Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Suretu Er Rrum

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alajdin
Moderator
Moderator



Numri i postimeve : 187
Age : 32
Registration date : 30/12/2007

Suretu Er Rrum Empty
MesazhTitulli: Suretu Er Rrum   Suretu Er Rrum Icon_minitimeThu Jan 03, 2008 4:27 am

Suretu Er Rrum

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

1. Elif, Lamė, Mimė.
2. Bizantinėt (rumėt) u mundėn,
3. nė tokėn mė afėr (tokės arabe), po pas disfatės sė tyre, ata do tė ngadhėnjejnė,
4. brenda pak viteve. Ēėshtja ėshtė vendim i All-llahut, fillim e mbarim (pėr disfatė dhe pėr fitore). E atė ditė (kur do tė fitojnė bizantinėt) besimtarėt do tė gėzohen,
5. pėr ndihmėn e All-llahut. Ai ndihmon atė qė do dhe Ai ėshtė i gjithėfuqishėm, mėshirues.
6. Premtimi i All-llahut ėshtė (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerėzve nuk po dinė.
7. Edhe atė qė dinė nga jeta e kėsaj bote, ėshtė dije e cekė, por ndaj jetės sė pėrjetshme (ndaj Ahiretit) ata janė plotėsisht tė verbėruar (tė painteresuar).
8. Dhe, a nk menduan ata me vetėn e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokėn dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre pa ndonjė qėllim tė caktuar dhe pėr njė kohė tė kufizuar por njė pjesė e njerėzve janė mohues tė takimit me Zotin e tyre (nė momentin e ringjalljes pas vdekjes).
9. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si qe pėrfundimi i atyre qė ishin para tyre!?? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e lėruan tokėn dhe e rindėrtuan atė mė shumė se sa kėa, e rindėrtuan, atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me fakte tė qarta. Pra, Alahu nuk ishte qė t’ju bėjė tė padrejtė atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė.
10. Mandej pėrfundimi i atyre qė bėnė punė tė kėqia, ishte mė i keqi, pėr shkak se argumentet e All-llahut i pėrgėnjeshtruan dhe talleshin me to.
11. All-llahu e fillon krijimin, mandej e pėrsėrit atė, e mė nė fund te Ai do tė ktheheni.
12. E ditėn kur tė ndodh kijameti, kriminelėt heshtin.
13. Ata nuk do tė kenė ndėrmjetėsues (ndihmėtarė) prej shokėve (zotave) tė tyre, e me shokėt (zotat) e tyre ishin jobesimtarė.
14. Dhe ditėn kur tė ndodhė kijameti, atė ditė do tė ndahen (njerėzit).
15. E ata, tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata d tė jenė tė gėzuar nė njė kopshtė (tė Xhennetit).
16. E pėr sa u pėrket atyre qė nuk besuan, dhe i bėnė tė rreme argumentet Tona dhe takimin nė botėn tjetėr, ata do tė kenė mundime (azab) tė vazhdueshme.
17. Atėherė, All-llahun lartėsonie kur tė vijė mbrėmja dhe kur tė agojė mėngjesi.
18. Falėnderimi i takon vetėm Atij prej gjithēka ka nė qiej e nė tokė, edhe nė mbrėmje edhe ditėn.
19. Ai krijon tė gjallin prej tė vdekurit dhe tė vdekurin prej tė gjallit, Ai e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj, e po ashtu edhe ju do tė nxirreni (tė gjallė prej varrezave).
20. Nga faktet (e fuqisė) e Tij ėshtė edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat nė) njerėz qė veproni tė shpėrndarė.
21. Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė.
22. Nga argumentet e Tij ėshtė krijim i qiejve e i tokės, ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe nė kėtė ka argumente pėr njerėz.
23. Nga argumentet e Tij ėshtė edhe gjumi juaj natėn dhe ditėn, edhe pėrpjekja juaj pėr tė fituar nga tė mirat e Tij. Nė kėtė ka argumente pėr popullin qė dėgjon.
24. Nga argumentet e Tij ėshtė edhe ajo qė ua dėfton vetėtimėn edhe frikė e dhe si shpresė, dhe nga qielli lėshon shi e me tė e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj. Nė kėtė ka argumente pėr njė popull qė di tė mendojė.
25. Nga argumentet e Tij ėshtė qė me fuqinė e Tij bėri tė qėndrojė (pa shtyllė) qielli e Toka, mandej kur t’ju thėrret juve me njė thirrje prej tokės, ju menjėherė dilni.
26. E Tij ėshtė ēka nė qiej e nė tokė dhe tė gjithė vetėm Atij i pėrulėn.
27. Dhe Ai ėshtė qė e shpik jetėn dhe pastaje pėrsėrit atė, e ajo (pėrsėritja) ėshtė edhe mė e lehtė oėr Te (sipas mendimit tuaj). Shembėlltyra mė e lartė ėshtė vetėm e Tij nė qie tokė dhe Ai ėshtė mbizotėruesi, i urti.
28. Ai (Zoti) ju jep njė shembull nga vetė ju; a i keni shokė (ortakė) ata qė janė nė posedim tuaj (shėrbėtorėt), nė atė qė Ne u dhamė juve (nė pronėsi), qė tė jeni ju tė barabartė nė tė, (nė pėrdorimin e saj) e tė frikėsoheni prej tyre (se po marrin kompetencė) si frikėsoheni ju nė mes vete. (Ju nuk pranoni ortakė shėrbėtorėt tuaj, tė jeni tė barabartė, nuk keni frikėn e tyre, e si mė pėrshkruani Mua ortakė)? Ne kėshtu u sqarojmė faktet njerėzve qė janė tė zotėt e mendjes.
29. Jo (ata nuk kanė fakt), por ata qė i bėnė tė padrejtė vetes, tė cilėt pa ndonjė fakt tė dijes shkuan pas epshit tė vet. Po kush mund ta vėrė nė rrugė tė drejtė atė qė All-llahu e ka lėnė tė humbur, e ata nuk do tė kenė ndihmėtarė.
30. Pėrqėnrohu nė vetėvetėn tėnde sinqerisht nė fenė, ilrguar prej ēdo tė kote, (e ajo fe), feja e All-llahut nė tė cilėn i krijoi njerėzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) tė asaj natyrshmėrie tė krijuar nga All-llahu, ajo ėshtė feja e drejtė por shumica e njerėzve nuk e dinė.
31. (Pėrqėndrohu nė atė fe) Tė kthyer sinqerish te Ai, kini frikė prej Atij dhe falnie namazin e mos u bėni nga idhujtarėt,
32. Tė cilėt e pėrqanė fenė e tyre dhe u ndanė nė grupe, ku secili grup i gėzohet idesė sė vet.
33. Kur njerėzit i prek ndonjė e keqe, ata me pėrulje i luten Zotit tė tyre, duke iu drejtuar vetėm Atij, e kur AI nga tė mirat e veta u shijon atyre, ja, qė njė grup prej tyre i pėrshkruajnė shok Zotit tė vet.
34. Le tė mohojnė atė qė Ne u kemi dhėnė, pra kėnaquni, e mė vonė do ta kuptoni.
35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjė argument, qė ai vėrteton (flet) pėr atė qė ata Mua mė pėrshkruajnė shok?
36. E kur Ne u japim njerėzve begati tė mira, ata u gėzohen atyre, e nėse ata i godit ndonjė e keqe pėr shkak tė veprimit tė tyre, atėherė ata e humbin shpresėn.
37. Vallė, po a nuk shohin ata se All-llahu ijep furnizim tė mjaftueshėm atij qė do Ai dhe ia pakėson. Nė kėtė, pėr njė popull qė beson, Ka argument.
38. Andaj, jepja tė afėrmit atė qė i takon, e ehe te varfėrit edhe udhėtarit, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata qė vepronė pėr hirė tė All-llahut dhe tė tillėt janė ata tė shpėtuarit.
39. Dhe ēka tė jepni nga pasuria pėr tė shtuar e rritur (me kamatė), nė pasurinė e njerėzve, ajo nuk do tė shtohet te All-llahu, e ēka tė jepni nga sadakaja (bamirėsia) me qėllim qė t’i afroheni All-llahut, tė tillėt janė ata qė u shumfishohet (shpėrblimi).
40. All-llahu ėshtė Ai qė ju jrijoi, qė ju furnizoi, qė ju bėn tė vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjė prej zotave tuaj qė mund tė bėjė diēka nga kėto? I pastėr ėshtė AI i pa tė meta, i madhėruar ėshtė Ai nga ēka ata ia mveshin dhe trillojėn.
41. Pėr shkak tė veprave (tė kėqia) tė njerėzve, janė shaqur nė tokė e nė det tė zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj. ), e pėr ta pėrjetuar ata njė pjesė tė kėsaj tė keqeje qė e bėnė, ashtu qė tėrhiqen (nga tė kėqijat).
42. Thuaj: “Ecni nėpėr tokė dhe shikoni s si ishte pėrfundimi i atyre qė ishin mė parė, shumica e tyre iashin jobesimtarė”.
43. Ti pėrmbaju fuqimisht fesė sė drejtė, para se tė vijė dita qė nuk ka kthim, pse prej All-llahut ėshtė caktuar, atė ditė ata (njerėzit) ndahen.
44. Kush nuk besoi, barrėn e mosbesimit tė vet e ka kundėr vetes, e kush e bėri punė tė mirė, ata vetvetes i pėrgaditė vendin (Xhennetin).
45. QĖ t’i shpėrblejė Ai (All-llahu) nga tė mirat e veta, ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, vėrtet, Ai nuk i do jobesimtarėt.
46. Nga argumentet e Tij ėshtė edhe: Qė Ai t’i lėshojė erėrat myzhdexhinj dhe t’u shijojė juve nga meshira e vet (shiun); dhe tė lundrojė anijet me vullnetin e Tij, dhe qė tė pėrfitoni nga tė mirat e Tij dhe ashtu, ju jeni mirėnjohės.
47. Ne edhe para teje popujve tė tyre u dėrguam pejgamberė dhe ata u erdhėn atyre me argumente tė qarta, e kundėr atyre qė bėn krim, Ne ndėrmorėm masa mdėshkuese. Obligimi yni ishte tė ndihmojmė besimtarėt.
48. All-llahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė e i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, qe, ata gėzohen.
49. Edhe para se t’u binte (shiu) atyre, ata mė para tij ishin tė dėshpruar.
50. E sikur Ne tė lėshojmė njė erė e ta shohin atė (tė mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kėsaj do tė jenė mohues (pėrbuzės).
52. Nė tė vėrtetė, ti (Muhammed) nuk mund t’i bėsh tė dėgjojnė tė vdekurit e as nuk mund ta bėsh qė tė shurdhėti tė dėgjojnė thirrjen, kur ata kthejnė shpinėn.
53. Dhe as qė je ti udhėzues i rė verbėrve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bėsh tė dėgjojė tjetėr vetėm atė qė u beson argumenteve Tona, se ata janė tė bindur.
54. All-llahu ėshtė Ai qė ju krijoi nė gjendje tė dobėt, pastaj pas asaj dobėsie ju dha fuqi, e pas fuqisė, dobėsi e pleqėri. Ai krijon ēka tė dojė, Ai ėshtė mė i dijshmi, mė i fuqishmi.
55. e ditėn kur tė bėhet kijameti ( ditėn e gjykimit), kriminelėt betohen se nuk qėndruan (nė dynja) gjatė, por vetėm njė ēast tė shkurtėr. Kėshtu kanė qenė ata qė i bishtėruan tė sė vėrtetės.
56. E atyre qė iu ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė: “Ju keni qėndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri nė ditėn e ringjalljes, e kjo pra ėshtė dita e ringjalljes, por ju ishit qė nuk e pranonit!”
57. E ata ditė pėr ata qė bėnė zullum, arsyetimi nuk u bėn dobi e as qė kėrkohet prej tyre tė justifikohen.
58. Ne nė kėtė Kur’an u kemi sjellė tė gjithė shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t’u sillje ēfarėdo mrekullie ti atyre, ata qė nuk besuan do tė thoin: Ju (Muhammedi me besimtarė) nuk jeni veēse mashtrues (gėnjeshtarė).
59. Nė kėtė mėnyrė All-llahu vulos zemrat e atyre qė nuk kuptojnė.
60. Ti pra bėn durim, pse premtimi i All-llahut ėshtė i saktė, e kurrsesi tė mos luhasin ty ata qė janė tė dyshimtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Suretu Er Rrum
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Suretu Sad
» Suretu Ta Ha
» Suretu Hud
» Suretu Er-Rra'd
» Suretu El-En'ame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Kur“an dhe Tefsir-
Kėrce tek: