Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

“Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit? Empty
MesazhTitulli: “Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit?   “Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit? Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:34 am

“Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit?

Ja, muaji ynė i dashur, musafiri ynė i nderuar, po paralajmėron shkuarjen e tij. Pas disa ditėsh do tė shkojė te Zoti i Tij, qė tė jetė argument dhe dėshmi pėr disa prej nesh dhe argument e dėshmi kundėr disave prej nesh. Po, argument dhe dėshmi pėr agjėruesit, tė cilėt agjėruan dhe u dalluan me agjėrimin e tyre, pėr falėsit tė cilėt u dalluan me faljet e tyre, pėr ata qė shpenzuan nė rrugėn e Allahut, pėr ata qė kuptuan vlerėn e Ramazanit dhe shfrytėzuan kohėn. Ndėrsa argument dhe dėshmi kundėr tė shkujdesurve, tė cilėve vetėm trupi u agjėroi dhe nuk u agjėruan zemrat, kundėr atyre qė s’kanė hise nga agjėrimi vetėm se etjen dhe urinė, kundėr atyre qė u treguan asketė nė shpėrblim dhe nuk u interesuan pėr shtimin e tė mirave nė kėtė muaj, duart e tyre u shtrėnguan dhe u bėnė koprracė. Shejtani i mashtroi ata (edhe pse qe i prangosur), netėt i kaluan nė ndalesa tė Allahut, duke parė e dėgjuar ato (ndalesa) dhe merituan lutjen e Xhibrilit pėr largim nga mėshira e Allahut (pėr ata qė arritėn Ramazanin dhe nuk iu falėn mėkatet)1.

O ju tė cilėve Allahu ua ka mundėsuar pėrfitimin nga Ramazani me pėrqendrim ndaj urdhrave dhe ndalesave tė Tij, pa dyshim se kjo ėshtė njė dhunti e madhe, por dhuntitė vazhdojnė me falėnderim. Allahu i Lartėsuar thotė: "Nėse falėnderoni, do t'ua shtoj tė mirat.” (Ibrahim, 7)
Falėnderimi i vėrtetė ėshtė falėnderim praktik. Falėnderimi pėr kėtė dhunti pas Ramazanit realizohet me pėrqendrimin e besimtarėve ndaj urdhrave tė Allahut. Vėrtetoni pėr Zotin tuaj, e mė pastaj pėr veten tuaj, se ju jeni tė sinqertė nė kėtė, se ju adhuroni Allahun duke qenė tė bindur e jo nga tradita, se ju adhuroni Zotin e Ramazanit e jo Ramazanin.

Vėllezėr tė nderuar besimtarė, Allahu ju pastė nė kujdesin e Tij!
Jemi mėsuar tė agjėrojmė gjatė Ramazanit, por a thua do tė vazhdojė ky agjėrim edhe pas pėrfundimit tė Ramazanit, apo do tė ndėrpritet me fundin e tij?
Pa dyshim se Zoti i Ramazanit ėshtė Zot i muajit Sheval, Shaban dhe i muajve tė tjerė. Ashtu siē na e bėri obligim agjėrimin e muajit Ramazan, gjithashtu ka pėrligjur pėr ne edhe agjėrimin vullnetar tė disa ditėve, nė mėnyrė qė t’i afrohemi sa mė shumė Atij. Ndėr agjėrimet vullnetare mund tė pėrmendim:

1) Agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit Sheval
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka rekomanduar agjėrimin e kėtyre ditėve, duke thėnė: “Kush agjėron Ramazanin e pastaj e pason edhe me gjashtė ditė tė Shevalit, do tė ketė shpėrblimin si tė ketė agjėruar tėrė vitin.”2
Ky hadith na nxit pėr agjėrimin e gjashtė ditėve tė muajit Sheval dhe se kush e pason Ramazanin me ato ditė, do tė ketė shpėrblimin e atij qė agjėron tėrė kohėn, nėse kėtė e bėn ēdo vit. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, na ka treguar pėr shpėrblimin e madh tė agjėrimit tė kėtyre ditėve, por shumica e muslimanėve nuk e praktikojnė kėtė.
Ibn Rexhebi nė veprėn e tij Letaif el Mearif, fq. 244, thotė: “Agjėrimi i Ramazanit dhe pasimi i tij me gjashtė ditė tė Shevalit ka shpėrblimin e agjėrimit tė tėrė kohės, ngase njė e mirė dhjetėfishohet. E, kėtė e gjejmė tė komentuar nė hadithin tė cilin e transmeton Thevbani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Agjėrimi i Ramazanit (ka shpėrblimin) sikur dhjetė muaj, ndėrsa agjėrimi i gjashtė ditėve sikur dy muaj dhe kjo sikur tėrė viti.” Me kėtė nėnkuptohet Ramazani dhe gjashtė ditė tė Shevalit pas tij.”3

Vėlla musliman!

Agjėrimi i kėtyre gjashtė ditėve pas Ramazanit ėshtė argument pėr falėnderimin e agjėruesit ndaj Zotit, pėr suksesin dhėnė atij pėr agjėrimin e Ramazanit dhe shtimin e mirėsive. Gjithashtu, agjėrimi i kėtyre ditėve dėshmon pėr dashurinė e adhurimeve dhe dėshirėn pėr vazhdimėsinė nė rrugėn e veprave tė mira. Ibn Rexhebi, Allahu e mėshiroftė, thotė se dhuntia e suksesit pėr agjėrimin e Ramazanit e pastaj kryerja e mėkateve i ngjan atij qė i zėvendėson dhuntitė e Allahut Fuqiplotė me kufėr (Letaif el Mearif, fq. 244).

2) Agjėrimi i tri ditėve tė ēdo muaji
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, e porositi Ebu Hurejrėn, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, me kėtė lloj agjėrimi, kur tha: “Mė porositi i dashuri im me tri gjėra, tė cilat nuk do t’i lė asnjėherė derisa tė vdes: agjėrimin e tri ditėve tė ēdo muaji...” dhe e urdhėroi qė kėto ditė tė jenė ditėt e bardha. Ato janė dita e trembėdhjetė, e katėrmbėdhjetė dhe e pesėmbėdhjetė, ndaj kujt i mundėsohet agjėrimi nė kėto ditė kjo ėshtė mė mirė, ose tė agjėrojė gjatė ditėve tė tjera gjatė muajit. Agjėrimi i tri ditėve prej ēdo muaji ka shpėrblimin sikur agjėrimi i tėrė vitit, ngase njė e mirė dhjetėfishohet, kėshtu qė agjėrimi i tri ditėve nga ēdo muaj ėshtė sikur agjėrimi i tėrė muajit.

3) Agjėrimi i ditės sė Arafatit pėr atė qė nuk ėshtė haxhi
Vlera e ditės sė Arafatit ėshtė e njohur nga ēdo musliman. Pikėrisht pėr kėtė arsye, i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, rekomandoi agjėrimin e asaj dite. Ėshtė transmetuar nga Ebu Katadeja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut ėshtė pyetur pėr agjėrimin e ditės sė Arafatit dhe tha: “Fshin mėkatet e vitit tė kaluar dhe tė atij tė ardhshėm.”4
Kjo pra, siē thamė, pėr atė qė s’ėshtė nė haxh, ndėrsa pėr haxhiun nuk rekomandohet agjėrimi i kėsaj dite, ngase i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, e ka lėnė agjėrimin e kėsaj dite. Gjithashtu ėshtė transmetuar prej tij se e ka ndaluar agjėrimin e ditės sė Arafatit nė Arafat.
Prej vlerave tė kėsaj dite mund tė pėrmendim: Allahu ka plotėsuar fenė e Vet, ka marrė zotimin e pasardhėsve tė Ademit, ėshtė dita pėr tė cilėn Allahu ėshtė betuar nė librin e Tij, ėshtė ditė feste pėr ata qė qėndrojnė nė Arafat, ėshtė ditė e faljes sė mėkateve dhe e lirimit nga zjarri.

4) Agjėrimi gjatė muajit Muharrem, gjegjėsisht agjėrimi i Ashurasė (dita e dhjetė e muajit Muharem) njė ditė para ose pas saj
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, ėshtė pyetur se cili agjėrim ėshtė mė i mirė pas Ramazanit. Ai ėshtė pėrgjigjur: “Agjėrimi i muajit tė Allahut, Muharem.”5
Muavi bin Ebi Sufjani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “Kjo ditė ėshtė Ashura, juve nuk ju ėshtė obliguar agjėrimi i saj, ndėrsa unė jam agjėrueshėm. Kush dėshiron prej jush, le tė agjėrojė, kush dėshiron tė prishė agjėrimin, le ta prishė atė.”6
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Kurejshėt agjėronin ditėn e Ashurasė nė xhahiliet. I Dėrguari i Allahut gjithashtu agjėronte kėtė ditė. Kur arriti nė Medinė, agjėroi dhe urdhėroi njerėzit me agjėrimin e saj. Kur Ramazani ėshtė bėrė obligim, tha: “Kush dėshiron, le tė agjėrojė e kush do, le ta lėrė (agjėrimin).” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, transmeton se kur i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, arriti nė Medinė, ai takoi banorėt e saj duke agjėruar kėtė ditė (Ashuranė) dhe thoshin se kjo ėshtė njė ditė madhėshtore, nė tė cilėn Allahu shpėtoi Musain dhe fundosi familjen e Faraonit, se Musai agjėroi nė shenjė falėnderimi ndaj Allahut. Me atė rast, i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tha: “Unė kam mė shumė pėrparėsi tek Musai sesa ata.” Agjėroi atė ditė dhe i urdhėroi tė tjerėt pėr agjėrimin e saj.”7
Gjithashtu, nga Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, transmetohet se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, kur agjėroi Ashuranė dhe urdhėroi njerėzit pėr agjėrimin e saj, i thanė: “O i Dėrguar i Allahut, kjo ėshtė ditė tė cilėn e madhėrojnė ēifutėt dhe tė krishterėt.” Ai u tha: “Vitin tjetėr, nė dashtė Allahu, do tė agjėrojmė ditėn e nėntė.” Tha (Ibn Abasi): “Vitin tjetėr vdiq i Dėrguari i Allahut.”8 Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet: “Nėse do tė jem gjallė vitin tjetėr, do tė agjėroj ditėn e nėntė." Do tė thotė sė bashku me ditėn e dhjetė.9
Ky lloj agjėrimi ka tri forma. E para agjėrimi i tre ditėve (ditėn e nėntė, dhjetė dhe njėmbėdhjetė), e dyta agjėrimi i ditės sė nėntė dhe dhjetė dhe forma e tretė ėshtė agjėrimi vetėm i ditės sė dhjetė.

5) Agjėrimi i pjesės mė tė madhe tė muajit Shaban
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, agjėronte shumicėn e muajit Shaban, siē tregon Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj: “I Dėrguari i Allahut nuk plotėsoi agjėrimin e ndonjė muaji pėrveē muajit tė Ramazanit dhe as nuk e kam parė gjatė ndonjė muaji tė agjėrojė mė tepėr sesa gjatė muajit Shaban.”10

6) Agjėrimi i ditės sė hėnė dhe tė enjte
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se i Dėrguari i Allahut mė tepėr agjėronte ditėn e hėnė dhe tė enjte dhe i ėshtė thėnė se pėrse, kurse ai ka thėnė: “Veprat ngrihen tek Allahu nė kėto ditė.”11 Ndėrsa nė njė transmetim tė Muslimit12 thuhet se ėshtė pyetur i Dėrguari i Allahut pėr agjėrimin e ditės sė hėnė dhe ai ka thėnė: “Kjo ėshtė dita nė tė cilėn kam lindur dhe nė kėtė ditė ka filluar tė mė shpallet (Kurani).”

7) Agjėrimi njė dite po dhe njė jo
Abdullah bin. Amr bin. el-Asi transmeton: "Mė ka thėnė mua i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė: -O Abdullah, jam informuar se ti agjėron (tėrė) ditėn dhe falesh (tėrė) natėn.
Thashė: -Po, gjithsesi o i Dėrguari i Allahut.
-Atėherė mos bėj kėshtu,– mė tha. -Agjėro, por edhe ha, falu, por edhe fli, ngase trupit i ke borxh (pėr pushim), syrit tėnd (pėr gjumė), gruas sate (pėr kalim kohe me tė), musafirit tėnd (pėr mikpritje). Ti ke mundėsi tė agjėrosh prej ēdo muaji tri ditė, ngase pėr ēdo tė mirė shpėrblehesh me dhjetė dhe kėshtu llogaritėsh se ke bėrė agjėrim gjatė tėrė kohės.
-Kėrkova- rrėfen Abdullahu, -kėshtu qė u ngarkova (me ēka nuk pata mundėsi). Thashė: -O i Dėrguari i Allahut, unė kam forcė.
-Atėherė agjėro agjėrimin e Pejgamberit tė Allahut, Davudit alejhi selam dhe- mė sugjeroi- mos shto mė shumė se kjo.
-Si ka qenė agjėrimi i Pejgamberit tė Allahut, Davudit alejhi selam?- e pyeta.
-Gjysma e jetės (njė ditė po e njė jo).
Kur Abdullahu u plak, thoshte: -Ah sikur ta pranoja lehtėsimin e Pejgamberit alejhi selam!13
Kėto ishin disa nga vepra vullnetare sa i pėrket agjėrimit, pasimi i tė cilave u rekomandohet besimtarėve pas Ramazanit. Lus Allahun e Lartėsuar tė na pranojė agjėrimin, namazet dhe ēdo vepėr tjetėr tė mirė!
Ai ėshtė i Plotfuqishėm pėr kėtė! Lavdėrimi i takon vetėm Atij!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
“Lamtumirė Ramazan” a nėnkupton ndėrprerje tė agjėrimit?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Biseda mes muajve Ramazan dhe Shewal
» Kompenzimi i Agjerimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: