Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Teube nė haxh

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Teube nė haxh Empty
MesazhTitulli: Teube nė haxh   Teube nė haxh Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 4:34 pm

Teube nė haxh

Falėnderimi i takon All-llahut, subhanehu ve teala, paqa dhe shpėtimi qofshin mbi tė dėrguarin e All-llahut...

O vėllai im haxhi: O ti i cili je larguar nga ēdo i dashur pėr tu takuar me tė dashurin mė tė madh. O ti i cili u ndave nga familja dhe shokėt me qėllim qė ta kėnaqish Zotin e zotėrinjve.

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Vėlla i dashur: Ta uroj – vall-llahi – kėtė mirėsi tė cilėn ta ka dhuruar All-llahu, subhanehu ve teala, i Cili ka bėrė qė ti ta vizitosh Qaben, jo sa pėr ta kryer obligimin ndaj All-llahut por edhe pėr tu pastruar prej mėkateve e gabimeve dhe pėr tu afruar edhe mė tepėr tek Ai i Cili don shumė dhe falė shumė.


Ēastet mė tė kėndshme


Vėllai im haxhi: Ti jeton nė kėto ēaste me vlera madhėshtore, e si jo kur Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “Haxhinjtė janė vizitorė tė All-llahut, nėse e lusin Atė, Ai u pėrgjigjet dhe nėse i kėrkojnė falje, Ai i falė”. (trs. Ibėn Maxhe, Ibėn Huzejme dhe Ibėn Hibbani).


Padyshim se je nė ēastet mė tė mira, ngase Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “Kujdesuni pėr haxhin dhe umren, ngase ato e largojnė varfėrinė dhe mėkatet ashtu si e largon gjyryku ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit. Dhe haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pos xhennetit”. (trs. Nesaiu, Timidhiu dhe thotė ky i fundit se hadithi ėshtė sahih).


Pastaj, ja me ēka u drejtohet i Dėrguari grave: “Pėr ju ka xhihad mė tė mirė dhe mė tė bukur: haxhi, All-llahu ua pranoftė”. (trs. Buhariu dhe Muslimi).


Vėlla: nė haxh falen lėshimet, largohen mėkatet dhe gabimet, ashtu qė kthehesh i pastruar prej mėkateve sikur atė ditė kur tė ka lindur nėna yte, i pastėr prej gjynaheve... a ka vlerė dhe nderė mė tė madh se kjo?!


Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė: “Kush e bėn haxhin, dhe nuk u afrohet grave e as qė bėn mėkat gjatė tij, ky njeri kthehet prej haxhit si atė ditė kur e lindi nėna e vet”. (trs. Buhariu dhe Muslimi).


Momenti madhėshtor


Dėgjo pėr momentin e bukur, pėr tė cilin qajnė zemrat para se tė qajnė sytė, dhe zemrat thyhen dhimbshėm me dashuri dhe shpresė tek Krijuesi i tokės dhe qiellit.


Po pra... ja ēka thotė Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: “O ju njerėz, mė erdhi Xhibrili pak para dhe solli selamin prej Zotit tim dhe tha: All-llahu ia fali gjunahet atyre qė ishin nė Arafat dhe nė Mesh’arul Haram (Muzdelife)”; pastaj Resulull-llahu tha: “Kjo ėshtė pėr juve dhe pėr gjithė ata qė vijnė pas jush deri nė ditėn e Fundit”.


Dhe ka thėnė: “Tek All-llahu nuk ka ditė mė me vlerė sesa dita e Arafatit, zbret All-llahu deri nė qiellin e dunjasė dhe krenohet para melekėve me banorėt e tokės duke iu thėnė: Shikoni robėrit e Mi, kanė ardhur tė pakrehur, te pluhėrosur, kanė ardhur prej vendeve tė largėta, shpresojnė Mėshirėn Time dhe nuk e dojnė dėnimin, nuk ka ditė nė tė cilėn mė sė tepėrmi lirohen nga zjarri sesa dita e Arafatit”. (trs. Ibėn Huzejmeja dhe Ibėn Hibbani nė dy Sahihėt e tyre).


Njėri pendohet tek All-llahu pėr shkak se ėshtė ushqyer me haram, tjetri kėrkon falje pėr mosrespektimin e prindėrve dhe kėputjen e lidhjeve farefisnore, i treti qan pėr mėkatet e mėdhaja qė i ka bėrė, dikush kėrkon prej All-llahut xhennetin mė tė lartė dhe shpėtimin prej zjarrit. Aty, tė gjitha janė tė ndryshme: gjuhėt, dialektet dhe lutjet, nuk ua ve veshin askush atyre, pos Zotit tė qiejve dhe tė tokės.


Ka thėnė thėnėsi:


Mė kanė ardhur robėrit e Mi me dashuri


e Unė ata i respektoj, nderoj dhe mėshiroj


Betohem se unė ua kam falur mėkatet


dhe ua kam dhėnė atė qė shpresuan dhe deshtėn


U pėrgėzoj o ju qė qėndruat nė Arafat, nė tė cilin


All-llahu i falė mėkatet dhe mėshiron


Sa prej njerėzve u liruan nga Zjarri


e tė tjerėt kėrkojnė, e Zoti yt ėshtė mė i Mėshirshmi


Thirrje pėr pendim


O vėllai im haxhi: Pėrkujto se ti kur lutesh, je duke e lutur Atė i cili i falė tė gjitha mėkatet;


E lutė Atė i cili ėshtė mė i mėshirshėm me robėrit e tij sesa nėna pėr fėmijėn e vet.


E lutė Atė i cili tė keqen ta kthen me tė mirė. E lutė Atė i cili na don, ėshtė i butė me neve dhe na mėshiron shumė.


Thotė poeti:


Kur mu pėrforcua zemra dhe mu ngushtuan udhėt


shpresėn tim e drejtova kah Falja Yte


Mėkati im mu parafytyrua shumė i madh, e kur e krahasova


me faljen Tėnde, Falja Yte ishte mė e madhe



Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, nė hadith kudsij thotė: Thotė All-llahu, azze ue xhel-le: “O robėrit e Mi, ju gaboni natė e ditė, e Unė i fali tė gjitha mėkatet, kėrkoni falje nga Unė, e Unė ju fali”. Bile Ai, subhanehu ve teala, gėzohet me pendimin e penduesve.


Vėlla i dashur: Ja pra, Zoti im dhe i yti po na thėrret tė pendohemi dhe tė kthehemi tek Ai, na thėrret nė lumturinė e vėrtetė... lumturinė nė kėtė botė dhe tjetrėn, na thėrret nė fitim dhe shpėtim, ka thėnė: “...dhe pendohuni tė gjithė ju tek All-llahu o besimtarė, ashtu qė tė shpėtoni”.


O haxhi: O ti i cili e don shpėtimin, pendimin dhe fitimin, tė kėshilloj qė:


1. Pendimi yt tė jetė i vėrtetė, i sinqertė pėr All-llahun e madhėruar.


2. Ambicja jote tė jetė vetėm All-llahu, Kėnaqėsisė sė Tij jepi pėrparėsi para ēdo gjėje.


3. Pendimi yt tė mos jetė sikur i atyre muslimanėve tė pėrkohshėm. Por, bėje pendimin tėnd njė fillim me zell dhe njė faqe tė re, nė tė cilėn gjė do tė vazhdosh deri sa tė takohesh me All-llahun, e sidomos nė kėtė rast, kur je zhveshur nga rrobat e mėkatit dhe je kthyer nė atė gjendje si ditėn qė tė ka lindur nėna.


4. Kthehu nė vendin tėnd i penduar, bile edhe thirrės nė rrugėn e All-llahut, subhanehu ue teala.



Kėshtu e bėri haxhin Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem



Pasi qė bėri tavafin e arritjes nė Meke nuk doli prej ihramit, ngase ishte duke e bėrė haxhin kiran, ndėrsa shumica e shokėve tė tij, bėnė tavafin dhe sa’jin pėr umre, ngase ashtu ata i urdhėroi Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e pas sa’jit ata dolėn prej ihramit dhe i shkurtuan flokėt, dhe ashtu bėnė tė gjithė.


Pastaj, nė ditėn e tetė tė Dhul Hixhes shkoi nė Mina, e ata qė kishin dalur prej ihramit pas umres i urdhėroi qė tė bėjnė nijetin pėr haxh nė kėtė ditė. Nė Mina e fali drekėn, iqindinė, akshamin dhe jacinė duke i shkurtuar ato e duke mos i ngjitur. Buajti nė Mina, e kur lindi dielli i ditės sė nėntė (dita e Arafatit) shkoi pėr nė Arafat dhe aty e fali drekėn dhe iqindinė duke i ngjitur dhe shkurtuar, e mbajti aty njė hutbe madhėshtore, pastaj shkoi te kodra dhe i bėri lutje All-llahut derisa perėndoi dielli.


Kur perėndoi dielli shkoi nė Muzdelife dhe aty e fali akshamin dhe jacinė (jacinė e shkurtoi) pastaj buajti aty derisa e fali sabahun e pastaj u ndal aty nė Muzdelife dhe filloi tė bėn lutje derisa doli drita mirė, prej kėtu shkoi nė Mina pasi qė Ibėn Abbasi ia kishte mbledhur guralecat gjatė udhės. Gjuajti shtatė guraleca te Xhemretul Akabe (nė ditėn e Bajramit) pas lindjes sė diellit, dhe e mbajti njė fjalim nė Mina. Pas kėsaj shkoi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, te vendi ku priten kurbanat dhe preu kurbanin e tij. E rrojti kokėn dhe u nis pėr nė Qabe qė tė bėjė tavafin (tavaful ifadah) dhe nuk bėri sa’j sepse bėnte haxhin kiran, e shokėt e tij tė gjithė e bėnė edhe sa’jin ngase ata bėnin haxhin temettu’ (haxhi temettu’ ėshtė mė me vlerė), bile edhe Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, do ta kishte bėrė haxhin temettu’ po tė mos e kishte marrur kurbanin me vete prej nė Medine.


Pastaj u kthye nė Mina dhe buajti aty natėn e njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė dhe trembėdhjetė dhe ēdo ditė pas dreke i gjuante nga shtatė guraleca, gjuante tek tre xhemeratet, fillonte nga madhja, e mesmja e pastaj te e vogla, si dhe i bėnte lutje All-llahut pasi qė i gjuante guralecat te e madhja dhe te e mesmja.


E nė ditėn e trembėdhjetė shkoi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, nė Meke, bėri tavafin lamtumirės dhe u kthye nė Medine, e kur pa Medinen tha: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir, ajibune, taibune, abidune, saxhidune, lirabbina hamidune, sadekall-llahu ua’dehu ue nesara abdehu ue hezemel ahzabe uahdehu”.


O vėlla musliman: Sa bukur ėshtė qė ne duke bėrė haxhin ta pėrkujtojmė tė dashurin tonė, kėnaqėsinė tonė, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke shkuar pas udhėzimit tė tij, pas moralit, modestisė dhe pendimit tė tij ndaj All-llahut. Ai ėshtė imami i tė mirėve, i cili e lutte All-llahun dhe kėrkonte falje njėqind herė nė ditė.


O Zot ne e duam atė, na bėn o Zot prej atyre qė e pasojnė atė haptas dhe fshehtas, dhe na ringjallė o All-llah nė shoqėrinė e tij, ditėn kur do tė takojmė edhe Ty.


Thotė poeti:


Nė zemzem mėkatet i shkriva


Dhe telbijen para se me gojė me zemėr e bėra


Tavaf bėra e nė brendi njė ngrohtėsi kisha


qė All-llahun lavdėronte nėpėrmjet gjakut tim


Putha atė qė puthi Mustafaja


Salati dhe selami qoftė mbi tė


Pejgamber i All-llahut, pas teje po tė shkonim


Dhe me All-llahun tė jemi, nuk do mund askush tė na fiton



Kėshilla pėr nė haxh


Vėlla i dashur:


1. Ndije se ti me kėtė vepėr, me kėtė shtyllė madhėshtore je duke e adhuruar All-llahun dhe je duke u afruar tek Ai, pastroje nijetin tėnd nė ēdo fjalė dhe punė, i bėn ato vetėm pėr All-llahun dhe shpreson shpėrblimin, dashurinė dhe kėnaqėsinė e All-llahut.


2. Mundohu qė t’i mėsosh rregullat dhe mėnyrėn e haxhit, dhe mos lė nė asgjė atė qė ėshtė problematike pėr ty.


3. Rri me njerėz tė mirė dhe me ata qė tė bėjnė dobi e mos u largo prej tyre.


4. Ruaje shikimin tėnd prej haramit, sepse shumė vetė kanė humbur pėr shkak tė tij.


5. Mos lejo gjuhės tėnde atė qė ka ndaluar All-llahu, subhanehu ve teala, siē ėshtė gibeti, tallja me tė tjerėt, rrena etj. Poashtu kij kujdes nga zėnkat dhe polemikat gjatė haxhit, motoja yte le tė jetė falja dhe ēdoherė pėrkujtoje fjalėn e All-llahut: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar e kush bėn haxhin nė kėta muaj, nuk duhet afruar grave, as mėkateve dhe nuk duhet tė bėjė polemikė. Ēka tė punoni nga e mira All-llahu din pėr to. Dhe pėrgatituni me furnizim, e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria, e ju tė zotėt e mendjes keni dronė Time”.


6. Ambicja yte mė e lartė, le tė jetė pranimi i veprave tua tek All-llahu, andaj kij kujdes nga ēdo gjė e cila mund tė ndikon nė haxhin tėnd dhe pranimin e tij. Dije se All-llahu pranon veprat prej tė devotshmėve, tė sinqertėve, ka thėnė I Lartėsuari: “Me tė vėrtetė All-llahu pranon prej tė devotshmėve”.



Para se tė ndahemi



Sa ēaste tė rėnda janė pėr muslimanin kur ndahet prej kėtyre tė mirave... hidhėrimi ia mbulon zemrėn, i pėrzihet gėzimi i madh me mallėngjimin... ndahet dhe gėzohet duke shpresuar pranimin nga All-llahu... dhe dėshprohet pėr ndarjen nga ato ditė dhe orė tė cilat ishin plotė dhurata e mirėsi. Asgjė nuk e relakson e as ia pakėson keqardhjen – nėse ėshtė i sinqertė- pėrveē asaj se ky nė ato ditė ka parė dritėn dhe ka njohur rrugėn e lumturisė.


E nė fund


Dije –o vėllai im haxhi- se prej shenjave tė keqardhjes ėshtė istigfari i shumtė, dhe prej shenjave tė pranimit ėshtė qė gjendja yte pas atij adhurimi tė jetė mė e mirė sesa qė ka qenė para tij. Andaj nuk tė ka hije pas kėtyre ēasteve tė mira, adhurimeve tė njėpasnjėshme, lutjeve, modestisė, qarjes, frikėrespektit... t’i kthehesh ndonjė zakonit tėnd tė mėhershėm, plot me mėkate e gabime, e pastaj tė bėhesh si ato pėr tė cilėt All-llahu, azze ue xhel-le, ka thėnė: “Mos u bėni si ajo (grua) qė e prish tjerrin e saj pasi tė ketė dredhur fort”. (16:92)


E lus All-llahun, subhanehu ve teala, qė tė pranon prej meje dhe prej teje, tė na i plotėson kėrkesat dhe aderimet, Ai ėshtė Fisnik, I Mėshirshėm dhe i Ndershėm. Paqa dhe mėshira qoftė mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij. Ibrahim el-Hamed,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Teube nė haxh
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: