Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Papa, fjalėt dhe qėllimi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Papa, fjalėt dhe qėllimi Empty
MesazhTitulli: Papa, fjalėt dhe qėllimi   Papa, fjalėt dhe qėllimi Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 1:59 am


Papa, fjalėt dhe qėllimi


„E gjithė kjo [ēėshtja e Zotit dhe arsyes e trajtuar nė kontekstin e
krishterė] m’u kujtua duke lexuar para pak kohėsh pjesėn e botuar nga
profesor Theodore Khoury [Münster] tė dialogut, tė cilin e kish bėrė
perandori i ditur bizantin Manueli II Paleologu mė 1391 nė kampin
dimėror tė Ankarasė me njė pers tė edukuar mbi krishtėrimin dhe Islamin
dhe mbi tė vėrtetat e tė dy feve. Perandori siē duket e ka hedhur nė
letėr dialogun gjatė kohės sė rrethimit tė Konstantinopojės ndėrmjet
vitit 1391 dhe 1402; prandaj kuptohet se mendimet e tij janė dhėnė nė
mėnyrė shumė mė tė detajuar sesa pėrgjigjet e dijetarit pers. Dialogu
shtrihet mbi tė gjithė hapsirėn e sistemit tė besimit tė pėrshkruar nga
Bibla dhe Kurani dhe sillet sidomos rreth imazhit tė Zotit dhe tė
njeriut, por gjithnjė nė mėnyrė tė domosdoshme rreth raportit tė „tre
ligjeve“: Dhjatės sė Vjetėr, Dhjatės sė Re dhe Kuranit. Nė kėtė leksion
dua tė trajtoj vetėm njė pikė, e cila nė ndėrtimin e dialogut ėshtė
margjinale, por e cila mė ka mahnitur nė kontekstin e temės sė besimit
dhe arsyes dhe i cili mė shėrben si pikėnisje pėr mendimet e mia mbi
kėtė temė.



dialogun e shtatė tė botuar nga profesor Khoury perandori nis tė flasė
mbi temėn e Xhihadit (Luftės sė Shenjtė). Perandori sigurisht e dinte,
se nė Suren 2, 256 thuhet: „Nuk ka dhunė nė fe“. Kjo ėshtė njė prej
Sureve tė herėshme nga koha kur Muhamedi vetė ishte akoma i pafuqishėm
dhe i kėrcėnuar. Por perandori natyrisht i dinte gjithashtu edhe
kushtet e zhvilluara mė vonė mbi luftėn e shenjtė tė shkruara nė Kuran.
Pa u ndalur nė detaje si trajtimin e ndryshėm tė „pronarėve tė librit“
dhe tė „mosbesimtarėve“, ai iu kthye bashkėbiseduesit tė tij nė formė
habitshėm tė ashpėr shumė thjeshtė me ēėshtjen qendrore mbi
marrėdhėnien ndėrmjet fesė dhe dhunės. Ai tha: „Mė trego, se ēfarė tė
reje ka sjellė Muhamedi, dhe aty do tė gjesh vetėm tė keqe dhe
jonjerėzore si pėrshembull, qė ai ka caktuar tė pėrhapet me shpatė
besimi tė cilin ai e predikonte”. Pastaj perandori arsyetoi menjėherė,
pėrse pėrhapja e besimit me dhunė ėshtė e paarsyeshme. Ajo ėshtė nė
kundėrthėnie me qenien e Zotit dhe me qenien e shpirtit. “Zoti nuk gjen
kėnaqėsi tek gjaku, dhe tė veprosh kundėr arsyes ėshtė kundėr qenies sė
Zotit. Besimi ėshtė frut i shpirtit, jo i trupit. Pra, kush kėrkon tė
udhėzojė dikė nė besim ka nevojė pėr aftėsinė e tė folurit mirė dhe
mendim tė drejtė, por jo dhunė dhe kėrcėnim... Pėr tė bindur njė shpirt
tė arsyeshėm nuk nevojitet krahu, as arma ose ndonjė mjet tjetėr, me tė
cilin mund tė kėrcėnohet dikush me vdekje...”.


Fjalia
vendimtare nė kėtė argumentim kundėr kthimit tė fesė me dhunė ėshtė:
Veprimi kundėr arsyes ėshtė kundėr qenies sė Zotit. Theodor Khoury e
komenton kėtė: Pėr perandorin si njė bizantin tė rritur me filozofinė
greke kjo fjali ėshtė e vetėkuptueshme [evidente]. Pėrkundrazi, sipas
besimit musliman Zoti ėshtė absolutisht transhendent. Vullneti i tij
nuk ėshtė i lidhur pas asnjėrės prej kategorive tona, qoftė kjo edhe
arsyeja. Mė tej Khoury citon njė punė tė islamologut tė njohur francez
R. Arnaldez, i cili thekson se Ibn Hazni [nė fakt Ibn Hazmi!] shkon aq
larg sa tė deklarojė, se Zoti nuk ėshtė i detyruar t’i pėrmbahet as
fjalės sė tij dhe se atė nuk e detyron asgjė qė tė na shpallė tė
vėrtetėn. Nėse ai do tė donte, njeriu duhet tė bėnte edhe idolatri.”
[Shkrimi i theksuar nga E.C.]


Jozef
Racinger: Besimi, arsyeja dhe universiteti. Kujtime dhe refleksione.
Fjalim i mbajtur mė 12. shtator 2006 nė universitetin e Regensburgut,
Gjermani.




“Nė
kėtė moment jam thellėsisht i pikėlluar mbi reaksionet tė cilat i ka
shkaktuar njė pasazh i shkurtėr nga fjalimi im tek shumė besimtarė
islamė.” “Bėhej fjalė pėr njė tekst mesjetar i cili nė asnjė mėnyrė nuk
pasqyron pikėpamjet e mia personale.” [Shkrimi i theksuar nga E.C.]


Jozef Racinger mė 17. shtator 2006.



“Ka
ndodhur njė manipulim i rėndė i tekstit (tė Racingerit). Citati i
perandorit nga shekulli i 14. ishte vetėm njė pjesė nga njė fjalim i
gjatė, i njė afresku tė madh tė marrėdhėnieve ndėrmjet arsyes njerėzore
dhe historisė sė Evropės. Njė fjalim kaq i madh dhe programatik ėshtė
reduktuar nė fragmentin e njė citati.” Racingerit “i vjen keq qė disa
pasazhe tė fjalimit tė tij mund tė tingėllonin si ofendim i ndjenjave
tė besimtarėve muslimanė, dhe qė ato u interpretuan nė njė mėnyrė, e
cila nuk pėrputhet me qėllimin e tij.” [Shkrimi i theksuar nga E.C.]


Tarcisio Bertone, sekretar shteti nė Vatikan, mė 16. shtator 2006.





Fjalėt
gjykohen sipas qėllimeve. Por cili ishte qėllimi i fjalėve tė Jozef
Racingerit alias Benedikti XVI gjatė leksionit tė mbajtur nė
universitetin e Regensburgut/Bavari mė 12 tetor nė vendlindjen e vetė
kryebariut tė kishės katolike? Cilido tė ketė qenė qėllimi i tij,
fjalėt e tij i kanė rėnduar shumė tashmė marrėdhėniet e katolicizmit me
botėn muslimane. Fjalėt e tij mbi Islamin dhe Profetin e Islamit,
Muhamedin, e kanė vėshtirėsuar bashkjetesėn nė paqe dhe kanė thelluar
mosbesimin ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve nė Evropė dhe kudo
nė botė. Nga situata e krijuar prej fjalėve ofenduese tė Racingerit, nė
Perėndim kanė pėrfituar sidomos ata tifozė tė tezės sė pėrplasjes sė
qytetėrimeve, tė cilėt propagandojnė se muslimanėt janė njė trup i
paintegrueshėm nė Evropė. Dallimi ndėrmjet kėtij konflikti dhe tė
ashtėquajturit “konflikt i karikaturave” nė fillim tė vitit ėshtė, se
tani nuk kemi tė bėjmė me dica ēunakė tė papėrgjegjshėm tė cilėt, pa u
menduar gjatė, karikaturat e tyre pa shije ia vunė nė dispozicion njė
gazete populiste tė djathtė daneze. Tani kemi tė bėjmė me numrin njė tė
njė kishe botėrore e cila pretendon tė jetė nė posedimin e sė vėrtetės
universale jo vetėm ndėr tė krishterėt dhe e cila ka njė traditė
historike shumė tė gjatė konflikti me Islamin.


Racingeri
bėri njė gabim tė rėndė politik dhe me tė e vuri veten e tij nė njė
pozitė tė vėshtirė. Ai nuk ėshtė keqkuptuar nga besimtarėt muslimanė,
siē nuk lodhen sė pėrsėrituri zėdhėnėsit e tij. Nė qendėr tė fjalėve tė
tij qendronte teza se Islami paska njė marrėdhėnie tė veēantė me
arsyen, ose mė saktė me mosarsyen, dhe me dhunėn. Deklarata e
Racingerit ishte e qartė. Ai e sheh dhunėn jo vetėm si pjesė pėrbėrėse
tė historisė dhe fesė islame, por si thelbėsore dhe qenėsore dhe si
vullnet tė pėrjetshėm tė Profetit Muhamed, i cili paska pėrhapur fenė e
tij me shpatė nė dorė. Ndėrkohė Racingeri ka deklaruar se citati nga
dialogu mes njė qezari bizantin dhe “njė persi tė edukuar” para mė se
600 vjetėsh nuk pasqyroka pikėpamjet e tij. Por ishte ai citat i cili
sipas vetė fjalėve tė Racingerit e ka mahnitur dhe i ka shėrbyer si
pikėnisje pėr mendimet e tij dhe rrjedhimisht pėr tė nxjerrė tezėn e
tij qendrore: Nė Islam Zoti nuk ėshtė i lidhur pas asnjė kategorie,
qoftė ajo edhe arsyeja, dhe kėtu u sqaroka “rrugėndarja nė kuptimin e
Zotit dhe tė fesė”. Nuk i shkon pėr hije kryebariut tė fshihet pas
fjalėve tė tufės sė tij.




Racingeri
e ka kėputur citatin e tij komplet nga konteksti historik. Kryqėzatat,
tė cilat nė emėr tė krishtėrimit kishin sjellė pėr tre shekuj vrasje
dhe shkatėrrim nė botėn muslimane dhe nuk ia lanė mangut as
Kostantinopojės sė krishterė, nuk u pėrmendėn nga Racingeri me asnjė
fjalė si keqpėrdorim i pashembullt i fesė. Nė tė vėrtetė koncepti i
“luftės sė shenjtė” e ka burimin tek koncepti i “luftės sė drejtė”
(bellum iustum). Ky koncept ėshtė formuluar nga njėri prej personave mė
tė rėndėsishėm pėr formimin e krishterimit perėndimor: Aurel Augustini
(354-430). Augustini konsiderohet nga kisha katolike si shenjt, dhe
ėshtė edhe njė figurė qendrore pėr shumė protestantė. Por do tė ishte
papa Urbani i cili nė koncilin e Klermontit nė vitin 1095 do ta ngrinte
nivelin e “luftės sė drejtė” nė atė tė “luftės sė shenjtė” (bellum
sacrum) duke shpallur njėkohėsisht kryqėzatat. Nė kontekstin e dhunės
dhe tė arsyes nė fe duhej pėrmendur patjetėr shembulli i Kishės
Katolike, e cila ka predikuar luftėn e shenjtė si tė dashur prej Zotit
(Deus le volt!) dhe u ka premtuar kryqtarėve tė rėnė nė luftė kundėr
“tė pafeve” dhe “barbarėve” parajsėn. Racingeri do tė kishte mjaft
material nga historia e kishės sė tij pėr tė mbėshtetur leksionin e tij
mbi dhunėn dhe joarsyen nė fe, p.sh. pjesė nga fjalimi i Urbanit:


“Ata
tė cilėt janė mėsuar tė bėjnė luftėra tė padrejta personale kundėr
besimtarėve le tė nisen tani kundėr mosbesimtarėve dhe ta mbarojnė me
fitore kėtė luftė e cila duhej tė ishte nisur shumė kohė pėrpara. Ata
tė cilėt kanė qenė banditė pėr shumė kohė le tė bėhen tani kalorės. Ata
tė cilėt kanė luftuar kundėr vėllezėrve dhe tė afėrmve tė tyre le tė
luftojnė nė mėnyrėn e duhur kundėr barbarėve. Ata tė cilėt kanė
shėrbyer si mercenarė pėr pagesė tė vogėl le tė marrin shpėrblimin e
pėrjetshėm. Ata tė cilėt janė zhveshur nga trupi dhe shpirti i tyre le
tė punojnė tani pėr njė shpėrblim tė dyfishtė.”


Nuk
duhet lėnė pa pėrmendur edhe njė fakt historik nė kontekstin e citatit
tė pėrmendur tė Racingerit. Pa diskutuar, nėse pėrshkrimet e qezarit
bizantin Manuelit II Paleologut janė apo nuk janė objektive, debati
ndėrmjet tij dhe “persit tė edukuar” ndodhi nė vjeshtėn e vitit 1391 nė
njė kamp ushtarak osman nė Ankara, ku Sulltan Bajazidi I e kishte ftuar
perandorin vasal tė Perandorisė Osmane. Debati u organizua nga vetė
sulltani dhe zgjati disa ditė. Vetė kjo situarė e le citatin e
Racingerit tė ndriēojė nė njė dritė komplet tjetėr, nė dritėn e njė
tolerance muslimane, e cila bazohet nė debat dhe argumente, dhe jo nė
pėrhapjen e fesė me dhunė. Pėrndryshe perandori bizantin as qė do tė
kish mundur tė na raportonte dot pėr kėtė debat pas pikėpamjeve tė tij
mbi Profetin Muhamed. Pėr t’u pėrmendur ėshtė edhe fakti se, nė
shtratin e vdekjes, po ky perandor i la si testament shpirtėror tė
birit tė tij kėshillėn qė, ēfarėdo qė tė bėnte, tė mos kryente unionin
me kishėn katolike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Papa, fjalėt dhe qėllimi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nijeti ose Qellimi i Agjerimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Lajme nga Bota-
Kėrce tek: