Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vendime mbi agjėrimin qė kanė tė bėjnė me mjekėsinė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Vendime mbi agjėrimin qė kanė tė bėjnė me mjekėsinė Empty
MesazhTitulli: Vendime mbi agjėrimin qė kanė tė bėjnė me mjekėsinė   Vendime mbi agjėrimin qė kanė tė bėjnė me mjekėsinė Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:51 am

Gjykimi i pastrimit tė dhėmbit tek doktori ose gėrryerja e tij ose shkulja e tij gjatė agjėrimit, si dhe pėrdorimi i gjilpėrės mpirėse (anestezisė)."Asnjė nga kėto qė u pėrmendėn mė lart nė pyetje nuk ndikojnė nė saktėsinė e agjėrimit. Ėshtė diēka e falur por duhet tė ruhet mos tė gėlltisė diēka nga ilaēet apo gjaku. Po ashtu gjilpėra mpirėse nuk ndikon aspak nė saktėsinė e agjėrimit, sepse ajo nuk i ngjason ushqimit dhe pijes dhe sepse origjina ėshtė saktėsia dhe vlefshmėria e agjėrimit".

Marrė nga fetuatė e shejh AbdulAziz bin Baz

A e prish agjėrimin pėrdorimi i gjilpėrės mpirėse nė gojė pėr atė qė do kurojė dhėmbėt?

"Nuk ka problem qė t'i bėhet agjėruesit gjilpėrė mpirėse zonale, qoftė nė gojė apo nė pjesė tjetėr tė trupit pėr shkak tė kurimit, sepse kjo lloj gjilpėre nuk ėshtė ushqyese".

Komisioni i pėrhershėm pėr studime dhe fetua
Kryetar: AbdulAziz bin Baz
Anėtar: AbdulAziz Ali Shejh
Anėtar: Salih el Feuzan
Anėtar: Bekr Abdullah Ebu Zejd

A ndikon procesi i larjes sė veshkave nė agjėrim?

"I kemi shkruar drejtorit tė spitalit "Mbreti Fajsal" dhe drejtorit tė spitalit ushtarak nė Rijad, qė tė na tregojnė rreth procesit tė larjes sė veshkave, lėndėt kimike qė pėrdoren nė tė dhe a ka diēka ushqyese nė mesin e kėtyre lėndėve, dhe pėrgjigja ishte si mė poshtė:

'Procesi i larjes sė veshkave do tė thotė nxjerrje e gjakut nė njė aparaturė qė quhet "veshkė artificiale", ku bėhet pastrimi i gjakut dhe i shtohen nė tė ca lėndė kimike si psh: sheqerna, kripėra, etj., dhe pastaj rikthehet pėrsėri nė trupin e tė sėmurit'.

Pas studimit qė i bėri Komisioni i Fetuave realitetit tė procesit tė larjes sė veshkave dha fetuanė se: procesi i lartpėrmendur e prish agjėrimin".

Kryetar: AbdulAziz bin Baz
Nėnkryetar: AbduRrezak Afifi
Anėtar: Abdullah Gudejan

Marrė nga fetuatė e Komisionit me nr. 9944.

A duhet ta ndėrpresė agjėrimin nėse kėtė ia kėshillon mjeku i krishterė?

Pyetja:Unė jam i sėmurė rėndė, gjė e cila mė ka detyruar tė udhėtoj jashtė botės islame pėr t'u kuruar. Muaji i Ramazanit mė gjeti atje dhe mjeku - i cili ishte i krishterė - mė urdhėroi tė mos agjėroja sepse ilaēet do mė bėnin dėm nėse nuk i shoqėroja me ushqim dhe ujė nė veēanti, si dhe ma caktoi kėtė lloj kure pėr njė kohė tė gjatė. Kur u ktheva, u konsultova me njė mjek mysliman i cili gjithashtu mė kėrkoi qė tė mos agjėroj dhe kėtė vit. Kam provuar tė agjėroj por kjo gjė ma ka pėrkeqėsuar gjendjen shėndetėsore. Ēfarė duhet tė bėj kur kjo ėshtė situata?

Pėrgjigje:"O vėllai im, nuk ka problem ta lėsh agjėrimin pėr sa kohė qė e ndjen veten sėmurė dhe agjėrimi tė mundon, duke qenė se edhe mjekėt tė kanė kėshilluar qė tė mos agjėrosh; nuk ka problem. I njėjti gjykim ėshtė nėse ke nevojė tė marrėsh ilaēe gjatė ditės - lejohet qė tė mos agjėrosh sepse Allahu i Lartėsuar thotė:

"Ndėrsa ai qė ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim e ka detyrė tė agjėrojė (kaza) aq ditė sa ka lėnė pa agjėruar, nė ditėt e mėvonshme" (Bekare 185).

Edhe sikur tė mos kesh aty pranė ndonjė mjek (pėr t'u konsultuar me tė) dhe e ndjen veten se je sėmurė dhe e ke tė vėshtirė nė atė gjendje tė agjėrosh, tė lejohet ty qė tė mos agjėrosh pėr shkak tė ekzistencės sė sėmundjes, siē thuhet qartė nė ajetin kur'anor. Sėmundja ėshtė justifikim i konsiderueshėm nė sheriat siē ėshtė edhe udhėtimi. Sa herė qė tė gjesh vėshtirėsi nė agjėrim pėr shkak tė sėmundjes, tė lejohet mos-agjėrimi edhe nėse nuk kėshillohesh paraprakisht me mjekun. Kuptohet e ke detyrė ta kryesh atė agjėrim kaza kur tė shėrohesh nga sėmundja, qoftė dhe pas njė kohe tė gjatė, sepse Allahu i Lartėsuar thotė:

"Ndėrsa ai qė ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim e ka detyrė t'i agjėrojė (kaza) aq ditė sa ka lėnė, nė ditėt e mėvonshme".

Kuptimi i ajetit ėshtė: E ka detyrė t'i agjėrojė kaza aq ditė sa ka lėnė pa agjėruar.

Pra ti, o vėllai im, kur tė tė shėrojė Allahu dhe tė kthehet shėndeti yt, kryeje agjėrimin kaza pa pasur asnjė lloj sikleti nė kėtė gjė, uel hamdulilah. Pėrgėzohu me tė mira, Allahu tė shėroftė".

Marrė nga fetuatė e shejh AbdulAziz bin Baz.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Vendime mbi agjėrimin qė kanė tė bėjnė me mjekėsinė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshille per ata qe flasin per agjerimin e atyre e qe nuk fa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: