Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s. Empty
MesazhTitulli: Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s.   Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s. Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 4:39 pm

Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s.

Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem ka thėnė: “Nuk ėshtė forcuar vizita (haxhi apo umreja) pėrderisa nuk vizitohen tri xhamitė: Mesxhidul Harami, Mesxhidi, apo xhamia ime dhe, Mesxhidul Aksa.”

Deri kėtu theksuam se si tė gjitha rregullat dhe ceremonitė e haxhit janė tė pėrqėndruara rreth Qabes-Mesxhidul Haremit, porse nga hadithi i Pejgamberit nėnkuptojmė se nė pėrforcim tė haxhit bėnė pjesė edhe vizita e xhamisė sė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem qė gjendet nė Medinetu-munevere.

Hyrja dhe tė vizituarit e kėsaj Shtėpie tė Zotit tė Madhėrishėm mund tė bėhet gjatė kalimit pranė saj, gjė qė kjo vizitė mund tė ndikojė nė pastrimin shpirtėror tė muslimanit, i cili kur e viziton kėtė xhami e pėrkujton udhėzimin dhe moralin e lartė tė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem, historinė e tij tė ndritshme, e cila ėshtė e mbushur pėrplot rreze udhėzimi pėr atė se si duhet tė organizohet shoqėria muslimane pėr tė ecur nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn e mbarė, nė rrugėn e islamit. Gjithashtu, ėshtė njė moment i veēantė i kėnaqėsisė kur ke parasysh se po shkel nė po atė tokė ku ka shkelur fytyra mė e dritshme e mbarė njerėzimit - Muhamed Mustafaja SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

Ata qė e vizitojnė kėtė xhami ėshtė mirė qė kur tė arrijnė nė vendin e quajtur Err-rrevda sherife (vendi ku ėshtė falur Pejgamberi SalAll-llahu Alejhi ve Selem dhe ku gjendet varri i tij) dhe pėrderisa kalon pranė varrit tė ndritshėm tė Pejgamberit a.s., t’ i japė selam atij me zė tė ulėt duke thėnė “Es-selamu alejke ja Resul-Allah. Eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu in-neke abduhu ve resuluhu”, qė dmth: Paqa qoftė mbi ty o i Dėrguari i Allahut, dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetėr qė meriton adhurimin pėrpos Allahut dhe se ti je rob dhe i dėrguar i Tij.

Po ashtu, ėshtė mirė qė tė merret njė qėndrim paksa nė tė djathtė dhe t’i jepet selam edhe Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. tė cilėt qė tė dy janė tė varrosur pranė varrit tė Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem.

Tė theksojmė se gjatė qėndrimit nė Medinen ėshtė mirė qė namazet tė falen rrevda sherif.

DHE FALĖNDEROJE ALL-LLAHUN QĖ NĖ FILLIM E DERI NĖ MBARIM TĖ JETĖS SĖ KĖSAJ BOTE.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: