Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Simbolizimi i disa zbukurimeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Simbolizimi i disa zbukurimeve Empty
MesazhTitulli: Simbolizimi i disa zbukurimeve   Simbolizimi i disa zbukurimeve Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 5:36 pm

Ēfarė simbolizon bredhi?
Enciklopedia Britanike (3/284) thotė: “
Tė parėt qė e pėrdorėn bredhin ishin faraonėt dhe kinezėt si ‘’simbol tė jetės’’. Mė pas paganėt evropianė filluan ta adhurojnė dhe ta shenjtėrojnė. Edhe pasi pranuan Krishterimin, e pėrdornin bredhin nė shtėpi dhe e zbukuronin atė. Dhe mė vonė, nė shek. 16, nė Gjermaninė Perėndimore bredhi mori emrin ‘’bredhi i parajsės’’, ku varnin qirinjtė. Kjo ide depėrtoi nė Angli nė shek. 19.”
Ky ėshtė historiku i bredhit, i cili e ka burimin tek idhujtarėt evropianė. Me kalimin e tyre nė Krishterim, edhe bredhi u krishterizua. Sot bota e krishterė bredhin e konsideron simbolin mė kryesor tė fesė, qė ėshtė huazuar nga idhujtarėt evropianė dhe pėr njė dru tė tillė harxhojnė me miliona euro.

Baba Dimri (Santa Claus)

Legjenda thotė: “Baba Dimri, njė njeri i moshuar me mjekėr tė bardhė e tė gjatė dhe me rroba tė kuqe, jeton nė Polin e Veriut me gruan dhe bashkėpunėtorėt, ku udhėheqin njė punėtori gjigante qė prodhon lodra pėr fėmijė. Dhe natėn e Vitit tė Ri, Baba Dimri udhėton me saj (slitė), tė cilin e tėrheqin tetė drerė dhe kalon pranė ēdo shtėpie duke u dhuruar dhurata fėmijėve. Pasi zgjohen nga gjumi, ata gėzohen pėr dhuratat.”

Kėtė legjendė pėrrallash njė pjesė e fėmijėve e beson. Vlen tė pėrmendet edhe testi i njė kanali televiziv amerikan, qė ka intervistuar disa tė moshuar- 90% e tyre besonin se ekziston Baba Dimri!

Kėshtu edukohen fėmijėt me legjenda dhe gėnjeshtra, por mė e ēuditshme ėshtė kur edhe tė rriturit i besojnė kėsaj!

Pėrngjasimi me jobesimtarėt

Njė fatkeqėsi qė ka kapluar shoqėrinė muslimane ėshtė edhe pėrngjasimi i verbėr me jobesimtarėt duke i imituar ata nė shumė gjėra, madje edhe nė festat e tyre. Njė pjesė e njerėzve mendojnė se njė kulturė mund tė merret dhe tė imitohet, por shpirti i asaj nuk mund tė ndikojė edhe aq.

Tė nderuar besimtarė!
Muslimanėt kanė njė program tjetėr jetėsor, ku nuk lejohet pasimi dhe pėrngjasimi me jobesimtarėt. Allahu i Lartėsuar thotė: “...Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program...”
[4]
Allahu i Lartėsuar i drejtohet Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, duke i thėnė: “Pastaj Ne tė vendosėm ty (O Muhamed) nė udhė tė qartė tė urdhėrimit Tonė tė rrugės sė fesė (nė atė rrugė tė cilėn Ne ua urdhėruam tė gjithė tė Dėrguarve para teje duke u pėrcaktuar ligjet dhe rrugėn e vėnies nė jetė tė besimit tė pastėr islam nė Njė Zot tė Vetėm). Ndiq pra edhe ti atė dhe mos u shko pas dėshirave tė atyre qė nuk dinė. Vėrtet qė ata nuk tė vlejnė ty aspak ndaj Allahut (nėse Ai do tė tė ndėshkojė ty). Vėrtet qė dhalimunėt (mohuesit, mosbesimtarėt, keqbėrėsit) janė eulija (mbrojtės e ndihmues) tė njėri-tjetrit, por Allahu ėshtė Vali (Mbrojtės e Ndihmues) i muttekinėve (i tė pėrkushtuarve ndaj Tij nė Besimin e pastėr islam).”[5]
Ndėrsa Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Kush i pėrngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.”[6]
“Nuk ėshtė prej nesh ai qė u pėrngjan tė tjerėve pėrveē nesh. Mos u pėrngjani ēifutėve dhe tė krishterėve.”
[7]

Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, na ka tėrhequr vėrejtjen duke thėnė: “Do tė pasoni adetet e atyre qė kanė qenė para jush pėllėmbė pas pėllėmbe e kut pas kuti, saqė po tė hynin ata nė vrimėn e hardhucės, edhe ju do t’i pasoni ata.” I thamė: “Kush janė ata, ēifutėt dhe tė krishterėt?” Tha: “Kush tjetėr pėrpos tyre?”[8]
Parimet e Islamit na bėjnė tė ditur se imitimi dhe pėrngjasimi me jobesimtarėt trashėgon bindjen e respektit, tė afėrsisė dhe tė pikėpamjeve tė tjera nė besim. Gjithė kėto argumente ndalojnė imitimin dhe pėrngjasimin me jobesimtarėt nė qėllimet dhe veprat e tyre.

I nderuar besimtar, ki kujdes!


-
Mos i ligjėso festat e paligjshme. Allahu ėshtė i hidhėruar nga veprime tė tilla.
-
Ēdo popull ka festat e veta fetare, mos u pajto me festat krishtero-pagane.
-
Festimi i festave tė tyre ėshtė mėkat i madh.
-
Nuk lejohet pjesėmarrja nė mbrėmjet festive si dhe kėmbimi i kartolinave, i mesazheve dhe i pakove tė Baba Dimrit.


Sjellja e mirė

Miqėsia dhe mirėsjellja duhet tė dallohen dhe ēdonjėra tė ruajė pozitėn e vet. Sjellja e bukur, maturia, besnikėria, shitblerja, drejtėsia janė parime qė duhet tė manifestohen te tė gjithė njerėzit pa dallim ngjyre dhe feje. Kėto janė standardet qė kėrkohen prej muslimanit. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu nuk ju ndalon qė ju tė bashkėpunoni nė drejtėsi e mirėsi me ata tė cilėt nuk ju luftuan pėr ēėshtje tė fesė dhe nuk ju dėbuan nga shtėpitė tuaja. Vėrtet qė Allahu i do ata qė bashkėpunojnė me barazi.”
[9]
Mosbesimi apo besimi tjetėr nuk janė pengesė pėr t’iu shmangur parimeve tė pėrgjithshme tė lartpėrmendura.

Pėrfundim

Tė nderuar muslimanė!

Shpėtimi dhe krenaria e muslimanėve ėshtė nė pasimin dhe jetėsimin e parimeve islame, kurse imitimi dhe pėrngjasimi me tė tjerėt sjell nėnēmimin, ngushtimin dhe robėrimin. Sot popujt vuajnė dhe kanė kriza nga mė tė ndryshme, si: ideologjike, morale, shpirtėrore, politike dhe sociale. Vetėm Islami ofron zgjidhjen adekuate pėr nė rrugėn e drejtė reale.
“Dhe vėrtet, kjo ėshtė Rruga Ime e Drejtė, kėshtu qė ndiqeni atė dhe mos ndiqni rrugė tė tjera pasi ato do t’ju ndajnė e t’ju largojnė nga udha e Tij. Kėtė jua ka urdhėruar Ai qė tė mund tė bėheni muttekinė (tė pėrkushtuar nė besimin e pastėr islam)
[10]
Islami, fe e plotėsuar dhe e kompletuar, nuk ka nevojė pėr plotėsime shtesė.
“Kėtė ditė Unė e pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin fe.”
[11]
Islami ka ngėrthyer nė vetvete nevojat njerėzore qė nga lindja deri nė vdekje. Ka sistemuar jetėn shoqėrore, ekonomike, politike dhe kulturore duke rregulluar edhe festat fetare.

"Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e aleminit (njerėzve, xhinėve dhe gjithēkaje qė ekziston). Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si musliman.”
[12]
Tė nderuar muslimanė!
“Unė vetėm dėshiroj pėrmirėsimin pėr aq sa janė mundėsitė e mia mė tė mira. Dhe udhėzimi im nuk mund tė vijė pėrveēse nga Allahu, tek Ai unė mbėshtetem dhe Atij i kthehem me pendim.”
[13]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Simbolizimi i disa zbukurimeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Lajme nga Bota-
Kėrce tek: