Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Haxhi dhe Umra

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Haxhi dhe Umra Empty
MesazhTitulli: Haxhi dhe Umra   Haxhi dhe Umra Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 4:42 pm

HAXHI dhe UMRA

Falėnderimi qoftė pėr Allahun, shpėtimi i bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin a.s. dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tij

Nga leximi i ajeteve kur’ anore vėrejmė se Haxhi ėshtė obligim i domosdoshėm dhe se ėshtė njėra nga shtyllat-shartet e fesė sė pastėrt islame. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur nė pesė shtylla: nė dėshmi se NUK KA ZOT TJETĖR PĖRVEĒ ALLAHUT, DHE SE MUHAMEDI ĖSHTĖ I DĖRGUARI I ALLAHUT, FALJA E NAMAZIT, DHĖNIA E ZEQATIT, AGJĖRIMI I RAMAZANIT, DHE VIZITA E SHTĖPISĖ (HAXHI) NĖ QABE.”

Nė kėtė temė tė postuar nė vazhdim do tė flasim vetėm pėr regullat qė kanė tė bėjnė me Haxhin. Kur’ani fisnik thotė: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.” (El Haxhxh, 27).

Shumė nga dietarėt u ndalėn dhe i dhanė njė sy studiues mė tė thellė kėtij ajeti kur’ anor i cili tregon pėr fshehtėsitė e Allahut nė universin e Tij. Nga ky ajet gjithashtu mėsojmė pėr njė element shumė me rėndėsi! Shtrohet pyetja: si mund tė renditet apo tė organizohet i gjithė njerėzimi pėr tė arritur nga tė gjitha anėt dhe rrugėt e largėta, kur dihet se thirrėsi prej Qabes mund t’ i thėrrasė vetėm haxhinjtė qė gjenden brenda aty. Ėshtė e vėrtetė se ata asnjėherė nuk e kanė prishur rendin e haxhit, asnjėherė nuk kanė shprehur pakėnaqėsi, porse gjithmonė kanė qenė tė kėnaqr. Ėshtė imani-besimi i fortė e i paluhatshėm (nė Allahun xh.sh.) qė ua shėndrit rrugėn tė gjithėve atyre qė arrijnė aty dhe gjatė qėndrimit tė tyre nė atė vend tė shenjtė. Nėse mundėsitė e njerit janė tė kufizuar, fuqia e Allahut ėshtė e pakufsihme. Nėse zėri i thirrėsit ėshtė i dobėt apo mund tė dėgjohet jo mė larg se njė kilometėr, atėherė nuk kemi se ē’ tė bėjmė tjetėr veēse t’ i pranojmė gjėrat qė mund tė ndodhin vetėm prej Allahut Fuqiplotė, i Cili vendos ēdo gjė qė dėshiron nė kėtė botė me vullnetin e Tij tė paskajshėm. Kėtė mė sė miri e sqaron momenti kur Allahu xh.sh. e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė tė thirrė njerėz pėr nė haxh: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin...” Ai (Ibrahimi a.s.) i tha: “O Zot! E ēfarė vlefte mund tė ketė zėri im qė ta njohtojė hapėsirėn?” Allahu xh.sh. iu pėrgjegj: “Pėr ty ėshtė qė tė thėrrasish e ta paraqesėsh thirrjen, kush tė dėgjojė le tė dėgjojė...”

Allahu xh.sh. e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė t’ i thėrrasė njerėzit pėr nė haxh nga shkaku se zėri mund tė depėrtojė edhe deri ta ata qė janė tė verbėt apo qė nuk dinė tė lexojnė. Ndaj, telbija mbeti si simol dhe pjesė e haxhit pėrmes sė cilit haxhinjtė thirren me zė: “LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK. LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEB-BEJK. INNEL HAMDE VE NIAMETE LEKE VEL MULKU LA SHERIKE LEKE”. Me kėtė pos qė i bėhet lutje Allahut xh.sh. nė tė njėjtėn kohė i pėrgjigjemi edhe thirrjes sė Tij, duke thėnė: “Lebejke” qė do tė thotė “tė pėrgjigjem...”

Pėrveē pėrgjigjes sonė pėr nė haxh, gjithashtu hyjmė edhe nė zbatimin e shumė rregullave qė i pėrmbledh haxhi nė esencėn e vet, pėr tė cilat do tė flasim nė vazhdim.

Mirėpo, i nderuari haxhi! Ta keshė parasysh se i gjithė haxhi pėrbėnė njė edukatė tė brumosur e tė farkuar nė kullėn e imanit-besimit nė njė Zot tė Plotėfuqishėm. Pra, udhėtimi pėr nė haxh pėr atė qė ka mundėsi ėshtė shprehje e besimit tė thellė e tė paluhatshėm nė njė Zot. Po ashtu, ky obligim, apo, kjo shtyllė e pestė e islamit, i nxitė muslimanėt kudo nė botė qė tė jenė punėtorė tė palodhshėm dhe qė me pėrpjekjet dhe mundin e tyre tė shkojnė nė vendin e tyre tė shenjtė pėr ta pastruar shpirtin i cili ka nevojė pėr pastrim dhe ushqim. Vizita e Shtėpisė sė Shenjtė, pra, Qabes, ėshtė me tė vėrtetė njė ushqim i plotė shpirtėror.

Dhe nė fund, shpėtimi, bekimi dhe paqa e Allahut qoftė mbi ju!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Haxhi dhe Umra
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: