Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Peja, Dukagjini e Kosova kėrkon drejtėsi pėr malėsorėt e bur

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Peja, Dukagjini e Kosova kėrkon drejtėsi pėr malėsorėt e bur Empty
MesazhTitulli: Peja, Dukagjini e Kosova kėrkon drejtėsi pėr malėsorėt e bur   Peja, Dukagjini e Kosova kėrkon drejtėsi pėr malėsorėt e bur Icon_minitimeThu Jan 03, 2008 3:31 pm

Mt. Ėshtė mbajtur protestė artistike nė Pejė
t. Peja, Dukagjini e Kosova kėrkon drejtėsi pėr malėsorėt e burgosur
nt. “Kemi ngritur zėrin edhe nė Malėsi e SHBA pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri pėr malėsorėt e arrestuar nė aksionin famėkeq tė policisė malazeze. Ata njerėz po mbahen pa tė drejtė nė burg sepse as edhe njė fajėsi e tyre nuk ėshtė dėshmuar deri tani”, u ka deklaruar protestuesve nė Pejė pėrmes linjės telefonike deputeti e veprimtari Mehmet Bardhi


Pejė, 26 dhjetor- Shoqata e Vėllazėrisė Kosovė- Malėsi e Madhe “Martin Dreshaj” me seli nė Pejė ka organizuar nė ditėn e Krishtlindjeve njė protestė artistike pėr ta sensibilizuar opinion vendor e ndėrkombėtar pėr gjendjen e rėndė tė shqiptarėve nė Malėsi e veēmas pėr padrejtėsitė qė janė duke iu ngjarė 14 malėsorėve tė arrestuar nė shtatorin e vitit tė kaluar nga forca tė policisė malazeze, tė cilat nė aksionin famėkeq “Fluturimi i shqiponjės” nuk kishin kursyer nga dhuna as pleq e fėmijė pėr tė vazhduar edhe me sharje nė baza nacionale e duke demoluar orendi e ēdo gjė qė u ėshtė gjendur afėr. Nė kėtė protestė ėshtė ngritur zėri i kritikės edhe ndaj institucioneve vendore e ndėrkombėtare nė Kosovė pse nuk kanė bėrė aq sa ėshtė dashur pėr zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve.

“Nė kėtė ditė tė madhe tė festės sė krishtlindjeve shumė familje nė Malėsi nė vend tė gėzimit e pėrgėzimeve jetojnė me ankthin e frikėn pėr fatin e malėsorėve qė pushteti i Malit tė Zi i arrestoi pa as njė arsye. Nga kėtu u drejtojmė edhe si njerėz tė fesė, por edhe si vėllezėr tė njė gjaku e njė kombi gjithė malėsorėve mesazhin se ashtu si gjithmonė edhe sot e tėrė jetėn ne do tė jemi me ta dhe urojmė qė drejtėsia tė triumfojė nė mėnyrė qė Malėsia tė jetojė nė gėzime e festa e jo nė frikė e ankth”, ėshtė shprehur nė emėr tė Bashkėsisė Islame, hoxha Sadri Zeka.

“Kemi ngritur zėrin edhe nė Malėsi e SHBA pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri pėr malėsorėt e arrestuar nė aksionin famėkeq tė policisė malazeze. Ata njerėz po mbahen pa tė drejtė nė burg sepse as edhe njė fajėsi e tyre nuk ėshtė dėshmuar deri tani”, u ka deklaruar protestuesve nė Pejė pėrmes linjės telefonike deputeti e veprimtari Mehmet Bardhi, i cili ka shprehur gjithė respektin dhe pėrshėndetjet e Malėsisė pėr organizatorin dhe pjesėmarrėsit e kėsaj proteste. Edhe zyrtari nga komuna e Tuzit, Nikollė Camaj, nė pamundėsi qė tė gjendej mes protestuesve nė Pejė, u ėshtė drejtuar atyre pėrmes linjės sė drejtpėrdrejtė telefonike. “ Malėsia falėnderon Pejėn e Dukagjinin pėr kėtė pėrkrahje dhe pėr kėtė zė tė protestės. Duke parė se ju jeni pranė nesh dhe po ndani dhembjen me Malėsinė nė kėtė ditė tė madhe feste ne jemi mė tė fortė dhe dhembjen e lotin pėr bijtė tanė qė po mbahen padrejtėsisht nė burgun e Shpuzit do ta kthejmė nė kėngė dhe nė lutje qė drejtėsia tė kėndellet dhe t’i lirojė vėllezėrit tanė dhe tuajt. Uroj qė vėllezėrit nga tė gjitha trojet etnike tė jenė shpejt nė njė valle tė madhe pėr pavarėsinė e Kosovės”, ka thėnė kryetari i kuvendit tė komunės urbane tė Tuzit , Nikollė Camaj. Duke iu bashkėngjitur zėrit tė kėsaj proteste poeti nga Vuthajt Hasan Gjonbalaj dhembjen e ka shprehur pėrmes tė vargut poetik, ndėrsa Pren Marashi nga Organizatat e dala nga lufta e UĒK-sė ka lavdėruar burrėrinė dhe kujdesin qė kishin treguar malėsorėt nė kohėt e katrahurave pėr mijėra familje nga Dukagjini. Dritė Krasniqi duke folur nė emėr tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut ėshtė shprehur se ajo qė ngjau nė aksionin famėkeq tė policisė malazeze dhe gjithė ato veprime tė dhunshme ndaj tė burgosurve dhe familjeve tė tyre janė shkelje tė tė drejtave elementare dhe janė tė dėnueshme kudo nė botė. Ajo ka uruar qė drejtėsia tė triumfojė dhe qė malėsorėt e burgosur t’u kthehen familjeve sa mė shpejtė. Sali Lukaj, ish i burgosur politik ka thėnė se “ Ne nė Kosovė kemi pėrjetuar torturat e burgosjet dhe prandaj edhe e dimė se policia sllave ėshtė e tmerrshme dhe pėrdorė dhunėn edhe ndaj familjeve, por e vazhdon atė edhe nė burg pėr tė thyer njerėz, por malėsorėt janė tė fortė si bjeshka ku Dedė Gjo Luli ngriti flamurin, pra janė tė pathyeshėm dhe tė tillė do tė jenė tėrė jetėn ata”, ka thėnė Lukaj.

Dodona Hysenaj dhe aktorėt e Shoqatės Ukshin Jashari, Frashėr Rraci, Jeton kelmendi dhe fėmijėt Qėndresa, Shpėtimi e Qėndrimi bashkė me Ismet Demajn e Enver e Azem Lukajn me kėngė e vargje i kanė dhėnė forcė kėsaj proteste artistike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Peja, Dukagjini e Kosova kėrkon drejtėsi pėr malėsorėt e bur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova dhe Pamvaresija...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: