Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit Empty
MesazhTitulli: Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit   Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:52 am

Gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit mėnyra e tė ushqyerit tonė nuk duhet qė tė dallojė shumė nga ajo normale dhe duhet qė tė jetė sa mė e thjeshtė.


Mėnyra e tė ushqyerit duhet qė tė jetė e tillė qė tė ruajmė peshėn normale, duke mos fituar dhe duke mos humbur nė peshė.
Duke i patur parasysh orėt e gjata tė agjėrimit duhet qė tė marrim ushqim i cili tretet ngadalė dhe jo ushqim i cili tretet shpejtė. Ushqimi i cili tretet ngadalė zgjatė deri 8 orė, ndėrsa ushqimi i cili tretet shpejtė zgjatė vetėm 3-4 orė.

Ushqimet tė cilat treten ngadalė janė ushqimet tė cilat pėrbėhen nga elbi, gruri, misri, griza, fasulja, mielli i ngrytė, orizi i papėrpunuar etj. (tė ashtuquajturat karbonhidrate komplekse).

Ushqimet tė cilat treten shpejtė janė ushqimet tė cilat pėrmbajnė sheqerėra, mielli i bardhė, etj. (tė ashtuquajturat karbonhidrate tė pėrpunuara).
Ushqimi me fije janė ushqimet si drithėrat, kungulli, farėrat, perimet si bizelet, borania, spanaqi, karrotat, si dhe pemėt me lėvore, pemėt e terura veēanėrisht kumbullat, kajsiat, pastajbademat, fiqėt etj.

Ushqimi i cili merret duhet qė tė jetė mirė i ekuilibruar, me lloje nga tė tri grupet e pėrmendura, psh., pemė, perime, mish/pulė, peshk, bukė/drithėra dhe produkte tė qumėshtit. Ushqimet e fėrguara nuk janė tė shėndetshme dhe marrja e tyre duhet qė tė kufizohet. Ato shkaktojnė ēregullime tė tretjes, dhembje nė lukth, dhe probleme me peshė.

DUHET SHMANGUR

Ushqimit tė fėrguar dhe me shumė yndyrė.
Ushqimeve tė cilat pėrmbajnė shumė sheqerėra.
Ngrėnien e tepėruar veēanėrisht para lindjes sė diellit.
Pirjen e tepėruar tė ēajit gjatė tė ushqyerit para agimit. Ēaji shkakton humbjen e mineraleve dhe elektroliteve tė vlefshme nėpėrmjet urinimit tė sforcuar.
Pirja e duhanit. Pirja e duhanit nuk ėshtė e shėndetshme dhe marrja e tij duhet qė tė ndėrprehet plotėsisht.
DUHET MARRĖ

Karbonhidratet komplekse gjatė ushqimit para agimit (suhur) ashtuqė ushqimi zgjatė mė tepėr duke e zvogėluar ndjenjėn e urisė.
Hurmet janė burim i shkėlqyeshėm i sheqerėrave, fijeve, kaliumit dhe magneziumit.
Bademat janė tė pasur me proteine dhe me fije si dhe kanė pak yndyrė.
Bananet janė burim i mirė i kaliumit, magneziumit dhe sheqerėrave.


LĖNGJET

Sa mė tepėr ujė ose lėngje tė pemėve ndėrmjet iftarit dhe rėnjes nė gjumė ashtuqė trupi juaj do tė ketė mundėsi qė tė rregullon nivelin e lėngjeve trupore me kohė.


VĖSHTIRĖSIT MĖ TĖ ZAKONSHME MEDICINALE

Konstipacioni (Kapsllėku)

Konstipacioni mund tė shkakton paraqitjen e hemoroideve, qarjeve nė kanalin anal dhe vėshtirėsi tė tretjes tė shoqėruara me ndjenjėn e rėndimit.
Shkaqet: pėrdorimi i tepėruar i ushqimit jonatyral, pak lėngje nė ushqim dhe pak ushqim me fije.
Shėrimi: marrja e shtuar tė ujit, dhe largimi nga marrja e panevojshme e ushqimit tė pėrpunuar, jonatyral.


Erėrat (gazrat) dhe vėshtirėsit nė tretje

Shkaqet: Marrja e tepėrt e ushqimit. Marrja e tepėruar e ushqimit tė fėrguar, tė yndyrshėm, tė djegstė, si dhe tė artikujve ushqimor tė cilat prodhojnė gazra si psh., vezėt, lakrat, lėngjet e karbonizuara (me gaz) etj.

Shėrimi: Mos hani tepėr, pini lėngje tė pemėve mė tepėr ose pini vetėm ujė. Largojuni ushqimit tė fėrguar.


Pėrgjumėsia (“ulja e tensionit tė gjakut”)

Djersitja e sforcuar, plogėshtia, lodhja, mungesa e energjisė, marramendja, veēanėrisht me rastin e ngritjes nga pozita e ulur, zbehja dhe ndjenja se do ta humbas vetėdijen janė simptoma tė cilat e shoqėrojnė “uljen e tensionit tė gjakut”. Kjo ka tendencė qė tė paraqitet nė orėt e pasditės.

Shkaqet: Pak lėngje nė ushqim ose/dhe marrja e zvogėluar e kripėrave.

Shėrimi: Qėndroni nė ambient mė tė ftohėt, shtoni marrjen e lėngjeve dhe tė kripėrave.

Vėrejtje: Tensioni i ulėt i gjakut mund tė verifikohet vetėm me matjen e tij nė momentin kur simptomat e lartpėrmendura janė prezente. Personat tė cilat lėngojnė nga tensioni i lartė i gjakut duhet qė tė pėrshtatin marrjen e medikamenteve gjatė muajit tė Ramazanit nė kėshillim me mjekun e tyre.


Kokėdhembja
Shkaqet: ndėrprerja e marrjes sė kafes dhe duhanit; angazhimi i tepėruar gjatė ditės, mungesa e gjumit, uria e cila shtohet kah fundi i ditės. Kur tė shoqėrohet me “tensionin e ulėt tė gjakut”, kokėdhembja mund tė jetė mjaftė e rėndė dhe poashtu mund qė tė shkakton mundim dhe vjellje para iftarit.

Shėrimi: Filloni zvogėlimin e marrjes sė duhanit ose tė kafes njė deri dy javė para fillimit tė muajit Ramazan. Reorganizoni orarin tuaj gjatė muajit tė Ramazanit ashtuqė tė keni mjaft kohė pėr gjumė.

Ulja e sheqerit nė gjak

Lodhja, marramendja, plogėshtia, pėrqėndrimi i dobėt i vemendjes, djersitja e sforcuar, ndjenja e dridhjes sė trupit, paaftėsia pėr tė kryer aktivitete fizike, kokėdhembja, tė rrahurat e shpejtuara tė zemrės, janė simptoma tė uljes sė nivelit tė sheqerit nė gjak.

Shkaqet (te personat tė cilėt nuk lėngojnė nga sėmundja e sheqerit): Marrja e tepėruar e ushqimit me sheqerėra veēanėrisht para agimit (suhur). Nė kėtė rast trupi prodhon sasi tė tepėruar tė insulinit duke e shkaktuar rėnjen e nivelit tė sheqerit nė gjak nė orėt e pasditės.

Shėrimi: Hani diq para lindjes sė diellit (suhur) dhe kufizoni me kėtė rast marrjen e tepėruar tė ushqimit me sheqerėra si dhe tė lėngjeve.

Vėrejtje: Personat tė cilėt lėngojnė nga sėmundja e sheqerit duhet tė kenė parasysh nevojėn e pėrshtatjes sė terapisė sė rregullt gjatė muajit tė Ramazanit, nė kėshillim me mjekun e tyre.


Ulēera peptike (i thati nė lukth ose nė zorrėn dymbėdhjetgishtore), djegėsima nė gjoks, pezmatimi i lukthit dhe hiatus hernia

Shkaqet: Prodhimi i shtuar i thartinės nė lukth gjatė muajit tė Ramazanit i vėshtirėson rrethanat e lartpėrmendura. Kjo manifestohet me ndjenjė tė pakėndshme tė djegies nė regjionin e lukthit e cila fillon nėn brinjė dhe mund tė pėrhapet deri nė fyt. Ushqimet e djegėsta, kafeja, dhe lėngjet me gazra e keqėsojnė kėtė gjendje.
Shėrimi: Ka barėra me tė cilėt mund tė kontrollohet sasia e thartinės nė lukth. Personat tė cilėt e kanė tė verifikuar ulēerėn peptike ose hiatus hernin duhet qė tė kėshillohen me mjekun para fillimit tė muajit Ramazan.


Gurėt nė veshkė
Gurėt nė veshkė mund tė lajmėrohen tek njerėzit tė cilėt marrin pak lėngje. Kėshtuqė ėshtė e domosdoshme qė tė merren mė tepėr lėngje me qėllim tė parandalimit tė formimit tė tyre.


Dhembjet nė nyje

Shkaqet: Mbingarkimi i nyjeve gjatė faljes sė Namazit. Te personat e moshuar dhe te ata tė cilėt lėngojnė nga pezmatimi i nyjeve (arthritis) kjo mund tė manifestohet me dhembje, shtangim, ajtje dhe ndjenjė tė pakėndshme nė nyje.

Shėrimi: Zvogėloni peshėn ashtuqė nyjet tė lirohen nga pesha e tepėrt. Bėni ushtrime pėr kėmbė. Gadishmėria fizike mundėson kryerjen e lehtė tė faljes sė namazit .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta presim muajin e Ramazanit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: