk mund tė jetė njėkohėsisht edhe Gjergj edhe Skėnder. Pas "eksterritorialitetit", pas uzurpimit tė historisė e kulturės sonė mesjetare ortodokse, Kastrioti mbetet vetėm Skėnder…

Multietniciteti i UNMIK-ut ėshtė shprehja tjetėr pėr antishqiptarizmin e tij. Kujt nuk i kujtohet heqja e pikturave me heronjtė tanė kombėtar nė holin e Asamblesė sė Kosovės? Pozicioni i tyre luftarak kundėr shtetit serb nuk i shkoka pėr shtati Kosovės multietnike. Por, "ēuditėrisht", pėr UNMIK-un nuk ėshtė aspak antimultietnike kur serbėt qesin portretet e kriminelit Vojislav Sheshel, i cili gjatė luftės nė Kosovė ia kėrkonte Milosheviqit (me partinė e tė cilit pat themeluar "Qeverinė e Shpėtimit Kombėtar Serb") vetėm 5 ditė qė t'i qėronte hesapet me popullin shqiptar tė Kosovės nėpėrmjet masakrave. Ideologjia e UNMIK-ut thotė qė Kosova pėr shqiptarėt duhet tė jetė multietnike, kurse pėr serbėt serbe. Prandaj, multietniciteti i imponuar prej UNMIK-ut ėshtė sė pari hipokrit; e sė dyti ideologji e mohimit tonė kombėtar dhe retushimit historik.

500 metra para se tė arrish te "Ura e Gurit" nė qytetin e Shkupit, nė pjesėn e "Ēarshisė sė Vjetėr", gjendet Skėnderbeu i tretė, vepėr e skulptorit Thoma Thomai. Tepėr i vogėl, krejt shpatėn futur nė brez, qėndrimin sikur tė ishte kthyer prej njė beteje tė humbur. Sikur ta kishte nėnshkruar Marrėveshjen e Ohrit. Skėnderbe qė ka luftuar pėr ruajtjen e sovranitetit tė Maqedonisė. Ky i Shkupit ėshtė Skėnderbe minoritar. Shqiptarėt e Luginės nuk trajtohen, madje, as si pakicė. Serbia i trajton ata sikur tė mos ishin fare. Nė Luginėn e Preshevės nuk ka fare Skėnderbe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: