Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha shpall piramidat "Banka"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Berisha shpall piramidat "Banka" Empty
MesazhTitulli: Berisha shpall piramidat "Banka"   Berisha shpall piramidat "Banka" Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:51 pm

Mė 16 janar, kriza u thellua kur pronarja e njė skeme piramidale, Sudja, shpalli falimentin. Depozituesit nė Tiranė nisėn protestat duke thirrur "O Sali, O fajdexhi" kundėr presidentit tė vendit. Menjėherė, PS tentoi tė merrte nė dorė situatėn dhe bėri thirrje pėr protesta kombėtare. Disa nga kompanitė mė tė zgjuara, si Silva psh, nisėn tė ulnin interesat nė 5%, ndėrsa Gjallica formoi njė komitet tė pėrfaqėsuesve tė kreditorėve tė saj. Qeveria e Berishės duke e parė se situata po pėrkeqėsohej, tentoi tė konsolidonte mbėshtetjen pėr piramidat pranė saj, VEFA dhe Kamberi, duke u dhėnė atyre statusin e bankave. Qeveria mbylli skemat piramidale duke thėnė se "shqiptarėt duhet tė kenė kompensim tė barabartė nga ndarja e pronave tė kėtyre kompanive".
Gjatė kėsaj jave kritike, vetėm tre operatorė u mbyllėn. Qeveria nuk ndėrmori asnjė veprim pėr tė frenuar rrjedhjen e parave jashtė skemave piramidale tė mbetura, deri nė 21 janar kur doli njė urdhėr nga ministria e financave pėr tė ngrirė dhjetra e qindra llogari. Ata kishin hezituar tė reagonin pėr shkak se mbyllja e skemave do tė linte gjurmė nė reputacionin e qeverisė Berisha, si njė arkitekt i kapitalizmit popullor. Vendimi pėr mbylljen u mor pas njė demostrimi tė madh dhe tė zemėruar nė Tiranė, njė ditė mė parė, por gjithashtu i lidhur me njė prezencė militare gjithandej nė Shqipėri, nė mėnyrė tė veēantė nė qytetin bregdetar tė Adriatikut nė Vlorė.

Qyetarėt vlonjatė kishin qenė disa prej pjesmarrėsve kryesorė nė skemat piramidale dhe qyteti i varfėr e rezistent kishte njė traditė politike nacionaliste dhe popullore. Nėn komunizmin, Vlora kishte qenė njė bazė pushteti pėr politikanė drejtues si ministri i jashtėm i Hoxhės, Hysni Kapo. Qyteti gjithashtu numėronte shumė refugjatė nė Greqi, tė njohur si Ēamė, dhe ishte njė miksturė e ethshme e njė besnikėrie politike intesive. Nga ana tjetėr, njė numėr i madh oficerėsh qė u larguan nga forcat e armatosura nga qeveria e PD, vinin nga Vlora...
Jo shumė vonė, axhenda politike e demostratave u bė shumė e qartė me rrahjen nė 22 janar nga policia nė rrugėt qendrore tė Tiranės, tė demostruesve, tė cilėt hidhnin parrulla si "poshtė diktatura Berisha" dhe "duam paratė tona". Ky uragan nė rritje nuk u raportua nga media ndėrkombėtare, e cila me preokupimet e veta karakteristike serbo-centrike, ishte akoma e pėrqėndruar nė demostratat e shtresės sė mesme nė Beograd kundėr regjimit tė Milosheviēit.
Edhe pse demostrimet nė Tiranė ishin tė dhunshme, qeveria nuk po humbiste kontrollin deri dy ditė mė vonė kur nė Lushnje, qindra demostrues bllokuan qytetin dhe ndėrprenė hekurudhėn qė lidhje qytetin me kryeqytetin...Bosi i skemės lokale piramidale Rrapush Xhaferri ishte arrestuar njė javė mė parė dhe depozituesit besonin qė qeveria Berisha kishte vjedhur paratė e tyre. Xhaferri ishte si tė gjithė operatorėt e tjerė piramidalė me njė tė shkuar ex-militare. Turma nė Lushnje rrahu ministrin e jashtėm tė PD Tritan Shehu qė vizitoi qytetin, dhe gjithandej nė jug tė vendit demostruesit sulmuan ndėrtesat publike.

Me mbylljen e skemės piramidale Xhaferri, qeveria Berisha ishte duke reaguar nėn urdhrat e diplomatėve tė huaj dhe zyrtarėve ndėrkombėtare tė cilėt e dinin (atė qė shqiptarėt nuk e dinin) qė kėto skema mbanin fonde substanciale qė i pėrkisnin popullit tė Kosovės, tė depozituara atje nga qeveria nė ekzil e Kosovės. Lobi i krimit tė organizuar brenda komunitetit ndėrkombėtar e pa kėtė si njė rrugė pėr tė dhėnė njė dorė kundėr UĒK qė po lindte dhe si njė rrugė pėr tė dobėsuar rastin shqiptar nė Serbi nė pėrgjithėsi. Por duke bėrė kėshtu, qeveria Berisha armiqėsoi njė pjesė mbėshtetėsish qė luftonin pėr pushtetin. Paratė e Kosovės nė Shqipėri, ishin pėrqėndruar nė Lushnje, Kavajė dhe rreth Shijakut dhe zyrtarėt mund tė kenė pasur tė drejtėn tė shihnin edhe pėrfshirje kriminale, por aksioni ishte tėrėsisht destabilizues pėr Berishėn.

Shpėrndarja e ushtarėve

Ndėrkohė, qeveria filloi tė shpėrndate ushtarė nė kryeqytet pėr tė mbrojtur zyrat qeveritare dhe vetė Presidenti Berisha mori pushtetin emergjent nė 27 janar. Lėvizja qė sinjalizoi njė shenjė ogurzezė pėr qeverinė e tij, ishte kur mbėshtetėsit e PD nė jug tė vendit filluan tė bashkoheshin me demostruesit nėpėr rrugė. Njė sesion i jashtėzakonshėm i Parlamentit ngarkoi presidentin qė tė nxirrte njė dekret pėr ēėshtjet e rendit publik dhe tė pėrdorte ushtrinė pėr tė pastruar rrugėt dhe kthimin e sigurisė. Nė qytetin verior tė Shkodrės rreth 40 mijė demostrues morėn rruget kundėr Berishės ndėrsa kryeministri Aleksandėr Meksi akuzonte opozitėn socialiste pėr orkestrim tė protestave nė mėnyrė qė tė vinte nė pushtet, ndėrkohė qė autobote uji pėrdoreshin kundėr demostruesve qė kėta tė mos sulmonin ndėrtesat publike.

Ngjarjet e kėsaj dite shėnuan herėn e parė kur fjala "anarki" u pėrdor nė raportimet e mediave tė huaja, mes tė cilave dhe observime plotėkuptim rreth natyrės sė regjimit tė Berishės. "Guardian" nė Londėr vuri nė dukje se Berisha "pėrfitoi tolerancėn perėndimore pėr shkak tė rezistencės sė tij pėr ēdo tendencė pan-shqiptare e cila mund ti shtohej problemeve nė Kosovėn serbe dhe nė Maqedoninė perėndimore". Materiali qė u bė publik nga CIA pėr tė selektuar gazetarėt nė Londėr dhe gjithandej, kontribuoi nė procesin e destabilizimit, ashtu sikurse ishte e vėshtirė edhe pėr qeveritė shumė pro-berishiane pėr tė ruajtur mbėshtetjen e tyre pėr njė qeveri qė dukej se ishte kaq shumė e lidhur me krimin e organizuar.

Skandali i dhuratave

Pamjet e kamionėve tė ushtrisė nė rrugė po tregonin gjithnjė e mė qartė se struktura e shtetit ishte nė rrezik dhe njė luftė pėr pushtet dhe kontroll, kishte nisur mes PD-sė dhe demostruesve. Aktiviteti diplomatik ndėrkombėtar nuk ishte shumė intensiv, gjithsesi, diplomatėt e shihnin krizėn si njė fazė tė zhvillimit tė Shqipėrisė drejt kapitalizmit.
Pėr aktivitistėt e opozitės dhe liderėt e protestave, ēėshtja tani ishte nėse do tė mbeteshin tė lirė. SHIK-u i frikshėm nisi operacionet pėr arrestimin e liderėve tė protestave dhe mė 31 janar Ministria e Brendshme njoftoi se kishte arrestuar 250 aktivistė tė opozitės. Berisha nė njė intervistė televizive njoftoi se qeveria do tė shpėrndante paratė e kreditorėve nga fondet e skemave qė po mbylleshin, por kjo shkaktoi zemėrimin e njerėzve qė panė se si paratė e tyre po transferoheshin pėr tė shpėtuar VEFA, qė konsiderohej e lidhur ngushtė me PD. Nė njė pėrgjigje politike tė krizės nė rrugė, shtatė partitė e opozitės dhe Shoqata e tė burgourve politikė njoftuan se kishin themeluar "Forumin pėr Demokraci" si njė alencė kundėr demokratėve qeverisės. Nėse kjo do tė kishte ndodhur nė vjeshtėn 1996, atėherė debati do tė ishte pėrcjellė nė kanalet parlamentare, por tani kriza ishte transfertuar nė rrugė dhe turmave pak u interesonte politika. Berisha dhe qeveria e tij po e kuptonin thellėsinė e krizės. Mobilizimi i ushtrisė ishte hapi i ardhshėm, por si njė verior, Berisha e shihte Vlorėn si bastion tė opozitės dhe ndaj mund tė ketė menduar ta lėrė atė tė lirė ushtarakisht derisa tė ulej zemėrimi. Por, ai s'mund tė pėrballonte humbjen totale tė kontrollit nė jug. Njėsi speciale tė policisė u dėrguan pėr tė hequr postoblloqet dhe pėr tė shpėrndarė demostruesit. Hapja e zjarrit solli pėr pasojė vrasjen e dy personave, funerali i tyre u kthye mė pas nė njė fazė intensifikuese tė krizės.

Ndėrkohė parlamenti shqiptar diskutonte pėr vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė Vlorė. Nė Londėr dhe Uashington vėmendja u pėrqėndrua te qeveria e Mejxhėrit dhe lidhja e tij me regjimin e Berishės, ndėrsa media kishte hedhur dyshime se vetė Xhon Mejxhėr dhe ministri i jashtėm Douglas Hurd dhe anėtarė tė tjerė tė qeverisė kishin marrė dhurata nga Presidenti Berisha gjatė njė vizite nė Londėr, tė cilat ishin vjedhur nga muzeumet shtetėrore shqiptare. Kėto dyshime ishin njė rigjallėrim i pretendimeve qė nuk ishin pėrfshirė nė raportin Cook nė televizionin britanik nė nėntor 1995, pėr shkak tė MI6 dhe preisoneve tė Zyrės sė Jashtme...

Diplomatėt e huaj qė po pėrpiqeshin tė kontrollonin krizėn nė shumė pak raste largoheshin nga Tirana dhe nuk e njihnin jetėn e provincės... Nė rastin britanik, ambasadorėt nė Ballkan ishin pėrgjegjės pėr informatat pėr zyrtarėt e MI6, shumė prej tė cilėve kishin simpati pėr Serbinė dhe mungesė kritike dhe pothuajse admirim pėr Berishėn.

Nė kontrast me kėtė gjė, CIA po u jepte gazetarėve mė shumė informacion objektiv si detajet e skandalit tė dhuratave nė Londėr, por faktikisht ajo nuk kishte prani tė madhe ne Shqipėri dhe jashtė Tiranės. Italia dhe Gjermania, mbėshtetėset kryesore tė qeverisė sė Berishės, ishin tė shqetėsuara pėr protestat popullore dhe me frikėn e njė vale tė re emigrimi nuk i lejuan pranitė diplomatike nė Tiranė tė ndikonin nė zhvillimin e ngjarjeve. Franca, nga ana e saj, kishte njė numėr tė madh ekspertėsh nė Shqipėri, por shumė prej tyre ishin shumė pranė ish-komunistėve tė vjetėr dhe ishin zakonisht nga njė elitė kultutore qė pak dijeni kishte pėr zhvillimet nė rrugė.

Java qė nisi mė 17 shkurt 97 ishte njė sukses pėr Berishėn nė frontin e rendit publik apo mund tė ketė ndikuar nė kokėfortėsi qė ai tregoi mė vonė nė pėrballjen me krizėn. Nė qendėr tė Tiranės duhej se masat e rendit publik po funksiononin. Edhe pse demostrata ku merrnin pjesė mijėra njerėz zhvilloheshin nė Vlorė, Fier, Patos dhe qytetet e tjera tė jugut, aparati i sigurisė sė shtetit po parandalonte protestat nė sheshet e kryeqytetit. Nė kėtė moment, Berisha kishte nisur tė tėrhiqte mbėshtetjen e medias nga figurat konsevatore qė thoshin se kriza ishte anarki dhe kriminalitet. Komentatorėt e tij arrinin tė shkruanin nė shtypin perėndimor se bindja e qeverisė ishte qė e gjithė kjo krizė ishte organizuar nga grupet kriminale dhe mafia.

Korrespondenti i Times, Richard Oėen intervistoi Berishėn mė 14 shkurt dhe zbuloi se ai kishte besim nė mbijetesėn e plotė dhe se protestave u mungonte drejtimi. Nė Tiranė disa sasi tė vogla lekėsh filluan tė ripaguheshin nga qeveria pėr disa investitorė favorit qė mund tė kishin pasur disa nxitje edhe nga protestat.
Nė termat e opinionit ndėrkombėtar, protestat e janarit dhe fillimit tė shkurtit pėrhapėn njė goditje fatale pėr qeverinė. Financial Times shkroi nė 19 shkurt qė shpresat e tė kaluarės ishin kthyer nė copėra dhe paratė vazhdonin tė iknin jashtė vendit dhe vlera e monedhės vendase lek vazhdonte tė binte pafundėsisht. Edhe pse zona e kontroluar nga rebelet nė jug nuk ishte rritur nė numėr, e pėrqėndruar mė shumė nė Vlorė, Patos Lushnje e Fier dhe disa qendra tė tjera mė tė vogla nuk kishte asnjė shenjė qė qeveria tė mund tė kishte kapacitetet pėr tė kontrolluar kėto zona.

Fuqia e SHIK ishte testuar tashmė deri nė fund me arrestime tė shumta dhe burgosje tė militantėve tė dyshuar, dhe njė dorė e lirė i ishte dhėnė kundėr tė huajve tė dyshuar, nė mėnyrė tė vecantė gazetarėve britanikė (sikurse Joanna Robertson e "The Guardian", njė nga disa prej reporterėve tė huaj qė u rrahėn nga Shik jashtė parlamentit nė Tiranė nė 28 shkurt). Nė kryeqytet mbretėrimi i terrorit tė SHIK vazhdonte, por pozicioni nė provinca ishte mė pak i qartė. Kur nė jug tė vendit vazhdonte rebelimi nė veri perspektiva pėr tė nxitur njė stuhi ushtarėsh pėr lėvizjen anti-berisha shumė prej tyre nė mėnyrė tė qaretė nuk iu ėprgjigjėn kėsaj thirrjeje dhe pjesa mė e madhe u bashkuan me lėvizjet protestuese.

Divergjencat ndėrmjet policive amerikane dhe evropiane nė mėnyrėn sesi duhet tė mbahej kriza vazhdonin tė rriteshin. SHBA ishte e shqetėsuar pėr tė ardhmen e demokracisė shqioptare dhe ambasada e SHBA nė Tiranė nxorri njė deklaratė tė fortė nė 27 shkurt duke kėrkuar zgjedhje tė parakohshme dhe njė kushtetutė tė re. Misioni britanik dhe ato evropiane ruajtėn qetėsinė, duke shpresuar qartazi qė Berisha do tė rimerrte fitoren nė rendin publik dhe qė lėvizja protestuese do tė binte nė kolaps. Nė praktikė, dukej qė evropianėt ishin tė pėrgatitur tė shikonin njė periudhė gjendjeje tė jashtėzakonshme nė Shqipėri dhe njė ndėrprerje tė plotė tė trė drejtave demokratike ndėrkohė qė Berisha vendosi njė diktaturė de facto.

Duke u pėrballur me kėtė perspektivė ushtria u rrit nė zonat pro greqisht folėse nė jug. Marrėdhėniet ndėrmjet Greqisė dhe administratės sė presidentit Berisha kishin qenė tė varfra qė nga gjyqi i Omonias nė vjeshtė 1995. Greqia gjithashtu kishte lidhje tė afėrta me disa liderė socialiste, njė numėr i konsiderueshėm i tė cilėve, kanė qenė nė ekzil nė Greqi gjatė periudhės Berisha...
Armė mė tė rėnda ndodheshin nė bazat nė Gjirokastėr dhe Sarandė. Shqipėria jugore ishte njė pėrzirje grupesh tė ndryshme sociale me dyshime tė njeri tjetri dhe probleme ekonomike qė shktuan tensione sociale. Ky ėshtė edhe background-i i pėrshpejtimit tė madh tė pėrhapjes sė dhunės nė shqiperinė jugiperėndimit nė pranverėn e vitit 1997. Rrėnjėt e krizės shtrohen te shumė politika tė gabuara qė kishte ndjekur ndaj Shqipėrisė nė njė pėrpjekje tė motivuar politikash pėr tė siguruar tė ardhmen afatgjatė tė qeverisė sė Berishės. Ashtu sic u shpreh edhe Banka Botėrore nė vitin 1998:

Shqipėria nė vitin 1992 ishte njė vend i pazakontė. Shteti ishte nė gjendje disintegrimi dhe strategjia e trajtonte shqiprrinė si njė ekonomi tranzitore me deficenca nė politikė dhe qė mund tė rimėkėmbej nga fluksi i burimeve, liberalizimit, reformės rregullatore dhe instrumentave financiare tradicionale. Strategjia nuk theksonte se shteti dhe shoqėria ishin shumė tė brishta dhe kėrkonte t'i jepej rėndėsi ēėshtjeve tė qeverisjes dhe reformave institucionale.
Nė njė mėnyrė tė ēuditshme, politika pas Berishės pasqyroi vullnetarizmin e pėriudhės sė Enver Hoxhės. Nė artikullin e tij pėr Times, duke e krahasuar Berishėn me Enver Hoxhėn, Richard Oėen e pėrmendi kėtė fakt, edhe pse artikulli inatosi atė grup mbėshtetėsish tė Berishės nė Londėr. Komuniteti ndėrkombėtar neglizhoi vėshtirėsitė e objektivave me tė cilat pėrballej vendi nė tranzicion dhe vuri nė dukje perspektivėn e Berishės pėr vullnetarizėm kapitalist.
Dėshtimi i kėsaj politike rezultoi me shumė pasoja siē treguan ngjarjet e e shkurtit dhe marsit nė vend, ndėrsa realiteti hodhi poshtė iluzionet ndėrkombėtare dhe ato tė vetė Berishės. Kaosi dhe mungesa e rendit ishte nė mendjet e shumė shqiptarėve nė atė kohė, po vetėm pak njerėz e pėrshpejtuan shkallėn e krizės duke e cuar vendin brenda pak javėsh nė prag tė lufts civile, qė pėrfundoi me mbi 2 mijė viktima.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Berisha shpall piramidat "Banka"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: