Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Empty
MesazhTitulli: Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin   Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:04 am

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin

Nga:
Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin
( Allahu i mėshiroftė )

I gjithė falendėrimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėrave. Ndėrsa salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhammedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen dhe shokėt e tij.

Me ardhjen e ēdo Ramazani, shtohen pyetjet rreth disa ēėshtjeve tė cilat i ndodhin muslimanit nė jetėn e tij tė pėrditshme e tė cilat – shyqyr Zotit – nuk e prishin agjėrimin. Para teje vėlla musliman janė kėto fetva tė shejh Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin ( Allahu i mėshiroftė ).

---------------------------------------------------------

Pyetje: Nėse agjėruesi gjatė ditės sė Ramazanit duke qėnė fjetur bėhet xhunubė, a prishet agjėrimi i tij, si dhe a obligohet qė tė pastrohet sa mė shpejt?

Pėrgjigje: Kjo formė e xhunubllakut nuk e prishė agjėrimin ngase kjo ėshtė jashtė vullnetit tė agjėruesit. Ai duhet tė pastrohet ashtu sikur pastrohet prej xhunubllakut nėse e vėren daljen e spermės.

Nėse kjo i ndodhė pas namazit tė sabahut dhe nuk pastrohet deri nė kohėn e drekės, nuk ka bėrė ndonjė shkelje fetare.E njejta gjė ėshtė edhe nėse kryen mardhėnie me gruan e tij gjatė natės e nuk pastrohet deri pas agimit. Ėshtė transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte mėngjesi duke qėnė xhunubė nga mardhėniet intime, pastaj pastrohej dhe agjėronte. E njejta gjė vlen edhe pėr gruan me menstruacione dhe lehona. Nėse atyre u kalon ajo gjėndje gjatė natės dhe nuk pastrohen deri pas agimit, agjėrimi i tyre ėshtė nė rregullė. Mirėpo, nuk u lejohet atyre dyjave e as xhunubit qė ta shtyjnė pastrimin deri pas lindjes sė diellit. Janė tė obliguar qė tė pastrohen sa mė shpejtė para lindjes sė diellit nė mėnyrė qė ta falin namazin nė kohėn e tij.

Burri duhet tė pastrohet prej xhunubllakut para namazit tė sabahut, qė tė mund ta falė namazin me xhematė. Allahu ėshtė dhurues i suksesit.

---------------------------------------------------------

Pyetje: Kam qėnė agjėrues dhe fjeta nė xhami, kur u zgjova pashė se isha xhunubė. A ndikon kjo diēka nė agjėrim duke ditur se unė nuk jam pastruar dhe e fala namazin pa u pastruar? Njėherė tjetėr njė gurė mė goditi nė kokė dhe filloi tė rrjedhė gjakė, a duhet ta prishė agjėrimin pėr shkak tė gjakut? Sa i pėrket vjelljės, a e prishė agjėrimin a jo?

Pėrgjigje: Xhunubllaku nuk e prishė agjėrimin pasiqė ai ėshtė pa vullnetin e robit. Ai obligohet tė merr gusl (pastrim nga xhunubllaku) nėse ka dalė diē prej tij. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur u pyet pėr kėtė, u pėrgjigjė se xhunubi obligohet me gusl nėse sheh spermėn. Namazin qė e ke falur pa u pastruar, kjo ėshtė njė gabim i madh prej teje dhe njė e keqe e madhe, prandaj, namazin e falur duhet ta falėsh pėrsėri me nje pendim tek Allahu i Lartėsuar.Guri i cili tė ka goditė nė kokė e pastaj ka rrjedhė gjakė, nuk e prishė agjėrimin. Vjellja qė del pa dėshirėn tende nuk e prishė agjėrimin, duke u mbėshtetur nl fjalėn e Pejgmaberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kėnd e kaplon vjellja ai nuk duhet tė kompenzojė, ndėrsa kush vjellė me vetėdėshirė ai duhet ta kompenzojė” trans. Ahmedi dhe autorėt e Suneneve me isnad sahih.
---------------------------------------------------------

Pyetje: A e prishė agjėrimin dalja e el-Medhju nga cilido shkakė qoftė? (el-Medhju: lėng pa ngjyrė i dalur nga organi gjenital i cili i paraprinė spermės)

Pėrgjigje: Me daljen e tij agjėrimi nuk prishet, ky mendim ėshtė njėri prej mendimeve mė tė sakta tė ulemave.

---------------------------------------------------------

Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i marrjes sė gjilpėres e cila mirret pėrmes vrimės anale nė rast nevoje pėr agjėruesin?

Pėrgjigje: Hukmi i saj ėshtė: nuk ka problem nėse i sėmuri ka nevojė pėr tė, ky ėshtė mendimi mė i saktė i ulemave. Kėtė mendim e ka zgjedh edhe shejhul islami Ibėn Tejmije rahimehullah dhe njė grupė i madh i dijetarėve duke konstatuar se kjo nuk ėshtė si haja dhe pija.

---------------------------------------------------------

Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė gjilpėres nė damarė dhe nė muskulė dhe cili ėshtė dallimi mes tyre sa i pėrket agjėruesit?

Pėrgjigje: Bismilah vel Hamdulilah. E vėrteta ėshtė se ato nuk janė prishėse tė agjėrimit, ajo qė e prishė agjėrimin ėshtė gjilpėra ushqyese. Poashtu marrja e gjakut pėr analiza nuk e prishė agjėrimin sepse marrja e gjakut nuk ėshtė sikur Hixhameja. Ai i cili i bėn dikujt Hixhame dhe atij qė i ėshtė bėrė Hixhameja tė dytė e kanė tė prishur agjėrimin, sipas mendimit mė ta saktė tė ulemave duke u bazuar nė fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E prishi agjėrimin ai qė ia bėri hixhamen dhe ai qė iu bė hixhameja”.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Nėse njeriu ka dhembje tė dhėmbit dhe shkon te mjeku, e ky ia pastron dhėmbin, apo ia mbushė ndonjėrin, apo ia nxjerrė ndonjė, a ndikon kjo diēka nė agjėrimin e tij? Poashtu, nėse mjeku ia jep njė gjilpėrė pėr mpirjen e dhėmbit, a ka ndikim kjo nė agjėrim?

Pėrgjigje: Ajo qė u pėrmend nė pyetje nuk ka ndonjė ndikim qė agjėrimi tė mos jetė nė rregull, kjo i falet atij. Mirėpo duhet patur kujdesė tė mos pėrbijė diē nga ilaēet apo gjaku. Njashtu, edhe gjilpėra e lartėpėrmendur nuk ka ndonjė ndikim nė agjėrim pėr shkak se ajo nuk e ka kuptimin e hajės dhe pijės. Esencialisht, agjėrimi ėshtė nė rregull.

---------------------------------------------------------

Pyetje: A i lejohet agjėruesit ta pėrdorė pastėn e dhėmbėve gjatė ditės sė Ramazanit?

Pėrgjigje: Nuk ka ndonjė tė keqe, vetėmse duhet kujdesur tė mos pėrbihet diē nga kjo. Lejohet pėr agjėruesin poashtu, pėrdorimi i misvakut nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj. Disa prej ulemave mendojnė se pėrdorimi i misvakut pas zevalit ėshtė mekruh. Ky mendim ėshtė jo i saktė, e vėrteta ėshtė se kjo nuk ėshtė mekruh duke pasė parasyshė thėnien e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Misvaku ėshtė pastrim pėr gojėn, i dashurė tek Allahu” trans. Nesaiu me isnad sahih nga Aisheja radijallahu anha. Gjithėashtu hadithi tjetėr: “Sikur tė mos e rėndojsha ummetin tim, di t’i urdhėroja me misvak pėr ēdo namaz” trans. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith pėrfshinė namazin e drekės dhe tė ikindisė e tė dyja janė pas zevalit. Allahu ėshtė dhurues i suksesit.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Pėrdorimi i pikave tė syrit gjatė ditės sė Ramazanit a e prishė agjėrimin a jo?

Pėrgjigje: Mendimi i saktė ėshtė se pikat e syrit nuk e prishin agjėrimin, edhepse ka mospajtime mes dijetarėve ku disa thonė: nėse shija e pikave arrin nė fyt, agjėrimi ėshtė i prishur. E vėrteta ėshtė se pikat e syrit nuk e prishin agjėrimin nė asnjė mėnyrė ngase syri nuk ėshtė vrimė hyrėse. Mirėpo, ai i cili e heton shijėn e pikave nė fyt, dhe e kompenzon atė ditė pėr tė qėnė mė i sigurtė dhe pėr t’iu shmangur mospajtimit tė ulemave njė gjė e tillė ėshtė e lejuar. Pėrndryshe, pikat e pėrdorura si nė sy, ashtu edhe nė vesh, nuk e prishin agjėrimin.

---------------------------------------------------------

Pyetje: Unė jam njė burrė qė kam sėmundjen e astmės. Mjeku mė ka porositur ta pėrdor ilaēin i cili ėshtė nė formė tė spreit pėrmes gojės. Ēfarė ėshtė hukmi i kėtij ilaēi gjatė agjėrimit tė Ramazanit?

Pėrgjigje: Bismilah vel Hamdulilah. Hukmi i tij: ėshtė i lejuar nėse ti je i detyruar ta pėrdorėsh. Allahu subhanehu ve teala thotė: “E ai iu sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni tė detyruar (atėherė edhe harami ėshtė hallall)” el-En’amė 119. Mund tė thuhet edhe ajo se ky ilaē nuk i pėrngjanė hajės dhe pijės prandaj, konsiderohet sikur marrja e gjakut pėr analiza, apo gjilpėra jo ushqyese.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Nėper farmaci gjindet njė aromatizues special pėr gojėn nė formė tė spreit. A lejohet pėrdorimi i tij gjatė ditės sė Ramazanit pėt ta larguar erėn e keqe nga goja?

Pėrgjigje: Nuk dimė diēka tė keqe nė pėrdorimin e gjėrave qė e largojnė erėn e keqe nga goja, kjo vlen pėr agjėruesin dhe pėr jo agjėruesin, me kusht qe tė jetė e pastėr, e lejuar (hallall).

---------------------------------------------------------

Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė Kuhlit (zbukurues i syve) dhe disa paisjeve tjera zbukuruese pėr gratė gjatė ditės sė Ramazanit, dhe a e prishė kjo agjėrimin apo jo?

Pėrgjigje: Kuhli nė asnjė mėnyrė nuk ia prishė agjėrimin as grave e as burrave, ky ėshtė mendimi mė i saktė u ulemave. Mirėpo, pėr agjėruesin mė mirė ėshtė qė kėtė ta bėj gjatė natės. Poashtu, gjėrat me tė cilat bėhet zbukurimi i fytyrės, si: sapuni, dhe yndyrat tjera tė cilat janė tė lidhura me pjesėn e jashtme tė lėkurės, e kanė tė njejtin hukm. Nė kėtė mund tė llogaritet edhe kamfuri, mikjazhi dhe tė ngjashme, duke pasė parasysh se nuk duhet pėrdorur mikjazhi nėse ai dėmton fytyrėn. Allahu dhuron suksesin.

---------------------------------------------------------

Pyetje: Tė vjellurit a e prishė agjėrimin?

Pėrgjigje: Agjėruesit shpeshė i ndodhin gjėra qė nuk i bėn me qėllim, si: plagė, gjakė nga hundėt, tė vjellur, shkuarja e ujit nė fyt pa dėshirėn e tij. Tė gjitha kėto nuk e prishin agjėrimin, sipas fjalės sė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kėnd e kaplon vjellja ai nuk duhet tė kompenzojė, ndėrsa kush vjellė me vetėdėshirė ai duhet ta kompenzojė”.

---------------------------------------------------------

Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrbirjės sė pėshtymės nga agjėruesi?

Pėrgjigje: Nuk ka ndonjė ndalesė nė pėrbirjėn e pėshtymės dhe nuk di ndonjė mospajtim mes ulemave pėr shkak tė vėshtirėsisė dhe pamundėsisė se ruajtjes nga kjo. Kurse jargėt dhe kėlbazi duhet nxjerr nga goja nėse arrijnė nė gojė. Nuk i lejohet agjėruesit t’i pėrbijė ato pėr shkak se ruajtja nga kjo ėshtė e mundshme dhe ato nuk janė sikur pėshtyma. Allahu dhuron suksesin.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Njė person duke qėnė agjėrues pastrohet dhe pėr shkak tė shtypjes sė madhe tė ujit, uji kalon brenda nė trupin e tij, kuptohet, pa dėshirėn e tij. A duhet ky person ta kompenzojė kėtė ditė?

Pėrgjigje: Nuk duhet ta kompenzojė pėr shkak se ai nuk e ka bėrė kėtė me qėllim, andaj ai konsiderohet sikur i detyruari dhe harruesi.

---------------------------------------------------------


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Dec 27, 2007 4:24 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Empty
MesazhTitulli: Re: Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin   Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:07 am

Pyetje: Pėrgojimi (gibeti) gjatė Ramazanit a e prishė agjėrimin?
Pėrgjigje: Pėrgojimi nuk e prishė agjėrimin. Pėrgojim apo gibet don tė thotė: ta pėrmend njeriu vėllanė e tij me diē qė ai e urren, kjo vepėr ėshtė gjynah. Thotė Allahu azze ve xhel-le: “Dhe mos pėrgojoni njėri-tjetrin” (el-Huxhuratė 12). Po kėshtu, bartja e fjalėve (nemime), fyerja, sharja, gėnjeshtra, nuk e prishin agjėrimin, vetėmse ato janė gjynahe prej tė cilave duhet patur kujdes dhe duhet larguar prej tyre si agjėruesi ashtu edhe tė tjerėt. Kėto vepra e cungojnė agjėrimin dhe e zvogėlojnė shpėrblimin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Kush nuk i braktisė fjalėt e kėqija, punėn me to dhe xhehlin, Allahu nuk ka nevojė qė ky tė mos hajė e tė mos pijė” trans. Imam Buhariu nė Sahihun e tij. Gjithėashtu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Agjėrimi ėshtė mburojė, kur dikush nga ju ėshtė agjėrues, mos tė flet fjalė tė kėqija e as mos tė bėrtasė, e nėse dikush e fyen apo e lufton, le tė thotė: unė jam agjėrues” trans. Buhariu dhe Muslimi. Hadithet nė kėtė kontekst janė tė shumta.
---------------------------------------------------------
Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi nėse nga agjėruesi del gjakė, si p.sh: gjaku nga hunda e tė ngjashme, si dhe a lejohet dhurimi i gjakut apo marrja e tij pėr analiza?
Pėrgjigje: Dalja e gjakut nga agjėruesi si: gjaku nga hundėt, istihada dhe tė ngjashme nuk e prishė agjėrimin. Gjaku i cili e prishė agjėrimin ėshtė gjaku i menstruacioneve, i lehonisė dhe hixhameja.
Sa i pėrket gjakut pėr analiza, nėse njė gjė e tillė ėshtė e nevojshme nuk ka ndalesė dhe agjėrimi nuk prishet. Ndėrsa dhurimi i gjakut mė sė miri ėshtė tė shtyhet deri pas iftarit, ngase zakonishtė dhurimi i gjakut bėhet nė sasi tė madhe kėshtuqė i pėrngjanė hixhames. Allahu dhuron suksesin.
Mexhmuatul Fetava, shejh Bin Baz rahimehullah
---------------------------------------------------------
Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i atij qė hanė dhe pinė me harresė, dhe ēfarė ėshtė obligimi i atij qė e sheh?
Pėrgjigje: Kush hanė dhe pinė me harresė duke qėnė agjėrues, agjėrimi i tij ėshtė i saktė. Mirėpo, kur ti bie ndėrmend se ėshtė agjėrues duhet ta braktisė, edhe nėse kafshata apo ujė ėshtė nė gojėn e tij, ai obligohet qė ta hedhė. Argument se agjėrimi ėshtė tamam kemi fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem tė cilin e transmeton Ebu Hurejre radijAllahu anhu: “Kush harron se ėshtė agjėrues pastaj hanė dhe pinė le ta vazhdonė agjėrimin, ngase Allahu atij i ka jap tė hajė dhe tė pijė”. Poashtu njeriu nuk dėnohet pėr shkak tė harreses nėse ka vepru ndonjė vepėr tė ndaluar duke u mbėshtetur nė fjalėn e Allahut subhanehu ve teala: “ Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė” (el-Bekare 286), atėherė Allahu i Lartėsuar tha: “Iu pėrgjigja”.
Ndėrsa ai i cili e sheh, duhet ta pėrkujtoi sepse kjo konsiderohet prej ndryshimit tė sė keqės. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: “Kush prej jush e sheh ndonjė tė keqe, le ta ndryshojė me dorėn e tij, e nėse nuk mundet, atėherė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mundet as me kėtė, atėherė me zemrėn e tij”. Ska dyshim se haja dhe pirja e njeriut duke qėnė agjėrues ėshtė vepėr e keqe, veēse i falet nė rast harrese ngase harresa ėshtė arsye pėr mosdėnim. Kurse ai i cili e sheh, nuk ka arsye qė tė mos e qortojė.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė misvakut dhe parfumit nga agjėruesi?
Pėrgjigje: Mendimi i qėlluar ėshtė se misvaku ėshtė sunet tė pėrdoret nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj, kjo duke pasė parasysh fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Misvaku ėshtė pastrim pėr gojėn, i dashur tek Allah”. Poashtu hadithi tjetėr: “Sikur tė mos i rėndojsha ummetin tim, do t’i urdhėroja me misvak pėr ēdo namaz”.
Parfumi ėshtė i lejuar nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj, pa marrė parasyshė se a ėshtė parfumi nė formė tė avulltė apo i lėngtė. Vetėmse duhet patur kujdes ngase nuk lejohet qė parfumi nė formė tė avulltė tė thithet me hundė pėr shkak se ai pėrmban disa pjesė tė dukshme tė cilat nėse i thithė me hundė, ato kalojnė brenda hundės e pastaj deri nė lukth. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha Lekit bin Sabre: “Bėje futjen e ujit nė hundė sa mė shumė pos nėse je agjėrues”.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Dalja e gjakut nga mishi i dhėmbeve a e prishė agjėrimin?
Pėrgjigje: Gjaku i cili del nga dhėmbet nuk ndikon aspak nė agjėrim, mirėpo duhet patur kujdes sa tė mundet tė mos e pėrbijė atė. E njejta gjė ėshtė edhe nėse i del gjakė nga hundėt. Pėr kėtė ai nuk ka nevojė tė bėjė kompenzim.
---------------------------------------------------------

Pyetje: Nėse gruas qė ka menstruacione i kalon ajo gjėndje para agimit dhe pastrohet pas agimit, ēfarė ėshtė hukmi i agjėrimit tė saj?
Pėrgjigje: Agjėrimi i saj ėshtė i saktė nėse ajo ėshtė e sigurtė se i ka kaluar menstruecioni. Pra, me rėndėsi ėshtė qė tė jetė e sigurtė se i ka kaluar menstruacioni ngase disa gra mendojnė se menstruacionet janė larguar e nė realitet nuk ėshtė ashtu. Pėr kėtė, gratė shkonin tek Aisheja radijallahu anha me pambukė dhe i tregonin asaj shenjėn e largimit tė menstruacioneve e ajo u thoshte: “Mos e bėni kėtė derisa ta shihni tė bardhėn”. Femra duhet tė sigurohet derisa tė sigurohet se menstruacionet janė larguar plotėsishtė, e nėse vėrtetohet kjo, ajo bėn nijet agjėrimin edhe nėse nuk pastrohet deri pas agimit. Ajo duhet tė kujdesėt pėr namaz kėshtuqė duhet tė nxitojė qė tė pastrohet pėr ta falė namazin nė kohėn e tij.
Kam dėgjuar se disa gra lirohen nga menstruacionet pas agimit apo edhe para tij mirėpo, ajo e vonon pastrimin deri pas agimit me arsyetimin se ajo dėshiron njė pastrim mė tė plotė. Njė veprim i tillė ėshtė gabim si nė Ramazan ashtu edhe jashtė tij. Ngase obligim (vaxhib) pėr tė ėshtė tė shpejtojė e tė pastrohet pėr ta falė namazin nė kohėn e tij. Ajo obligohet njėherė tė pastrohet vetėm sa pėr ta kryer namazin e nėse dėshiron qė tė pastrohet me tepėr, kėtė mund ta bėj pas lindjes sė diellit. Ngjashėm me gruan me menstruacione ėshtė edhe gruaja me xhunubllakė. Nėse ajo nuk pastrohet deri pas agimit, agjėrimi i saj ėshtė i saktė dhe nuk ka ndonjė ndalesė. Pokėshtu edhe burri i cili ėshtė xhunubė dhe nuk pastrohet deri pas agimit, agjėrimi i tij ėshtė nė rregullė. Ėshtė transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e zinte agimi duke qėnė xhunubė nga mardhėnia intime, ai agjėronte dhe pastrohej pas agimit. Allahu e di mė sė miri.
---------------------------------------------------------
Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i freskimit me ujė pėr agjėruesin?
Pėrgjigje: Freskimi me ujė pėr agjėruesin ėshtė i lejuar dhe nuk ka ndonjė ndalesė. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i hidhte ujė kokės sė tij nga nxehtėsia apo etja duke qėnė agjėrues. Ibni Umeri e lagte petkun e tij me ujė duke qėnė agjėrues pėr ta zvogėluar nxehtėsinė e madhe apo etjen. Lagėshtia nuk ndikon nė agjėrim sepse ajo nuk ėshtė ujė qė kalon nė lukth.
---------------------------------------------------------
Pyetje: A prishet agjėrimi me shijimin e ushqimit?
Pėrgjigje: Agjėrimi nuk prishet me shijimin e ushqimit nėse nuk pėrbihet. Mirėpo, kėtė sduhet ta bėj, vetėm nė rast nevoje, nė kėtė rast nėse kalon diē prej ushqimit nė barkun tėnd pa qėllim, agjėrimi yt nuk prishet.
Fetava Erkanul islam, shejh Ibn Uthejmin - Allahu e mėshiroftė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshille per ata qe flasin per agjerimin e atyre e qe nuk fa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: