Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat nė Forum

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Rregullat nė Forum Empty
MesazhTitulli: Rregullat nė Forum   Rregullat nė Forum Icon_minitimeTue Dec 25, 2007 8:35 pm

Rregullat e Forumit Islam


1. Hyrje

  1. Forumi Islam ka bazė Kur“anin dhe Sunnetin
  2. Kuptimi i bazave parėsore tė Islamit, sipas pikės 1a, bazohen nė:

    1. mėsimet e tė Dėrguarit [SalAllahu Alejhi ve Selem] pėrcjellur Sahabeve
    2. tė kuptuarit e Sahabeve pėrcjellur Tabi'inėve (atyre qė erdhėn pas Sahabeve)
    3. tė kuptuarit e Tabi'inėve pėrcjellur Tabi-Tabi'inėve (atyre qė erdhėn pas Tabi'inėve] [All-llahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata]

  3. Regjistrimi nė kėtė Forum ėshtė GRATIS!
  4. Megjithėse Stafi nė Forumi Islam do tė bėjė pėrpjekje pėr tė larguar Postimet tė cilat nuk i pėrshtaten njė Forumi Islam, kontrolli permanent i tė gjitha Postimeve ėshtė i pamundshėm.
  5. Tė gjitha Postimet paraqesin mendimet Objektive dhe Individuale tė Postuesve, andaj Stafi Forumi Islam nuk ka kurrėfarė pėrgjegjėsie rreth pėrmbajtjes sė tyre, por pėrgjegjėsinė e kanė vetėm Autorėt e Postimeve pėrkatėse.
  6. Me autorė nuk nėnkuptohet Postuesi, nėse artikulli pėrmbanė informatė (p.sh.: burimi i artikullit, emri i autorit, etj.) rreth Autorit tė vėrtetė
  7. Me pajtimin e juaj me kėtė Rregullore, ju deklaroni se nuk do tė bėni Postime me pėrmbajtje qė nuk i takon Sjelljes Islame (shiko Rregulloren 2].
  8. Stafi nė Forumi Islam mbanė tė drejtėn e shlyerjes, pėrpunimit apo mbylljes sė Temave, nėse kėtė e sheh si tė arsyeshme.


2. Rregullat e Sjelljes

  1. Bazuar nė pikėn 1a, nė Forumin Islam aplikohet eksluzivisht Sjellja Islame
  2. Ndalohen sjellje kufri, tė ēfarėdo lloji
  3. Ndalohen fyerjet personale
  4. Ndalohen fjalė provokuese, amorale, etj.
  5. Kėshillimi, nė raste kur tek tjetri vėrehen mangėsi tė dijes, sjelljes, etj., bėhet nė privat [Mesazhim Privat], ose njoftohen Moderatorėt pėrkatės [Raporto Postimin].
  6. Kalimi i debatimeve nė polemikė mund tė ketė si pasojė Kundėrvajtjen nga ana e Stafit
  7. Keqpėrdorimi i Mesazhimit Privat ka si pasojė dėbimin nga Forumi Islam. Nė keqpėrdorim (ndėr tjerash) hyjnė:

    1. Kontakti mes gjinive tė kundėrta
    2. Dėrgimi i temave tė grupacioneve tė devijuara
    3. Pėrgojimi dhe shpifja
    4. Reklamimi




3. Rregullat e Postimit

  1. Nuk tolerohen postimet e postuara tėrėsisht me shkronja tė mėdha
  2. Keni parasysh shenjat e pikėzimit (pika, presje, etj)
  3. Pėr shkak tė lexueshmėrisė, nuk janė tė mirėsepritura postimet e ngjitura, pa kryerreshta. Mundėsisht, pas ēdo 5,6...10 rreshtave tė ketė njė kryerresht
  4. Lexoni pėrshkrimet e Forumeve dhe Kategorive, ashtuqė postimet e juaja tė postohen nė vendin e duhur
  5. Para postimit pėrdorni funksionin e kėrkimit, pėr tė evituar postime te dyfishta qė rezulton nė shlyerjen e postimeve
  6. Titujt e Temave shkruhen me shkronjė tė madhe nė fillim, pasuar me shkronja tė vogla
  7. Titujt e Temave duhet tė jenė domethėnėse, ashtuqė tė kuptohet se pėr ēka bėhet fjalė nė Temė
  8. Vendosja e grafikave nė Postime bėhet vetėm nė raste kur kanė tė bėjnė me temė
  9. Grafikat e mbajtura nė faqe tjera nuk janė tė mirėpritura
  10. Grafikat e mbajtura nė faqe tjera, tė clave u kalon afati i mbajtjes dhe nė vend tė tyre paraqiten simbolet e faqeve ku ato grafika janė mbajtur, do tė rezultojnė nė shlyerjen e tėrė Postimit dhe mund tė sjellin Kundėrvajtje ndaj postuesit





4. Rregullat e Emrit [Pseudonimit] dhe Nėnshkrimit

  1. Nuk lejohet pėrdorimi i Emrave ofendues
  2. Nuk lejohen Emra tė regjistruar nė formė tė lidhjeve tė Internetit (si: .com, .net, etj.)
  3. Grafikat e Nėnshkrimeve nuk duhet tė tejkalojnė dimenzionet 500x100 px dhe madhėsinė prej 19.5 KB
  4. Nuk lejohen lidhje interneti brenda Nėnshkrimit
  5. Brenda Nėnshkrimit lejohet pėrdorimi i llojeve dhe ngjyrave tė shkronjave, por jo madhėsia tjetėr pos asaj standarde


5. Procedura e Kuizit Islam

  1. Pyetėsi parashtron pyetjen - sipas nevojes mund tė cekė edhe njė numėr tė pėrgjigjeve tė mundshme, prej tė cilave tė tjerėt mund tė zgjedhin.
  2. Pėrgjigjet e dhėna jipen shkurt, sipas mundėsive duke prezentuar argumentin rreth pėrgjigjės sė dhėnė.
  3. Ndaj pėrgjigjeve veēse tė dhėna (d.m.th tė anėtarėve tjerė) nuk ka nevojė tė komentohet se a ėshtė gabim apo jo. D.m.th, pėrgjigjet mbeten ashtu si janė, derisa tė jipet pėrgjigja e Saktė.
  4. Pas arritjes deri tek Pėrgjigja e Saktė, nuk lejohen postime tjera, pėr tė evituar konfuzionin rreth asaj se cila prej tė gjitha pėrgjigjeve tė dhėna ėshtė Pėrgjigja e Saktė.
  5. Pas arritjes sė Pėrgjigjes sė Saktė Tema mbyllet nga ana e Moderatorėve, pėrveē nėse Moderatorėt kanė dyshim rreth saktėsisė sė pėrgjigjes sė dhėnė. Nė kėtė rast, Moderatorėt kėrkojnė nga Pyetėsi qė tė parashtrojė argumentacionin rreth saktėsisė sė Pėrgjigjes sė dhėnė.
  6. Pėr tė evituar "harresėn" e pyetjėve tė papėrgjigjura, tė cilat kalojnė nė faqet 2, 3, etj. pėr shkak tė pyetjėve tė reja, pyetjet pa pėrgjigje bėhen "tė ngjitura" ashtuqė tė mbeten nė faqėn e parė tė kategorisė "Kuiz Islam". Pas arritjes deri tek pergjigja e saktė, "ngjitja" largohet dhe pyetja radhitet sipas datės sė postimit.
  7. Postimet qė nuk kanė tė bėjnė me pyetjen, gjegjėsisht, nuk janė pėrgjigje ndaj pyetjes, do tė largohen nga Moderatorėt, pa paralajmėrim. Vetėm kėshtu mund tė ruhet permbajtja nė formė Kuizi, pėrndryshe kjo Kategori shndėrrohet nė debatim.
  8. Kundėrshtimet, mospajtimet, etj. rreth Pyetjes sė parashtruar, ju lutemi t“ua drejtoni Moderatorėve tė Forumit, tė cilėt do tė marrin masa tė duhura, insha All-llah.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Rregullat nė Forum
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Rreth Forumit :: Rregullat ne Forum-
Kėrce tek: