Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “CIA dekonspiroi Berishėn qė mbronte lobin proserb”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

“CIA dekonspiroi Berishėn qė mbronte lobin proserb” Empty
MesazhTitulli: “CIA dekonspiroi Berishėn qė mbronte lobin proserb”   “CIA dekonspiroi Berishėn qė mbronte lobin proserb” Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:50 pm

Ka pasur argumenta therės pėr zgjedhjet e pranverės 1996, ndėrsa pjesa mė e madhe e komunitetit ndėrkombėtar nuk pranoi tė shqyrtojė evidencat tronditėse qė zgjedhjet ishin njė mashtrim dhe ishin motivuar politikisht nga ngatėrrestarėt majtistė. Ishte nė qarkullim nė shumė qarqe teoria qė "Presidentėt e fortė" ishin pėrgjigja e problemeve tė rajonit dhe Dr. Berisha shihej si njė shembull pėrfaqėsues. Nė vjeshtėn e vitit 1996, atmosfera e pasigurisė kishte filluar tė pėrhapej mes elitės politike nė Tiranė, por shumica e popullsisė, megjithatė, ishte e pandėrgjegjėsuar pėr stuhinė qė po vinte. FMN kishte publikuar njė deklaratė nė 5 tetor '96 duke shprehur shqetėsimin rreth rritjes sė tė ashtuquajturave skemave bankare piramidale pas takimeve me zyrtarė tė ministrisė sė Financave. Sistemi bankar qė Shqipėria kishte trashėguar nga komunizmi, nuk ishte privatizuar dhe ishte tėrėsisht jofunksional dhe i papėrshtatshėm pėr t'u pėrballur me dyndjet e mėdha tė tė ardhurave tė emigrantėve pas viteve 90. Nė njė raport tė BB pėr shkaqet e turbullirave nė '97 thuhet se: "Pak vende kanė eksperimentuar njė zhvillim tė tillė tė skemave piramidale dhe sigurisht asnjėri nuk ka pėrjetuar njė ngėrē katastrofik tė rendit publik, pranė njė lufte civile e ndjekur nga rėnia e skemave piramidale. Skema tė tilla u dukėn pas rėnies sė qeverisė komuniste nė 1990. Numri i skemave piramidale dhe fondeve investuese u rrit deri nė 20, nė vitin 1996. Jo tė gjitha skemat filluan si piramidale tė pastra. Disa prej tyre ishin me investime legjitime fondesh me aktivitete komerciale dhe tregtare qė morėn tiparet e skemave piramidale pak mė vonė, pėr shkak tė menaxhimit dhe ndryshimeve tė klimės sė biznesit (psh heqja e embargos sė OKB ndaj ish Jugosllavisė nė 1995)..."

Si pasojė, kompanitė e reja financiare filluan punėn, duke gėlltitur tė gjitha likuiditetet. Nė Shqipėri kishte pak tė ardhura nga investimet nė ekonominė reale. Piramidat lulėzuan dhe ishin tė afta tė ofronin pėrqindje shumė tė larta interesi me derdhje tė reja tė parave qė financonin gjithashtu kthimet e larta qė paguheshin pėr depozitorėt reale... Shumė shpejt, interesa prej 30% ose mė shumė, u bėnė njė normė. Vėzhgues tė huaj panė se njerėzit nė Tiranė filluan tė mos punonin mė, duke pėrfituar nga intereaat shumė tė larta ditore, rreth 60% pėr disa llogari. Shqiptarėt e kthyer nga Greqia, vrapuan tė fusnin paratė e kursyera nė kėto depozita sa mė shpejt tė ishte e mundur, dhe mė pas paguanin pushime tė gjata nėpėr plazhe me kėto tė ardhura...Qeveria nuk kishte asnjė autoritet financiar adekuat tė aftė pėr tė kontrolluar piramidat, edhe pse do tė dėshironte tė bėnte njė gjė tė tillė. Administrata e Presidentit Sali Berisha nuk i vuri veshin paralajmėrimeve tė zyrės sė FMN nė Tiranė nė tetor '96. Bankat piramidale vazhduan sikurse mė parė, me figura pak tė njohura, si njė ish rreshter i ushtrisė Vehbi Alimuēaj, i katapultuar nė opinionin publik si menager i VEFA qė drejtonte njė grup me njė xhiro multimilionėshe. VEFA kishte shumė lidhje tė afėrta me PD dhe qeverinė....

Me fillimin e krizės sė skemave piramidale, kishte fare pak ekonomi reale pėr tė parandaluar kolapsin e madh qė po afektonte gjithė shoqėrinė. Mekanizmat e shtetit shqiptar ishin shumė tė dobėta pėr tė mundėsuar qė qeveria tė ishte e aftė tė kontrollonte nė mėnyrė efektive, protestat popullore nė rrugė. Kjo ishte mė emergjente nė jug tė vendit, ku veē disa qyteteve si Kavaja apo Elbasani, ku ka pasur njė traditė tė njė mbėshtetjeje aktive pėr PD, njerėzit ishin tė aftė tė merrnin kontrollin e lokaliteteve tė tyre pa ndonjė vėshtirėsi.

Mbėshtetja Britanike
Nė tė njėjtėn kohė, qeveria Berisha po ndeshej me njė mungesė popullariteti nė rritje si pėrhapja e ēėshtjeve tė tė drejtave tė njeriut dhe disa mbėshtetės ndėrkombėtarė kyē nė USA dhe gjithandej tek ndėrkombėtarėt, filluan tė tėrhiqen nga mbėshtetja e tyre. Pas disa kundėrshtimeve qė ndoqėn zgjedhjet e vitit 1996, (nė mėnyrė tė veēantė dėbimi i gjyqtarit Zef Brozi dhe ekzilit tė ish ndihmėsit tė Berishės, Gramoz Pashko nė Uashginton), filluan tė pėrhapen shqetėsime tė shumta nga qeveria e SHBA rreth realitetit tė vėrtetė demokratik tė administratės sė Berishės dhe rritjes sė menjėhershme tė tendencave tė saj autoritariste. Lobi grek, shumė influencues brenda dhe rreth Departamentit tė Shtetit e pa Berishėn si njė nacionalist agresiv. Pentagoni, megjithatė, vazhdoi tė shfaqte mė shumė simpati pėr regjimin e PD. Nė Evropė, qeveria konservative e John Major nė Londėr vazhdoi tė mbetej shumė mbėshtetėse e Berishės ashtu sikurse bėnė edhe qeveritė nė Itali e Francė. Agjencitė evropiane tė inteligjencės si MI6 nė Britani ishin tė shqetėsuara pėr "instalime sekrete" tė mbėshtetėsve tė PD, tė lidhur nė vendet evropiane me forcat pro Serbe dhe ishin gjithashtu tė shqetėsuar qė tė mbanin Berishėn nė pushtet. Diaspora shqiptare nė USA shfaqte influenca tė ndryshme. Megjithėse nė mėnyrė tradicionale me prapaskena shumė tė djathta dhe tė dominuar nga familjet kosovare tė pasura, ka pasur rrjedhje tė refugjatėve tė rėndėsishėm nga Tirana pas '91 siē ishte ish ministri i Jashtėm Muhamet Kapllani dhe njė numėr zyrtarėsh drejtues qė u "pastruan" nga forcat e armatosura nga Berisha. Ata filluan qė tė ndikojnė nė opinion brenda diasporės nė SHBA e cila nė ēdo ngjarje rriste ndikimin dhe organizohej mė mirė, si pasojė e krizės emergjente nė Kosovė.

Nė ēėshtjen e Kosovės, brenda diasporės nė USA, qeveria Berisha shihej si e paefektshme dhe e dobėt. Nė Londėr, Shqipėria perceptohej si njė qeverisje e fortė, e nevojshme, duke marrė shkas nga e kaluara komuniste. Qeverisja e John Major nuk u duk se shihte, apo tė donte tė shihte qė shumė zakone politike tė tė kaluarės komuniste po dominonin nė lidershipin e PD. Qeveria britanike dukej e pashqetėsuar qė Shqipėria nuk kishte njė zhvillim institucional apo demokratik, pėr tė kufizuar presidentin nga sjellja e tij e tepruar, apo politikat ekstremiste, apo pėr tė mbrojtur atė nga lėvizja popullore nė rrugė ashtu sikurse po zhvillohej nė fillim tė '97. Duke pasur vėmendjen tek trazirat nė rritje nė Kosovė, evropianėt dukeshin tė pashqetėsuar pėr faktorin e ri domethėnės tė '96 pėr emergjencėn e UĒK si njė forcė paramilitare, duke ndjekur sulmet e ushtrisė serbe dhe instalimeve policore nė maj 1996. Nė realitet, lėnia jashtė e ēėshtjes sė Kosovės nga Marrėveshja e Dejtonit, dobėsoi nė mėnyrė fatale lidershipin e LDK dhe Ibrahim Rugovėn.

Ndėrkohė kriza nė Tiranė filloi tė intesifikohej pas Krishtlindjeve '96 me njė turmė tė madhe nė rrugė jashtė zyrave tė kompanive piramidale dhe zhurmave tė pėrhapura pėr financat e tyre tė dobėta. "Independent" raportoi se humbjet e mėdha nė skemat piramidale, ēuan nė shkatėrrimin financiar tė shumė familjeve si pasojė e pėrfshirjes nė to. Ministri i Financave Ridvan Bode paralajmėroi se Shqipėria do tė pėrballje me njė katastrofė nė rastin e rrėzimit tė skemave piramidale dhe kjo ishte pėrpjekja e parė e njė anėtari tė qeverisė pėr t'u pėrballur me katastrofėn financiare. Kjo deklaratė pati efekt tė kundėrt pėr qeverinė, ndėrsa firmat nisėn tė rrisin pėrqindjet e interesit si kundėrpėrgjigje, njė mėnyrė kjo pėr tė qetė-suar depozituesit e shqetėsuar. Madje, njė menaxher i VEFA-s arriti tė ofrojė 32 pėrqind fitim pėr njė depozitė 55 ditore. Vefa nxori edhe njė reklamė tė re nė TV, "VEFA Holdind pranė jush gjithnjė", formulė ironike kjo duke pasur parasysh ngjarjet qė do tė pasonin. Operatorėt e piramidave ishin tani mė tė ndėrgjegjshėm pėr ashpėrsimin e krizės financiare se shumica e qeverisė. Njė javė mė parė gazeta "Albania" raportoi se 130 milionė dollarė ishin nxjerrė jashtė Shqipėrisė, drejt Italisė, me njė motoskaf.
U njoftua gjithashtu se paratė po nxirreshin jashtė vendit pėr tė blerė ar dhe pėr ta depozituar nė bankat austrtiake dhe zvicerane. Njerėzit nisėn tė shpenzonin para pėr blerjen e pronave tė patundshme dhe apartamente qė ishin shitur pėr disa mijėra USD nė vitin 1990 dhe tani u shtrenjtuan dhjetėfish. Por, ndėrsa sfera e qelqtė e prosperitetit dukej e sigurtė nė Shqipėri, nė zonat e tjera shqiptare, nė pyjet dhe malet nė verilindje, pėrpjekja ushtarake e kosovarėve ndaj Serbisė po intensifikohej. Por, Kosova ishte jashtė shqetėsimeve tė Shqipėrisė nė atė kohė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“CIA dekonspiroi Berishėn qė mbronte lobin proserb”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: