Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ Empty
MesazhTitulli: FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ   FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 12:36 am

Lulėzimi i qyteteve. Pamja e tyre



Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e shtrirjes sė mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė vrullshėm dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin mė tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e Apolonisė, zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr Damastionin dhe qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk bėhet mė fjalė. Duket se pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė pėrbėrjen e shtetit maqedon, kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė kishin nė kuadrin e shtetit ilir.

Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė ndėr ato qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn nė kėtė kohė njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė kėtė zonė edhe njė varg qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe (Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet nė Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e Belshit, nė Selcėn e Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė nga kjo kohė jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri tė lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė luginės sė Matit e tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua.

Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė njė vend qendror midis njė krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe lidhen me rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar. Procesi i lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė e Poshtme etj., qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė e veēantė e qyteteve nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė kthyera me fytyrė nga deti. Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende tė lidhura me detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet dhe tė papriturat e tij.

Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas madhėsisė dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt etj. Njė kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.

Duke u mbėshtetur nė kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė majė dhe qytetin poshtė tij. Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan nė faqe kodrash. Qendrat e vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin mė parė majat e kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre qendrave u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u kthye nė kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė ndante qytetin nė dy pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė atė pėrfund tij - qytetin e poshtėm.

Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej pjesėve tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm.
Qendra e vjetėr e tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė kodre tė veēuar me faqe tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua kėtu rreth e qark qendrės sė vjetėr. U krijua kėshtu njė tip qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm rrethues pėr lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e akropolit.

Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margėlliēi, Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė kryesisht tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė lindėn mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė tipin e tretė tė qyteteve ilire.

Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė rrugė tė veēantė nė zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn ishte ngritur qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė nevojat e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte mė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė njė vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė ndėrlidhura, tė njė dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė mė pėrfaqėsuesi. I parė mė vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e qyteteve tė tipit tė tretė, pa akropol. por sė bashku me Klosin ai pėrbėn njė kategori tė veēantė qyteti.

Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund t’u bėhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa kėrkesave themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė njė terren jo tė sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve nė tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve tė terrenit, i unitetit midis agorasė dhe komplekseve tė banimit.

Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj kohe ishte modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja e tė cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė hekurit shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn mbrojtjen e tyre mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej nivelit dhe kėrkesave tė kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato tė Bylisit, Dimales, Margėlliēit, Irmajt e tė Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto ishin mure tė fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura me njė trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta.

Nė qoftė se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet qė kanė tani njė jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė porta tė shumta, tė mėdha e tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e daljen e qytetarėve. Meqenėse portat pėrbėnin pikat mė tė prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė kujdes i veēantė. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė rastin kur mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i zbuluar i armikut.

Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i kėtyre qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė Greqi, Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura tė kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha, akropolit dhe qytetit tė mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė ngritura buzė detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.
Rrugėt ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin nė insola, qė niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta, pėrshkonin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė tij.

Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla zinin tempujt, teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrėt, ai sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve qytetare me anė tarracash.

Njė kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale kulluese, tė cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese. Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose nė trashėsinė e mureve rrethuese.

Njė ide mbi madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato zinin dhe perimetri i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi zinte njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin njė gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi njė sipėrfaqe prej 28 ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė, kurse Klosi kishte pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin prej muresh me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė madhėsi mesatare: sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė grup i tretė qytetesh, si Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1 400 m tė gjatė dhe rrethonin sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha.

Megjithėse qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtė tyre gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e ndėrtime tė tjera), prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e pėrbėnte territori brenda mureve rrethuese.
Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur dėshmojnė se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė thella teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė paraqisnin ndėrtimet mbrojtėse dhe ato me karakter publik e privat, nė atė shkallė tė gjerė dhe nė atė nivel tė lartė qė njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek. IV deri nė mesin e shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn kėta ndėrtues midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre ndėrtimeve ishte vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte mundėsitė e organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė veprimtari kaq tė gjerė ndėrtuese.

Procesi i shndėrrimit tė disa qendrave tė fortifikuara tė epokės sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin dhe as qė mund tė pėrfshinte tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan dhe u kthyen nė qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike tė kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana tjetėr, qė krahas kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe njė varg vendbanimesh tė vogla, tė fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e Xibrit nė Mat, e cila zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej Dyrrahut nė krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit - Qafė Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e Krrabės, kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte ultėsirėn bregdetare pas Apolonisė me luginėn e Devollit; pikėvrojtimi i Rabies nė Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun e djathtė tė Vjosės e tė tjera si kėto, tė cilat gjenden pa pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė dytė qė pėrshkonin truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė burimet epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative, qoftė nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė qafave ose rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė kurorė fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron me ekonominė e vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr konsumojnė prodhimet e qytetit sesa prodhojnė vetė.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: