Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si dhe pse tė agjėrojme?... (II) - Shkurtimisht

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Si dhe pse tė agjėrojme?... (II) - Shkurtimisht Empty
MesazhTitulli: Si dhe pse tė agjėrojme?... (II) - Shkurtimisht   Si dhe pse tė agjėrojme?... (II) - Shkurtimisht Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:49 am

QKA KUPTOJME ME AGJERIM


-Me agjerim kuptojme ndalimin nga ushqimi, pirja, marredheniet bashkeshortore dhe nga te gjitha shkaqet e tjera qe e prishin agjerimin, duhe filluar nga agimi(imsaku) e deri ne perendimin e diellit duke pas per qellim adhurimin (ibadetin) ndaj Allahut.


PSE DUHET AGJERUAR RAMAZANIN

-Allahu i Madheruar e beri obligim agjerimin e muajit te Ramazanit per muslimanet me fjelen e Tij ne ajetin e Kur'anit:
"Muaji i Ramazanit qe ne te (filloi te) shpallet Kur'ani, qe eshte udherrefyes per njerez dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroj...."(El bekare 184)



CILAT JANE RREGULLAT E AGJERIMIT?

-Nijeti - te vendosurit me zemer(nuk ka nevoj me shqiptu me goje) per te zbatuar urdherin e Allahut pra agjerimin, bazuar ne theniet e te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te) i cili ka thene: "Veprat vleresohen sipas nijetit..." dhe "per ate qe nuk e ka bere nijetin e agjerimit para agimit, nuk ka agjerim" (Transmeton Tirmidhiu)
Ndalimi nga te gjitha gjerat qe e prishin agjerimin - per te cilat eshte shkruar me poshte.
Koha e agjerimit- e cila nenkupton periudhen qe fillon nga agimi(imsaku) e deri ne perendimin e diellit.
Prej gjerave qe eshte me mire te praktikohen jane:
Shpejtimi i iftarit menjehere pasi te sigurohemi se ka perenduar dielli;
Hapja e iftarit me hurma nese ka mundsi, e nese jo me uje;
Duaja (lutja) e mire ne iftar;
Syfyri - ngrenja dhe pirja ne pjesen e fundit te nates me nijetin per te agjeruar diten pasuese ngase i Derguari i Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te) ka thene "Hani syfyr, ngase syfyri ka bereqet". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


KUSH OBLIGOHET ME AGJERIMIN E RAMAZANIT

-Agjerimi i Ramazanit eshte detyre e obligueshme per ēdo musliman qe ka arritur moshen e pjekuris (pubertetin), qe eshte vendas, qe eshte fizikisht dhe mentalisht i shendosh.
Femijet para hyrjes ne pubertet nuk jane te obliguar te agjerojn mirpo eshte mire qe prinderit e tyre ti nxisin dhe ti edukojne ne agjerim nese kete e perballojne. Shperblimi i agjerimit te femijeve iu arrin edhe prinderve te tyre per shkak te edukimit ne agjerim dhe udhzimit ne te mire.


KUSH MUND TE ZGJEDHE MES AGJERIMIT DHE NGRENIES

Udhetari;
I semuari;
i moshuari dhe i pa afti;
Shtatzena dhe gjidhenesja.
- I semuari me semundje te rende, te gjate dhe te pasherushme, i moshuari dhe i paafti nuk jan te obliguar me agjerim dhe si kompenzim ata jane te obliguar ta ushqejne nga nje te varfer per ēdo dite te Ramazanit qe nuk e kane agjeruar.
Udhetari i cili udheton per nevoja te lejuara te cilit agjerimi ia veshtirson udhetimin, te semurit me semundje te shkurte dhe te sherueshme te cilit agjerimi ia keqson gjendjen, shtatzena dhe gjidhenesja (qe frigohen per shendetin e tyre dhe te femijeve) si dhe ai qe duhet ta prish agjerimin per ta shpetuar ndonje njeri p.sh nga fundosja, mund ta prish agjerimin, mirepo jane te obliguar qe aq dite sa nuk i kane agjeruar ne Ramazan ti kompenzojne duke i agjeruar pas ketij muaji.
Per keto lehtesime kemi argument ajetin kur'anor, ku Allahu thote: ".... e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim, atehere ai (le te agjeroj) me vone aq dite." (El Bekare 184)


KUSH NUK LEJOHET TE AGJEROJ?

-Femrat ne periudhen e menstruacioneve dhe Lehonat (periudha duke filluar nga lindja e shtatzenes e deri sa ti nderprehet gjakderdhja ose deri sa ti kalojne 40dite nga lindja).
Ne keto raste jane te obliguara ta kompenzojne agjerimin posa te kalojne nga kjo gjendje, duke u bazuar ne thenien e Aishes, gruas se te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te) e cila ka thene: "Ne kohen e te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te), ishmim me menstruacione dhe udheroheshim te kryenim kaza (te kompenzonim) agjerimin, por jo namazin." (Transmeton Buhariu dhe Nesaiu)

ĒKA E PRISH AGJERIMIN

Ngrenja dhe pirja;
Marredheniet seksuale;
Ēdo gje qe eshte ne kuptim te ngrenjes dhe pijes (infunzionet);
Te vjellurat me qellim;
Paraqitja e menstruacioneve;
Futja nga goja e sendeve te cilat nuk jan ushqim;
Dhenia e gjakut ne sasi te madhe;
Ēfare futet ne fyt nga teprimi i shperlarjes se gojes dhe hundes gjate abdestit ose jashte tij;
Keto jane pra gjerat qe e prishin agjerimin, mirepo nuk e prishin nese nuk plotesohen keto tri kushte:
Dituria - ta kete te ditur agjeruesi se keto gjera e prishin agjerimin dhe ta kete te ditur qe ka filluar koha kur duhet filluar agjerimi (ka kaluar koha e syfyr-agimi);
Kujtesa - te jete i vetedijshem per ate qe po vepron dhe mos ta bene nga harresa;
Qellimi - ta prish agjerimin me vetedeshiren e tij e jo nga detyrimi.
Personat te cilen e kane obligim agjerimin dhe bejne marredhenie seksuale me dashje dhe te padetyruar, gjate dites se Ramazanit dhe ata qe hane dhe pine pa arsye, me qellim dhe te padetyruar e kane prishur agjerimin dhe kane bere mekat.
Personi i cili bene marredhenie me gruan ne diten e ramazanit ka per obligim qe ne pjesen e mbetur te dites te mos hane, ta kompenzone ate dite dhe ta bene shpagimin (kefaretin), e shpagimi behet duke liruar nje rob e nese nuk ka mundesi agjerimi i dy muajve renda pa nderprerje, e nese nuk ka mundesi atehere duhet ushqyer 60 te varfer. Argument per kete eshte thenia e te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te), kur i kishte treguar nje person se kishte bere marredhenie me gruan e tij duke agjeruar ne Ramazan, e i Derguari i Allahut ka thene : "Liro nje rob, ose agjero dy muaj rresht, ose ushqej 60 te varfer."
Ai i cili hane ose pine me qellim ka per obligim te pendohet sinqerisht tek Allahu se kurre me nuk do ta beje nje gje te tille, kurse sa i perket kompenzimit nuk ka mundesi me kurr ta kompenzoje ate dite qe i ka ikur.
Ndersa ata te cilet e kane prishur agjerimin me gjera tjera te cilat permenda me lart, ata jane te obliguar ta kompenzojne ate dite ne te cilen e kaneprishur agjerimin.


ĒKA NUK E PRISH AGJERIMIN?

Ngrenja apo pirja me harrese;
Vjellja pa qellim;
Kaperdimja e peshtymes se vet;
Gelltitja e kelbazes, mirepo nese ajo arrin ne goje, me mire eshte te peshtyhet;
Dalja e gjakut nga hunda dhe goja, duke mos e gelltitur;
Thithja e pluhrave te rruges, tymit te fabrikave dhe djegies se druve prej te cilave nuk mund te ruhemi;
Inieksonet per sherim qofte ne vene apo ne muskuj;
Pikat ne sy dhe vesh nese nuk arrijne ne brendesi;
Pikat per hunde nese nuk arrijne ne brendsi (fyt);
Nxjerrja e dhembit;
Analizat e gjakut;
Perdorimi i aparatit per lehtesimin e frymemarrjes;
Perdorimi i misvakut;
Perdorimi i parfumit;
Freskimi nga te nxehtit duke e lagur trupin me uje;
Shijimi i ushqimit (nga personi qe e pergatit ushqimin), mirepo kjo eshte mire mos te veprohet, vetem nese ka nevoje, e nese e gelltit pa qellim kjo nuk e prish agjerimin.

VLERA E AGJERIMIT TE RAMAZANIT

Vlera me e madhe e ketij muaji eshte padyshim se ne te ka filluar te shpallet Kur'ani dhe ne kete muaj gjendet Nata e Kadrit e cila eshte me e rendesishme se nje mije muaj, Allahu ne Kur'an thote: "Muaji i Ramazanit qe ne te filloi te shpallet Kur'ani..." (El bekare 184)
"Nata e Kadrit eshte me e rendesishme se nje mije muaj" (El Kadr 3)
Per vleren e agjerimit te ketij muaji na tregojne theniet e te Derguarit te Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te):
"Pese namazet, xhumaja dhe Ramazani deri ne Ramazanin tjeter i shlyejne mekatet e bera mes tyre, nese besimtari i largohet mekateve te medha. (Transmeton Buslimi)
"Agjerimi eshte mburoje qe te mbrone nga zjarri" (Transmeton Ahmedi)
"Ne xhennet eshte nje dere e quajtur Er-Rejjan, nuk do te hyje nga ajo askush perveq agjeruesve" (Transmeton Ahmedi)
"E kur te hyn Ramazani hapen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehnemit si dhe lidhen shejtanet", (Transmeton Buhariu) "ēdo e mire shperblehet me dhjete e deri ne shtateqind here, perveq agjerimit, ai eshte per mua (Allahun) dhe une do te shperblej per te. (Transmeton Buhariu).
"Lutja e agjeruesit nuk refuzohet" (Transmeton Bejhekiu)
Vlera e larte e agjerimit te ketij muaji na tregon se sa shume duhet te kujdesemi per agjerimin e tij.


CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?

-Agjerimi permban ne vete urtesi dhe dobi te shumta, ndersa esenca e agjerimit eshte devotshmeria ku e permend Allahu i Lartesuar ne fjalen e Tij: "O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te jeni te devotshem." (El bekare 183)
Kuptimi i kesaj eshte se kur njeriu e ndalon veten nga ngrenja qe eshte e lejuar ne muajt e tjere dhe agjeron ne muajin e Ramazanit duke kerkuar kenaqesine e Allahut dhe friken nga denimi i Tij, atehere ky njeri edhe me pare mbrohet nga haramet (te ndaluarat) dhe i kryen obligimet e tjera siē jane namazet ditore, e kjo eshte me e lehte dhe don pak mund se agjerimi, ngase edhe namazi eshte shtylle kryesore e fese.
Agjeruesi duke ndjere urine dhe etjen, i kujton me shume dhuntite e Allahut te cilat ja ka dhene dhe behet me shume falenderues ndaj Allahut sepse njerezit duke qene te ngopur dhe te qete shpeshhere i harrojne dhuntite e Allahut dhe harrojne ta falenderojne Allahun.
Agjeruesi nese e shijon vuajtjen e urise atehere e perjeton ne vete gjendjen e te varferve dhe kjo e shtyne te jete meshirues ndaj tyre dhe t'ju jap lemoshe.
Agjerimi i ndihmon njeriut ne kontrollimin e epshit dhe pasioneve dhe si fryt i kesaj eshte largimi nga mekatet.


SEKRETET E AGJERIMIT TE SUKSESSHEM

-Agjerimi eshte tri shkalle:
1. Agjerimi i pergjithshem i cili perfshine ndaljen nga ngrenja, pirja dhe marredheniet bashkeshortore;
2. Agjerimi i veqante i gjymtyreve i cili perfshine:
*Uljen e shikimit dhe ndalimi i shikimit te ēdo gjeje qe eshte mekat dhe e urrejtur.
Ruajtjen e gjuhes nga fjalet e pahijshme, genjeshtra, gibeti (pergojimi), thashethemet, nga fjalet amorale, te padobishme, te kota, nga grindja dhe polemikat e panevojshme;
*Ndalimi i degjimit nga ēdo gje qe eshte e urrejtur sepse ēdo gje qe eshte e ndaluar te flitiet, eshte e ndaluar edhe degjimi i saj;
*Ruajtja e gjymtyreve tjera siē jane duarte dhe kembet nga mekat dhe nga te urrejturat;
*Kujdesi per ushqim me te cilin bejme iftar qe te jete hallall e te mos jete haram sepse nese eshte i fituar ne menyre jo te lejuar dhe bejme iftar me ate ushqim atehere eshte sikurse shembulli i atij qe nderton nje pallat dhe rrenoj nje shtet;
*Te jete zemra e agjeruesit pas iftarit e lidhur dhe e varur ndermjet frikes dhe shpreses sepse ai nuk e din a i eshte pranuar agjerimi apo i eshte refuzuar.
3. Agjerimi i veqante i zemres i cili perfshine agjerimin perkatesisht mos preukopimin e zemres dhe mendjes se agjeruesit me gjera te panevojshme dhe te ndaluara nga Allahu, por te jete zemra dhe mendimet e agjeruesit te angashuara se si te arrijne kenaqesine e Allahut dhe permes saj te fitojne shperblimet e Tij.
Nese agjeruesi mundohet dhe i realizon keto virtyte gjate agjerimit te Ramazanit, do te jete me larg prej grupit te njerezve te cilet i permende i Derguari i Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te), ku ka thene:
"Sa jane ata qe agjerojne e nga agjerimi i tyre nuk kane asgje, perveq urise dhe etjes" dhe do te jene me afer dy thenieve tjera: "Ai i cili e agjeron muajin e Ramazanit me besim dhe shpreson ne shperblimin i falen mekatet e meparme" (Transmeton Ahmedi) dhe "Ai i cili e agjeron nje dite ne rruge te Allahut, Allahu i Lartesuar ia largon (per kete dite) fytyren e tij nga zjarri shtatedhjete pranvera". (Transmeton Ahmeti)


VLERA E PUNEVE TE MIRA NE RAMAZAN

-Per shkakte vleres se madhe te Ramazanit, shperblimi i ēdo vepre te mire e bere ne kete muaj eshte i shumefishuar. Disa nga veprat e mira qe mund te behen ne kete muaj jane: Sadakaja, meshira ndaj te varferve;
Namazet ditore;
Namazi i Taravive;
Namazi i nates;
Leximi i Kur'anit;
Umra (vizita e Qabes ne Mekke);
Itkafi (qendrimi ne xhami per 10 ditet e fundit te Ramazanit per adhurim ndaj Allahut), etj.

EDUKIMI I FEMIJEVE NE RAMAZAN

-Femijet te cilet nuk e kane arritur moshen e pubertetit nuk jane te obliguar me agjerim, mirpo eshte mire qe ata te edukohen dhe te nxiten nga prinderit e tyre te agjerojne disa dite te Ramazanit nese kete e perballojne sepse ne kete menyre ata do te adaptohen me lehte ne praktikimin e agjerimit sikurse veprohet edhe per namazin.
Duhet shfrytezuar kete muaj te begatshem per edukimin e femijeve ne fene islame, ja disa prej keshillave se si ti edukojme ata:
1. Nese ata mund ta perballojne, nxitni te agjerojne ndonje dite te Ramazanit;
2. Ngrenja se bashku me ta ne iftar edhe nese nuk agjerojne, ne menyre qe t'a respektojne ēastin e iftarit;
3. T'ia mesojme lutjet qe behen gjate iftarit;
4. Ti marrim ne xhami ne namazet ditore dhe t'ia shpjegojme rendesine e namazit;
5. Ti marrim ne namazin e taravive;
6. Ti zgjojme ne syfyr edhe nese nuk agjerojne sepse syfyri eshte i bereqetshem;
7. T'ia permirsojme sjelljet e tyre;
8. T'ia mesojme Kur'anin;
9. Ti mesojme te japin lemoshe, ti ushqejne agjeruesit dhe ti shpjegojme per shperblimin e kesaj vepre;
10. Pastroni, veshni me veshjen me te mire dhe merrni ne xhami per faljen e namazit te Fiter Bajramit. Tregoni atyre se kjo eshte festa jone dhe shpjegoni se festat e tjera si krishtlindjet, pashket, nata e shen valentinit, viti i ri, shengjergji etj.., nuk jane festat tona.


DUATE (LUTJET) GJATE IFTARIT

-Lutja ne kohen e iftarit eshte prej koheve kur te pranohet lutja sepse eshte ne perfundim te adhurimit..
Nder lutjet te cilat jane transmetuar nga i Derguari i Allahut (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te) i ka thene eshte edhe kjo:
Dhehebedh dheme ue bteletil uruku ue thebetel exhriu inshAllah"
("Kaloi etja, u lagen venat dhe u fitua sevapi inshAllah")
"


ĒKA PAS RAMAZANIT?

-Ne muajin e Ramazanit, shume agjerues arrijne nje fond (sasi) te madhe te veprave te mira, mirpo pasi te kalon ky muaj i begatshem, ata sikur i harrojne ato vepra te mira qe i kane bere gjate ketij muaji, e po ashtu harrojne se i kishin perfituar nga Ramazani dhe kishin arrite ti eliminojne (te mos i veprojne me) shume pune te ndaluara te cilat i kishin bere para Ramazanit dhe posa te perfundon Ramazani ata vazhdojne me te vjetren, duke bere mekate dhe duke mos iu nenshtruar Allahut, Krijuesit te gjithesise i cili eshte i Pa Filllim dhe Pa Mbarim.
Ndersa ne anen tjeter ka agjerues te cilet perfundojne nga Ramazani dhe duke filluar nga ky muaj fillojne t'i nenshtrohen Allahut Fuqiplote duke i kryer obligimet ndaj Tij dhe duke u larguar nga te ndaluarat (mekatet).
E lusim Allahun qe te gjithe agjeruesve t'ia pranon agjerimin dhe ti udhezon ne kryerjen e obligimeve ndaj Tij dhe largimin nga te ndaluarat (mekatet).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Si dhe pse tė agjėrojme?... (II) - Shkurtimisht
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: