Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės Empty
MesazhTitulli: Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės   Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 1:27 am

Pas pushtimit tė Paionisė e tė Maqedonisė nga romakėt marrėdhėniet e dardanėve me ta ndryshuan. Qė nga kjo kohė pėr parinė sunduese dardane u bė e qartė se me romakėt nuk kishte vend mė pėr bashkėpunim, i cili nuk u kishte sjellė pėrveē dėmeve, asnjė pėrfitim. Nė kufijtė jugorė vendin e shtetit maqedon e kishte zėnė Roma, synimet e sė cilės pėr nėnshtrimin e plotė tė ilirėve nuk mund tė fshiheshin. Tradhtisė sė romakėve dardanėt iu pėrgjigjėn, nė fillim me sulme kundėr viseve tė pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur kundėrshtarėt e Romės.

Mė vonė, pas largimit tė skordiskėve, tė cilėt me sulmet e tyre kishin dobėsuar Mbretėrinė Dardane, dardanėt u radhitėn nė luftė kundėr romakėve pėrkrah fqinjėve tė tyre lindorė, medėve. Veprimet e pėrbashkėta tė medėve e tė dardanėve, pėr disa dekada e penguan depėrtimin e ushtrisė romake nė viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake tė viteve 97 e 85 p.e.sonė gjetėn njė qėndresė tė fortė te medėt e dardanėt dhe pėrpjekjet pėr t’i nėnshtruar jo vetėm qė nuk patėn sukses, por pėrfunduan me humbje pėr Romėn. Nė vitin 84 dardanėt bėnin pjesė nė fiset ballkanike qė duke sulmuar provincėn romake tė Maqedonisė arritėn deri nė Delf. Pėr komandantėt e mėkėmbėsit romakė u bė e qartė se dardanėt ishin kundėrshtarė tė fortė dhe pėr nėnshtrimin e tyre duheshin forca tė mėdha ushtarake dhe njė pėrgatitje e veēantė pėr luftė nė tė cilėn objekti kryesor i goditjes do tė ishin dardanėt.

Kėto masa i mori konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i dėrguar nė vitin 76 p.e.sonė nė provincėn e Maqedonisė nė krye tė pesė legjioneve. Me kėto operacione luftarake Roma donte tė arrinte nėnshtrimin sistematik tė fqinjėve veriorė tė provincės maqedone. Kryengritja qė bėri njėri nga pesė legjionet fill pas zbarkimit nė Iliri tregon se nė qarqet ushtarake tė Romės jehona e ekspeditave tė dėshtuara kundėr dardanėve dhe qėndresa e kėtyre tė fundit ishin njė fakt tanimė i njohur. Frontini shkruan nė Stratagemat, se “kur nė luftėn e Dardanisė, njėri nga pesė legjionet, e vendosura nė rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang shėrbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndėrmend tė ndiqte komandantin e paarsyeshėm dhe njė ekspeditė tė vėshtirė e tė rrezikshme, Konsulli G. Kurioni, urdhėroi katėr legjionet tė dilnin tė armatosura dhe tė radhiteshin nė formacion luftarak me armė tė zhveshura”.

Katėr legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake qė ndodhej nė provincėn e Maqedonisė sulmuan Mbretėrinė Dardane dhe u futėn nė Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr atė se si u zhvillua kjo “luftė me dardanėt”, qė qe njė luftė e vėrtetė pėr nėnshtrimin e Dardanisė, si dhe pėr pėrfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur njė qėndresė tė fortė dhe u soll mizorisht me dardanėt.

Kujtimi i masakrave romake nė Dardani u ruajt pėr njė kohė tė gjatė. Nė shek. IV e.sonė Amian Marcelini, duke shkruar pėr dėnimet me dhjetim qė perandori Valentinian i dha ushtrisė sė tij, e krahasonte atė me mizorinė e Skribon Kurionit nė Dardani. Ky i fundit pas kėsaj lufte arriti me ushtrinė e tij deri nė Danub dhe mė vonė festoi edhe triumfin nė Romė. Por nė burimet e shkruara dardanėt dalin edhe mė vonė si kundėrshtarė tė romakėve. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave kuptohet qė edhe pas ekspeditės sė Kurionit nuk ndodhi njė nėnshtrim i plotė i Dardanisė, por mė tepėr njė varėsi nėpėrmjet sė cilės dardanėt kishin disa detyrime kundrejt romakėve.

Disa ngjarje tė mėvonshme tregojnė se dardanėt edhe pse tė dobėsuar nga luftėrat kundėr romakėve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan tė kundėrshtonin politikėn pushtuese tė Romės.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbreteria Dardane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: