Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

"cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin Empty
MesazhTitulli: "cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin   "cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 1:32 am

"CIA" NDIHMOI ENVER HOXHĖN TĖ MERRTE PUSHTETIN - Shkruan: ALDA BARDHYLI Gazeta “SHQIP”



Besiana-Info 23 Dec. 2007 23:33

"CIA" NDIHMOI ENVER HOXHĖN TĖ MERRTE PUSHTETIN


PETER LUKAS

PETER LUKAS/ Gazetari i njohur i “Boston Herald” rrėfen nė njė intervistė kėrkimet e tij mbi OSS, misionin e fshehtė amerikan qė ka punuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Cili ishte qėllimi i OSS nė vendin tonė? Lidhja e ngushtė e Enver Hoxhės me kreun e kėtij shėrbimi, Tom Stefan, dhe fati i tij pas mbarimit tė luftės. Tashmė, kjo histori qė ka nxjerrė nė pah informacione sekrete si pėr palėn amerikane ashtu dhe atė shqiptare pritet tė konkretizohet nė njė film me regji tė Sten Dragotit

Shkruan: ALDA BARDHYLI Gazeta “SHQIP”

Historia nuk e lė tė qetė dhe kur vendos tė bėjė shėtitje mbrėmjeve nė bulevardin kryesor tė Tiranės. Peter e di se nė bulevardin ku pėrkrah tij kalojnė tė qetė njerėzit dikur janė varrosur ushtarė gjermanė tė vrarė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Nė udhėtimet e fundit qė ka bėrė nė Shqipėri e ka pasur tė pamundur tė mos ndihet mes dy kohėrave. Asaj qė i shfaqet nėpėrmjet pėrfytyrimit qė i vjen nga arkivat e Nju Jorkut dhe asaj tė sotmes. Duket se koha e parė kushtėzon ende veprimet e tij. Njė gazetar nuk duhet t‘u besojė shumė pėrfytyrimeve, por Peter ndihet i pafuqishėm pėr tė lėnė pas gjithė atė histori tė cilėn e gjeti pėrmes njė fotografie.

Ai ėshtė gazetari i dytė amerikan i "Boston Herald" qė mbėrriti nė Shqipėri nė vitin 1986. Qė nga ajo kohė e deri sot teksa Peter pi ngadalė ēaj nė njė nga baret e kryeqytetit shumė gjėra kanė ndryshuar nė lidhjen e tij me Shqipėrinė. Tashmė ai nuk ėshtė thjesht gazetari i parė qė mundi t‘i raportonte Perėndimit mbi atė ēfarė ndodhte me komunizmin nė zemėr tė Ballkanit, por dhe gazetari i parė qė ka hedhur dritė mbi OSS (organizata e shėrbimeve strategjike mė e fuqishmja nė botė, ose ashtu siē njihet sot CIA). Nisur nga njė foto e njė amerikani pėrkrah Enver Hoxhės, tė cilėn e gjeti teksa rrėmonte pėr tė bėrė njė libėr pėr rininė e diktatorit shqiptar, Peter u njoh me historinė e Tom Stefan, kreut tė OSS nė Shqipėri, njė njeri qė kishte pasur njė miqėsi tė ngushtė me Enver Hoxhėn, pėr tė zbuluar mė pas gjithė jetėn e kėtij shėrbimi nė vendin tonė. Libri i tij "OSS nė Luftėn e Dytė Botėrore nė Shqipėri", i botuar vetėm pak kohė mė parė, ėshtė kthyer nė qendėr tė vėmendjes nė SHBA. Kjo pasi shumė njerėz nuk e dinin se ky mision kishte operuar dhe nė njė vend si Shqipėria, aq mė tepėr tė ndihmonte Enver Hoxhėn ish-liderin komunist tė merrte pushtetin. Mė poshtė, Peter rrėfen nė njė intervistė punėn e tij pėr kėtė libėr dhe cili ishte Tom Stefan ky njeri jeta e tė cilit tashmė do tė ekranizohet nė njė film nga regjisori Sten Dragoti.



Gazeta “SHQIP”: Z.Lukas, ju jeni gazetari i dytė amerikan pas Harrison qė keni mbėrritur nė Shqipėri nė vitin 1986. Mund tė na tregoni diēka mė tepėr mbi kėtė vizitė?


PETER LUKAS: Sigurisht qė ėshtė njė vizitė e cila mė kujtohet mirė. Po udhėtoja drejt njė vendi qė ishte shkelur vetėm njė vit para meje nga njė tjetėr gazetar amerikan, i cili ndenji kėtu vetėm tri ditė. Ndėrsa unė isha i dyti qė mė jepej njė mundėsi e tillė. Shqipėria e atėhershme ishte njė shtet policor. Tė dukej sikur po futeshe me kėmbėt e tua nė njė burg. Sapo zbrisje nga avioni qė te kontrollet e imtėsishme qė te gazetat, librat ēdo gjė sado e rėndomtė qė ti mund tė kishe me vete. Njerėzit qė tė shoqėronin, etj. Kur pashė aeroplanin qė u ngrit nga Aeroporti i Rinasit sot, duke mė lėnė mua kėtu, nė njė moment mendova "po unė ēdo tė bėj tani kėtu?". Por dalėngadalė u mėsova. Pėr njė amerikan qė shkelte nė Shqipėri, vendi ishte nė njė ndryshim tė madh. Ne ishim rritur ndryshe pavarėsisht gjakut shqiptar. Askush nuk mund tė afrohej tė bisedonte me ty, studentėt tė largoheshin, kėshtu qė duhet tė ishe i aftė ta perceptoje vetė situatėn dhe t‘i kuptoje dhe ato sjellje nė pamje tė parė tė ēuditshme tė njerėzve. Ishte njė eksperiencė e re. Por nė tė njėjtėn kohė kishte gjėra qė mė pėlqenin, kėtu. P.sh. kur shikoje qė vendi ishte i pastėr dhe familja ishte e fortė. Kuptohet se prostitucioni, droga nuk njiheshin, pasi atėherė nuk kishte liri. Ndėrsa me ardhjen e lirisė tashmė kėto gjėra janė tė pranishme kėtu si nė ēdo vend tjetėr tė botės. Sigurisht qė e tashmja ėshtė mė e mirė. Por ėshtė gjithnjė problem liria, nėse ti nuk di ta menaxhosh atė. Kjo ėshtė ajo qė sjell kriza tė ndryshme nė vendet qė sapo e marrin lirinė, pasi liri do tė thotė mė shumė pėrgjegjėsi, qė shumė gjėra tė mos i anashkalosh, por t‘i marrėsh nė konsideratė.


Gazeta “SHQIP”: Keni botuar njė libėr mbi shėrbimet e fshehta amerikane nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Si ranė nė gjurmėt e OSS?


PETER LUKAS: Gjithnjė mė ka pėlqyer tė bėja njė libėr pėr rininė e Enver Hoxhės. Por pėr shumė arsye, kjo ide e imja nuk u realizua. Por midis atyre kėrkimeve qė bėra nė Shqipėri pėr atė periudhė ndesha me njė fotografi tė bėrė gjatė njė parade mė 28-29 nėntor. Nė fotografi ishte Myslim Peza, Baba Faja, Mehmet Shehu dhe nė radhėn e dytė tė fotografisė shikoj njė amerikan. Nė fakt, kjo foto mė habiti, pasi unė nuk e dija qė kishin qenė amerikanėt pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar dhe mendova se ē‘bėn njė amerikan me uniformė shumė pranė Enver Hoxhės. Emri i tij ishte Tom Stefan. Kėshtu, nisa tė hulumtoja se kush ėshtė ky Tom Stefan. Dija vetėm se ai kishte vdekur. Kėshtu nisa njė kėrkim pėr tė gjetur veprimtarinė e tij nė Shqipėri, pėr tė shpjeguar tė gjitha detajet qė do tė lidhnin prezencėn e tij nė atė foto. Ishte e ēuditshme, pasi dhe tė tjerė amerikanė qė kishin qenė me atė me mision tė fshehtė nė Shqipėri nuk e dinin se ai kishte vdekur. Unė shkova i takova kėta njerėz dhe ata filluan tė mė flasin pėr tė, pėr punėn qė ai kishte bėrė nė Shqipėri dhe pėr marrėdhėniet e veēanta qė ai kishte pasur me Enver Hoxhėn. Atėherė u drejtova nė Arkivin Qendror nė Uashington pėr tė bėrė kėrkime. Dhe sa mė tepėr bėja kėrkime, aq mė interesante mė bėhej historia e kėtij njeriu. Dhe subjekti u rrit mė shumė sesa Tomi. Nė kėto kėrkime kishte gjėra qė dhe vetė amerikanėt nuk i dinin, bile as shqiptarėt, pasi ishin dokumente tepėr sekrete tė njė periudhe raportuar nga njė njeri qė ishte nė krye tė misionit. Nė kėto dokumente del se amerikanėt dhe anglezėt e ndihmuan Enver Hoxhėn qė tė vinte nė pushtet. Askush nuk dinte gjė se si kishte ardhur kjo ndihmė dhe kėto lidhje. Mbasi bėra njė kėrkim dhe pashė kėto materiale arkivore takova katėr njerėz qė kishin qenė me shėrbim nė Shqipėri dhe ishin ende gjallė. Ata kishin bredhur tė gjithė Shqipėrinė si nga Karaburuni nė veri kudo. Dhe kur flasim pėr Karaburunin nė tė dyja anėt, nga ana e detit ku ishin shpellat dhe nga ana e Dukatit. Zbulova ku kishte vdekur Tom Stefan, ku ishte varrosur ai dhe u bė njė histori shumė interesante qė mė nxiti ta shkruaja.


Gazeta “SHQIP”: Sipas jush, cili ishte interesi i kėtij misioni amerikan nė Shqipėri?


PETER LUKAS: Interesi ishte nė mėnyrė direkte, pasi amerikanėt ishin vendosur nė atė periudhė nė jug tė Italisė.Amerikanėt ishin tė interesuar qė divizionet gjermane nė Shqipėri tė mbaheshin nėn presion dhe tė sulmoheshin herė pas here nė mėnyrė qė kėto forca tė mos shkonin mė tutje Shqipėrisė.
Dhe pėr tė realizuar kėtė, kėto misione zgjodhėn forcat partizane dhe Enver Hoxhėn pėr t‘u hapur telashe gjermanėve dhe kėto divizione tė mos dilnin jashtė kufijve tė Shqipėrisė, por tė mbeteshin kėtu. Puna e misionit amerikan kėtu sigurisht qė nuk ishte e lehtė. Ata duhet tė nxisnin mendimin se mos amerikanėt do tė sulmojnė bregdetin shqiptar, nė mėnyrė qė t‘i mbanin gjermanėt nėn presion. Njė interes tjetėr, sipas meje, qė kėto forca qėndronin nė Shqipėri ishte pėr tė krijuar njė bazė nė Shqipėri. Nėse pilotėt amerikanė qė niseshin me shėrbime ushtarake nė Rumani apo nė ndonjė vend tjetėr mund tė kapeshin apo tė diku nė ndonjė cep tė Shqipėrisė, ky mision kishte pėr detyrė t‘i gjente kėto vende ku mund tė kishte ndodhur rrėzimi i avionit dhe tė organizonin nė mėnyrė tė fshehtė rikthimin e tyre nė bazė. Shqipėria ishte njė pikė nga ku amerikanėve u duhej tė kalonin pėr nė vende tė tjera ku ata kishin interes, ndaj baza kėtu ishte e domosdoshme...


Gazeta “SHQIP”: Le tė flasim pėr Tom Stefan dhe miqėsinė e tij me Enver Hoxhėn. Si ishte kjo miqėsi dhe ē‘ndodhi me dy miqtė pasi Hoxha erdhi nė krye tė shtetit shqiptar?

PETER LUKAS: Dihet qė nė kėtė periudhė qė ne po flasim Enver Hoxha ishte 35 vjeē, ndėrsa Tom Stefan ishte 25 vjeē. Mendoj se nė miqėsinė mes tyre ishte Hoxha ai qė dominonte. Kjo pėr faktin se Hoxha ishte udhėheqės, i arsimuar, kurse Tomi njė djalė i ri tepėr i thjeshtė. Tomit i duhet tė punonte ditėn dhe natėn tė arsimohej. Nuk merrte shumė vesh nga politika. Ai erdhi me mision nė Shqipėri menjėherė pasi u fut nė ushtri, pasi kjo kohė pėrkoi dhe me nisjen e luftės. Tomi ishte njė djalė qė dinte tė fliste shqip pėr shkak tė origjinės sė tij tė largėt dhe kėshtu u vendos nė krye tė misionit. Ai ishte shefi i tė gjithė zbuluesve tė tjerė amerikanė qė ndodheshin nė Shqipėri. Teksa kam shfletuar kaq shumė materiale pėr tė, pasi kam lexuar tė gjitha raportet e tij sekrete mendoj se Tomi ishte tepėr i vogėl pėr detyrėn qė i kishin besuar. Por ėshtė disi e vėshtirė tė flas pėr marrėdhėniet mes tyre, pasi ky ėshtė njė intimitet privat, por nėpėrmjet fotografive dhe materialeve tė gjetura mund tė argumentoj, se ē‘ka ekzistuar mes tyre. Fotografitė tregojnė shumė ndonjėherė.

P.sh kemi fotografi ku Tom Stefan ka dalė me Enver Hoxhėn, Omer Nishanin. Nė qoftė se ndjekim fotografitė e luftės do tė shohim se Enver Hoxha nuk ka dalė asnjėherė me britanikėt. Dhe ky fakt tregon njė lidhje mes tij dhe Tom Stefan.

Enver Hoxha, Tom Stefan dhe Omer Nishani

Po pyetja juaj ėshtė se ē‘ndodhi me kėtė miqėsi pas luftės? Natyrisht qė kjo miqėsi nuk mbeti pas luftės. Ashtu si ēdo gjė tjetėr Enver Hoxha e prishi kėtė miqėsi.

Lidhja e Tom Stefan me Shqipėrinė do tė vendosej edhe nė sferėn sentimentale. Pasi kur u kthye nė Tiranė pas lufte, ai u njoh me njė vajzė, Lulu Vrioni, me tė cilėn bie nė dashuri. Kuptohet qė familja Vrioni nuk ishte nė shijet e Enver Hoxhės dhe kėshtu do tė nisnin persekutimet ndaj kėsaj familjeje. Shumė anėtarė tė saj u ekzekutuan. Hoxhės nuk i pėlqente qė Stefan tė kishte njė lidhje tė tillė dhe pikėrisht me njė njeri tė kėsaj familjeje. Por fakt ėshtė qė Tomi ka bėrė martesė fshehurazi me Lulu Vrionin dhe ju e kuptoni se sa i shqetėsuar ka qenė Enver Hoxha pėr kėtė ngjarje. Pas kėtyre kontradiktave, Tomi do ta marrė Lulunė me vete nė Uashington pėr tė jetuar bashkė.

Ėshtė njė fakt shumė i trishtė nėse sheh dokumentet e asaj periudhe.

Tė gjitha vajzat e arsimuara shqiptare qė dinin tė flisnin anglisht dhe qė u shoqėruan me kėta misionarė tė fshehtė amerikanė nė Shqipėri, pas mbarimit tė luftės u arrestuan dhe u internuan nga Enver Hoxha. Por Lulu nuk e pati kėtė fat, pasi Stefan e mori me vete nė SHBA. Lulu ka punuar te "Zėri i Amerikės" dhe vdiq vetėm tre vjet mė parė. Ndėrsa Tom Stefan ka vdekur mė 1959.


Gazeta “SHQIP”: Ēfarė mund tė na thoni pėr vdekjen e tij?


PETER LUKAS: Jeta e Tom Stefan nuk qe shumė e bukur, pasi ai u kthye nga shėrbimi nė Shqipėri nė SHBA. Ka qenė njė periudhė gati-gati tragjike pėr tė. Ai u kthye nga lufta ndoshta me iluzionin qė kėtė eksperiencė qė fitoi nga ky mision mund ta vinte nė shėrbim tė Departamentit tė Shtetit apo gjetkė. Por nė atė periudhė kur Shqipėria u kthye nė njė sistem diktatorial askush nuk kishte mė interes pėr tė. Ishin vitet 1945-1947 dhe Tom ngeli jashtė interesit. Dihet kthesa e Shqipėrisė. Enver Hoxha u kthye nga Stalini nė 1948. Tom shkoi nė Los Anxhelos. Aty ai takoi njė mikun e tij tė vjetėr qė kishte qenė me OSS nė Shqipėri dhe ishte bėrė njė aktor shumė i famshėm. Nė bazė tė rrėfimeve tė miqve, Tom Stefan, dhe miku i tij, OSS kėrkonin tė bėnin njė film mbi luftėn. Por Tom pati njė krizė zemre dhe vdiq nė moshėn 42 vjeēe. Ai nuk e shkroi dot asnjėherė historinė dhe nuk e bėri dot filmin...



Gazeta “SHQIP”: Sa e lehtė apo e vėshtirė ka qenė tė bėjė njė histori pėr OSS?


PETER LUKAS: Mendoj se tė shkruash ėshtė gjėja mė e lehtė. Por rėnia nė gjurmėt e problemit, kėrkimi nė arkiva ėshtė gjėja mė e vėshtirė. Sa herė nis tė bėsh njė kėrkim tė duket jashtėzakonisht i vėshtirė. Unė nuk jam profesionist nė kėtė fushė ndaj dhe detyra ime bėhej akoma mė e vėshtirė. Duke qenė nė kėtė pozicion, si gazetar jam munduar tė jem i vėrtetė nė ēdo detaj tė vendosur nė libėr. Kur fillova kėrkimet e mia, takova njė njeri puna e sė cilit ishte OSS. Ishte ky njeri qė mė orientoi se ku mund tė gjeja shėnime apo tė dhėna pėr OSS. Aty kam gjetur raporte sekrete qė Tom ia dėrgonte bazės nė Bari nė Itali nga shtabi ku ndodhej me Enver Hoxhėn. Ishte njė material jashtėzakonisht i madh pėr OSS-tė qė kishin operuar nė Shqipėri dhe unė duhet tė zgjidhja. Mund tė them se gjatė kėrkimeve gjatė leximeve tė kėtyre raporteve ndonjėherė ndihesha i rrėmbyer nga to, aq sa mė dukej vetja njė prej tyre. Njeriu qė mė ndihmoi nė arkivat amerikane bėri njė punė tė shkėlqyeshme. Ai i seleksiononte materialet qė mė duheshin nė mėnyrė qė unė tė mos merresha me kėrkimin e tyre, por thjesht t‘i analizoja, t‘i kisha gati kur shkoja aty. Po tė vish nė shtėpinė time nė Boston janė mijėra materiale tė fotokopjuara qė rrėfejnė atė kohė. Por faza mė interesante dhe mė ndihmuese pėr tė realizuar kėtė libėr ishte gjetja e atyre njerėzve qė ishin ende gjallė qė kishin qenė me shėrbim nė Shqipėri. Ata ishin njė dėshmi e gjallė qė e bėnte mė tė plotė kėtė libėr.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Alajdin
Moderator
Moderator



Numri i postimeve : 187
Age : 32
Registration date : 30/12/2007

"cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin Empty
MesazhTitulli: Re: "cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin   "cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 1:12 pm

Flm bro nice Post
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"cia" Ndihmoi Enver Hoxhėn Tė Merrte Pushtetin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha shpall piramidat "Banka"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: