Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT Empty
MesazhTitulli: MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT   MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 12:34 am

Ardhja nė fuqi e Bardhylit



Shekulli i ri, i katėrt, i gjen pėrsėri ilirėt nė konflikt me fqinjėt e tyre maqedonė pėr ēėshtjen e Lynkestisė. Nė vitet e fundit tė sundimit tė mbretit maqedon, Arhelaut, nė kapėrcyell tė shekullit, u zhvillua njė luftė e re midis ilirėve dhe maqedonėve pėr kėtė krahinė. Nė kėtė luftė mbreti i lynkestėve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qė e pėrmend kėtė fakt, nuk e cilėson origjinėn etnike tė Syras, por burimet e tjera e bėjnė tė qartė se ai ishte mbreti i ilirėve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka tė ngjarė ta ketė zanafillėn e
saj nė ngjarjet e vitit 423 p.e.sonė dhe duket se ka qenė pėrforcuar me njė martesė dinastike midis Syras dhe njė vajze tė Arrabeut. Rezultatet e kėsaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mėpastajme tregojnė se nuk ndodhi ndonjė ndryshim nė gjendjen ekzistuese.


Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonė), shėnoi pėr Maqedoninė fillimin e njė periudhe trazirash qė zgjatėn katėr dekada me radhė. Kontradiktat e brendshme qė u bėnė shkak pėr kėtė vrasje dhe pėr intrigat e mėvonshme dinastike, krijuan rast pėr hapjen e konflikteve midis Maqedonisė dhe fqinjėve tė saj. Nė fillim tė sundimit tė Amyntės II, qė pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti njė zgjidhje. Martesa e Amyntės me njė bijė tė mbretit Syra, tė quajtur Eurydike, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe mbesė e Arrabeut, fsheh nė vetvete faktin qė midis ilirėve e maqedonėve ishte arritur njė marrėveshje pajtimi pėr ēėshtjen e lynkestėve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumė. Ilirėt, interesat e tė cilėve ishin ndeshur prej kohėsh me ato tė Maqedonisė nė Lynkesti, ishin tė interesuar pėr dobėsimin e mėtejshėm tė Maqedonisė dhe jo pėr pajtim. Rasti i volitshėm pėr ta arritur kėtė qėllim paraqitet pikėrisht tani, qė Maqedoninė e kishte pushtuar vala e turbullirave tė brendshme. Nė vitin 393 p.e.sonė, ilirėt u dyndėn nė Maqedoni, pushtuan njė pjesė tė saj dhe pasi dėbuan Amyntėn, vendosėn nė fron njė farė Argeu, qė thuhet se zbriste prej dinastisė sė lynkestėve. Nėn presionin e pushtimit ilir, njė pjesė e tokave tė Maqedonisė Lindore me pėlqimin e mbretit tė rrėzuar hyri nė Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua nė Thesali dhe vetėm pas dy vjetėsh mėrgimi, ai mundi tė kthehej nė vend me ndihmėn e thesalėve, tė cilėt preferonin mė mirė sundimin e tij se atė tė Argeut qė pėrkrahej nga ilirėt. Paqen me ilirėt ai qe detyruar ta blinte me njė tribut vjetor qė do t’ua paguante atyre.

Rrethanat nė tė cilat ndodhi ky ndryshim nė marrėdhėniet e vendosura sė fundi midis ilirėve dhe maqedonėve nuk janė tė qarta. Dihet vetėm se ngjarjet e mėpastajme nuk janė tė lidhura me Syran, por me emrin e njė mbreti tė ri ilir, tė quajtur Bardhyl. Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė vonė, nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve Bardhyli jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonė), ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90 vjeēare. Interes tė veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet qė e paraqesin si njė mbret me prejardhje tė ulėt, nė fillim qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro), qė e pat fituar pushtetin me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e luftėtarėve, meqenėse nė ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm. Kėto njoftime e paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si njė pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund t’i jepet njė shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me maqedonėt nė vitin 393 p.e.sonė.

Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė rėndėsishėm ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn II, rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė. Pra, duhet tė ketė qenė Bardhyli ai qė udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.sonė kundėr Amyntės dhe e detyroi atė t’i paguante tribut vjetor. Qe pėrsėri ai qė theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 dhe tė Perdikės III mė 360 p.e.sonė pėr t’u ēliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikės pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė fushėn e betejės sė bashku me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe humbja mė e rėndė qė pėsuan maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė tyre pėr t’u ēliruar nga ilirėt.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin edhe njė ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt pėrfunduan njė aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin.

Ndėrmjetės pėr kėtė u bė mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe dėbuar nga vendi i tij prej partisė filospartane dhe qe strehuar nė Sirakuzė. Qėllimi i marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės nė fronin molos. Tė dyja palėt qenė tė interesuara pėr kėtė, sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte dobėsimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir, kurse Dionizit i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė sirakuzane nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij Diodori vinte nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armė “meqenėse ilirėt ishin nė luftė”. Por nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė supozuar se Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me dėbimin e Amyntės, por kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė duke luftuar me molosėt, kur Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė kthyer Alketėn. Vetė Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt hynė nė Epir pasi u erdhi kjo ndihmė dhe “pasi mblodhėn njė fuqi tė madhe”.

Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre, maqedonėt. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak ilirėt nga kjo barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion kundėr molosėve pėr tė sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit tė ilirėve kundėr armiqve tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė forcat kryesore nė kėtė aksion ishin ato ilire; ushtarėve tė Dionizit nuk iu caktua ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se “ushtrinė qė u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre”. Ndėrmarrja pėrfundoi me sukses tė plotė. Nė betejėn e rreptė qė u zhvillua ilirėt dolėn fitues dhe molosėt lanė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė Molose. Kjo ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me fqinjėt perėndimorė. Me sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr tė njė mbėshtetje e shėndoshė nė luftėn kundėr Maqedonisė.


Fushata maqedone kundėr Mbretėrisė Ilire


Nė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e kaosit tė brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e sulmit nga kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar me Athinėn dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.
I ēliruar, nė kėtė mėnyrė, Filipi u sul kundėr ilirėve me njė ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10 000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli pėrpara armikut me njė ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė zgjedhur dhe 500 kalorės.

Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonėt dhe bėri pėrpjekje pėr marrėveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė kohė; Filipi nuk e pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt t’i lironin tė gjitha qytetet qė i kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit marrėveshja, filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė madhe. Ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut. Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin luftarak me radhė tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. “Nė krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė, sepse tė dy ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė. Nga tė dy anėt u vranė shumė veta dhe ca mė shumė u plagosėn”.

Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi e pa se nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt dėrguan pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe faktin se pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri nėn zotėrimin e tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid, Filipi u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė kufijtė perėndimorė nė favor tė Maqedonisė.

Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė dilnin nga gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr molosėve, tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qė t’i shkėpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė ky synim u pėrsėrit nė pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė antimaqedone. Kėtė ngjarje Diodori e pėrshkruan kėshtu: “tre mbretėr, ai i Trakisė, i Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė sulmuar Filipin. Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e fuqisė sė Filipit dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė t’ia arrinin mė lehtė qėllimit”. Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e ushtrisė, kur ai i zuri nė befasi dhe i theu para se tė bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vėrtetohet edhe me njė mbishkrim atik, qė pėrkujton pėrfundimin e njė koalicioni midis Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart.

Nė kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo. Midis mendimeve tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket mė i pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur.

Frenimi qė arriti t’u bėnte ilirėve nuk e kėnaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten tė qetė sidomos kur lufta pėr vendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi kėrkonte gjithė energjitė dhe forcat e tij. Pėr t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kėtė shtet nė pozita mbrojtjeje. Prandaj, nė vitin 344 p.e.sonė, e sulmoi pėrsėri Ilirinė me njė ushtri tė fortė. Kėtė radhė ilirėt udhėhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bėnė njė qėndresė tė ashpėr dhe i shkaktuan armikut humbje tė rėnda. Vetė Filipi mbeti i plagosur dhe nė fushėn e betejės ranė shumė nga rrethi i tij i afėrm. Megjithatė, ai mundi tė hyjė nė Iliri dhe tė pushtojė disa qytete, tė cilat mė vonė i fortifikoi dhe vendosi nė to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe.

Nė burimet nuk thuhet se deri ku mundi tė ketė arritur dhe pėr cilėn pjesė tė vendit ėshtė fjala kur flitet pėr qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se nė bregdet nuk mundi tė dalė. Ka tė ngjarė qė ai tė ketė vėnė dorė mbi njė pjesė tė krahinės sė banuar nga fisi i dasaretėve dhe si kufi tė kenė shėrbyer ato qė nė burimet quhen malet e Ilirisė ose tė taulantėve dhe qė mund tė identifikohen me vargun e maleve tė Polisit, tė Kamjes dhe tė Ostrovicės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtetet Ilire
» Mbreteria Dardane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: