Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004 Empty
MesazhTitulli: Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004   Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004 Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 8:02 pm

Nė shtator dhe tetor tė vitit 1989, njė grup shkrimtarėsh dhe intelektualėsh, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha politike dhe shoqėrore te ne, u pajtua, gati spontanisht, qė tė themelonte njė parti politike, e cila do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe do tė bėhej nismėtare e proceseve tė pluralizmit, qė ishin nė nismė nė vendet e bllokut tė atėhershėm socialist.

Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumė bisedash, ata angazhuan koordinator tė Kėshillit nismėtar Jusuf Buxhovin, i cili mori pėrsipėr kontaktimin me intelektualėt e tjerė dhe hartimin e programit dhe statutit tė partisė.

Nisma pėr themelimin e Partisė u pėrkrah menjėherė pa rezervė nga dr.Ibrahim Rugova, dr.Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Ēapriqi e Ramiz Kelmendi, tė cilėt me nėnshkrimet e tyre, pranuan tė bėhen anėtarė tė Kėshillit nismėtar pėr themelimin e LDK-sė.

I kompletuar, Kėshilli nismėtar takohej herė pas here dhe bisedonte pėr konturat e ardhshme tė partisė. Pa marrė parasysh vėshtirėsitė e fillimit dhe ato tė kohės, u vendos qė nė punėn e mėtutjeshme tė themelimit tė partisė tė pėrfshiheshin edhe intelektualė tė tjerė, tė profileve tė ndryshme.

Kėshtu, nė listėn e nismėtarėve u gjendėn edhe dr.Fehmi Agani (qė dha ndihmesė tė konsiderueshme pėr versionin pėrfundimtar tė tekstit tė Programit tė partisė), pastaj aktivistėt e palodhshėm dr.Bujar Bukoshi, dr.Zenel Kelmendi, Zenun Ēelaj, dr.Jusuf Bajraktari, Mustafė Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet Nushi, pėr t'u forcuar, mė nė fund, me akademikėt dhe shkencėtart tanė tė nderuar: prof.dr.Idriz ajeti, prof.Mark Krasniqi, prof.Dervish Rozhaja, Anton Ēetta dhe Zekiria Cana.

Bėrthama e Kėshillit nismėtar, e pėrbėrė prej njėmbėdhjetė vetash (sa parashihej edhe me ligjin e atėhershėm federativ pėr shoqatat e qytetarėve), u mblodh disa herė gjatė tetorit dhe nėntorit. Takimet duhej tė dukeshin "spontane", andaj shumica e tyre mbaheshin nė kafenenė "Elida" nė qendrėn tregtare "Boro-Ramizi".

Ndėrkohė, nga gjysma e nėntorit dhe fillimi i dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta tė Programit tė partisė si dhe statuti. Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herė ua parashtroi anėtarėve tė bėrthamės tė Kėshillit nismėtar pėrmbajtjen e Programit dhe tė Statutit, duke e plotėsuar atė me vėrejtjet dhe propozimet qė i jepeshin nga njėmbėdhjetėshja, si dhe tė tjerėt qė konsultoheshin. Nė javėt e para tė dhjetorit versioni i programit ishte i gatshėm dhe ai u miratua. Mbetej pėr t'u caktuar dita dhe vendi i mbajtjes sė kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

Kishte propozime tė ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjėherė nė heshtje, deri tek ata qė duhej shtyrė pas vitit tė ri. Rrethanat pėrnjėmend ishin tė tensionuara, ngase nuk dihej se si do tė reagonte pushteti i atėhershėm partiak, i cili ishte nė shkatėrrim e sipėr. Pas shumė shqyrtimesh, u caktua data - 23 dhjetor 1989, pra, dita e shtunė.

Kuvendi themelues u vendos tė mbahej nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku rėndom asokohe zhvilloheshin qė tė gjitha vlimet shoqėrore dhe politike. Koordinatori i grupit u angazhua ta bėnte paraqitjen ligjore tė mbajtjes sė kuvendit themelues nė polici, me tėrė dokumentacionin, ashtu si e kėrkonte ligji i atėhershėm pėr mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por as nuk dha pėlqim pėr tė. Gjendja, pra, mbahej e tensionuar.

Duhet cekur se shtypi i atėhershėm nė gjuhėn shqipe nuk botoi kurrfarė lajmi pėr ditėn dhe vendin e mbajtjes sė kuvendit themelues tė LDK-sė, anipse Kėshilli nismėtar kėrkoi qė kjo tė bėhej. Megjithatė, informimi u bė nė mėnyrė fare interne, gojė me gojė, duke njoftuar ata qė dėshironin tė vinin nė kuvendin themelues.

Tė shtunėn, nė mėngjes, diku rreth orės 9, nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, u mblodh tash nė pėrbėrje tė zgjeruar Kėshilli nismėtar pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Tė gjithė u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumė pėr strukturėn udhėheqėse tė partisė.

Qė tė gjithė ishin tė mendimit se kryetar i saj duhej tė bėhej dr.Ibrahim Rugova, ndėrsa sekretar Jusuf Buxhovi.
Grupi nismėtar nguli kėmbė qė dr.Rugova duhej tė propozohej pėr kryetar dhe u deklarua qė kėtė ta parashtronte Kuvendi themelues, me ēka ai u pajtua.
Diku para orės dhjetė tė paraditės filluan tė vinin, heshtazi, tė interesuarit pėr Kuvendin themelues.

Pikėrisht nė orėn dhjetė, lokali i vogėl i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mezi i zuri ata qė kishin vendosur tė merrnin pjesė nė mbledhjen e Kuvendit themelues tė LDK-sė. Ata ishin gjithsej 96 veta, tė cilėt me nėnshkrimet e veta dhe me deklarim tė lirė u pėrcaktuan t'ia vinin themelet partisė sė parė politike shqiptare tė pagėzuar Lidhja Demokratike e Kosovės.

Kėshilli nismėtar, qė mė parė u pat marrė vesh se mbledhjen duhej ta hapte dr.Zenel Kelmendi, i cili, pasi do tė pėrshėndeste tė pranishmit, do tė propozonte rendin e ditės, kryesinė e punės, si dhe komisionet e domosdoshme tė Kuvendit. Dr.Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalė dhe propozoi kryesinė e punės nė kėtė pėrbėrje: dr.Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Zenel Kelmendi, gjė qė tė pranishmit u pajtuan. Pastaj, ai propozoi komisionin kandidues nė krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtės Hysen Matoshin.

Nė emėr tė Kėshillit nismėtar dhe tė Kryesisė sė punės, Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi.
Tė pranishmit dėgjuan me vėmendje Programin dhe Statutin e LDK-sė dhe miratuan me duartrokitje tė gjatė pėrmbajtjet e tyre. Askush nuk isht ekundėr.

Kryesuesi ia dha fjalėn Milazim Krasniqi, qė nė emėr tė Kėshillit kandidues tė propozonte udhėheqėsinė e parė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai bėri kėto propozime:
1.Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės - dr.Ibrahim Rugova,
2.Sekretar- Jusuf Buxhovi,
3.Anėtarė tė Kryesisė: dr.Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja.

Propozimet u miratuan me duartrokitje tė gjata nga tė pranishmit.
Pastaj, fjalėn e mori dr.Ibrahim Rugova, i cili falenderoi pėr besimin e dhėnė dhe u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

Mbledhja e Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila filloi nė orėn 10:5 minuta, pėrfundoi nė orėn 11:10 minuta.

Mbledhjen e ndoqėn korrespodentėt dhe gazetarėt e kėtyre gazetave: "Rilindja", Tanjugu, Radiotelevizioni i Prishtinės, "Oslobogjenje", "Vjesniku" dhe Radio-Lubjana. Nga tė dhėnat e sakta del se informata pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhanė "Rilindja" (njė lajm tė gjymtuar keqas), Tanjugu dhe Radio-Lubjana. Dy ditė mė vonė pėr themelimin e LDK-sė njoftoi RTV i Beogradit, "Vjesniku", ndėrsa nga agjencitė e huaja njoftuan: AFT, AP dhe DPA. TV Prishtina e dha lajmin shkurtimisht nė ditarin e natės sė Vitit tė Ri, pra, me njė javė vonesė.

Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qysh tė hėnėn, pra, mė 25 dhjetor 1989, iu dėrgua, ashtu siē e kėrkonte ligji, organeve policore krahinore e gjykatės (qė tė bėhej regjistrimi nė regjistrin e shoqatave tė pavarura, anipse nė vend atėherė ende nuk kishte ligj federativ pėr partitė politike), pastaj Ambasadės sė SHBA-ve nė Beograd, Ambasadės sė Anglisė nė Beograd, si dhe Ambasadės sė Gjermanisė nė Beograd, si dhe Ambasadės sė Francės nė Beograd. I pėrkthyer nė gjuhėn angleze, Programi i Lidhjes Demokratike iu dėrgua pėr atė ditė tė gjitha agjencive mė tė mėdha botėrore edhe Tanjugut.


Plotėsimi i Kryesisė sė parė

Nė korrik tė vitit 1990, nė mbledhjen e Kėshillit nismėtar, tė Kryesisė dhe kryetarėve tė degėve tė LDK-sė nė Kosovė, u bė zgjerimi i saj edhe me katėr anėtarė tė rinj: dr.Rexhep Gjergji, Ibrahim Berisha, Anton Kolaj, Xhemail Mustafa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: