Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Biseda mes muajve Ramazan dhe Shewal

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Biseda mes muajve Ramazan dhe Shewal Empty
MesazhTitulli: Biseda mes muajve Ramazan dhe Shewal   Biseda mes muajve Ramazan dhe Shewal Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 5:03 am

Vitin e kaluar dhe pikėrisht nė natėn e Bajramit, para se t’ia dorėzojė Ramazani komandėn muajit Sheval, mes kėtyre muajve u zhvillua kjo bisedė:
Ramazani (duke buzėqeshur): -Urime festėn, o Sheval!
Shevali (duke qeshur): -Gjithashtu dhe ty, o Ramazan!
Ramazani: -Unė tė lakmoj, o Sheval, pasi e nesėrmja ėshtė dita jote, me ty do tė festojnė tė gjithė muslimanėt. Me ty do tė gėzohen agjėruesit dhe joagjėruesit. Ndėrsa me mua disa do tė hidhėrohen (Allahu ua faltė), pėr dallim nga ata tė cilėt kanė pėrfituar nga agjėrimi i tyre vetėm etjen dhe urinė. Sa kam shpresuar qė tė gjithė tė kenė hise nė mėshirė, falje dhe lirim nga zjarri!
Shevali: -Mos u mėrzit, o Ramazan! Numri i tyre ėshtė i vogėl, e lusim Allahun t’i udhėzojė, ndėrsa muslimanėt e tjerė, falė Allahut, janė nė mirėsi. Do tė qajnė pėr ty me njė tė qarė tė hidhur, e lus Allahun qė tė mos fundosem nė detet e lotėve tė tyre.
Ramazani (i lumtur dhe mirėnjohės): -Allahu tė begatoftė ty, o Sheval! O shoqėrues i pėrpjekjeve pėr shkak tė shpėtimit tė tė humburve, sa dhuratė e mirė pėr muslimanėt!
Shevali: -Unė jam shoqėrues i pėrpjekjeve? Ēfarė pėrpjekjeje? Ēfarė dhurate? Ti, o Ramazan, je i tėrė muaji i pėrpjekjeve, te ty ėshtė i tėrė angazhimi, ti je dhurata e madhe e muslimanėve. Unė tė lakmoj, o Ramazan! Tė kam lakmi e jo zili, kėrkojmė mbrojtje nga e keqja e ziliqarit kur ka zili.
Ramazani (i lumtur, duke folur me dhuntitė e Allahut): -Mė ke lakmi? Pėrse?
Shevali: -Furnizimi (risku) yt ėshtė mė i madh sesa furnizimi im, mirėsitė e tua janė mė tė mėdha sesa mirėsitė e mia dhe dhuratat qė t’i fali Allahu janė mė tė mėdha sesa dhuratat e mia.
Ramazani: -E tėrė kjo ėshtė nga mirėsia e Tij, o Sheval, Atij i takon falėnderimi pėr atė qė jep: “S'ka dyshim se Zoti yt ėshtė Ai qė furnizon me bollėk atė qė do dhe ia kufizon atij qė do. Ai hollėsisht e di pėr robėrit e Vet dhe i vėshtron.” (Isra, 30)
E rėndėsishmja ėshtė qė ēdo krijesė tė jetė e kėnaqur me atė qė i ėshtė ndarė nga Allahu.
Shevali: -Ēfarė dėshiron tė thuash me kėtė, o Ramazan?
Ramazani: -Vullneti i Allahut ishte qė t’i gradonte disa krijesa mbi disa tė tjerė me urtėsinė e Vet qė Ai e di, kurse ne nuk e dimė.
Shevali: -Mė jep sqarime mė tepėr, o Ramazan, mė fol lidhur me kėtė mė gjerėsisht.
Ramazani: -Allahu veēoi disa ditė ndaj disa tė tjerėve. Veēoi ditėn e xhuma ndaj tė gjitha ditėve tė tjera tė javės. Veēoi disa nga netėt ndaj netėve tė tjera. Kėshtu qė natėn e Kadrit e bėri mė tė mirė se njė mijė muaj, kush privohet nga ajo ėshtė privuar nga mirėsitė e shumta. Veēoi disa muaj ndaj disa tė tjerėve. Ashtu qė mė veēoi mua ndaj tė gjithė muajve tė tjerė dhe falėnderimi i takon Allahut pėr kėtė. Veēoi e dalloi disa bimė e pemė ndaj disave, siē thotė Allahu i Lartėsuar: “E nė tokė, copa sipėrfaqesh, tė ngjitura njėra me tjetrėn, kopshte tė hardhisė, tė mbjella (tė llojllojshme) dhe hurma (bimė kėto) qė janė tė degėzuara nė shumė trupa dhe jo tė degėzuara (nga njė filiz) e tė gjitha ujiten nga njė ujė, dhe Ne shijen nė ngrėnie tė frutave tė tyre e kemi dalluar njėrėn prej tjetrės. Edhe kjo dėshmon me argumente pėr njerėzit e menēur.” (Rad, 4)
Allahu i Lartėsuar gjithashtu i dalloi disa njerėz ndaj disave. Ai thotė: “Allahu favorizoi disa prej jush mbi disa tė tjerė nė furnizim.” (Nahl, 71). Gjithashtu thotė: “Nuk janė tė barabartė prej besimtarėve ata qė ndenjėn (nuk luftuan) dhe ata qė me pasurinė dhe me jetėn e tyre luftuan nė rrugėn e Allahut, me pėrjashtim tė atyre qė ishin tė penguar pa vullnetin e vet. Ata qė luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre, Allahu i gradoi nė njė shkallė mė lartė mbi ata qė ndenjėn (me arsye). Por tė gjithėve Allahu u premtoi shpėrblim, ndėrsa mbi ata qė ndenjėn (pa arsye) Allahu gradoi luftėtarėt me njė shpėrblim tė madh.” (Nisa, 95)
Sėrish rikujtoj se e rėndėsishmja ėshtė qė ēdo krijesė tė kėnaqet me atė furnizim qė i ka caktuar Allahu i Lartėsuar, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut Fuqiplotė: “Mos lakmoni nė atė, qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė.” (Nisa, 32)
Madje, edhe tė disa Dėrguar, tė cilėt janė zotėrinj tė njerėzve, Allahu i gradoi mbi disa tė tjerė, siē thotė Allahu i Lartėsuar: “Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė Dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė Allahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė.” (Bekare, 253)
Shevali: -Shto, o Ramazan! Shto, o muaj i Kuranit!
Ramazani: -Allahu gradoi disa vende mbi disa tė tjerė. Gradoi Mekėn e Nderuar mbi tė gjitha vendet e tjera. Dhe sė fundi, e kjo nuk ėshtė e fundit, Allahu i Lartėsuar favorizoi botėn tjetėr (ahiretin) ndaj kėsaj bote: “Po ju po i jepni pėrparėsi jetės sė kėsaj bote. E dihet se jeta e botės tjetėr ėshtė mė e dobishme dhe e pėrjetshme.” (Ala, 16-17)
Shevali: -Biseda jote e kėndshme dhe e ėmbėl ka bėrė qė tė harroj tė tė them se pėrse tė kam lakmi, prandaj dėgjo, Allahu tė pastė nė kujdesin e Tij!
Tė mjafton, o Ramazan, fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra)." (Bekare, 185). Fjala Ramazan nė Kuran ėshtė pėrmendur vetėm njė herė, kjo ndoshta aludon se ti je njė muaj i vetmuar dhe dalluar e as qė ka tė ngjashėm si ti.
Tė mjafton, o Ramazan, qė fillimi yt ėshtė mėshirė, mesi falje mėkatesh dhe fundi lirim nga zjarri i xhehenemit.
Tė mjafton se nė kėtė kohė hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe djajtė prangosen.
Tė mjafton fjala e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė: "Allahu liron njerėzit nga xhehenemi ēdo natė."
Tė mjafton qė ke Natėn e Kadrit.
Tė mjafton fjala e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė: "Agjėruesi nė iftar ka njė lutje qė i pranohet."
Tė mjafton fjala e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė: "Kushdo qė agjėron Ramazanin me bindje dhe shpresė nė faljen e Allahut, i falen mėkatet e mėparshme."
Ramazani: -Mjaft, mjaft o Sheval! Mjafton, o vėllai im i nderuar. Mė lė tė tė them atė qė ndiej nė brendi. A e di, o Sheval, pėrse tė kam thėnė se ti je shoqėruesi dhe miku im?
Shevali: -Ma thuaj, o Ramazan.
Ramazani: -Ta kam thėnė duke u bazuar nė fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut, qofshin mbi tė: "Kush agjėron Ramazanin pastaj e pason me gjashtė ditė tė Shevalit, sikur tė ketė agjėruar tėrė kohėn." Andaj ne tė dy ndihmojmė njėri-tjetrin nė dhėnien e kėtij epiteti pėr muslimanėt tė cilėt e meritojnė kėtė.
Shevali: -Pėr cilin epitet po flet, o Ramazan?
Ramazani: -Pėr epitetin e “agjėruesit tė pėrjetshėm”. Unė s’kam mundėsi t’ia dhuroj kėtė epitet atij qė vetėm mua mė agjėron, por patjetėr duhet tė mė shoqėrosh me gjashtė ditėt e tua, o Sheval. A kuptove tani se ti je shoqėruesi dhe miku im dhe bashkė me mua je dhuratė?
Shevali: -Faleminderit, faleminderit o Ramazan, mirėpo mė thuaj se kushdo qė agjėron tridhjetė e gjashtė ditė meriton epitetin agjėrues i pėrjetshėm?
Ramazani: -Natyrisht qė jo, ngase shumė agjėrues kanė nga agjėrimi vetėm urinė dhe etjen. Kėtė e meriton vetėm ai qė i pėrmbahet fjalėve tė tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, i cili thotė: “Kush agjėron Ramazanin dhe i njeh kufijtė e tij dhe ruhet nga ajo qė duhet tė ruhet, i falen mėkatet e mėparshme”. Qartė?
Shevali: -Po, po, kuptova. Patjetėr duhet njohja e “kufijve tė Ramazanit” dhe patjetėr duhet “ruajtja” nga ajo qė duhet tė ruhemi. E qartė, e qartė. Prandaj, o Ramazan, tė ftoj qė tė mė shoqėrosh nė kėtė lutje: “O Allah, ne tė kėrkojmė nga mirėsitė e Tua t’i ndihmosh muslimanėt nė njohjen e kufijve tė Ramazanit dhe pastaj t’i ndihmosh ata qė tė ruhen nga gjithė ajo qė duhet tė ruhen, Ti je Dėgjues dhe Pranues i lutjeve!”
Ramazani dhe Shevali pėrsėrisin tė njėjtėn lutje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Biseda mes muajve Ramazan dhe Shewal
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: