Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė Empty
MesazhTitulli: Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė   Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 12:35 am

Pas vdekjes sė Filipit II, ilirėt e krahinave tė nėnshtruara ngritėn krye nė vitin 355 p.e.sonė kundėr pasardhėsit tė tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalėt dhe popullsi tė tjera veriore. Kėtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kėsaj lėvizjeje nė Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkėputur prej tij dhe me tė ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirėve taulantė. Si mėsoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundėr kėtij qyteti. Rufi dhe Ariani qė bėjnė fjalė pėr kėtė ngjarje, pėrshkruajnė me hollėsi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundėrshtare dhe stratagjemat qė pėrdorėn tė dyja palėt. Sipas tyre Pelioni ishte njė qytet i Dasaretisė, buzė lumit Eordai, dhe mė i forti nė kėtė vend.

Ushtria ilire ishte ndarė nė dy pjesė: garnizoni qė mbronte qytetin dhe repartet e lėvizshme qė kishin zėnė rrugėt dhe majat pėrqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkėpusė lidhjet midis tyre; ngriti lėmin pranė qytetit dhe filloi ndėrtimin e njė muri qė do tė pengonte garnizonin tė dilte pėr tė marrė pjesė nė luftimet e jashtme. Mbėrritja e befasishme e Glaukisė me njė ushtri taulantėsh e vuri ushtrinė maqedone nė pozitė tė vėshtirė dhe vetėm nė sajė tė njė manovre tė shpejtė, Aleksandri mundi tė tėrhiqte pa humbje tė mėdha trupat e veta. Por ilirėt nuk ditėn ta shfrytėzonin fitoren. Duke besuar nė njė sukses tė plotė, ata e lanė ushtrinė e tyre pranė Pelionit nė shkujdesje. Kjo i dha mundėsi Aleksandrit, qė tri ditė pas tėrheqjes, tė kthehej fshehtas pėrsėri nė fushėn e betejės dhe ta godiste natėn ushtrinė ilire. Pasi pėsoi humbje tė mėdha, masa kryesore e ushtrisė ilire u tėrhoq nė malet e taulantėve. Vetė Kliti, pas dėshtimit tė kryengritjes u mėrgua nė vendin e taulantėve, ndėrsa garnizoni u largua duke i vėnė zjarrin qytetit.

Deri nė prag tė kryengritjes duket se Kliti sundonte nė mbretėrinė e tij tė dobėsuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo tė paktėn mund tė nėnkuptohet nga shprehja e Arianit qė thotė se ai “u shkėput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan pėr fillimin e kryengritjes. Por nė burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qė u vendos nė kėtė pjesė tė Ilirisė pas largimit tė Klitit. Aleksandri duket se u kėnaq me rivendosjen e gjendjes sė mėparshme nė kėtė pjesė tė shtetit tė tij dhe nuk e vazhdoi mė tej konfliktin me ilirėt; telashe tė tjera e prisnin nė Greqi. Taulantėt, tė cilėt Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte, paraqiten nė kėtė konflikt si njė fuqi mė vete dhe me njė mbret tė tyre. Tokat e kėtij fisi pėrbėnin siē duket atė pjesė tė Mbretėrisė Ilire qė kishte mbetur e pavarur.


Organizimi politik i Mbretėrisė Ilire


Gjatė veprimtarisė sė tij tridhjetėvjeēare deri nė vitin 360 p.e.sonė Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar njė mbretėri tė fortė. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rėndėsishme tė gjysmės sė parė tė shek. IV, por kjo krahinė nuk mund tė identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plotė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė rindėrtohet. Sidoqoftė ai na paraqitet si njė forcė qė ishte nė gjendje t’i kundėrvihej me sukses Maqedonisė. Kuptohet vetiu qė si i tillė ai pėrbėnte njė njėsi tė paktėn tė barabartė me tė, si nga pikėpamja e territorit, ashtu edhe e forcės sė gjallė njerėzore. Si rrjedhim, krahina tė tjera tė Ilirisė sė Jugut, pa pėrjashtuar ultėsirėn bregdetare, duhet tė kenė bėrė pjesė nė kėtė njėsi.
Organizimi politik i kėtij formacioni shtetėror nuk njihet mirė.

Bardhyli quhet prej autorėve antikė “mbret i ilirėve”; po kėshtu emėrtohen dhe pasardhėsit e tij. Kjo lejon qė ky formacion tė konsiderohet si njė mbretėri, e cila nuk kishte marrė ende tiparet e qarta tė njė monarkie. Vetė Bardhyli, nė fillimet e tij na paraqitet si njė prijės i thjeshtė ushtarak qė respekton shumė zakone tė rendit fisnor. Duket mė e besueshme, qė mbretėria e tij tė ketė qenė nė fillim njė bashkim i thjeshtė bashkėsish ilire, tė cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike, nė radhė tė parė interesi i mbrojtjes nga rreziku i jashtėm. Ēdo bashkėsi kishte nė krye mbretin e vet tė vogėl qė njihte sovranitetin e mbretit tė federatės dhe i nėnshtrohej atij.

Me kalimin e kohės, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e u forcua sė tepėrmi. Ky pushtet mbėshtetej nė forcat e armatosura. Nė vitet 60 tė shek. IV p.e.sonė, ai kishte njė ushtri tė rregullt, me njė organizim dhe taktikė luftarake tė pėrparuar. Kjo ushtri formohej nga njė kėmbėsori e organizuar dhe e armatosur mirė qė pėrbėnte bazėn e forcave tė armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithėse e vogėl nė numėr, ekzistonte si njėsi mė vete me cilėsinė e njė force tė manovrueshme goditėse.

Ngjarjet politike qė jetoi Mbretėria Ilire e kohės sė Bardhylit dhe e pasardhėsve tė tij tregojnė gjithashtu se ajo pėrfaqėsonte njė forcė serioze. Veprimet e saj nuk janė tė shkėputura, por gjejnė vend nė kuadrin politik tė kohės dhe janė shprehje e njė qėndrimi qė ka si objektiv tė qartė dobėsimin e kundėrshtarit kryesor dhe forcimin e pozitave tė veta nė raport me shtetet fqinje. Kjo politikė mbėshtetej nė marrėveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund tė pėrfytyrohet dot njė organizim fisnor apo njė demokraci ushtarake qė tė luajė njė rol kaq aktiv nė situatėn ndėrkombėtare dhe tė ketė pikėsynime kaq tė qarta politike, tė cilat kėrkonin pėrqendrim forcash e mjetesh, siē ėshtė rasti i Mbretėrisė Ilire tė kėsaj kohe. Njė veprimtari kaq e gjerė dhe kaq e guximshme nė politikėn e jashtme mund tė ketė vend vetėm nė kushtet e njė organizimi shtetėror.

Por nuk duhet tė kujtojmė se shteti ilir i kėsaj kohe ishte njė organizėm i pėrkryer qė u pėrgjigjej tė gjitha kėrkesave tė kėtij nocioni nė kuptimin e plotė tė fjalės. Megjithatė ai kishte tiparet thelbėsore qė i duhen njė shteti: territorin, ndarjen territoriale tė popullsisė sipas njėsive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik nė duart e klasės sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar nė gjirin e shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe ēoi gradualisht nė lindjen e kėtij shteti, si njė mjet qė i duhej klasės sunduese pėr tė nėnshtruar shtresat e tjera dhe pėr tė mbrojtur interesat e saj.

Nuk mund tė detyrohej masa e madhe e prospelatėve-dulle tė punonte pėr pjesėn tjetėr tė shoqėrisė ilire, pėr despotėt pa njė aparat shtrėngimi tė pėrhershėm siē ishte aparati shtetėror. Kjo pėrbėnte funksionin kryesor tė brendshėm tė shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe nė funksionin e jashtėm qė realizohet nėpėrmjet ndeshjeve me popujt fqinjė me anė tė fushatave pushtuese dhe ngarkimit tė tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej nė stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor qė gjenin shprehje nė anė tė veēanta tė jetės shoqėrore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, qė pėrbėnin bazėn themelore ekonomike e shoqėrore tė tij, kishin marrė njė zhvillim tė dukshėm. Pozita dhe roli i tyre nė jetėn politike u bė mė i qartė nė periudhat e mėpastajme, dora-dorės me zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė antike ilire.

Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit tė brendshėm tė forcave prodhuese nė Ilirinė e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit tė tij pėrkon me periudhėn e sundimit tė mbretit Bardhyl; ai mund tė konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Luftėrat me Maqedoninė qenė, nga ana tjetėr, njė faktor i jashtėm me rėndėsi qė e shpejtoi kėtė proces. Dėshtimi i pėrkohshėm nė luftėrat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e ndėrpreu jetėn shtetėrore tė ilirėve. Kėto luftėra pėrbėjnė vetėm njė episod tė shkurtėr politik qė nuk e ndali kėtė proces tė thellė shoqėror nė Iliri.

Shteti ilir lindi brenda territorit, tė cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak tė shek. I, Melės “ilirėt e mirėfilltė” dhe do tė zhvillohet mė tej nė kuadrin e po kėtij territori.
__________________
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance | Deny Apathy | Deny Injustice
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kryengritja e vitit 335 p.e.sonė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: