Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fikhu i Agjėrimit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Fikhu i Agjėrimit Empty
MesazhTitulli: Fikhu i Agjėrimit   Fikhu i Agjėrimit Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:56 am

Planprogrami i muslimanit tė vogėl

AGJĖRIMI

Agjėrim d.m.th. ta pengosh apo ta ndalosh veten nga diēka. Ndėrsa, nė Sheriatin Islam:

Agjėrim ėshtė ta pengosh ose ta ndalosh veten nga ushqimi, pija dhe epshi, prej agimit e deri nė perendim tė diellit, me nijet qė t’i afrohesh Allahut xh.sh.

Ibadeti ndaj Allahut xh.sh. bėhet nė mėnyra tė ndryshme:

-Kemi ibadet vetėm me fjalė, siē ėshtė shehadeti.
-Ibadet me fjalė dhe me trup sė bashku, siē ėshtė namazi.
-Kemi ibadet me tė holla, siē ėshtė zekati.
-Kemi ibadet me tė holla dhe me trup, siē ėshtė haxhi.

Ndėrsa, agjėrimi ėshtė ibadet trupor.
Edhe popujt e mėparshėm kanė agjėruar, mirėpo agjėrimi i tyre ka ndryshuar nga agjėrimi nė Islam. Kur’ani fisnik pėrmend agjėrimin e Merjemes para se t’i lind djali Isa a.s., por agjėrimi i saj ka qenė vetėm pengimi apo detyrimi i vetes sė saj pėr tė mos folur.
Nė tė njėjtėn mėnyrė ka agjėruar edhe Zekerija a.s., kur i ka lind djali Jahja a.s. Ai tri ditė e tri net ka ngrėnė dhe ka pi , mirėpo nuk ka folur. Ai vetėm ka sinjalizuar me shenja. Pėr kėtė, Zoti i Madhėruar nė Kur’an thotė:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju tė cilėt keni besuar, ua kemi bėrė obligim agjėrimin ashtu siē ua kemi bėrė pėr obligim popujve para jush, me qėllim qė tė jeni tė devotshėm”.
(El-Bekare:183)


Pyetje:

1.Trego definicionin e agjėrimit?
2.Trego pėr mėnyrat e ibadetit?

AGJĖRIMI I MUAJIT RAMAZAN

Agjėrimi i muajit Ramazan ėshtė shtylla e katėrt e islamit.
Agjėrimi i muajit Ramazan ėshtė bėrė obligim nė muajin Shaban tė vitit tė dytė tė hixhretit.
Muhamedi a.s. pėr 9 vite i ka agjėruar nėntė muaj tė ramazanit.
Argument pėr agjėrimin e muajit tė Ramazanit kemi ajetin kur’anor:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدىً لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ
فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ...

“Muaji i Ramazanit ėshtė (muaji) nė tė cilin filloi zbritja e Kur’anit, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga e pavėrteta). E kush prej jush pėrjeton kėtė muaj le tė agjėrojė”.
(El-Bekare:185)

Argument pėr agjėrimin e muajit Ramazan kemi edhe hadithine Muhamedit a.s. ku thotė:

“Kush e e agjėron muajin Ramazan me bindje dhe sinqeritet tė plotė, me shpresė se do tė shpėrblehet, atij i falen gabimet e mė parme”.
(Transmeton Ahmedi)

Kush me qėllim nuk e agjėron muajin Ramazan, ai do tė ndėshkohet me ndėshkim tė madh.

Pyetje:

1.Nė cilin vit ėshtė bėrė obligim agjėrimi i muajit Ramazan?
2.Sa vite ka agjėruar Muhamedi a.s.?
3.Cili ėshtė argumenti kur’anor pėr agjėrimin e muajit Ramazan?
4.Cili ėshtė argumenti i hadithit pėr agjėrimin e muajit Ramazan?

HĖNA E RE DHE RAMAZANI

Kemi dy lloje tė kalendarėve:

1.Kalendari diellor dhe
2.Kalendari hėnor.

Kalendari diellor bazohet nė rrotullimin e tokės rreth diellit.
Kalendari hėnorė bazohet nė rrotullimin e hėnės rreth tokės dhe sė bashku me tokėn rreth diellit.

Njė rrotullim i hėnės rreth tokės quhet muaj. Ndėrsa 12 rrotullime tė hėnės rreth tokės, plotėsohet njė rrotullim i hėnės rreth diellit.

Nė kalendarin hėnor ndonjėherė muaji i ka 29 ditė, ndonjėherė 30 ditė. Pėr kėtė arsye, nevojitet tė presim, qė tė shikojmė hėnėn e re, pėr tė vėrtetuar se, muaji Shaban, a i ka plotėsuar 29 ditė apo 30 ditė.

Muhamedi a.s. nė hadith thotė:

“Filloni tė agjėroni me tė shikuarit e hėnės sė re, dhe ndėrpritni agjėrimin me tė shikuarit e hėnės sė re”.

Pyetje:

1.Sa lloje tė kalendarėve i kemi?
3.Nė ēka bazohet kalendari diellor?
4.Nė ēka bazohet kalendari hėnor?
5.Sa ditė i ka muaji Ramazan?
6.Kur fillon dita e agjėrimit tė muajit Ramazan dhe trego hadithin?


DOBITĖ PREJ AGJĖRIMIT

Muhamedi a.s. nė hadith thotė:

“Agjėroni, do tė jeni tė shėndoshė”.

Prej agjėrimit kemi dobi tė shumta. Dobitė e agjėrimit kryesisht janė:

-Dobi trupore.
-Dobi shpirtėrore.
-Dobi mendore, dhe
-Dobi shoqėrore.

Agjėrimi ėshtė bėrė obligim, qė besimtari tė arrijė shkallėn mė tė lartė tė besimit dhe tė devotshmėrisė.

Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. na ka treguar nėpėrmjet Muhamedit a.s. se :

“Ēdo vepėr e njerėzve apo e bijve tė Ademit ėshtė pėr ta, pėrveē agjėrimit, ai bėhet pėr Mua (Allahun) dhe Unė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė”
(Transmeton Buhariu)
Muhamedi a.s. nė njė hadith tjetėr thotė:

“Vėrtetė nė xhenet ėshtė njė derė qė quhet “REJAN”, nėpėr tė hynė vetėm agjėruesit ditėn e Gjykimit e askush tjetėr, e kur tė hynė agjėruesit mbyllet ajo derė dhe askush nuk mund tė hyjė nėpėr tė”.
(Transmeton Buhariu)

Pyetje:

1.Cilat janė dobitė e agjėrimit?

LLOJET E AGJĖRIMIT

Llojet e agjėrimit janė:

1.Agjėrimi farz – ėshtė agjėrimi i muajit Ramazan.

2.Agjėrimi vaxhib.
Nė agjėrimin vaxhib bėjnė pjesė: agjėrimi i pėrbetimit, agjėrimi i ditės sė prishur tė agjėrimit nafile dhe agjėrimi i pėrbetimit tė iėtikafit.
3.Agjėrimi sunet.
Nė agjėrimin Sunet bėjnė pjesė: agjėrimi i ditės sė nėntė, dhjetė dhe tė njėmbėdhjetė tė muajit Muharrem.

4.Agjėrimi mendub.
Nė agjėrimin mendub bėjnė pjesė:
-Agjėrimi i ditėve tė bardha, d.m.th. dita e 13, 14 dhe 15 tė ēdo muaji tė muajve tė kalendarit hėnor.
-Agjėrimi i ditės sė hėnė dhe tė enjte.
-Agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit Sheval.
-Agjėrimi i tetė ditėve tė para tė muajit Dhul hixhe, d.m.th. para Ditės sė Arafatit.
-Tėrė jetėn ta kalosh njė ditė nė agjėrim, njė ditė pa agjėrim.
-Agjėrimi i muajit Sha’ban

5.Agjėrimi mekruh tahrimen.
Mekruh tahrimen ėshtė t’i agjėrosh kėto ditė:
-Agjėrimi i ditės sė parė tė Fitėr Bajramit.
-Agjėrimi i ditės sė parė tė Kurban Bajramit.
-Agjėrimi i ditės sė premte pa ia bashkangjitur tė enjten.
-Agjėrimi i ditės sė premte pa ia bashkangjitur tė shtunėn.
-Agjėrimi i dy, tri e mė shumė ditėve pa iftar dhe pa suhur, qė d.m.th. orė apo 94 orė pa ngrėnė ose pa pi, ndryshe kjo quhet grevė urie.
-Agjėrimi i tėrė jetės pa ndėrprerje.
-Agjėrimi nafile i gruas pa lejen e burrit kur ai ėshtė nė prani tė saj.
-Agjėrimi nė udhėtim nėse udhėtimi ėshtė i vėshtirė dhe e mundon shumė gjendjen e agjėruesit.

6. Agjėrimi mekruhi tenzihen

- Mekruhi tenzihen ėshtė ta agjėrosh ditėn e dhjetė tė muajit Muharrem pa tė nėntėn.
- Mekruhi tenzihen ėshtė edhe agjėrimi i ditės sė dhjetė tė muajit Muharrem pa tė njėmbėdhjetėn.


Pyetje:
1.Cilat janė llojet e agjėrimit?
2. Kur ėshtė agjėrimi farz?
3.Kur ėshtė agjėrimi sunet?
4.Kur ėshtė agjėrimi mendub?
5.Kur ėshtė agjėrimi mekruhi tahrimen e kur tenzihen?

RUKNET E AGJĖRIMIT

- Rukni dhe sharti janė dy pjesė thelbėsore tė ēdo ēėshtjeje, ashtu qysh janė pjesė thelbėsore tė agjėrimit.

- Dallimi nė mes tė ruknit dhe shartit ėshtė vetėm dallimi formal , pse pa marrė parasysh a mungon rukni apo sharti agjėrimi ėshtė i pavlefshėm. Mirėpo, rukni ėshtė pjesė brenda agjėrimit sikurse ėshtė sexhdeja pjesė pėrbėrėse brenda namazit.
Po ashtu, sharti ėshtė pjesė pėrbėrėse jashtė agjėrimit, ashtu siē ėshtė abdesti shart, jashtė namazit.
- Agjėrimi ka vetėm njė rukn, e ai ėshtė:

“Ta pengosh ose ta ndalosh veten nga tė ngrėnit, pija dhe kontakti martesor, prej agimit e deri nė perėndim tė diellit”.

Argument pėr kėtė kemi ajetin kur’anor:

... وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ ...

“Dhe hani e pini deri sa ta dalloni ju saktėsisht perin e zi nga peri i bardhė”.
El Bekare: 187
- Alegoria e Kur’anit “peri i bardhė” ka tė bėjė me tė zbardhurit e ditės nė agim.
- Alegoria e Kur’anit “peri i zi” ka tė bėjė me tė errėsuarit e natės pas perėndimit.
Kėtė e ka sqaruar Muhamedi a.s. nė hadith:
“Vėrtetė Bilalli e thirr ezanin nė mbrėmje, ndėrsa ju hani dhe pini deri sa tė thirr (Bilalli) i biri i Umi Mektumit”.
- Janė pajtuar tė gjithė dijetarėt-juristėt islam se, tė penguarit apo tė detyruarit e vetes nga ushqimi, pija dhe kontakti martesor ėshtė prej agimit deri pas perėndimit.

Pyetje:
1.Ēka ėshtė rukni dhe ēka ėshtė sharti?
2.Sa rukne i ka agjėrimi?
3.Prej cilės pjesė tė ditės fillon tė agjėruarit, dhe nė cilėn pjesė tė ditės pėrfundon tė agjėruarit?


SHARTET E AGJĖRIMIT

Shartet e agjėrimit ndahen nė tri lloje, e ato janė:

1.Shartet e vuxhubit (obligueshmėrisė)
2.Shartet e edait (e kryerjes sė agjėrimit) dhe
3.Shartet e sihatit (vlefshmėrisė)

Shartet e vuxhubit (obligueshmėrisė) janė:

1. Islami.
- Jomuslimani nuk e ka pėr obligim agjėrimin.
2. Mentalisht me qenė i shėndoshė.
3. Mosha madhore.
4. Ta dijė se e ka pėr obligim agjėrimin.

Shartet e edait (e kryerjes sė agjėrimit) janė:

1. Shėndeti.
2. Tė mos jesh nė udhėtim.
- Ai i cili, gjatė muajit tė Ramazanit ėshtė nė udhėtim nuk agjėron, por tė njėjtat ditė i plotėson mė vonė.

Shartet e Sihatit (vlefshmėrisė) janė:

1. Qė femra mos tė jetė nė kohen e menstruacionit.
- nėse femrės njė orė para iftarit i vjen menstruacioni atė ditė e agjėron kaza.
2. Nijeti.
- Nijet d.m.th. qėllim. Vendi i nijetit ėshtė zemra. Kur nė mbrėmje me zemėr e di se nesėr nevojitet tė agjėrosh, kjo konsiderohet nijet.
- Nijeti bėhet pa aguar dita, por mund tė bėhet deri para dreke.

Pyetje:
1.Si ndahen shartet e agjėrimit?
2.Cilat janė shartet e obligueshmėrisė?
3.Cilat janė shartet e kryerjes sė agjėrimit?
4.Cilat janė shartet e vlefshmėrisė sė agjėrimit?

SUNETET E AGJĖRIMIT

Sunetet apo mustehabet e agjėrimit janė:

1. Tė ngriturit nė Suhur. Muhamedi a.s. ka thėnė: “Ngrituni nga gjumi dhe ushqehuni nė suhur, se nė suhur e keni bekimin dhe bereketin e Allahut”. (Buhariu dhe Muslimi)
2. Shpejtimi i iftarit. Muhamedi a.s. ka thėnė:
“E mira e njerėzve ėshtė gjithmonė kur ata e shpejtojnė iftarin”. (Buhariu dhe Muslimi)
Nėse ėshtė mjegull, atėherė mė mirė ėshtė qė ta vonojmė pak iftarin nga koha e caktuar.
3. Tė filluarit e iftarit me hurme. Muhamedi a.s. ka thėnė:
“Kur ndonjėri prej jush e fillon iftarin le tė fillojė me hurme, sepse nė tė ka bereket, e nėse nuk gjeni apo nuk keni hurme, atėherė me ujė se nė tė ėshtė pastėrtia”.
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
4. Mustehab ėshtė tė filluarit e iftarit me hurme apo ujė, e menjėherė me falė akshamin. Mirėpo, nėse uria ndikon nė moskoncentrimin nė namaz, atėherė mė mirė iftari e pastaj namazi.
5. Tė bėsh dua para iftarit. Muhamedi a.s. ka thėnė:
“Duaja e agjėruesit para iftarit nuk kthehet prapė”.
Transmeton Ibni Abasi se Muhamedi a.s. kur e fillonte iftarin lutej: “O Zoti im pėr ty agjėruam, me furnizimin Tėnd ushqehem, na prano, vėrtetė Ti je i ditur dhe dėgjon”.
(Transmeton Taberani)
6. Tė bėsh ibadet mė shumė se zakonisht, tė bėsh tė mira mė shumė se zakonisht, t’iu dhėsh sadaka tė varfėrve, jetimėve dhe tė gjorėve.
Transmeton Ibn Abasi se Muhamedi a.s. ka qenė njeriu mė fisnik dhe mė bujari, mirėpo ai mė bujarė se ēdo herė ka qenė nė Ramazan kur i vinte Xhibrili. I vinte nė ēdo mbrėmje tė Ramazanit dhe ia mėsonte Kur’anin. I Dėrguari i Allahut vėrtetė ka qenė mė bujari dhe mirėsitė i bėnte me shpejtėsi tė erėrave.
(Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi)
7. Ta falėsh namazin e teravive.
8. Ta ndalėsh veten dhe tė mos bisedosh pa nevojė dhe tė mos bėsh biseda tė kota.
9. Tė bėsh Iėtikafin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Fikhu i Agjėrimit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kompenzimi i Agjerimit
» Nijeti ose Qellimi i Agjerimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: