Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rreth Haxhxhit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Rreth Haxhxhit Empty
MesazhTitulli: Rreth Haxhxhit   Rreth Haxhxhit Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 2:30 am

Selam Alejkum We Rahmetullahi We Bereketuhu

212. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrcaktoi vendin e quajtur "Dhul Hulejfe" pėr banorėt e Medines. Ndėrsa pėr banorėt e Shamit caktoi "El Xhuhfe", pėr banorėt e Nexhdit "Karne el Menazil", pėr ata tė Jemenit "Jelemlem". Kėto vende janė pėr kėta banorė dhe pėr tė tjerėt qė kalojnė nga ato kur shkojnė pėr haxh apo pėr umra. Ndėrsa pėr ata qė banojnė mė pranė Mekės se kėto vende, atėherė vendi i ihramit tė tyre ėshtė vendnisja e tyre. Po kėshtu edhe banorėt e Mekės (e bėjnė nijetin dhe veshin ihramin) nga shtėpitė e tyre."[1]

213. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Banorėt e Medines e bėjnė ihramin qė nga Dhul Hulejfe, banorėt e Shamit nga El Xhuhfe dhe ata tė Nexhdit nga Karni." –Thotė: Mė kanė treguar se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ndėrsa banorėt e Jemenit e bėjnė Ihramin nė Jelemlem."[2]



Tema
Cfarė rrobash vesh muhrimi (pelegrini)


214. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se njė burrė tha: O i Dėrguari i Allahut! Cfarė rrobash i lejohet muhrimit te veshė? –I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "Atij nuk i lejohet tė veshė kėmishė, as imame (ēallmė a tė ngjashme me tė), as shallvare, as xhybe, as shoshone (ēisme), pėrveē atij qė nuk gjen sandale (apo pandofla), ky tė veshė shoshone por t'i presė ato poshtė kyēeve tė kėmbėve. As tė mos veshė rrobe tė cilat i ka prekur zeaferani (bimė pėr ngjyrosjen e rrobave) dhe parfumi."[3]



215. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: Kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke mbajtur hutbe nė Arafat, tė thotė: "Kush nuk gjen sandale (apo pandofla), tė veshė shoshone, dhe kush nuk gjen izar (copė qė vendoset nga mezi e poshtė), tė veshė shallvare; kėto janė pėr muhrimin (pelegrinin)."[4]



216. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se telbijeti i tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte kėshtu: "Lebbejke Allahume lebbejke. Lebbejke la sherike leke lebbejke. Innel hamde uen niamete leke. Uel mulke la sherike leke" (qė do tė thotė: Tė pėrgjigjem Ty, O Zoti im, tė pėrgjigjem! Tė pėrgjigjem Ty, dhe Ti je i Pashoq. Falenderimi tė takon vetėm Ty dhe Mirėsia ėshtė vetėm prej Teje. Vetėm i Yti ėshtė edhe sundimi. Ti je i Pashoq."

-Ndėrsa Abdullah ibėn Umer shtonte: "Lebbejke lebbejke. Ue seadejke. Uel hajru bijedejke, uer ragbau ilejke uel amelu" (Tė pėrgjigjem Ty, tė pėrgjigjem dhe tė pėrgjėrohem! E mira ėshtė e gjitha nė Duart e Tua dhe kėrkesa jonė drejtohet vetėm tek Ty, edhe vepra jonė."[5]



217. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nuk i lejohet njė gruaje e cila beson Allahun dhe nė Ditėn e Fundit, qė tė udhėtojė nė distancėn e njė ditė-nate, veēse nė shoqėrinė e njė tė afėrmi tė saj (me burrin ose me dikė me tė cilin nuk i lejohet martesa)."

Nė transmetimin e Buhariut thuhet: "Nuk i lejohet asaj tė udhėtojė nė distancėn e njė dite (rrugė) veēse e shoqėruar me njė tė afėrm tė saj."[6]



Tema
Shpagimi pėr pelegrinin i cili qeth flokėt para kohės
sė caktuar me arsye


218. Transmetohet nga Abdullah ibėn Meakil se ka thėnė: U ula te Keab ibėn Uxhra dhe e pyeta atė pėr shpagimin e qethjes sė kokės para kohe nga pelegrini dhe ai tha: "Gjykimi pėr kėtė ka zbritur pėr mua posaēėrisht dhe pėr ju pėrgjithėsisht. Mė mbartėn pėr tek i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ndėrsa morrat mė binin nė fytyrė. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: Nuk besoja qė sėmundja jote tė kishte arritur nė kėtė gjėndje. A tė gjendet njė dele? - Jo, -thashė unė. –Atėherė agjėro tri ditė, ose ushqe gjashtė tė varfėr (njė vakt ushqimi), pėr ēdo tė varfėr nga gjysėm tasi (ushqim apo hurma)."

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Atėherė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi atė qė tė jepte njė enė ushqim (me tre tasa) pėr gjashtė vetė, ose tė therte njė dele, ose tė agjėronte tre ditė."[7]



Tema
Shenjtėria e Mekės


219. Transmetohet nga Ebu Shurejh –Huvejlid ibėn Amėr- el Huzai el Adavi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ai i tha Amėr ibėn Seid ibėn el Asit –i cili dėrgonte grupet e pelegrinėve pėr nė Mekė: O princ! Mė lejo tė tė them njė fjalė tė cilėn e ka thėnė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njė ditė pas ēlirimit tė Mekės. Fjalė tė cilėn e dėgjuan veshėt e mi, e nxuri zemra ime dhe e panė sytė e mi kur ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e tha atė: Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) falenderoi Allahun dhe e lavdėroi Atė, pastaj tha: "Mekėn e ka bėrė tė ndaluar (tė shenjtė) Allahu i Lartėsuar dhe jo njerėzit. Kėshtu qė nuk i lejohet askujt qė beson nė Allahun dhe Ditėn e Fundit, qė tė derdhė gjak nė tė dhe as tė presė prej pemėve tė saj. Nėse ndokush justifikohet me luftėn e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė tė, ju thoni: Allahu ia lejoi kėtė gjė tė Dėrguarit tė Tij dhe nuk ua ka lejuar juve. Nė tė vėrtetė, kjo m'u lejua mua vetėm pėr pak kohė nga dita, pastaj u kthye ndalimi i saj sot, ashtu siē ka qenė edhe dje. Ai qė ėshtė prezent t'ia komunikojė atij qė nuk ėshtė prezent."

Ebu Shurejhit i thanė: Po ty ē'tė tha? –Unė e di mė mirė se ty kėtė, o Eba Shurejh! Haremi (shenjtėria, vendi i ndaluar i Mekės) nuk mbron ndonjė kriminel, as ndonjė tė arratisur me gjak (qė ka vrarė dikė) dhe as tė arratisurin tradhėtar."[8]



220. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė ditėn e ēlirimit tė Mekės tha: "Nuk ka mė hixhra (emigrim nga Meka nė Medine), por xhihad dhe nijet (tė sinqertė). Kur tė kėrkoheni pėr xhihad, pėrgjigjuni thirrjes!"

Atė ditė, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu tha: "Kėtė qytet Allahu e ka bėrė tė ndaluar (tė shenjtė) qė nė ditėn kur krijoi qiejtė dhe tokėn dhe ai do tė jetė i shenjtė me shenjtėrimin qė i ka bėrė Allahu deri nė Ditėn e Kijametit. Nė kėtė vend nuk i ėshtė lejuar lufta askujt para meje, majde edhe mua nuk mė ėshtė lejuar veēse njė pjesė nga koha e njė dite. Ky vend ėshtė i shenjtė me shenjtėrimin qė i ka bėrė Allahu deri nė ditėn e Kijametit; nuk lejohet prerja e gjembaēėve tė tij, as trembja e gjahut, as marrja e tė gjeturės vetėm nė rast rrėfimi tė saj dhe as nuk kėputet bari i tij."

Abasi tha: O i Dėrguari i Allahut! Me pėrjashtim tė Idhhirit (lloj bime), sepse ai i duhet farkėtarit dhe pėr shtėpitė e tyre.

-"Pėrveē Idhhirit, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[9]


Tema
Cfarė lejohet tė vritet nė Mekė prej kafshėve


221. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Pesė prej kafshėve janė tė ligė dhe lejohet qė ato tė vriten edhe nė Harem (vendin e ndaluar tė Mekės): sorra, qifti, akrepi, miu dhe qeni i tėrbuar."

Nė njė transmetim tjetėr tė Muslimit thuhet: "Pesė tė ligė duhen vrarė nė vend tė lejuar apo nė vend tė ndaluar..."[10]


Tema
Hyrja nė Mekė


222. Transmetohet nga Enes ibėn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė Mekė nė vitin e ēlirimit tė saj dhe nė kokė kishte pėrkrenaren e tij. Kur e hoqi atė, erdhi njė burrė dhe i tha: Ibėn Hatali ėshtė kapur nė mbulesėn e Kabes. –Vriteni atė, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[11]


223. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hyri nė Mekė nga Kida (emėr gryke mali), nga ngushtica e sipėrme e Bat'hasė dhe doli nga ngushtica e poshtme e saj."[12]


224. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), usame ibėn Zejd, Bilali dhe Uthman ibėn Talha hynė nė Kabe dhe mbyllėn derėn. Kur e hapėn atė, unė isha i pari qė hyra brenda (nė Kabe) dhe takova Bilalin, tė cilin e pyeta: A u fal i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) brenda nė Kabe? –"Po", -tha ai, nė vendin ndėrmjet dy kėndeve tė Jemenit (nga drejtimi i Jemenit)."[13]


225. Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: "Ai shkoi te guri i zi dhe e puthi atė, pastaj tha: Unė e di mirė qė ti je njė gur, qė nuk bėn dėm e as tė sjell dobi, e sikur tė mos e kisha parė tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė tė puthte, unė nuk do tė tė puthja."[14]


226. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "Kur i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij hynė nė Mekė, idhujtarėt thanė: Po iu vijnė disa njerėz tė cilėt i ka dobėsuar virusi (ethet) e Jethribit (Medines). Atėherė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi shokėt e tij qė tė ecnin me ecje tė shpejtė dhe hapa tė vegjėl nė tre xhirot e para tė tavafit, por nga kėndi i Jemenit deri te kėndi i gurit tė zi tė ecnin me ecje normale. Ata nuk i pengoi nga ecja me shpejt nė tė gjitha xhirot veēse mėshira e tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr ta qė tė mos lodheshin."[15]


227. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) se ka thėnė: "E pashė tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kur hyri nė Mekė dhe u kthye nga kėndi i gurit tė zi –nė fillim tė tavafit-, pastaj eci me ecje tė shpejtė nė tre xhirot e para."[16]


228. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) se ka thėnė: "Nė haxhin e Lamtumirės, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri tavafin rreth Kabes i hipur mbi deve dhe e pėrshėndeste kėndin e gurit tė zi me bastun."[17]


229. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "Nuk e kam parė tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė pėrshėndesė prej kėndeve tė Kabes veēse dy kėndet e Jemenit (nga drejtimi i Jemenit)."[18]



Tema
Haxhi i formės Temetu[19]


230. Transmetohet nga Ebi Xhemra –Nasr ibėn Imran ed Dubei-, se ka thėnė: "E pyeta Ibėn Abasin pėr haxhin Mutemeti dhe ai mė kėshilloi qė ta bėja haxhin tim tė asaj forme. Pastaj e pyeta pėr kurbanin, dhe ai tha: Pėr atė qė e bėn haxhin me kėtė nijet (mutemeti) ėshtė obligim therrja e njė deveje, ose e njė lope, ose e njė deleje, ose tė bashkohet me disa tė tjerė nė bėrjen gjak (tė bashkohen shtatė vetė nė njė deve apo nė njė lopė). –Ndėrsa disa njerėz nuk e pėlqenin kėtė lloj tė haxhit. –Unė fjeta dhe pashė nė ėndėrr sikur njė njeri thėrriste: Haxh tė pranuar dhe Mut'ah tė pranuar! –Atėherė shkova te Ibėn Abasi dhe ia tregova atė, ndėrsa ai tha: Allahu ekber! Ky ėshtė suneti i Ebu el Kasimit (Muhamedit) (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[20]


231. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri haxhin Temetu, ku e hoqi Ihramin pas umras, nė haxhin e Lamtumirės dhe theri kurban. Kurbanin ai e solli me vete qė nga Dhil Hulejfe. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė fillim e bėri Ihramin pėr Umra dhe pastaj edhe njė herė tjetėr (nė Mekė) pėr haxh. Edhe njerėzit e hoqėn Ihramin pas umras bashkė me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai e bėri Ihramin me nijet pėr Umra e pas saj pėr haxh. Disa prej njerėzve i kishin marrė kurbanet me vete qė nga Dhil Hulejfe dhe disa prej tyre nuk kishin marrė kurban. Kur erdhi i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u tha njerėzve: "Kushdo qė e ka sjellė kurbanin me vete, tė mos bėjė tė lejuar asgjė nga ato qė i janė ndaluar me Ihramin deri sa tė kryejė haxhin e tij. Ndėrsa ata qė nuk kanė sjellė kurban me vete, tė bėjnė tavaf rreth Kabes dhe nga Safa nė Merva, pastaj tė shkurtojė flokėt dhe tė heqė Ihramin (tė bėhet i lejuar). Pastaj tė bėjė pėrsėri Ihram pėr haxh dhe tė therė kurban. Ndėrsa ai i cili nuk ka mundėsi tė bėjė kurban, tė agjėrojė tri ditė nė haxh dhe shtatė ditė kur tė kthehet nė familjen e tij."

-Kur hyri nė Mekė, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri tavaf, ku sė pari pėrshėndeti kėndin e gurit tė zi, pastaj nė tri xhirot e para tė tavafit eci me ecje tė shpejtė, ndėrsa nė katėr xhirot e tjera eci me ecje normale. Pastaj fali dy rekate pas tavafit, nė Mekamu Ibrahim. Pastaj shkoi nė kodrėn Safa dhe bėri shtatė xhiro nga Safa nė Merva dhe anasjelltas. Pastaj nuk u bė i lejuar nga asgjė prej tė cilave ishte bėrė i ndaluar (nuk e hoqi Ihramin), deri sa kreu haxhin e tij. Nė ditėn e Kurbanit (Kurban Bajramit) ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) theri kurbanin e tij, pastaj bėri tavafin e Ifadas (tavafin e haxhit) rreth Kabes, pastaj u bė i lejuar nga tė gjitha ato qė ishte i ndaluar. Kėshtu siē veproi i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vepruan edhe ata tė cilėt e kishin sjellė kurbanin me vete."[21]



232. Transmetohet nga Hafsa, bashkėshortja e tė Dėrguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se ajo ka thėnė: "O i Dėrguari i Allahut! Si ėshtė puna me njerėzit qė e hoqėn Ihramin pas umras, ndėrsa ti jo? –Unė leva kokėn dhe e solla kurbanin me vete, kėshtu qė nuk mund tė lirohem nga Ihrami deri sa ta therr atė, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[22]


233. Transmetohet nga Imran ibėn Husajn se ka thėnė: "Ajeti pėr haxhin mutemeti zbriti nė Librin e Allahut tė Lartėsuar (nė suren el Bekare: 197) dhe ne e praktikuam atė me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pas kėsaj nuk zbriti ndonjė ajet tjetėr qė ta ndalojė atė dhe as nuk ndaloi prej tij i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) deri sa ndėrroi jetė. Ndėrsa njė burrė ka folur pėr tė me mendjen e tij."[23]

Buhariu thotė: Thuhet se ai ka qenė Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!).

Ndėrsa nė transmetimin e Muslimit thuhet: "Kur zbriti ajeti i mut'as –d.m.th. i haxhit mutemeti-, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) na urdhėroi qė ta praktikonim atė dhe mė pas nuk zbriti ajet tjetėr qė ta abrogonte haxhin mutemeti, e as i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk ndaloi nga ai deri sa ndėrroi jetė."[24]

Kėta tė dy (Buhariu dhe Muslimi) transmetojnė gjithashtu hadith tjetėr me tė njėjtin kuptim.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sun Dec 30, 2007 4:31 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Rreth Haxhxhit Empty
MesazhTitulli: Re: Rreth Haxhxhit   Rreth Haxhxhit Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 2:31 am

Tema: Kurbanet


234. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ajo ka thėnė: "I bėra gėrshet flokėt e kurbanit tė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pastaj e shėnova atė (duke e prerė pak nė gungė qė ti dalė gjak, dhe ia lė gjakun nė vend) dhe ai ia lidhi flokėt asaj –apo unė ia lidha- pastaj e dėrgoi me dikė pėr nė Kabe, ndėrsa vet qėndroi nė Medine (pėr disa kohė) dhe nuk iu ndalua asgjėje nga ato qė i kanė qenė tė lejuara."[25]


235. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "Njė herė, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bėri kurban njė dele."[26]


236. Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa njė burrė i cili po tėrhiqte njė deve dhe i tha: Hipi asaj (e mos ec nė kėmbė)! –Por kjo ėshtė pėr kurban, -tha ai. –Hipi asaj! –ia pėrsėriti i Dėrguari. –Pastaj e pashė atė tė hipur mbi atė deve dhe tė ecte nga e majta e tė Dėrguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Ia pėrsėriti pėr herė tė dytė apo tė tretė: Hipi asaj. Mjerė ti! –apo: I shkreti ti! (qė nuk zbaton urdhėrin e tė Dėrguarit menjėherė)"[27]


237. Transmetohet nga Ali ibėn Ebi Talib (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mė ngarkoi tė kujdesesha pėr kurbanin e tij dhe tė jepja sadaka mishin, lėkurėn dhe tė brendshmet e saj. Ndėrsa kasapit tė mos i jepja asgjė nga ajo. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: Ne i japim atij (kasapit) nga vetja jonė (jo nga kurbani)."[28]


238. Transmetohet nga Zijad ibėn Xhubejr se ka thėnė: "Pashė Ibėn Umerin tė shkonte tek njė burrė i cili e kishte shtrirė devenė e tij pėr ta bėrė kurban. Ky i tha: Therre atė tė ngritur dhe tė lidhur, kėshtu ėshtė suneti i Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[29]


Tema
Larja e trupit pėr pelegrinin


239. Transmetohet nga Abdullah ibėn Hunejn se: "Abdullah ibėn Abasi dhe el Misver ibėn Mahrame u kundėrshtuan me njėri-tjetrin nė vendin e quajtur El Ebvau. Ibėn Abasi tha: Muhrimit (pelegrinit) i lejohet qė ta lajė kokėn e tij. Ndėrsa Mesveri thoshte: Atij nuk i lejohet kjo gjė. –Thotė: Atėherė Ibėn Abasi mė dėrgoi mua te Ebu Ejub el Ensari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tė cilin unė e gjeta duke u larė midis dy shtyllave tė tendės, dhe mbulohej nga sytė e njerėzve mė rrobe. Unė e pėrshėndeta me selam dhe ai tha: Kush je ti? –Abdullah ibėn Hunejn, -i thashė, mė ka dėrguar tek ti Ibėn Abasi, i cili tė pyet nėse e lante apo jo i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kokėn e tij kur ishte muhrim (pelegrin)? –Ebu Ejubi vendosi dorėn e tij mbi rrobe, e uli atė deri sa i dukej koka, pastaj i tha dikujt qė i hidhte ujė atij kur lahej: Hidh ujė! Ai hodhi ujė nė kokėn e tij dhe ky e fėrkonte kokėn me tė dyja duart, para e mbarapa, pastaj tha: Kėshtu e kam parė atė (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė veprojė."

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Atėherė Misveri i tha Ibėn Abasit: Nuk do tė tė kundėrshtoj mė kurrė!"[30]


Tema
Kthimi i haxhit nė umra


240. Transmetohet nga Xhabir ibėn Abdullah (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij bėnė Ihram pėr haxh. Askush prej tyre nuk kishte sjell kurban me vete pėrveē tė Dėrguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Talhės. Pastaj erdhi Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nga Jemeni dhe tha: Unė e kam bėrė nijetin e haxhit ashtu si e ka bėrė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi shokėt qė ta kthenin nijetin e haxhit pėr umra; tė bėnin tavaf, tė shkurtonin flokėt dhe tė liroheshin nga Ihrami, pėrveē atij qė e kishte sjellė kurbanin me vete. –Ata thanė: A mė pas tė shkojmė nė Mina (pėr haxhin), duke qenė se organi ndonjėrit tonė ėshtė duke rrjedhur (pasi tė kemi kryer marrėdhėnie me gratė tona)?! –Kjo fjalė i shkoi tė Dėrguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai tha: "Sikur tė kthehej edhe njė herė ajo qė kaloi, unė nuk do ta kisha sjellė kurbanin me vete dhe sikur tė mos e kisha kurbanin me vete, unė do tė lirohesha nga Ihrami (pas umras)."

- Aishės i erdhėn tė pėrmuajshmet dhe ajo i kreu tė gjitha ritet e haxhit pėrveē tavafit rreth Kabes. Pasi u pastrua dhe bėri tavaf rreth Kabes, ajo tha: O i Dėrguari i Allahut! A tė kthehen njerėzit me haxh dhe umra, ndėrsa unė vetėm me haxh? –Atėherė ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi Abdurrahman ibėn Ebu Bekėr (vėllanė e saj) qė tė shkonte me tė nė et Tenim dhe ajo bėri umra pas haxhit."[31]


241. Transmetohet nga Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "Erdhėm (nė Mekė) me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke thėnė: "Lebbejeke bil haxhi" (d.m.th. kishin bėrė nijjet vetėm pėr haxh), por i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mė pas na urdhėroi qė ta kthenim nijjetin pėr umra (pastaj pėr haxh)."[32]


242. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij mbėrritėn nė Mekė nė sabahun e ditės sė katėrt (tė Dhul Hixhes) dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė ta kthenin nijjetin pėr umra, ndėrsa ata thanė: O i Dėrguari i Allahut! Si tė lirohemi nga Ihrami? –Plotėsisht, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[33]


243. Transmetohet nga Urveh ibėn Zubejr se ka thėnė: "Usame ibėn Zejd u pyet: Si ecte i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kur ktheheshin nga Arafati? –Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ecte ngadalė, ndėrsa kur gjente boshllėk pėrpara, ecte mė shpejt."[34]


244. Transmetohet nga Abdullah ibėn Amėr (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė njė vend, nė haxhin e Lamtumirės dhe njerėzit shkonin ta pyesnin (rreth haxhit). Njė burrė tha: Unė nuk e ndjeva (harrova) dhe e rruajta kokėn para se tė therr kurbanin? –Tani pre kurbanin, se nuk ka problem, -tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). –Njė burrė tjetėr erdhi dhe tha: Nuk e vura re, dhe e preva kurbanin para se tė gjuaj gurėt? –Atėherė gjuaj gurėt, se nuk ka problem. –Pėr ēdo gjė qė u pyet nė atė ditė, pėr diēka tė kryer mė parė e diēka tjetėr mė pas, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thoshte: Bėje se nuk ka problem."[35]


245. Transmetohet nga Abdurrahman ibėn Jezid en Nehai se: "Ai bėri haxh me Ibėn Mesudin dhe e pa atė tė gjuante nė "El xhemara el kubra" me shtatė guraleca, duke e lėnė Kaben nė anėn e majtė dhe Minan nė tė djathtė. Pastaj tha: Ky ėshtė vendi nė tė cilin atij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ka zbritur surja Bekare."[36]


246. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "O Zot! Mėshiroji ata tė qė e rruajtėn kokėn (nė haxh)! –Njerėzit thanė: Po ata qė i shkurtuan flokėt, o i Dėrguari i Allahut? - O Zot! Mėshiroji ata tė qė e rruajtėn kokėn (nė haxh)! –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). –Ata thanė: Po ata qė i shkurtuan flokėt, o i Dėrguari i Allahut? –Edhe ata qė i shkurtuan flokėt! –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[37]


247. Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "Kryem haxhin me tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nė ditėn e Kurbanit ne shkuam tė bėjmė tavafin e Ifadas, ndėrsa Safijes i erdhėn tė pėrmuajshmet. I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) donte tė kryente me tė atė qė dėshiron burri nga gruaja e tij (pas haxhit), por unė i thashė: O i Dėrguari i Allahut! Ajo ėshtė me tė pėrmuajshmet. –A do tė na bllokoka kėtu ajo ne? –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). –O i Dėrguari i Allahut! Ajo e ka bėrė tavafin e Ifadas. –Atėherė dilni (nisuni pėr nė Medine)! –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: ... Po a e bėri tavafin nė ditėn e Kurbanit ajo? –"Po", i thanė. –Atėherė tė largohet (nga Meka bashkė me tė tjerėt)! –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."[38]


248. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!) se ka thėnė: "Njerėzit u urdhėruan qė gjėja e fundit qė tė bėnin para ikjes tė ishte tavafi rreth Kabes (tavafi i lamtumirės), pėrveē gruas me tė pėrmuajshme, pėr tė cilėn u bė lehtėsim (qė tė ikte pa e bėrė tavafin e lamtumirės)."[39]


249. Transmetohet nga Abdullah ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "El Abas ibėn Abdulmutalib i kėrkoi lejė tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė flinte nė Mekė nė netėt e Mina-sė, pėr shkak tė shėrbimit ujė njerėzve dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha lejė atij."[40]


250. Transmetohet gjithashtu nga ai –nga Ibėn Umeri-, se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkoi ndėrmjet namazit tė akshamit dhe tė jacisė nė Muzdelife, ku pėr secilin namaz u thirr ikamet i veēantė dhe ndėrmjet tyre nuk u falėn sunete dhe as menjėherė pas njėrit prej tyre (pas akshamit)."[41]



Tema
Pelegrinit i lejohet tė hajė nga gjahu i dikujt
qė nuk ėshtė pelegrin


251. Transmetohet nga Ebu Katade el Ensari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli pėr nė haxh dhe ata dolėn bashkė me tė. Njė grupi prej tyre -nė mesin e tė cilėve ishte edhe Ebu Katade- ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: Merrni rrugėn nga bregdeti, deri sa tė takohemi. –Ata ndoqėn rrugėn e bregdetit dhe kur u nisėn, e bėnė Ihramin pėr haxh qė tė gjithė, me pėrjashtim tė Ebu Katades, i cili nuk e bėri Ihramin pėr haxh. Ndėrsa ishin duke ecur, ata panė disa gomerė tė egėr dhe Ebu Katade i hipi kalit qė tė gjuante ndonjė prej tyre. Ai gjuajti njė gomar femėr dhe ne u ulėm dhe hėngrėm prej mishit tė tij. Pastaj thamė: A tė hamė mish gjahu, duke qenė se jemi pelegrinė? Kėshtu qė e mbartėm me vete mishin qė mbeti dhe kur arritėm tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pyetėm pėr kėtė gjė, e ai tha: A i tha atij ndokush prej jush qė ta gjuante atė gjah, apo t'i bėnte me shenjė dhe t'ia tregonte atij? –"Jo", -thanė ata. –Atėherė hajeni pjesėn e mbetur tė mishit tė tij! –tha ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)."

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "A keni me vete ndopak prej mishit tė tij? –"Po", i thashė unė, dhe i drejtova atij shpatullėn e tij. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hėngri prej saj."[42]


252. Transmetohet nga Es Saab ibėn Xhethame el Lejthi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: "Ai i dhuroi tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njė gomar tė egėr, kur ai ishte nė Ebva (emėr vendi ndėrmjet Mekės dhe Medines), -apo nė Veddan- dhe ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu mbrapsht atė. Kur pa mėrzitjen nė fytyrėn time, ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: Ne nuk ta kthyem atė, veēse pėr faktin se jemi pelegrinė."

Nė njė transmetim tjetėr tė Muslimit thuhet: "Kėmbėn e njė gomari tė egėr." Dhe nė njė transmetim tjetėr: "Gjysmėn e njė gomari tė egėr." Dhe nė njė transmetim tjetėr: "Pjesėn e pasme tė njė gomari tė egėr."[43]

[Ky hadith kuptohet me faktin se ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka menduar se ai e ka gjuajtur atė posaēėrisht pėr tė, ndėrsa pelegrinit nuk i lejohet tė hajė nga ajo gjuhet posaēėrisht pėr tė. "Ihkam el Ahkam" (f. 422)].

Selam Alejkum
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Rreth Haxhxhit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: