Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė. Empty
MesazhTitulli: Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė.   Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė. Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 1:24 am

Lindja dhe forcimi i Mbretėrisė Dardane


Lajmi i parė pėr dardanėt i pėrket mesit tė shek. IV p.e.sonė dhe tregon pėr njė pėrpjekje tė mbretėrisė sė Maqedonisė, qė ishte bėrė asokohe fuqia politike-ushtarake mė e madhe nė Ballkan, pėr tė forcuar kufijtė veriorė. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur tė mposhte e tė nėnshtronte dardanėt e fqinjėt e tjerė. Kjo luftė e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisė dhe nė pėrgjithėsi me veprimet e tij ushtarake kundėr ilirėve, sepse nė vitin 344 p.e.sonė ai sulmoi edhe shtetin ilir.

Gjendja qė Filipi II vendosi nė kufirin me dardanėt qe e pėrkohshme dhe mė tepėr njė sigurim i kufijve me fqinjėt ilirė, tė cilėt e kundėrshtonin politikėn hegjemoniste tė Maqedonisė nė Ballkan. Nė kufirin me dardanėt shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paionėve. Ngjarjet qė ndodhėn pas kėsaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e.sonė tregojnė qartė se dardanėt nuk u pajtuan me politikėn pushtuese tė Maqedonisė dhe me gjendjen e krijuar nė kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.

Duke pėrshkruar ngjarjet e mėsipėrme, autorėt antikė nuk pėrmendin asnjė qendėr banimi tė dardanėve dhe nuk thonė asgjė pėr organizimin e tyre tė brendshėm. Madje, ata nuk pėrmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mėvonshme dhe tė dhėna tė tjera burimore dėshmojnė se nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė ishte kryer bashkimi i fiseve nė njė bashkėsi tė fuqishme. Dardania asokohe pėrbėnte njė tėrėsi gjeografike e politike mė vete. Nė bashkėsinė e dardanėve ishte rritur mjaft pushteti i parisė pronare tė tokave. Nga gjiri i kėsaj parie doli mė vonė dinastia mbretėrore, qė i vazhdoi luftėrat me Maqedoninė, shkaku i tė cilave nuk qe vetėm plaēka. Kėto luftėra u nxitėn, nė radhė tė parė, nga politika e sundimtarėve maqedonė, tė cilėt duke mbajtur tė pushtuar Paioninė kishin ndėrprerė marrėdhėniet miqėsore midis dy fqinjėve dhe kėrcėnonin nė mėnyrė tė vazhdueshme dardanėt.

Nė fillim tė shek. III p.e.sonė nė trevėn qendrore tė Ballkanit del Mbretėria Dardane si njė organizėm politik i rėndėsishėm. Nė vitet 80 tė atij shekulli, nė trevėn e mėsipėrme ndodhėn dy ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat lidhen njėra me tjetrėn: invazioni i keltėve, kalimi i tyre nė drejtim tė Greqisė e tė Maqedonisė dhe ndihma qė dardanėt i ofrojnė Maqedonisė pėr t’u mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit tė Justinit, nė vitin 279 p.e.sonė “mbreti i dardanėve” kishte dėrguar delegatė te mbreti maqedon Ptoleme Kerauni pėr t’i ofruar njė ndihmė ushtarake prej 20 mijė luftėtarėsh nė luftėn kundėr keltėve.

Por Ptoleme Kerauni e pėrbuzi ndihmėn dhe iu pėrgjigj me fjalė fyese delegatėve dardanė. Dardanėt morėn masa mbrojtėse kundrejt keltėve. Pas disfatės nė Greqi, keltėt tė mundur e tė shpartalluar u tėrhoqėn drejt veriut. Tepricat e ushtrisė sė tyre “u asgjėsuan tė gjitha nė tokėn e dardanėve, nėpėr tė cilėn deshėn tė kalonin”, kėshtu shkruante Diodori nė tregimin e tij pėr pėrfundimin e invazionit tė keltėve.

Ngjarjet qė lidhen me invazionin e keltėve janė njė burim i ēmuar pėr tė njohur gjendjen e krijuar te dardanėt nė fillim tė shek. III p.e.sonė. Ndonėse nuk njihet emri i sundimtarit tė dardanėve, dihet se kėta tė fundit kishin mbretėrinė e tyre, e cila tashmė ishte njė forcė politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftėtarėsh qė mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit tė dardanėve duhet parė si njė tregues i fuqisė sė Mbretėrisė sė Dardanėve dhe, ndoshta, edhe si njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar marrėdhėniet me fqinjėt jugorė.

Pas kėtyre ngjarjeve, nė burimet e shkruara antike, pėr katėr dekada nuk ka ndonjė lajm pėr dardanėt. Sė pari mund tė mendohet se gjatė kėsaj kohe dardanėt qenė tė shtrėnguar tė merrnin masa pėr zhdukjen e pasojave tė invazionit kelt. Duke u mbėshtetur nė pėrhapjen e onomastikės dardane dijetarėt kanė shfaqur edhe njė mendim tjetėr: gjatė periudhės sė mėsipėrme Mbretėria e Dardanėve u forcua edhe mė tej duke zgjeruar njėkohėsisht kufijtė e saj nė veri e nė jug.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. III p.e.sonė rifilluan luftėrat midis Mbretėrisė Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit tė luftėrave duket se ka qenė politika pushtuese e sundimtarėve maqedonė kundrejt fqinjėve tė tyre iliro-veriorė dhe nė mėnyrė tė veēantė pushtimi i truallit tė paionėve. Paionėt herėpashere janė ngritur kundėr pushtuesve maqedonė dhe, duke u bashkuar nė aleanca antimaqedone, kanė mundur tė ēlirohen. Njė aleancė e vjetėr, mė tepėr se sa njė pushtim, duhet tė ketė ekzistuar midis dardanėve e paionėve, sepse nuk mund tė shpjegohen ndryshe tė dhėnat e autorėve antikė sipas tė cilėve, sa herė qė paionėt fitonin pavarėsinė, dardanėt e kishin tė hapur rrugėn drejt Maqedonisė.

Njė politikė tė tillė ndoqi edhe sundimtari i parė dardan qė njohim me emėr, Longari, i cili, pasi ēliroi Paioninė nė vitin 231 p.e.sonė, luftoi kundėr Demetrit II tė Maqedonisė duke kundėrshtuar kėshtu pėrpjekjet e shtetit maqedon pėr tė zgjeruar kufijtė veriorė. Mbretėria Dardane ishte forcuar shumė dhe prej kėsaj kohe sundimtarėt maqedonė u detyruan tė angazhonin forca tė mėdha ushtarake nė konfliktin me dardanėt, ēka ndikoi negativisht nė veprimet e tyre luftarake nė Greqi dhe nė pėrgjithėsi nė dobėsimin e shtetit maqedon.
Nė kėtė periudhė ngritjeje tė mbretėrisė sė tyre sundimtarėt dardanė bėnė pėrpjekje pėr ta forcuar pozitėn e tyre nė zemėr tė Ballkanit edhe kundrejt shteteve tė tjera fqinje. Nė vitin 229 p.e.sonė, duke pėrfituar nga rasti qė shteti ilir, nė krye tė tė cilit ndodhej Teuta, ishte i zėnė nė veprime ushtarake nė jug, nė Epir, “njė pjesė e ilirėve, - shkruan Polibi, - ishin shkėputur dhe ishin hedhur nga ana e dardanėve”.

Teuta dha urdhėr pėr tė bėrė paqe me epirotėt dhe pėr kthimin e ushtrisė, e cila duhet tė nėnshtronte popullsitė e shkėputura nga varėsia e shtetit ilir. Polibi nuk thotė nėse shteti ilir i futi nėn vartėsinė e tij ata ilirė qė u bashkuan me dardanėt. Trazirat, me tė cilat, sipas tij, u ndesh dhjetė vjet mė vonė Skerdilaidi, tė ēojnė nė mendimin se shteti ilir nuk mund t’i mbante nėn vartėsi kėto fise. Dardanėt, po atė vit, duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė qė kalonte mbretėria maqedone sulmuan tokat e saj. Maqedonia e dobėsuar e pėrballoi me vėshtirėsi sulmin e dardanėve, gjatė tė cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonisė Demetri II.

Luftėrat dardano-maqedone vazhduan edhe gjatė sundimit tė Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftės kaloi nė duart e Maqedonisė, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi tė nxirrte dardanėt jashtė Maqedonisė e Paionisė dhe nga tė gjitha viset qė kishin pushtuar nė vitet e fundit tė sundimit tė Demetrit II. Nė qytetin paion Bylazora, nė luginėn e lumit Aksios, maqedonėt vendosėn njė garnizon tė fortė ushtarak. Ky qytet kishte njė rėndėsi tė madhe strategjike, sepse duke u ndodhur nė luginėn e Aksiosit u mbyllte dardanėve rrugėn nė drejtim tė Maqedonisė. Njė forcim i tillė i maqedonėve nė kufirin me dardanėt ishte i domosdoshėm pėr mbrojtjen e hegjemonisė mbi Greqinė, aq mė tepėr kur nė brigjet perėndimore tė Adriatikut kishin zbarkuar legjionet romake dhe Republika e Romės kishte ardhur nė kontakt me Maqedoninė. Kjo gjendje herėt a vonė do t’i ēonte tė dyja palėt nė luftė.

Politikėn antidardane e zbatoi mė me konsekuencė pasardhėsi i Dozonit, Filipi V. Siē tregojnė burimet e shkruara, Mbretėria Dardane edhe gjatė sundimit tė kėtij mbreti nuk u pajtua me gjendjen e krijuar nė Paioni, as me pretendimet hegjemoniste tė Maqedonisė. Nė vitin 219 p.e.sonė, kur Filipi V ndodhej nė Peloponez ushtria dardane ēliroi atė pjesė tė Paionisė qė mbanin tė pushtuar maqedonėt dhe bashkė me tė edhe qytetin Bylazora. Filipi V u detyrua tė ndėrpriste luftėn nė Greqi dhe ta dėrgonte ushtrinė e tij nė kufijtė veriorė. Veprimet ushtarake u pėrqendruan pėrreth Bylazorės dhe luginės sė Aksiosit. Forcimi i kufirit verior tė mbretėrisė maqedone dhe zotėrimi i Bylazorės, qė sipas Polibit do ta vėshtirėsonte hyrjen e dardanėve nė Maqedoni, nuk i ndali sulmet e kėtyre tė fundit. Nė njė pasazh tė Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye pėrsėri nė vitin 211 nė kufirin dardan dhe kėsaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia nė pjesėn jugperėndimore tė Dardanisė, dhe nė veri tė Pelagonisė (rrafshi i Manastirit) njė pikėmbėshtetje tjetėr e rėndėsishme e sulmeve tė dardanėve.

Luftėrat qė Mbretėria e Dardanėve bėri me shtetin maqedon gjatė sundimit tė Filipit V, pavarėsisht qė nuk arritėn tė zgjidhnin nė favor tė tyre ēėshtjen e vartėsisė sė paionėve, e dobėsuan mjaft Maqedoninė dhe u bėnė njė pengesė serioze pėr realizimin e ndėrhyrjeve ushtarake qė synonin rivendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi. Pėr Mbretėrinė Dardane u krijua njė situatė e favorshme nė konfliktin me Maqedoninė pas agresionit tė Filipit V nė Ilirinė e Jugut. Nė vitin 208 p.e.sonė, dardanėt nė aleancė me Eropin, sundimtarin e njė krahine ilire juglindore, sulmuan Maqedoninė. Ndėrsa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake nė qytetin Lyhnid dhe nė zonėn pėrreth tij, ushtria dardane zbriti deri nė Orestidė, njė krahinė nė kufirin jugperėndimor tė Maqedonisė. Kėsaj radhe, duke bashkėpunuar me forcat ilire tė Dasaretisė, ushtria dardane kaloi nėpėr Pelagoni nė kufirin perėndimor tė mbretėrisė maqedone.

Futja e ushtrive ilire nė tokat e shtetit maqedon dhe sidomos pushtimi i Orestidės nga ana e ushtrisė sė dardanėve e detyruan mbretin maqedon tė hiqte dorė nga lufta e Ahesė dhe tė kthehej nė Maqedoni. Sulmet e dardanėve, shkruante Livi, bėnė qė Filipi “tė tėrhiqej edhe nga lufta kundėr romakėve dhe e vunė pėrpara domosdoshmėrisė qė tė mbronte mbretėrinė e vet”. Me kėto ngjarje tė fundit duhet tė lidhet edhe njė lajm i Justinit, sipas tė cilit “dardanėt kishin filluar tė shkretojnė krahinat kufitare tė Maqedonisė dhe kishin marrė 20 mijė robėr”. Mė pas, vazhdon ai, Filipi V duke analizuar situatėn e vėshtirė nė tė cilėn gjendej Maqedonia dhe marrėdhėniet me kundėrshtarėt kryesorė tė saj, vendosi qė fushatėn e parė ta bėnte kundėr dardanėve, sepse ata pėrbėnin njė kėrcėnim serioz dhe zotėronin fuqi tė mėdha ushtarake. Pėr zbatimin e kėtij vendimi ai luftoi kundėr dardanėve nė vitet 208 e 206 para e.sonė.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: