Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nata e Kadrit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Nata e Kadrit Empty
MesazhTitulli: Nata e Kadrit   Nata e Kadrit Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 5:01 am

Falėnderimet qofshin pėr Allahun ndėrsa pėrshėndetjet pėr Muhammed Mustafanė, familjen, shokėt dhe tėrė pasuesit e tij gjer nė amshim!
Askush prej nesh nuk diskuton se Ramazani ka vlerė tė madhe. Tė gjithė njėzėri jemi pajtuar pėr kėtė. Madje ajo qė ėshtė realitet, e qė qartė shihet edhe nė shoqėrinė muslimane, ėshtė se kėtij riti islam i kushtohet rėndėsi mė shumė se sa namazit dhe zekatit ngase tė shumte janė ata qė agjėrojnė e nuk falen, tė shumtė janė ata qė agjėrojnė e nuk japin zekatin.
Artikulli ynė do t’i referohet kėsaj radhe vetėm njė pjese tė Ramazanit, pjesės sė fundit, e mė konkretisht, Natės sė Kadrit, e cila me plot kuptimin e fjalės mund tė quhet Natė e Madhe.
Pėrse quhet Nata e Kadrit?
Janė dhėnė mendime tė ndryshme, rezymeja e tė cilave ėshtė:
- Caktohet fati i tėrė vitit, siē thotė Allahu:
“فيها يفرق كل أمر حكيم
4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė”.
(ed-Duhan, 4)
- Ėshtė quajtur kėshtu ngase rrjedh prej fjalės el-Kadr (nder, respekt, konsideratė). Thuhet: Fulanun dhu kadrin adhim (فلان ذو قدر عظيم): Filani ka nam tė madh. Me kėtė kuptim thotė Allahu:
„ وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!“.
(el-Kadr, 2-3)
- Pėr hire tė vlerės sė madhe qė ka, siē na ka mėsuar Muhammedi, alejhi’s selam:
“من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet Natėn e Kadrit me besim dhe sinqeritet (llogari nė shpėrblim tė Allahut), atij i falen mėkatet e mėparshme”. ([1])
- Pėr shkak tė fshehjes sė saj. Ata qė thanė kėtė mendim, fjalėn el-kadr e pėrkthejnė si ngushtim (التضييق) me kuptim tė fshehjes sė saj nga dituria e njerėzve. El-Halil b. Ahmedi mendon se ėshtė quajtur me kėtė kuptim pėr arsye se toka atė ditė nuk i zė melaiket e Allahut. Kėtė kuptim tė fjalės el-kadr e kanė pėrfituar nga domethėnia e ajetit:
“ وأما إذا ما ابتلاه فقدر عليه رزقه
16. Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron), ai thotė: "Zoti im mė ka nėnēmuar!”.
(el-Fexhr, 16)
- Quhet kėshtu pėr arsye se zbresin melaike me nam tė madh tek Allahu, nė mesin e tyre edhe Xhibrili, siē thotė Allahu:
„ تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ
4. Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje“.
(el-Kadr, 4)
- Quhet kėshtu ngase nė kėtė natė ka zbritur njė libėr me vlerė, nėpėrmjet njė meleku me nam tek njė pejgamber i ndershėm dhe ummet i ndershėm.
- Quhet kėshtu ngase ai qė falet nė tė arrin gradė tė lartė tek Allahu.
Dobitė e Natės sė Kadrit
- Ėshtė nate nė tė cilėn ka filluar zbritja e Kur’anit, siē thotė Allahu:
„إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ
Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit “.
(el-Kadr, 1)
- Ėshtė natė e bekuar, siē thotė Allahu:
„إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنْذِرِينَ
3. Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė kadrit). Ne dėshiruam t'u tėrheqim vėrejtjen, e njerėzit tė jenė tė gatshėm“.
(ed-Duhan, 3)
- Nė tė zbret caktimi vjetor nga Leuhi Mahfudhi, siē thotė Allahu:
“فيها يفرق كل أمر حكيم
4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė”.
(ed-Duhan, 4)
- Nė kėtė natė bėhet njė zbritje e paparė e melekėve tė Allahut nė tokė, siē thotė Allahu:
„ تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ
4. Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje“.
(el-Kadr, 4)
- Ėshtė mė e mirė se sa 1000 muaj, qė bėjnė 83 vjet e katėr muaj. Thotė Allahu:
„ وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!“.
(el-Kadr, 2-3)
Nė realitet, shifra 1000, sipas Shejh Sha’rawit, nuk ėshtė pėr qėllim si e pėrkufizuar ngase arabėt atėbotė nuk llogaritnin nė mė shumė se 1000, dhe mu pėr kėtė Allahu e pėrdori kėtė shprehje si shprehje tė tyre e jo se e pati pėr qellim vet shifrėn. Pra pėr qellim ėshtė njė vlerė e pasosur dhe e paskajshme.
- Falja e tė gjitha mėkateve. Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
“من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet Natėn e Kadrit me besim dhe sinqeritet (llogari nė shpėrblim tė Allahut), atij i falen mėkatet e mėparshme”. ([2])
Ky hadith vė nė pah se falja bėhet e vetėm mėkateve tė mėparshme, por jo, bėhet edhe falja e mėkateve tė mėvonshme. Kjo pėr arsye se Imam Ahmedi transmeton njė hadith, i cili pėrkrah njė analizė tonėn tė thjeshtė, e cila do tė vijojė mė poshtė. Imam Ahmedi ka transmetuar njė hadith, kuptimisht tė ngjashėm, por me njė fjalė tepėr si prapashtesė kuptimore e hadithit:
“و ما تأخر
e edhe ato tė mėpastajmet”.
Duke mos synuar analizėn shkencore tė hadithit nė aspektin e vėrtetėsisė apo jo, them se hadithi, edhe nėse ka sened tė dobėt, ai ka kuptim tė vėrtetė. Kjo pėr faktin se Nata e Kadrit nė kaptinėn el-Kadr u cilėsua si natė mė e mirė se 1000 muaj qė bėjnė 83 vite e katėr muaj. Nėse ndalemi dhe e llogarisim mesataren e jetės sė ummetit tė Muhammedit, alejhi’s selam na del se ajo, nė bazė tė hadithit:
„ أعمار أمتي ما بين الستين والسبعين
Mesatarja e moshės sė ummetit tim sillet ndėrmjet moshės 60-70 vjeēare“ ([3])
Pra, jeta e njė njeriu mesatar nuk kalon moshėn 83 vjeēare, pastrimin e sė cilės prej mėkateve e bėn vetėm njė Natė e Kadrit. Nė bazė tė kėsaj themi se derisa Nata e Kadrit ka vlerė mė shumė se 80 vite, moshė mbi mesataren e ummetit tė Muhammedit, alejhi’s selam, atėherė kemi tė drejtė tė konstatojmė se teoria jonė sė bashku me kuptimin e hadithit tė Imam Ahmedit janė tė vėrteta. Allahu e di mė sė miri!
Nata e Kadrit a ėshtė e veēantė pėr ummetin tonė?
Ajo qė aludohet nė mes rreshtave tė haditheve tė transmetuara pėr kėtė por tė cilat janė tė pavėrteta ose tė pa verifikuara, ose tė paktėn ne nuk i gjetėm tė tilla, ėshtė se Allahu i Madhėruar me kėtė natė veēoi vetėm Ummetin e Muhammedit, alejhi’s selam. Imam Maliku transmeton nė Muvetta dhe Bejhekiu nė esh-Shuab nga Katadeja se Pejgamberi, alejhi’s selam ishte njoftuar pėr jetėt e gjata tė popujve para tij kėshtu qė veprat e ummetit tė tij me jetė tė shkurtėr iu duken tė pakta. Allahu pėr hirė tė kėsaj ia dha kėtė natė. ([4])
Bejhekiu transmeton nga Muxhahidi se Pejgamberi, alejhi’s selam e kishte pėrmendur njė njeri nga israelitėt, i cili kishte qenė nė xhihad 1000 muaj. Kur muslimanėt e dėgjuan kėtė u mahnitėn kėshtu qė Allahu shpalli:
„ لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!“.
(el-Kadr, 3)
...pėr t’ua bėrė me dije se kjo natė ka mė shumė vlerė se sa 1000 muajt luftim tė atij njeriu.
Nė njė hadith apokrif, tė shpifur, tė fabrikuar, tė transmetuar nga Dejlemiu pėrmendet se: „Allahu ia dha ummetit tim Natėn e Kadrit dhe nuk ua dha atyre qė ishin mė parė“. ([5])
Ibni Haxheri nė el-Fet’h pėrmend mendimet e disa prej dijetarėve malikitė dhe ndonjė dijetari shafiit, qė prerazi japin kėtė mendim.
Pėrse Allahu e la sekret kėtė natė?
E la sekret kėtė natė sikurse la sekret edhe gjėra tjera. psh.: vdekjen qė tė frikėsohet mėkatari, pėrgjigjen e duasė qė tė lutemi vazhdimisht, emrin e Tij mė tė madh qė ta lusim me tė gjithė emrat, etj.
Allahu e ka fshehur kėtė natė qė ne tė largohemi nga mėkatet tėrėsisht ngase, sikur qė shpėrblimi jepet shumėfish po kėshtu edhe ndėshkimi pėr mėkatet ėshtė i tillė. Pra ėshtė lėnė sekret qė njeriu tė ketė kujdes maksimal nga mėkatet.
Kush e ka parė Natėn e Kadrit?
Ka thėnė Ibni Rexhebi: „Allahu nuk ia zbuloi kėtė natė askujt me pėrjashtim tė Pejgamberit tonė, alejhi’s selam. Ai e pa nė ėndėrr dhe iu bė e qartė se cila ėshtė. Deshi t’iu tregonte shokėve tė vet pėr tė por dy veta nga sahabet u kacafytėn ndėrmjet vete kėshtu qė nuk mundi tua tregoje atė por i porositi ta kėrkojnė atė nė dhjetėshin e fundit tė Ramazanit“.
Nė disa hadithe thuhet se disa sahabe e kishin parė Natėn e Kadrit dhe atė nė tė 27-tėn natė. Buhariu dhe Muslimi transmetojnė nga Ibni Omeri se Pejgamberi, alejhis selam ka thėnė:
„أرى رؤياكم قد تواطأت في السبع الأواخر ، فمن كان متحريها فليتحرها في السبع الأواخر
Po shoh se ėndrra juaj ėshtė pėrputhur nė shtatėshen([6]) e fundit (27-tėn), andaj kush ka vendosur ta kėrkojė atė le ta kėrkojė nė shtatėshen e fundit (nė tė 27-tėn natė)“.
Nata e Kadrit dhe Nata e Xhumasė
Ėshtė polemizuar se a ėshtė mė me vlere Nata e Kadrit apo Nata e Xhumasė. Shumica e dijetarėve kanė anuar kah Nata e Kadrit pėr arsyet vijuese:
„ لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!“.
(el-Kadr, 3)
“فيها يفرق كل أمر حكيم
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Nata e Kadrit Empty
MesazhTitulli: Re: Nata e Kadrit   Nata e Kadrit Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 5:02 am

Ka thėnė Neveviu: Dijetaret kanė polemizuar rreth natės sė saj (N.K).
1. Njė grup kanė thėnė se ajo njė vit ėshtė nė njė natė ndėrsa vitin tjetėr ėshtė nė natėn tjetėr. Ky mendim mund tė merret si pėrputhje nė mes kėtyre haditheve.
2. Ėshtė thėnė po ashtu se ēdo hadith ka ardhė me caktimin e njėrės kohė tė saj kėshtu qė nuk ka kundėrthėnie nė mes tyre (haditheve). Kėshtu kanė thėnė Imam Maliku, Ahmedi, Thevriu, Is'haku, Ebu Thevri, etj. Kėta thanė se kjo natė ec (endet) nėpėr dhjetėshin e fundit tė Ramazanit (d.t.th: njė vit ėshtė nė njė natė ndėrsa vitin tjetėr nė tjetėr natė).
3. Ėshtė thėnė po ashtu se ajo endet nėpėr tėrė Ramazanin, jo vetėm nė dhjetėshin e fundit, por ky mendim ėshtė i dobėt.
4. Ėshtė thėnė po ashtu se ajo ėshtė natė e caktuar dhe kurrė nuk lėviz-endet, madje ėshtė thėnė se ajo ėshtė e caktuar nė tė gjitha vitet, qė nuk ndryshon. Bazuar nė kėtė, ajo ėshtė nė tėrė vitin. Ky mendim ėshtė i Ibni Mes'udit, Ebu Hanifes dhe dy nxėnėsve te tij. Ky mendim nuk ėshtė i vėrtetė pėr arsyen e shprehur nė kėtė hadith. Zirr b. Hubejshi transmeton se i ka thėnė Ubej b. Ka’bit:
“إِنَّ أَخَاكَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ مَسْعُودٍ يَقُولُ مَنْ يَقُمْ الْحَوْلَ يُصِبْ لَيْلَةَ الْقَدْرِ فَقَالَ يَغْفِرُ اللَّهُ لِأَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ لَقَدْ عَلِمَ أَنَّهَا فِي الْعَشْرِ الْأَوَاخِرِ مِنْ رَمَضَانَ وَأَنَّهَا لَيْلَةُ سَبْعٍ وَعِشْرِينَ وَلَكِنَّهُ أَرَادَ أَنْ لَا يَتَّكِلَ النَّاسُ ثُمَّ حَلَفَ لَا يَسْتَثْنِي أَنَّهَا لَيْلَةُ سَبْعٍ وَعِشْرِينَ
Vėllai yt, Ibni Mes’udi po thotė se kush falet gjatė tėrė vitit e arrin Natėn e Kadrit. Allahu e faltė Ebu Abdurrahmanin, tha Ubejji. Ai e di se Nata e Kadrit ėshtė nė dhjetėshin e fundit tė Ramazanit, e mė konkretisht e di se ėshtė nė natėn e 27-tė, por ai e tha kėtė ngase ka dashur qė njerėzit tė mos mbėshtetėn vetėm nė tė. Pastaj u betua nė formė tė prerė pa pėrjashtim (pa thėnė inshaAllah) se ajo ėshtė nė natėn e 27-tė”. ([12])
Shėnim: Mendimi edhe pse nuk ėshtė i vėrtete megjithatė ne pėrfitojmė prej tij njė kėshillė tė bukur. Ajo ėshtė se edukata e muslimanit me muslimanin duhet tė jetė perfekt ēdoherė. Ubejji nuk i tha Zirr-rrit tė largohet nga Ibni Mes’udi se ai ėshtė injorant, novator, jo, ai para se t’ia gjente gabimin ia gjeti arsyen, dhe siē thuhet: “Vėllait gjeja 70 arsye para se t’ia gjesh njė gabim”, “Sė pari shiko se ēfarė ka pėr qellim e pastaj fol”.
5. Ibni Omeri dhe njė grup sahabesh mendonin se ajo ėshtė nė tėrė Ramazanin, e jo vetėm nė dhjetėshin e fundit.
6. Ėshtė thėnė se ajo ėshtė nė dhjetėshin e mesėm tė Ramazanit (11-20).
7. Ėshtė thėnė se ėshtė nė dhjetėshin e fundit, mė konkretisht nė netėt tek.
8. Ėshtė thėnė se ėshtė nė dhjetėshin e fundit nė netėt ēift, siē qėndron nė hadithin e Ebu Seidit.
9. Ėshtė thėnė se ajo ėshtė nė natėn e 23-tė, ose 27-tė. Ky mendim ėshtė i Ibni Abbasit.
10. Ėshtė thėnė: Kėrkohet nė natėn e 17-tė, 21-tė, 23-tė. Kjo ėshtė rrėfyer nga Aliu dhe Ibni Mes'udi.
11. Ėshtė thėnė nata e 23-tė. Ky mendim ėshtė i shumė sahabeve dhe tė tjerėve.
12. Ėshtė thėnė: Ajo ėshtė nata e 24-tė. Kėtė mendim e pėrfaqėsojnė Bilali, Ibni Abbasi, Hasan Basriu dhe Katadeja.
13. Ėshtė thėnė: Nata e 27-tė. Ky ėshtė mendim i njė grupi sahabesh.
14. Nata e 17-tė. Ky mendim ėshtė i Zejd b. Erkamit dhe Ibni Mes'udit.
15. Nata e 19-tė. Mendim i Ibni Mes'udit dhe Aliut.
16. Nata e fundit e Ramazanit([13]).
Mendime tė pasakta rreth Natės sė Kadrit
1. Ėshtė ngritur dhe mė nuk ekziston.
2. Ėshtė nė ēdo shtatė vjet njė herė.
3. Ėshtė nė tėrė vitin.
4. Ėshtė nė tėrė muajin.
5. Ėshtė nė natėn e parė tė Ramazanit.
6. Ėshtė nė netėt prej 11-20.
Me njė fjale, ēdo mendim qė del jashtė pėrcaktimit kohor tė dhjetėshit tė fundit tė Ramazanit cilėsohet si i pavėrtetė. Allahu e di mė sė miri!
Ēka tė bėjmė nė kėtė natė?
- Adhurimi gjatė ditės. Ka thėnė Ibni Rexhebi duke cituar mendimin e Sha’biut: Nata e saj, nė vlerė, ėshtė sikurse dita e saj.
- Vonimi i iftarit. Prej gjėrave qė preferohen gjatė Natės sė Kadrit, respektivisht nė netėt qė shpresohet tė jetė kjo natė, ėshtė edhe vonimi i iftarit, respektivisht i darkės. Taberaniu transmeton me sened tė vėrtetė nga Enesi se:
„Kur vinte dhjetėshi i fundit i Ramazanit, Pejgamberi, alejhi’s selam ēonte shtratin e tij, largohej prej grave dhe darkėn e tij e shtynte deri nė syfyr“.
- Larja nė mes akshamit dhe jacisė. Ibni Rexhebi ka thėnė: Pastrimi nė mes kėtyre dy kohėve tė namazeve ėshtė i preferuar nė kėto dhjetė ditė. Argument ka marrė njė hadith tė transmetuar nga Aisheja: “Dhe pastrohej ndėrmjet dy ezaneve –tė akshamit dhe jacisė-”.
- I’tikafi. Argument pėr kėtė merret hadithi i Aishes i shėnuar nga Buhariu dhe Muslimi se: “Pejgamberi, alejhi’s selam qėndronte nė I’tikaf nė dhjetėshin e fundit tė Ramazanit deri pat vdekur”.
Megjithatė, I’tikafi bėhet nė dhjetė ditėt e fundit e jo vetėm nė kėtė ditė.
- Namazi. Nė kėtė natė nuk ka namaz tė veēantė, besimtari mund tė falet dhe tė lexojė Kur’an sa tė dojė. Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
“من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه
Kush falet Natėn e Kadrit me besim dhe sinqeritet (llogari nė shpėrblim tė Allahut), atij i falen mėkatet e mėparshme”. ([14])
“فَمَنْ قَامَهَا ابْتِغَاءَهَا إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا ثُمَّ وُفِّقَتْ لَهُ غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ وَمَا تَأَخَّرَ
...e kush falet nė tė duke e kėrkuar atė, me besim dhe llogari (nė shpėrblimin e Allahut), e pastaj bekohet pėr kėtė natė (ia qėllon kėsaj nate), atij i falen mėkatet e mėparshme dhe ato tė mėpastajme”. (Ahmedi)
- Falja e namazeve me xhemat ne xhami, e nė veēanti namazin e jacisė dhe sabahut, pėr faljen e tė cilave nė xhami, Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė se njeriu arrin vlerėn e faljes sė tėrė natės nafile.
- Duaja. Aisheja e kishte pyetur Muhammedin, alejhi’s selam se nėse Allahu mė bekon pėr kėtė natė atėherė si tė lutem? Muhammedi, alejhi’s selam i tha: Thuaj:
„Allahumme inneke afuvvun tuhibbu’l afve fea’fu anni“.
(O Zoti im, Ti je Falės dhe e do faljen andaj mė fal mua) ([15])
Ose:
„Eudhu bi ridake min sehatike ve afvike min ukubetike“.
(Kėrkoj mbrojtje me kėnaqėsinė Tėnde ndaj hidhėrimit Tėnd dhe me faljen Tėnde nga ndėshkimi Yt) ([16])
Ndoshta kėto hadithe kane qenė motiv pėr disa dijetarė tė cilėt thonė qė nė kėtė natė tė mos lutemi me lutje tė pa transmetuara nga Pejgamberi, alejhi’s selam.
- Zgjimi i familjes pėr falje. Ėshtė vėrtetuar se Muhammedi, alejhi’s selam e zgjonte familjen e tij te faleshin nė netėt qė shpresonte se ėshtė Nata e Kadrit.
Shenjat e Natės sė Kadrit
1. Lindja e diellit nė mėngjesin e asaj dite pa rreze.
2. Nata e saj nuk ėshtė as e ftohtė as e nxehtė.
3. Qentė nuk lehin dhe gomarėt nuk pėllasin atė natė ngase djajtė janė tė lidhur dhe derisa ata nuk i shohin djajtė nuk lehin dhe nuk pėllasin.
Mėkatari nė kėtė natė
Transmeton Ibni Maxhe se kur Ramazani kishte hyrė, Pejgamberi, alejhi’s selam kishte thėnė:
“إِنَّ هَذَا الشَّهْرَ قَدْ حَضَرَكُمْ وَفِيهِ لَيْلَةٌ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ مَنْ حُرِمَهَا فَقَدْ حُرِمَ الْخَيْرَ كُلَّهُ وَلَا يُحْرَمُ خَيْرَهَا إِلَّا مَحْرُومٌ
Ky muaj iu erdhi. Nė tė ėshtė njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se 1000 maj. Kush privohet nga mirėsia e saj ai ėshtė privuar nga tėrė e mira, dhe prej saj nuk privohet pėrveēse njeriu i pafat (qė nuk mund tė fitojė tė mira)”. ([17])
Gjėrat qė tė privojnė nga mirėsitė e kėsaj nate
- Shirku. Ka thėnė Allahu:
„وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
65. Pasha All-llahun, ty tė ėshtė shpallur, e edhe atyre para teje: "Nėse i bėn shok (All-llahut) , veprat tua janė tė asgjėsuara dhe ti do tė jeshė prej tė humburve“.
(ez-Zumer, 65)
- Arroganca ndaj prindėrve. Nesaiu transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
„لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ مَنَّانٌ وَلَا عَاقٌّ وَلَا مُدْمِنُ خَمْرٍ
Nė Xhennet nuk do tė hyjė njeriu qė bėn mirė e mė pas ua pėrmend atė njerėzve, as ai qė ka sjellje tė keqe ndaj prindėrve dhe as konsumuesi i alkoolit“. ([18])
- Prishja e marrėdhėnieve familjare. Muhammedi, alejhi’s selam ka thėnė:
„Nė Xhennet nuk hyn ai qė shkėput marrėdhėniet familjare“. (Buhariu)
- Bėrja e mėkateve haptazi. Muhammedi, alejhi’s selam, siē shėnojnė Buhariu dhe Muslimi, ka thėnė:
„Tėrė ummeti im janė tė falur pėrveē atyre qė bėjnė mėkate haptazi“.

Sedat G. ISLAMI
Burim kryesor: Lejletu’l kadri, Abdu’l Mun’im Ibrahim, Mektebetu evladi’sh shejh li’t turath, b. 1, 2000
4 tetor 2007, e enjte
Reinach, Aarau, Zvicėr


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Buhariu dhe Muslimi
[2] Buhariu dhe Muslimi
[3] Silsiletu’s sahihah, 757
[4] Hadithi eshte mursel. http://audio. islamweb. net/audio/ index.php? page=FullContent&audioid=121975
[5] Shejh Albani e ka cilėsuar apokrif, tė shpifur. Shih: es-Silsiletu’ d daifah, 6/124
[6] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet: Nga forma sipėrfaqėsore vėrehet se pėr qellim ėshtė fundi i muajit (d.t.th: nata e 27-te). Ėshtė thėnė se pėr qellim ėshtė shtatėshe, fillimi i te cilit ėshtė nata e 22-te ndėrsa fundi ėshtė nata e 28-te. Sipas mendimit te pare, nata e 21-te dhe 23-te nuk hyjnė ne kuadėr te kėsaj, ndėrsa sipas mendimit te dyte, hyn vetėm e dyta (ndoshta pėr qellim e ka nata e 23-te, e dyta e cekur ne mendimin paraprak) ndėrsa nuk hyn nata e 29-te…Pasi qe Ibni Haxheri i cek disa transmetime nga Buhariu, Muslimi dhe Imam Ahmedi, thotė se ne baze te domethėnies se tyre, mundėsia ose opsioni i pare i komentimit te "Shtatėshes" ėshtė me i qėlluar. Shih: Fet'hul Bari.
[7] Buhariu dhe Muslimi
[8] Hadithi ka sened autentik. Shih: es-Silsiletu’ s sahihah, 3/57
[9] Luftėtarit qė bėn roje nė radhėt e para dhe afėr tokės dhe kufijve tė armikut derisa ushtarėt tjerė kryejnė rojėn nė zona pėrbrenda territorit tė tyre dhe mė pak tė rrezikshme. http://altartosi. com/ideas/ 13/idea129. html
[10] Shejh Albani thotė se hadithi ka sened autentik. Shih: es-Silsiletu’ s sahihah, 6/739
[11] Transmetim unanim
[12] Hadithi eshte Hasen sahih. Shih: Sahihu ve dafiu sunenin Ebi Davud, 1378
[13] Komentimi i Ebu Davudit, Avnul Ma'bud. (Komenti ėshtė huazuar nga CD Kutubu-t-Tis' a).
[14] Buhariu dhe Muslimi
[15] Transmeton Imam Ahmedi
[16] Transmeton Imam Muslimi
[17] Transmeton Ibni Maxheh ndersa Shjh Albani e ka cilesuar hasen sahih. Shih: Sahihu’t tergibi ve’t terhib, 989, 990
[18] Shejh Albani ne Sahihu ve daifu suneni’n nesaijj e ka cilesuar autentik. Shih hadithin: 5672
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Nata e Kadrit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: