Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LUFTA E TRETĖ ILIRO- ROMAKE. RĖNIA E SHTETIT ILIR

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

LUFTA E TRETĖ ILIRO- ROMAKE.  RĖNIA E SHTETIT ILIR Empty
MesazhTitulli: LUFTA E TRETĖ ILIRO- ROMAKE. RĖNIA E SHTETIT ILIR   LUFTA E TRETĖ ILIRO- ROMAKE.  RĖNIA E SHTETIT ILIR Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 12:44 am

LUFTA E TRETĖ ILIRO- ROMAKE.
RĖNIA E SHTETIT ILIR



Gjendja politike nė Ballkan e nė Iliri pas vitit 196.



Ardhja nė fuqi e Gentit dhe gjallėrimi i forcave antiromake nė Iliri


Pasi fitoi luftėn e dytė me Maqedoninė, Roma u kujdes tė forconte pozitat e saj nė Greqi dhe tė zinte kėtu vendin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi me mjeshtėri kontradiktat qė ekzistonin midis shteteve greke; duke pėrkrahur Lidhjen e Ahesė asgjėsoi lėvizjen e Nabisit nė Spartė, mė pas u dha fund pretendimeve tė Lidhjes Etole pėr hegjemoni nė Greqi dhe njėherėsh me kėtė u preu rrugėn synimeve tė Antiohut tė Sirisė mbi kėtė vend.
Nė kėto ngjarje Mbretėria e dobėt Ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romės, veproi si aleate e saj. Pleurati qe detyruar tė dėrgonte flotėn e tij kundėr brigjeve tė Greqisė dhe tė ndihmonte me kėtė pėr fitoren romake mbi etolėt nė vitin 189.

Edhe Filipi V mori anėn e romakėve. Ai i ndihmoi ata kundėr Nabisit dhe pastaj edhe nė luftėn kundėr etolėve dhe Antiohut. Duke u pėrzier nė kėtė luftė Filipi shpresonte tė pėrmirėsonte pozitat e tij dhe u mundua t’i kthejė Maqedonisė njė pjesė tė tokave tė humbura, por romakėt e detyruan tė tėrhiqej nė kufijtė e vitit 196, duke i dhėnė tė kuptonte se nuk kishin ndėrmend tė ndanin me tė pozitat e tyre nė Greqi.

Interesat e Maqedonisė u ndeshėn pėrsėri me politikėn agresive tė Romės. Filloi njė periudhė e re marrėdhėniesh tė acaruara, qė ēuan dalėngadalė nė konfliktin e fundit tė armatosur midis tyre. Pėrgatitjet pėr luftė gėlltitėn pėr shumė vite me radhė burimet mė tė rėndėsishme ekonomike dhe ngritėn nė kėmbė forca ushtarake qė nuk kishte njohur mė parė historia e luftėrave tė kėtyre dy vendeve. Me luftėn e ashpėr politike pėr tė bėrė aleatė dhe pėrkrahės ato e shtrinė konfliktin mbi njė zonė tė gjerė tė Ballkanit dhe tė Lindjes. Shtetet e kėsaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqėrore u tėrhoqėn nė konflikt sipas interesave tė tyre politike dhe ekonomike.

Historia e shtetit ilir nė kėtė kohė ėshtė e lidhur ngushtė me pėrpjekjet qė bėhen nė Maqedoni dhe nė Ballkan pėr tė pėrballuar rrezikun e ri romak. Gjendja qė u krijua pas luftės kundėr etolėve dhe Antiohut dhe ngjarjet e lidhura me marrėdhėniet midis Maqedonisė e Romės gjetėn njė vlerėsim tė ri nė Iliri. Politika agresive e Romės qė synonte tani asgjėsimin e plotė tė shtetit maqedon nuk mund tė pritej mirė nga shtetet e vogla tė Ballkanit, duke pėrfshirė kėtu edhe shtetin e dobėsuar ilir. Gjendja e ekuilibruar qė ishte krijuar nga prania pėrballė njėra-tjetrės nė Gadishull e forcės maqedone dhe asaj romake, ishte i vetmi faktor qė kishte siguruar, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbijetesėn e kėtyre shteteve. Prishja e kėsaj gjendjeje nuk ishte nė interesin e tyre.

Duke vlerėsuar drejt kėtė rrezik u gjallėruan dhe u aktivizuan forcat antiromake nė Iliri. Si pasojė, nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit vihet re njė kthesė nė marrėdhėniet e mbretit ilir me Romėn, qė u shpreh nė afrimin e tij me Maqedoninė. Tė dhėnat numizmatike dėshmojnė pėr vendosjen e lidhjeve tė ngushta ekonomike dhe politike midis shtetit ilir dhe Maqedonisė. Edhe prania e trupave ilire nė pėrbėrjen e garnizonit tė Kasandresė qė provohet nga Livi dhe qė sipas fjalėve tė tij “i pat dėrguar prej kohėsh Pleurati”, vėrteton kėtė mendim.

Senati reagoi me forcė tė madhe kundrejt qėndrimit tė ri ilir, veēanėrisht pas ardhjes nė fuqi tė Gentit, i cili pasoi Pleuratin nė vitin 181. Politika romake u drejtua kundėr mbretit tė ri me tėrė ashpėrsinė e saj. Ai u akuzua si nxitės pėr rifillimin e piraterisė nga ana e ilirėve dhe pėr trajtimin e keq qė po u bėhej gjoja aleatėve tė Romės dhe qytetarėve romakė nė Korkyra Nigra. Me kėtė pretekst senati caktoi nė vitin 178 njė flotė tė posaēme prej 10 anijesh, e cila do tė vepronte nė Adriatik pėr tė ruajtur nga flota ilire ujėrat midis Ankonės dhe Tarantos.

Brenda vendit mbreti u vu, jo pa nxitjen e Romės, pėrpara vėshtirėsive edhe mė serioze. Kundėr tij u ngritėn dalmatėt, tė cilėt u shkėputėn nga mbretėria. Pėrpjekje tė tilla u bėnė edhe nga krerė tė fiseve tė tjera. Gentit iu desh tė bėnte njė luftė tė ashpėr kundėr aristokracisė sė lartė me tendenca proromake, e cila kishte pėrkrahės edhe nė oborrin mbretėror. Nė kėtė luftė ai nuk u ndal as pėrpara sakrifikimit tė vėllait, Platorit, qė Roma synonte ta vinte nė fron nė vend tė tij.


Pėrpjekjet pėr forcimin ekonomik e politik tė Mbretėrisė


Kėrcėnimi i ri romak diktonte nevojėn e pėrgatitjeve pėr t’i dalė pėrpara njė konflikti tė hapur, i cili siē tregojnė ngjarjet, ishte i pashmangshėm. Duke e kuptuar qartė kėtė detyrė, Genti i kushtoi gjithė vėmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik tė mbretėrisė.
Midis masave me karakter ekonomik ajo qė na dėshmohet mė mirė nga burimet ėshtė veprimtaria e dendur monedhaprerėse qė zhvilloi Genti. Krahas Skodrės dhe Lisit mbreti u njohu tė drejtėn e prerjes sė monedhave edhe dy qyteteve tė tjera tė mėdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve tė rėndėsishme Labeatėve e Daorsėve. Kjo zgjeroi shumė qarkullimin monetar dhe e shtriu atė nė viset mė tė thella tė mbretėrisė. Rėndėsi tė veēantė patėn pėrpjekjet e Gentit pėr vendosjen e njė sistemi tė pėrbashkėt monetar nė mbretėrinė e tij. Pėr kėtė qėllim ai ndėrpreu prerjet e vjetra tė punishtes sė Skodrės dhe nė vend tė tyre hodhi nė treg monedha tė reja. Tani monedha kryesore e Skodrės nė vend tė Zeusit, mban nė faqe portretin e mbretit, kurse nė shpinė, duke ruajtur si simbol anijen ilire, vendin e legjendės sė qytetit e zė titulli dhe emri i mbretit.

Monedhėn me mburojė pėrkrenare qė u fut nė sistemin monetar tė Skodrės qysh prej kohės sė Pleuratit, Genti vazhdoi ta presė, por edhe kėsaj i hoqi legjendėn e vjetėr dhe nė vend tė saj vuri titullin dhe emrin e vet. Kjo tregonte se Genti i kishte hequr Skodrės autonominė monetare dhe punishten e bashkėsisė qytetare e ktheu nė punishte mbretėrore.
Ndryshe prej Skodrės mbreti u njohu Lisit, Labeatėve dhe Daorsėve tė drejtėn qė monedhat e tyre t’i siglojė me emrin e bashkėsisė qytetare apo fisnore (?as????? Ge?????), por edhe kėta i detyroi tė respektojnė standardin shtetėror: tė pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin tė njėjtėn masė e peshė qė kishin monedhat e prera nė punishten mbretėrore tė Skodrės.

Mė vonė mbreti shtiu nė dorė edhe punishten monetare tė Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome; qė nga kjo kohė ai krijoi pėr Skodrėn, Lisin dhe krahinat qendrore tė mbretėrisė, njė sistem monetar tė pėrbashkėt tė pėrbėrė nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura qė priteshin nė punishten mbretėrore tė Skodrės; njėra me portretin e mbretit - anijen ilire, dhe tjetra me mburojė - pėrkrenare. Monedha e tretė ishte monedha e vjetėr, e vogėl e Lisit, e cila paskėtaj do tė siglohej me titullin dhe emrin e mbretit. Nė sistemin e ri monedha e parė pėrfaqėsonte nominalin, kurse dy tė tjerat nėndarjet e tij.

Sistemi monetar qė vendosi Genti nė zonėn qendrore nuk u shtri edhe nė qytetet periferike tė mbretėrisė. Monedhat prej argjendi tė Rizonit me mburojė - pegas dhe ato prej bronzi tė Lyhnidit me mburojė gjysmė anije, tė prera nė emėr tė bashkėsisė qytetare (??ss?t??, ?aß?at??, ?a??s??) dėshmojnė pėr njė farė autonomie nė marrėdhėniet ekonomike tė kėtyre qyteteve me mbretėrinė.
Gjatė sundimit tė Gentit, Skodra, Lisi dhe qytete tė tjera tė mbretėrisė fituan njė gjallėri tė madhe ekonomike. Rrezja e qarkullimit tė monedhave tė prera nė emėr tė mbretit apo tė qyteteve e tė fiseve nė punishtet e Skodrės, Lisit, Rizonit, Lyhnidit etj., u shtrinė nė skajet mė tė thella tė Mbretėrisė Ilire dhe nė disa raste edhe pėrtej kufijve tė saj. Nė jug monedhat e Gentit zbresin deri nė Dyrrah e Apoloni. Vetė prerjet e daorsėve dhe tė labeatėve si dhe monedhat e gjetura nė Mat, Peshkopi, Malėsi e Madhe dhe nė krahinat e thella tė Malit tė Zi, tregojnė se qarkullimi monetar kishte depėrtuar dhe nė krahinat e brendshme malore.

Politika e ndjekur prej Gentit nė fushėn e prerjeve monetare mund tė konsiderohet njė reformė e vėrtetė, qė i lejoi mbretit tė pėrqendrojė nė duart e tij mjete tė fuqishme financiare. Dėshmi e qartė e kėsaj ėshtė pėrmbajtja e thesarit mbretėror qė u kap nga romakėt. Livi na thotė se nė arkėn e mbretit u gjetėn 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarė dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte njė shumė e madhe qė mbreti e kishte grumbulluar nga tė ardhurat e pronarėve mbretėrorė dhe taksat e rėnda qė u kishte vėnė nėnshtetasve.

Dendėsimi i prerjeve monetare dhe pėrpjekja pėr tė pėrqendruar nė arkėn shtetėrore sa mė shumė mjete financiare diktohej nė radhė tė parė nga gjendja ndėrkombėtare. Rreziku romak sa vinte bėhej mė i qartė dhe mbreti duhej tė shtonte pėrpjekjet e tij pėr forcimin e ushtrisė dhe tė flotės. Fakti qė nė kohėn e shpėrthimit tė konfliktit efektivi i ushtrisė ilire numėronte 15 000 veta, me tė cilėt Genti u drejtua kundėr romakėve (pa llogaritur kėtu garnizonet e veēanta tė qyteteve) dhe fakti qė flota ilire numėronte ende nė fund tė luftės 220 anije, tregon se sundimtari ilir e kishte vlerėsuar drejt kėtė rrezik dhe u kishte kushtuar gjithė vėmendjen pėrgatitjeve pėr ta pėrballuar atė.

Ato elemente tė organizimit shtetėror qė nė burimet e periudhės sė sundimit tė Agronit apo tė pasardhėsve tė tij dolėn nė mėnyrė sporadike, tek Genti vijnė e plotėsohen dhe problemi bėhet mė i qartė nė tėrėsinė e tij.
Nė kohėn e Gentit, edhe pse e cunguar, Mbretėria Ilire shtrihej ende nė njė territor mjaft tė gjerė dhe pėrfaqėsonte fuqinė e dytė pas Maqedonisė, nė pjesėn perėndimore dhe jugore tė Gadishullit. Pasi i dhanė Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakėt i njohėn Mbretėrisė Ilire si kufi jugor Genusin; nė lindje ajo pėrfshinte edhe tokat e Penestisė, kurse nė veri pas shkėputjes sė dalmatėve nuk shtrihej mė tej se krahina rreth gjirit tė Rizonit.

Kryeqytet i mbretėrisė ishte Skodra. Njėsitė administrative tė saj duket se pėrputheshin me territorin rreth qyteteve. Ato kishin si qendėr njė qytet tė rėndėsishėm dhe rreth tij njė varg kėshtjellash, tė cilat mbronin kryeqendrėn dhe gjithė krahinėn. Njė njėsi tė tillė formonte Rizoni me kėshtjellat e vogla rreth kėtij gjiri. Qė nga koha qė Skodra u bė kryeqytet i mbretėrisė duket se qendra e Labeatėve kaloi nė Meteon. Nė jug, si shembull mund tė sillet krahina e penestėve, pėr tė cilėn burimet lejojnė tė nėnkuptohet se formonte njė tėrėsi tė tillė. Uskana, qyteti mė i madh i penestėve, ishte kryeqendra e krahinės, kurse kėshtjellat qė pėrmenden rreth saj ishin, me sa duket, qendra me funksione mė tė ngushta administrative e mbrojtėse.

Burimet nuk sjellin tė dhėnat e nevojshme pėr tė pėrcaktuar sa njėsi tė tilla kishte mbretėria, megjithatė, duhet menduar se atje ku kemi njė qytet tė rėndėsishėm, rreth tij kemi dhe njė krahinė qė formonte njė njėsi administrative tė mbretėrisė. Nuk mund tė kėrkohet kjo pėr krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk u zhvillua. Rolin e qendrave kanė mundur ta luajnė kėtu vetėm fortesat e vogla qė shėrbenin si seli e aristokracisė sė fiseve.
E mbėshtetur nė ekonominė e pėrparuar skllavopronare tė qyteteve Mbretėria Ilire e Gentit paraqitet me tipare tė qarta tė njė monarkie tė tipit helenistik. Pushteti mė i lartė ishte nė duart e mbretit. Ashtu si dhe parardhėsit e tij ai mbante titullin “mbret i ilirėve” dhe sundonte si njė mbret romak dhe nuk njihej nė burimet ndonjė organ tjetėr qė tė kufizonte veprimet e tij. Anėtarė tė veēantė tė familjes mbretėrore zinin detyra me pėrgjegjėsi nė punėt e shtetit, por rolin mė tė rėndėsishėm nė jetėn politike e luanin “miqtė” e mbretit.

Ata ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt e mė tė besuar tė tij. Kėtė institucion, qė ishte tipik helenistik e ndeshim nė Mbretėrinė Ilire pėr herė tė parė gjatė sundimit tė Teutės; “miqve” ajo u besoi drejtimin e punėve tė shtetit. Nė kohėn e Gentit “miqtė” e mbretit luanin njė rol tė dukshėm nė qeverisjen e vendit dhe ngarkoheshin me misione tė rėndėsishme diplomatike.
Mbreti ishte kryekomandant i forcave tė armatosura tokėsore dhe detare. Veprimet ushtarake i drejtonte vetė ose ua besonte komandantėve tė veēantė. Bėrthamėn kryesore tė ushtrisė qė ishte mbėshtetja kryesore e pushtetit mbretėror e pėrbėnin kontingjentet e rregullta, tė cilat sipas rastit qėndronin si garnizone nė qytete ose pėrqendroheshin pėr tė ndėrmarrė njė ekspeditė apo pėr tė pėrballuar luftimet nė njė front tė caktuar. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr forca ndihmėse nė pėrbėrjen e ushtrisė ilire, por nuk duhet pėrjashtuar mundėsia qė fiset malore tė kenė ushqyer ushtrinė mbretėrore me forca tė tilla, sa herė qė i thėrriste mbreti, duke qenė tė komanduara nga krerėt e tyre.

Njėsi e flotės ilire ėshtė lembi, njė anije e vogėl, por e shpejtė dhe e manovrueshme. Ēdo lemb, pėrveē rremtarėve, kishte edhe 50 luftėtarė qė pėrbėnin njėsinė bazė tė forcave ushtarake detare dhe mbase edhe tokėsore ilire.
Mbreti kishte nėn kontroll punishtet monetare dhe autorizonte prerjen e monedhave nė emėr tė vet ose tė bashkėsisė qytetare e fisnore. Njė aparat fiskal vilte taksat me tė cilat Genti kishte ngarkuar shtetasit; kurse burgjet dhe nėnkuptohet, njė aparat dhune garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe pėrfaqėsuesi i saj mė i lartė, mbreti.
Nė marrėdhėniet me botėn e jashtme shtetin e pėrfaqėsonte gjithashtu mbreti; ai shpallte luftėn dhe pėrfundonte paqen, lidhte aleanca, zhvillonte bisedime tė drejtpėrdrejta ose pėrmes pėrfaqėsuesve caktonte pengje pėr tė garantuar njė marrėveshje, merrte hua etj.

Administrimi i qyteteve dhe i krahinės qė lidhej me to u besohej dinastėve, tė cilėt mbreti mund t’i zėvendėsonte. Nė zonėn qendrore tė mbretėrisė Genti arriti ta kufizonte shumė autonominė e qyteteve dhe ta dobėsonte autoritetin e dinastėve lokalė, tė cilėt nė burimet njihen ndryshe dhe si “principa illyriorum”.
Siē shihet, nė kėtė periudhė shteti ilir paraqitet me njė strukturė tė gjithanshme dhe me organe administrative qė ishin ngarkuar me funksione tė ndryshme nė veprimtaritė pėr forcimin e pushtetit qendror dhe konsolidimin e shtetit. Reforma monetare ishte njė shprehje e qartė e kėsaj politike. Kontradiktat nė plan ndėrkombėtar qė mplekseshin me ato sociale, tė brendshme, e diktonin njė politikė tė tillė. Genti e pėrēoi kėtė pa ngurrim dhe me rezultat nė zonėn qendrore tė mbretėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LUFTA E TRETĖ ILIRO- ROMAKE. RĖNIA E SHTETIT ILIR
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: