Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Qipro, dy herė kundėr shqiptarėve!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Qipro, dy herė kundėr shqiptarėve! Empty
MesazhTitulli: Qipro, dy herė kundėr shqiptarėve!   Qipro, dy herė kundėr shqiptarėve! Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:58 pm

Samiti i kryetarėve tė shteteve dhe tė qeverive tė vendeve tė BE-sė, i zhvilluar fundjavėn e kaluar, do tė mbahet mend si mbledhja e nivelit tė lartė, nė tė cilėn u arrit konsensusi mė i gjerė i deritanishėm i vendeve tė BE-sė nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės. Qendrimit tė 22 shteteve pėr mbėshtetjen e Planit tė Ahtisarit iu afruan mė shumė se kurrė, nė nje forme apo tjetėr, katėr shtetet e grupit tė deritanishėm kundėrshtues tė kėtij plani. Vetėm njė shtet mbeti nė pozicionin intransigjent proserbo-rus pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ai vend ishte Qipro. Nuk ėshtė se kundėrshtimi i Qipros nuk dihej, por pėr herė tė parė nė njė mbledhje tė nivelit tė lartė tė BE-sė, Qipro mbeti e vetme nė kundėrshtimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Nė qetėsinė olimpike tė pas dyerve tė samitit, zukati vetėm kundėrshtimi i atij shteti, qė quhet shtet-mizė nė konfidencat e darkave solemne tė udhėheqėsve europianė. Presidenti i Qipros, Tassos Papadopullos, deklaroi mė 15 dhjetor pas samitit, me njė ton joproporcional me peshėn e shtetit tė vet, se: “Ne nuk do tė ndryshojmė mendim edhe sikur tė jemi vetėm. Nuk besoj se ka njė qipriot, qė do tė pranonte njė deklarim tė pavarėsisė sė Kosovės”. Emocioni qeveritar i Qipros kundėr pavarėsisė sė Kosovės ka tejkaluar ēdo mase logjike. Zėdhėnėsi i qeverisė, Vasilis Palmas, deklaroi mė 10 dhjetor se: “Zoti e ndalon Qipron tė bjerė dakord me pavarėsinė e Kosovės, edhe nėse gjithė pjesa tjetėr e BE-sė do tė njohė pavarėsinė e Kosovės”.

I dashur lexues, mos u habit, kjo ėshtė riprodhim nė ligjėratė tė drejtė dhe ato janė fjalėt zyrtare tė njė zėdhėnėsi qeverie. Nuk ėshtė prift dhe nuk e dimė nėse nė ndonjė manual udhėrrėfyes fetar qėndron porosia se Zoti ndalon Qipron tė njohė pavarėsinė e Kosovės. Mendojmė se ėshtė e tepėrt njė polemikė, ku tė pyesim pėrse Zoti ka lejuar SHBA-nė, Francėn, Britaninė e Madhe, Gjermaninė, Italinė dhe nja 20 shtete te tjera tė BE-sė tė jenė tė gatshėm ta njohin kėtė pavarėsi. Por ethja fetaro-diplomatike e Qipros kundėr Kosovės meriton njė vėmendje.

Qeveria e Qipros i ėshtė ngulur njė politike dhe qėndrimi, qė jo vetėm kundėrshton vetė, por kėrkon keqpėrdorojė tė drejtėn e konsensusit dhe tė pengojė edhe Bashkimin Europian nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ministri i Jashtėm gjerman, Frank Valter Steinmejer, njoftoi nė publik se Qipro po i reziston njė konkluzioni europian, sipas tė cilit nuk ka kuptim pėr bisedime tė mėtejshme pėr ēėshtjen e statusit dhe se Qipro mbėshteti kėmbėnguljen e Serbisė dhe tė Rusisė qė bisedimet duhet tė vazhdojnė.

Kureshtja tė shtyn tė analizohen motivet politike, strategjike, kombėtare, shtetėrore, etj. qė i diktojnė qeverisė sė Qipros, qė pėr Kosovėn tė mos ecė nė njė linjė me shtetet e tjera tė BE-se, ku ajo u pranua me gjysmė zemre dhe me gjysmė shteti nė vitin 2004.

Shpjegimi mė i rėndomtė, qė haset ne qarqe diplomatike dhe mediatike ėshtė se Qipro ka frikėn e komplikimit tė problemit tė saj me komunitetin turk tė Qipros, i cili siē dihet ka shpallur Republikėn Turke tė Qipros Veriore. Njė shpjegim i tillė nuk duket se ka shumė bazė. Ēėshtja qipriote nuk ka asnjė ngjashmėri, as nė histori e as nė problematikė, me ēėshtjen e Kosovės. Ish- Jugosllavia ka qenė njė federatė artificiale popujsh, e krijuar me dhunė, e cila nisi tė shkėrmoqej pas shembjes sė komunizmit nė vitin 1991 dhe u krijuan gjashtė shtete tė rij, nga popuj, disa prej tė cilėve, janė edhe mė tė vegjėl nė numėr se sa shqiptarėt nė ish-Jugosllavi. Ėshtė e drejta e natyrshme e popullit shqiptar tė Kosovės tė krijojė edhe ai shtetin e vet tė pavarur. Ēėshtja qipriote ka ekzistuar tre dekada pėrpara se tė niste kriza nė ish-Jugosllavi dhe mbi katėr dekada pėrpara sė tė niste diskutimi i statusit tė Kosovės. Nuk ėshtė Kosova qė mund tė ndikojė nė ecurinė e zgjidhjes sė ēėshtjes qipriote e qė tė kenė frikė udhėheqėsit e Qipros. Me Kosovėn, qoftė dikur pjesė konstituive e Jugosllavisė, dhe qoftė sė shpejti e pavarur, ēėshtja e Qipros ka e do tė ketė dinamikė dhe modalitete krejt tė ndryshme. Kjo do tė thotė se frika e precedentit nuk ekziston, por ajo shprehet pėr tė fshehur diēka tjetėr mė tė thellė, tė cilėn qeveritarėt e sotėm tė Qipros nuk guxojnė ta thonė hapur.

Arsyeja e parė ėshtė lidhja e tyre e veēantė me Serbinė. Kjo lidhje e veēantė konsiston nė fakt tek interesi i madh financiar i Qipros me Serbinė. Pėr Serbinė e Millosheviēit, Qipro ka qenė parajsa financiare e atij regjimi, i cili shkaktoi katėr luftėra tė pėrgjakshme nė ish- Jugosllavi. Paratė e tregtisė sė armėve, drogės, tė krimit tė organizuar dhe tė burimeve tė tjera okulte, nga Beogradi janė dėrguar qetėsisht dhe janė siguruar dhe “pastruar” nė bankat dhe nė kompanitė qipriote. Hetuesit e dėrguar nga prokurorja e Gjykatės sė Krimeve tė Luftės nė ish- Jugosllavi, Karla del Ponte, kanė zbuluar se nė vitet 1992-2000 regjimi i Millosheviēit ka dėrguar nė 8 kompani tė mėdha qipriote 1,23 miliardė sterlina angleze pėr t’i pastruar dhe ruajtur atje. Kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut e kėsaj parajsė financiare. Ish-diktatori Millosheviē dhe klani i tij kriminal nepotik kanė dėrguar sasi tė mėdha parash nė kesh nė Qipro pėr t’i ruajtur nėpėr banka qipriote. Personalitete tė ndryshme demokratike dhe intelektuale tė Serbisė vazhdimisht kanė kėrkuar nga qeveritė, qė kanė ardhur nė pushtet nė Beograd pas rrėzimit tė Millosheviēit, qė Serbia t’i kėrkojė qeverisė sė Qipros kthimin e kėtyre parave, qė klani i Millosheviēit ka vjedhur nga fondet shtetėrore dhe i ka dėrguar nė Qipro. Nė prag tė njė vizite qė presidenti i Serbisė, Boris Tadiē, zhvilloi nė Qipro, ish-ministri i Drejtėsisė nė qeverinė serbe, Vladan Batiē, i dėrgoi atij njė letėr nė tė cilėn i paraqet kėrkesėn qė presidenti tė ngrejė me udhėheqėsit qipriotė ēėshtjen e kthimit tė 1,7 miliard dollarėve, qė Millosheviēi ka dėrguar kesh dhe i ka nė depozita tė fshehura nė Qipro.

Ish-ministri serb i Drejtėsisė jep njė ndihmė tė madhe nė qartėsimin e asaj se ēfarė pėrmbajnė realisht relatat e ngushta zyrtare serbo-qipriote: “Ne nuk jemi tė interesuar nė mbėshtetjen e Qipros greke pėr tė zgjidhur problemin e Kosovės. Ne jemi tė interesuar vetėm tė na kthejė mbrapsht paratė tona”.
Kjo pėrbėn thelbin e marrėdhėnieve dhe lidhjeve tė posaēme dhe tė qėndrimit tė qeverisė qipriote kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė marrėveshja okulte nė bazė tė sė cilės Qipro nuk kthen paratė e vjedhura nga Millosheviēi dhe merr pėrqindjet e veta, kurse regjimi serb gėzon favoret e transferuara e kėtyre parave. Ish-ministri serb i Drejtėsisė shkruan se firma juridike e presidentit B. Tadiē ėshtė e pėrzier nė kėtė aferė tė parave, qė nuk po kthehen.

Arsyeja e dytė janė lidhjet e veēanta dhe ndikimi nė rritje i Rusisė nė Qipro. Nė prag tė samitit tė BE-sė, ministri i Jashtėm rus zhvilloi njė vizitė dyditore (si shumė pėr njė ministėr tė njė shteti aq tė madh si Rusia, nė njė shtet mikroskopik). Lavrovi evidentoi dy elemente tė kėtyre lidhjeve tė posaēme: a- Deklaroi se nė Qipro banojnė mijėra e mijėra rusė, qė kanė shtėpinė atje, dhe b- Lidhjet fetaro-ortodokse, ku ministri i Jashtėm rus himnizoi “vlerat tona tė pėrbashkėta ortodokse si njė faktor unifikues”.
Trimėrimi i mizės diplomatike qipriote nė samitet e BE-sė ka disa shpjegime tė qarta, qė janė larg atyre qė pretendohen pėr tė justifikuar kundėrshtimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Mendoj qė ėshtė vendi tė tėrhiqet vėmendja se ėshtė rasti i dytė historik, qė Qipro i kundėrvihet kaq hapur interesave tė kombit shqiptar. Anėtarėve tė delegacionit tė Shqipėrisė nė Konferencėn e Sigurisė dhe Bashkėpunimit nė Europė, tė zhvilluar nė qershor tė viti 1991 nė Berlin, delegacion ku bėnin pjesė edhe kryetarėt e partive tė reja politike opozitare tė sapokrijuara nė Shqipėri, duhet t’u kujtohet se njė natė para sesionit zyrtar tė pranimit tė Shqipėrisė nė KSBE, Qipro doli kundėr pranimit tė Shqipėrisė. Atėhere mjaftoi njė telefonatė e ministrit tė Jashtėm gjerman, H.D.Gensher qė tė ulte trimėrimin e Qipros kundėr Shqipėrisė. Besojmė se do tė jetė njė telefonatė tjetėr, qė do tė ulė edhe trimėrimin e tanishėm tė Qipros kundėr Kosovės. Por dikush nė Tiranė dhe nė Prishtinė nuk duhet tė harrojė se memoria shtetėrore e ka detyrė tė regjistrojė dhe tė mendojė forma mbrojtjeje pėrballė qėndrimeve tė shteteve dhe forcave, qė i kundėrvihen interesave jetike tė kombit shqiptar nė kėtė apo nė atė moment historik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Qipro, dy herė kundėr shqiptarėve!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: