Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ (335-231 P.E.SON

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ (335-231 P.E.SON Empty
MesazhTitulli: MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ (335-231 P.E.SON   MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ (335-231 P.E.SON Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 12:36 am

Rimėkėmbja e shtetit ilir



Shumė shpejt pasi pajtoi fqinjėt veriorė dhe Greqinė, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lėnė tė qetė shtetin ilir. Fqinjėsia me Maqedoninė nuk pėrbėnte mė atė rrezik serioz dhe ilirėt u munduan ta shfrytėzonin gjendjen e krijuar pėr rimėkėmbjen e shtetit tė tyre. Rufi njofton pėr trazira tė reja nė Iliri, por duket se ato nuk patėn sukses, sepse nė vitin 323 p.e.sonė, kur u bė ndarja e perandorisė sė Aleksandrit, njė pjesė e ilirėve ishte ende nėn sundimin e Antipatrit, qė u bė mbret i Maqedonisė, i Greqisė, i Ilirisė, i Epirit dhe i popullsive tė tjera tė pushtuara nė Ballkan.

Gjendja e turbullt qė u krijua nė perandori pas vdekjes sė Aleksandrit dhe shthurjes sė perandorisė sė tij krijoi kushte mė tė pėrshtatshme pėr ēlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtė e Maqedonisė, Glaukia, mbret i taulantėve, arriti t’i ēlirojė kėto toka dhe t’i bashkojė me mbretėrinė e tij. Duket se pas kėsaj ai mori edhe titullin “mbret i ilirėve” nė vend tė titullit tė mėparshėm “mbret i taulantėve”.

Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimėkėmbi shtetin ilir, Glaukia u pėrpoq tė dobėsonte ndikimin maqedon nė Epir. Pėr kėtė qėllim ai u afrua me mbretin e molosėve, Ajakidin dhe u martua me Berojėn, njė bijė nga dera mbretėrore molose. Nė kėtė politikė ai u ndesh me tė birin e Antipatrit, Kasandrin, qė pas shumė pėrpjekjesh ishte vendosur nė krye tė Maqedonisė. Nė vitin 317 p.e.sonė, Kasandri rrėzoi nga froni molos aleatin e Glaukisė, Ajakidin, i cili kishte ndėrhyrė nė grindjet e brendshme pėr fronin maqedon, duke marrė anėn e Olimbisė, nėnės sė Aleksandrit. Nė kėtė kohė Glaukia mori nėn mbrojtje dhe mbajti nė pallatin e tij birin e mbretit tė rrėzuar, Pirron dyvjeēar. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė Kasandrit, Glaukia nuk e dorėzoi Pirron; ai nuk e bėri kėtė as kur mbreti maqedon i premtoi si shpėrblim shumėn e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kėrcėnoi me luftė.


Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninė


Tre vjet mbas kėsaj ngjarjeje, nė vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninė, pastaj Dyrrahun dhe u fut nė Iliri. Nė kėtė luftė Glaukia u mund dhe Kasandri u bė zot i dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut. Trazirat politike e detyruan tė kthehej nė Greqi pasi la kėtu garnizone tė fuqishme. Njė vit mė vonė, mė 313 p.e.sonė, Glaukia rrethoi Apoloninė, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndėrmjetėsinė e spartanėve ai pranoi tė heqė rrethimin dhe tė pėrfundojė njė traktat paqeje me apoloniatėt. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qė bėhej fjalė pėr vendosjen e ndonjė forcė maqedone nė qytet; por ngjarjet e mėpastajme, tė vitit 312 p.e.sonė, tregojnė se tė dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Nė kėtė vit apoloniatėt dhe dyrrahasit ngritėn krye dhe i dėbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Njė rol tė veēantė u atribuon Diodori nė kėtė ngjarje korkyrasve, tė cilėt kishin ardhur pėr ndihmė. Sipas tij ata “ēliruan Apoloninė dhe Dyrrahun ia dorėzuan Glaukisė, mbretit tė ilirėve”.

Burimet nuk japin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr ēėshtjet se pėrse korkyrasit ua dorėzuan Dyrrahun ilirėve, cili ishte roli i ilirėve nė kėtė ngjarje, cilat kishin qenė raportet e tyre me Dyrrahun dhe ē’raporte u vendosėn me Apoloninė. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se korkyrasit nė kėtė rast vepruan si aleatė jo vetėm tė apoloniatėve dhe tė dyrrahasve, por edhe tė ilirėve. Dalja e Maqedonisė nė brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikė e politikė si tė shtetit ilir, ashtu edhe tė Dyrrahut, Apolonisė e tė Korkyrės, prandaj ato u bashkuan kundėr rrezikut maqedon. Dy qytetet e mėdha ishin, siē duket, pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė vjetra me shtetin ilir dhe nuk dėshironin t’i nėnshtroheshin me dhunė mbretit tė Maqedonisė. Dyrrahu duket se kishte qenė para kėsaj nė duart e ilirėve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundėrshtimi qė i bėnė apoloniatėt Glaukisė mė 313 p.e.sonė tregon pėr njė mbizotėrim tė pėrkohshėm nė kėtė qytet tė njė grupi promaqedon, i cili mė vonė u pėrmbys nga kryengritja e qytetarėve qė dėbuan forcat e Kasandrit.

Mbreti maqedon u shpejtua tė vijė me forcat e tij pėrsėri para mureve tė Apolonisė pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme. Diodori pohon se “apoloniatėt ishin lidhur me ilirėt”. Megjithatė, nuk dihet nėse ishte kjo njė aleancė e thjeshtė ushtarake apo diēka mė tepėr, por duhet nėnkuptuar se ilirėve u ishte caktuar njė rol i dorės sė parė qėkurse forcat qė mbronin qytetin “ishin mė tė mėdha” se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua tė largohej, pasi kishte humbur njė pjesė tė mirė tė ushtrisė. Pėrpjekjet e tij pėr t’u ngulur nė Ilirinė bregdetare dėshtuan dhe pas kėsaj ai nuk provoi mė tė kthehej nė kėto anė.

Luftėrat me Kasandrin tregojnė se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumė saqė ai mundi tė matej me sukses me Maqedoninė pėr zotėrimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mėdha tė kėtij bregdeti prej kohėsh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; tė paktėn mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por qė nga viti 312 p.e.sonė edhe ndikimi mbi Apoloninė nuk duhet tė ketė qenė mė i vogėl, megjithėse pozita juridike e kėtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund tė ketė qenė pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.

Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit tė pozitės sė tij nė Dyrrah e nė Apoloni, Glaukia u mor me pėrgatitjen e ekspeditės qė do tė vinte Pirron nė fronin molos. Nuk ishte zemėrgjerėsia ndaj tij, as lidhjet qė kishte me tė nėpėrmjet sė shoqes, Berojės, bijė nga dera molose, ato qė e shtynė Glaukinė nė kėtė ndėrmarrje tė guximshme. Epiri nė kėtė kohė ishte pika mė nevralgjike e kontaktit dhe hallka mė e rėndėsishme nė kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkėpuste kėtė vend nga ndikimi maqedon dhe t’i rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 309 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe, ai hyri nė Epir dhe pasi mposhti kundėrshtimin e grupit promaqedon qė pėrfaqėsohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri nė krye tė shtetit molos 12-vjeēarin Pirro. Me kėtė akt konflikti me Maqedoninė u zgjidh nė favor tė ilirėve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisė pėr rimėkėmbjen e forcimin e pozitave tė shtetit ilir u kurorėzua me sukses.

Gjatė sundimit tė Glaukisė, shteti ilir jetoi ditė lavdie; ai u bė njė shtet i fuqishėm, duke pėrfshirė nė gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcė serioze qė iu kundėrvu Maqedonisė nė kėtė pjesė tė Ballkanit, dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm qė ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė ngjarjet politike tė kohės.


Forcimi i pushtetit mbretėror



Nė vitin 302 p.e.sonė Glaukia ishte ende nė krye tė shtetit ilir. Pas kėsaj date ai nuk pėrmendet mė. Periudha qė pason ėshtė mjaft e errėt dhe njihet vetėm nėpėrmjet burimeve tė fragmentuara, por ndonjėherė tepėr tė rėndėsishme.
Rreth vitit 295 p.e.sonė si mbret i ilirėve pėrmendet Bardhyli i ri. Rrethanat nė tė cilat ai u gjend nė krye tė shtetit ilir dhe marrėdhėniet e tij me Glaukinė, tė cilin e zėvendėsoi, janė tė paqarta. Njė lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat tė Pirros. Plutarku thotė se pas vdekjes sė gruas sė parė, Antigonės, Pirroja “u martua me shumė gra, pėr arsye politike dhe pėr tė rritur fuqinė e tij”. Njė ndėr to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit tė ilirėve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnė nga ana e tyre pėr njė fushatė tė Pirros kundėr ilirėve, nė tė cilėn ai kishte dalė fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qė ishte kryeqendra e tyre, pa na thėnė emrin e tij.

Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bėn jehonė kėsaj ngjarjeje, duke thėnė se Pirroja zotėronte njė pjesė tė Ilirisė gjatė bregdetit Jon. Tė gjitha kėto burime nuk e pėrcaktojnė, megjithatė, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qė ai i rritur nė oborrin e Glaukisė ndėrhyri me forcė nė shtetin e tij. Pas gjithė kėtyre ngjarjeve fshihet njė grindje e brendshme midis trashėgimtarėve apo pretendentėve pėr fronin e Glaukisė, e cila u shfrytėzua nga Pirroja. Por nuk ėshtė pėr t’u pėrjashtuar edhe pikėpamja sipas sė cilės Bardhyli i ri tė ketė qenė njė pinjoll i Bardhylit I, qė vjen nė fuqi me ndihmėn e Pirros, duke i lėshuar kėtij tė fundit njė pjesė tė Mbretėrisė Ilire. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet se si Pirroja u bė zot i krahinave perėndimore tė Mbretėrisė Ilire, ndofta edhe i Apolonisė, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose nė perėndim tė tij.

Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit tė ri si “mbret i lirėve” mbi njė pjesė tė shtetit ilir nuk duhet tė kenė zgjatur shumė. Pasazhi i Apianit qė thotė se kėto toka i trashėguan dhe pasardhėsit e Pirros bie nė kundėrshtim me zhvillimin e ngjarjeve tė mėpastajme. Grindjet e brendshme pėr trashėgimin e fronit tė Glaukisė duket se u kapėrcyen shpejt. Nė prologun e librit XXIV tė historianit latin Trogut bėhet fjalė pėr “luftėn qė Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisė) bėnė me Monunin ilir dhe Ptolemeun, tė birin e Lysimahut”. Ky lajm qė i takon njė ngjarjeje tė vitit 280 p.e.sonė flet pėr njė sundimtar ilir qė ndėrhyn nė grindjet pėr fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetėr, birit tė Lysimahut. Sipas renditjes sė Trogut, Monuni ėshtė kundėrshtar i parė i Keraunit dhe mund tė supozohet edhe iniciator i kėsaj lufte. Sidoqoftė ky Monun duhet tė ishte sundimtar i njė vendi, kufijtė e tė cilit takonin me Maqedoninė.

Supozimi se ai ishte njė mbret dardan, sot ėshtė zhvleftėsuar duke i lėnė vend mendimit se nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė sundimtar tė shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bėhet mė e qartė nėpėrmjet njė monedhe tė Dyrrahut. Kjo ėshtė njė tridrahme, e cila mban simbolet e njohura tė tridrahmes sė mėparshme autonome tė Dyrrahut; nė faqe ka njė lopė duke e pirė viēi, nė shpinė njė katror tė mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej sė parės monedha e re ka njė peshė mė tė vogėl (10,3-10,5 gr. nė vend tė 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendės ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe njė nofull derri mbi lopėn, qė mungojnė nė tridrahmat e vjetra. Nė njė variant tjetėr monedhave tė Monunit u ėshtė hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe ėshtė zėvendėsuar me njė heshtė. Kėto tridrahme janė datuar me tė drejtė pas vitit 300 p.e.sonė dhe pėrputhen si kohė me Monunin e pėrmendur prej Trogut.

Njoftimi i Trogut dhe prerja e kėsaj monedhe dėshmojnė se me gjithė tronditjen qė kishte pėsuar shteti ilir mbas vdekjes sė Glaukisė nga ndėrhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur tė rimėkėmbte shtetin e tij nė tė gjithė territorin e dikurshėm, prej brigjeve tė Adriatikut deri nė kufi tė Maqedonisė. Si duket, ai pėrfitoi nga largimi i Pirros pėr nė Itali pėr t’i rikthyer shtetit tė vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vėnė dorė mbi punishten e monedhave, ai i thelloi mė shumė se paraardhėsi i tij marrėdhėniet me kėtė qytet. Varianti i fundit i prerjeve tė Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta ketė ndjerė veten mjaft tė fortė qysh se hoqi prej kėsaj monedhe emrin e shkurtuar tė Dyrrahut. Nuk dihet se si kanė qenė marrėdhėniet e tij me Apoloninė, por s’ka ndonjė arsye pėr t’i konsideruar tė ndryshme. Edhe ky qytet duhet tė ketė njohur sovranitetin e plotė tė mbretit ilir, duke iu nėnshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht.

Pasardhės i Monunit dhe i fundit prej dinastisė sė Glaukisė ka qenė Mytili. Edhe pėr tė si traditė letrare kemi vetėm njė njoftim tė shkurtėr nė prologun e librit XXV tė Trogut ku thuhet se “... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bėri me Mytilin luftėn ilire”. Njė monedhė bronzi e prerė edhe kjo nė punishten e Dyrrahut vėrteton plotėsisht natyrėn historike tė personit tė Mytilit. Kjo monedhė, e cila ka si simbole kryet e Herakliut nė faqe dhe armėt karakteristike tė kėtij heroi (harkun, mėzdragun dhe millin) nė shpinė, ndryshon prej prototipit tė vet, sepse nė vend tė nėpunėsit monetar tė Dyrrahut atė e siglon kėtė radhė mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr pėrveē kėsaj nga monedha edhe legjendėn e qytetit. Vetė kėto tė dhėna tė monedhės tregojnė se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi kėtė qytet po atė pushtet qė kishte edhe paraardhėsi i tij Monuni. Monedha ėshtė tepėr e rrallė, gjė qė tregon se sundimi i tij ka qenė i shkurtėr.

Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, pėr tė cilėn bėnte fjalė Trogu, i takon vitit 270 p.e.sonė. Pėr fat tė keq nuk ėshtė ruajtur ndonjė njoftim i saktė mbi shkaqet dhe pėrfundimet e kėsaj lufte, gjė qė ka dhėnė shkas edhe pėr supozime tė ndryshme. Mendimi se ajo pėrfundoi nė favor tė Aleksandrit dhe se ky u bė pėrsėri zot i krahinave jugore tė shtetit ilir, madje edhe i Apolonisė, u referohet Frontinit dhe Apianit. Njė shqyrtim mė i kujdesshėm i njoftimeve tė tyre tregon se kėto pėrfundime nuk janė plotėsisht tė drejta. Ėshtė e vėrtetė se Frontini, qė plotėson Trogun, bėn fjalė pėr njė ndeshje nė tė cilėn Aleksandri mundi ilirėt, por pėrleshja zhvillohet nė tokėn epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftė edhe ndonjė pjesė nga tokat e shtetit ilir. Sa pėr njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepėr tė pėrgjithshėm dhe as ky dhe as ndonjė autor tjetėr nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenė nėn sundimin e ndonjė mbreti epirot.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ (335-231 P.E.SON
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtetet Ilire
» Mbreteria Dardane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: