Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta presim muajin e Ramazanit?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Si ta presim muajin e Ramazanit? Empty
MesazhTitulli: Si ta presim muajin e Ramazanit?   Si ta presim muajin e Ramazanit? Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:18 am

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm All-llahut (subhanehu we teala) i cili i obligoi rroberit e tij me agjėrimin e muajit tė rramazanit ku tha:

”O ju qė keni besuar ju ėshtė bėrė juve obligim agjėrimi (I muajit tė Rramazanit)sikur qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush,kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm”

(El-Bekare 183)

”E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj,le tė agjėrojė…”(El-Bekare 185)

Paqja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi tė dėrguarin e tij Muhammedin

(SalAll-llahu alejhi we selem) i cili tha:

”Ėshtė ngritur islami me pesė shtylla: "Dėshmija se nuk ka Zot tjetėr qė e meriton adhurimin pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s ėshtė i dėruar i Tij,Falja e namazit,dhėnja e zekatit,agjėrimi i muajit tė Rramazanit dhe shkuarja nė haxh”(Muttefekun alejh)

Vėllezėr tė nderuar muslimanė po ju pėrgėzoj me ardhjen e muajit tė Rramazanit,muaj nė tė cilin All-llahu (subhanehu we teala) filloi zbritjen e Kur’anit ku thotė:

” Muaji i Rramaznit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur’ani”(El-Bekare 185)

Muaj tė cilin All-llahu xh.sh I obligoi muslimanėt agjėrimin e tij ku thotė:

”O ju qė keni besuar ju ėshtė bėrė juve obligim agjėrimi (I muajit tė Rramazanit)sikur qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush,kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm”

(El-Bekare 183)

Ėshtė muaj pėr tė cilin Pejgamberi s.a.v.s i ka pėrgėzuar shokėt e tij pėr ardhjen e tij ku transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se pejgamberi s.a.v.s i thoshte shokėve te tij:

“Ju ka ardhė juve muaji i Rramazanit,muaji i bekuar,ua ka obliguar All-llahu xh.sh agjėrimin e tij,hapen dyert e xhennetit,mbyllen dyert e xhehennemit dhe lidhen djallėt me pranga,nė te (Rramazan) ėshtė njė nat mė e vlefshme se njė mij muaj”

(Ahmedi,Nesaiu dhe Albani ka thenė hadithi ėshtė i vėrtetė)

Ėshtė muaj pėr tė cilin Sahabėt (shokėt e Pejgamberit s.a.v.s) e kanė lutur All-llahun xh.sh gjashtė muaj qė tua mundėsojė ta presin ate,dhe janė lutur gjashtė muaj pas Rramazanit qė All-llahu xh.sh tua pranoj ibadetet e tyne”(Sahihu En-nesai)

Pra ky muaj duhet pėritur nė kėtė mėnyr nga muslimanėt,tė gėzohen pėr ardhjen e tij sepse ky muaj ėshtė muaj i faljes sė mėkateve,Pejgamberi s.a.v.s thotė:

“Me tė vėrtetė All-llahu xh.sh ua ka bėrė obligim agjėrimin e muajit tė Rramazanit,dhe falja e namazit (tė taravive) ėshtė sunnet pėr ju,kush e agjėron ate me besim tė plotė dhe duke shpresuar shpėrblimin e All-llahut xh.sh,do tė dal nga mekatet e tij sikur nė ditėn kur ka lindur”(Nesaiu dhe Albani ka thėtė hadithi ėshtė i vėrtetė)

Poashtu Pejgamberi s.a.v.s thotė:

“Kush e agjėron muajin e Rramazanit me besim tė plotė dhe duke shpresuar shpėrblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mėkatet e kaluara,poashtu kush falet nė Rramazan me besim tė plotė dhe duke shpresuar shpėrblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mėkatet e kaluara,dhe kush falet natėn e Kadrit me besim tė plotė dhe duke shpresuar shpėrblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mėkatet e kaluara”

(Muttefek Alejh)

Prandaj muslimani duhet ta pret kėtė muaj me gėzim tė madh dhe duke e falėnderuar

All-llahun xh.sh qė ja ka mundėsuar ta pret atė,qė tia mundėsoj qė All-llahu xh.sh tia shlyej mėkatet e bėra.

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.s i cili ka thenė:Kam ndėgjuar Pejgamberin s.a.v.s duke thenė se All-llahu xh.sh thotė:

“Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė,pėrveē agjėrimit,qė nė tė vėrtetė ėshtė vetėm pėr mua dhe unė e shpėrblejė pėr tė”

Poashtu Pejgamberi s.a.v.s thotė:

“Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė,shpėrblehet prej dhjetė deri nė shtatqind here mė shumė, pėrveē agjėrimit,qė nė tė vėrtetė ėshtė vetėm pėr mua dhe unė e shpėrblejė pėr tė,e lenė epshin e vet dhe ushqimin e tij vetėm pėr Mua,agjėruesi i ka dy gėzime:njė gėzim e ka kur tė bėjė yftarė,dhe tjetrin gėzim e ka kur ta takoj All-llahun (Subhanehu we Teala)”(Muttefekun Alejh)

Pra vėllezer muslimanė a ka gėzim ma tė madh se sa qė All-llahu xh.sh tė na shpėrblejė me shpėrblim tė pakufi dhe qė asnjėri nuk mund ta shpėrblejė ate pėrveē All-llahu xh.sh,poashtu agjėruesi i ka dy gėzime siq u cek edhe nė hadithin e lartpėrmenduar,gėzimi i tij i parė ėshtė kur tė bėjė yftarė gėzohet pėr begatitė qe ja ka dhuruar All-llahu xh.sh poashtu gėzohet pėr ushqimin qė e hanė qe mė herėt e kish tė ndaluar,kurse gėzimin e dyte e ka kur tė takohet me All-llahun xh.sh gėzohet pėr shpėrblimin e madh qė ja dhuron All-llahu xh.sh agjėruesit,poashtu gėzohet sepse nė xhennet ėshtė njė derė qė quhet Rejjan nė tė cilėn nuk do tė hyjė askush pėrveē agjėruesve,transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s thotė:

“Me tė vėrtetė se nė xhennet ėshtė njė derė quhet Rejjan,thiren nė ditėn e gjykimit dhe thotė:Ku janė Agjėruesit? Dhe kush ka qenė prej atyne qė kanė agjėruar do tė hyjė nė kėtė derė,e kush hyn nė kėtė derė nuk do tė etet (eqtohet) mė kurrė”

(Buhariu dhe Muslimi)

Poashtu gėzohet se agjėrimi bėn ndėrmjetėsim pėr agjėruesit,transmetohet nga Abdullah ibn Amri se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė:

“ Agjėrimi dhe Kur’ani ndėrmjetėsojnė pėr rrobin nė ditėn e gjykimit,Agjėrimi thotė:

O All-llah,i kamė larguar ata nga ushqimi dhe knaqėsitė pra mundėsoma mua qė tė ndėrmjetėsoj pėr ta,poashtu edhe Kur’ani thotė:O All-llah i kamė ndaluar ata nga gjumi i natės mundėsoma mua qė tė ndėrmjetėsoj pėr ta,dhe All-llahu xh.sh ua mundėson”(Ahmedi)

Vėllezėr dhe motra tė dashur muslimanė a nuk keni edhe ju dėshirė qė All-llahu xh.sh t’ju shpėrblejė me shpėrblimin e Tij,me Xhennetin e Tij,a nuk keni dėshirė qė nė ditėn e gjykimit tė jesh edhe ti prej tė thirurve nga kjo derė e quajtur Rejjan dhe tė mos etesh asnjėherė,a thua a nuk ke dėshirė qė agjėrimi tė ndėrmjetėsoj pėr ty tek All-llahu xh.sh qė tė tė fus nė Xhennetij e Tij!?

Poashtu All-llahu xh.sh nė Rramazan i shumėfishon shpėrblimet,Pejgamberi s.a.v.s thotė:

“Kush bėn njė tė mirė nė Rramazan (falė njė namaz sunnet apo nafile ose bėn vepra tė pėlqyera),do ta ketė shpėrblimin sikur ta ketė kryer njė farz jashtė Rramazanit,dhe kush e kryen njė farz nė Rramazan,do ta ketė shpėrblimin sikur ti ketė kryer shtatėdhjetė farze jashtė Rramazanit”

Poashtu transmetohet nga Selmani r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thenė nė hudben e tij:

“O ju njerėz ju ėshtė afruar juve njė muaj i bekuar,muaj nė tė cilin ėshtė njė nat ma e vlefshme se njė mijė muaj (nata e Kadrit),All-llahu xh.sh ja u ka bėrė obligim (farz) agjėrimin e kėti muaji, dhe falja e namazit (tė taravive) ėshtė sunnet pėr ju, kush bėn njė tė mirė nė Rramazan (falė njė namaz sunnet apo nafile ose bėn vepra tė pėlqyera),do ta ketė shpėrblimin sikur ta ketė kryer njė farz jashtė Rramazanit,dhe kush e kryen njė farz nė Rramazan,do ta ketė shpėrblimin sikur ti ketė kryer shtatėdhjetė farze jashtė Rramazanit,dhe ai ėshtė muaj I durimit dhe shpėrblimi i durimit ėshtė xhenneti,kush e ushqen njė agjėrues do tė jetė shkak pėr shlyerjen e mekateve tė tij dhe do tė shpėtojė nga zjarri,poashtu do ta ketė shpėrblimin sikur ai qė agjėron pa ju pakėsuar nga shpėrblimi i agjėruesit asgjė”Kanė thenė tė pranishmit”O i Dėrguar i All-llahut:Tė gjithė nga ne nuk i kanė mundėsitė qė ti ushqejnė agjėruesit?Pejgamberi s.a.v.s tha:”All-llahu xh.sh ja jep kėtė shpėrblim edhe ati i cili e ushqen njė agjėrues edhe vetėm me njė hurme apo me njė gotė ujė apo qumsht,ky ėshtė muaj qė fillimi i tij ėshtė mėshirė,mesi i tij ėshtė falje nga mėkatet dhe fundi i tij ėshtė shpėtim nga zjarri i xhehennemit”(Bejhekiu)

Muaji i Rramazanit ėshtė muaj i leximit tė Kur’anit,muaj i lėmoshės,muaj i mėshirės,muaj i shtimit tė faljes sė namazeve,transmetohet nga Mugire ibn Shobe r.a

“Se Pejgamberi s.a.v.s ėshtė falur derisa u janė anjur kėmbėt,dhe iu ėshtė thenė ati:Ti po falesh kaq shumė dhe All-llahu xh.sh ti ka falur mėkatet e kaluara dhe tė ardhshmet? Pejgamberi s.a.v.s ka thenė:”A mos tė jem rrob faliminderues!?”(Buhariu dhe Muslimi)

Shikojeni vėllezėr se si ka qenė namazi i Pejgamberit s.a.v.s tė cilit iu janė falur mėkatet e kaluara dhe tė ardhmet,ėshtė falur aqė shumė saqė ju janė anjur kėmbėt nga namazi i shumtė,pra ta pyesim vetvehten tone a thua vallė sa falemi ne gjatė natės apo si e falim namazin e taravisė,e qka ėshtė mė e rrėndėsishmja a thua a e falim namazin e sabahut,drakes,ikindis,akshamit dhe jacisė,namaze pėr tė cilat do tė pyetemi nė ditėn e gjykimit para All-llahut xh.sh,nė ditėn kur nuk do tė na sjell dobi as pasurija e as familja,por do tė na sjellin dobi veprt tona tė cilat i kemi bėrė nė kėtė botė.

Sė fundi e lusim All-llahun xh.sh qė tė na bėjė prej rrobėve tė tij tė devotshėm,tė na mundėsoj qė ta kalojmė kėtė muaj tė bekuar nė ibadete dhe nė ato vende ku All-llahu xh.sh ėshtė i knaqur me ne e jo nėpėr kafene tė ndryshme duke e pritur syfyrin duke luajtur letra apo bixhoze tė ndryshme,e lusim All-llahun xh.sh qė tė na shpėrbleje pėr agjėrimin tonė dhe tė na bėj prej atyne qė do tė hynė nė derėn Rejjan dhe qė agjėrimi ynė tė ndėrmjetėsoj tek

All-llahu xh.sh qė tė hyjmė nė xhennetin eTij dhe ta shohim fytyrėn e All-llahut xh.sh dhe tė takohemi me tė dashurin tonė Muhammedin s.a.v.s dhe shokėt e tij.

Wel hamdu lil-lahi Rabil alemin.

Wes-selamu alejkum we Rrahmetull-llahi we Berekatuhu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Si ta presim muajin e Ramazanit?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: