Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ç’ka pas Haxhit ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Ç’ka pas Haxhit ? Empty
MesazhTitulli: Ç’ka pas Haxhit ?   Ç’ka pas Haxhit ? Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 4:44 pm

Ç’ka pas Haxhit ?


Prej çështjeve të cilat duhet të interesohemi pas kryerjes së çfarëdo vepre ështe çështja e pranimit të veprës, a është pranuar vepra a jo.
Suksesi në punë është begati- dhunti e madhe, mirëpo kjo dhunti nuk plotësohet përveç pas një dhuntie tjetër më të madhe se kjo e që është pranimi i veprës. Kjo shpesh ndodhë, gjatë haxhit robi (Haxhiu) përjeton shumë lloje të vështirësive, sprovave dhe mundimëve. Andaj, sa fatkeqësi e madhe do të ishte nëse robit nuk i pranohet Haxhi? Sa humbje e madhe do të ishte nëse vepra kthehet kundër tij. Pra, njëriun si ky e ka kapluar një humbje e qartë në dunja dhe ahiret!

Nëse e din njeriu se shumica e veprave kthehen kundër atyre që i kanë punuar ato vepra për shumë faktorë dhe shkaqe, atëherë çështja e parë që do t’i interesonte atij do të ishte njohja e shkaqeve të pranimit të veprës. Ashtuqë, nëse i gjen këto shkaqe në veten e tij, le ta falenderon Allahun (subhanehu ve teala) dhe le të vepron për forcimin e tyre dhe vazhdimin në to. E nëse nuk i gjen, atëherë le të jetë interesimi i tij i parë që të jetë i përpikët në vepra dhe te ketë sinqeritet ndaj Allahut (subhanehu ve teala).
Prej faktorëve për pranimin e veprave të mira janë:

1. Zvogëlimi i veprës, mos krenarimi dhe mos mashtrimi me të. Njeriu sa do që të punojë dhe të ofrojë nga vepra e tij nuk arrin me ato çka punon ai as ta falënderojë Allahun (subhanehu ve teala) për begaditë e Tija të shumta që gjinden në trupin e tij; të dëgjuarit, të pamurit, të folurit e shumë të tjera, e ai nuk arrin asnjëherë të del nga hakku i Allahut, sepse meritet e tija janë të parrethuara. Andaj, prej cilësive të të sinqertëve është se ata nuk mburrën për faktin që kanë bërë dhe vepruar shumë, e as nuk e shohin atë asgjë të madhe. Prej gjërave që të ndihmojnë në përfitimin e kësaj cilësie është: njohja e Allahut (subhanehu ve teala), shikimi dhe meditimi në begatitë e Tij dhe përkujtimi i mëkateve dhe mangësive.
Pra, le të mendojmë se si Allahu (subhanehu ve teala) e porositi të dërguerin e Tij pasi që e urdhëroi me komunikimin e shpalljes.
Thotë Allahu (subhanehu ve teala): “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroj! Dhe të keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë” (el-Muddeththir 1-6).
Prej komenteve të ajetit është ajo se çfarë thotë Hasan el-Barsiu “Mos u mburr me punën tënde te Allahu e ta shumëfishosh atë (para syve të tu).

2. Frika nga kthimi i veprës dhe mos pranimit të saj. Të parët tanë (selefus-salih) u interesonin shumë për pranimin e veprës, saqë gjithnjë i shoqëronte frike se vepra e tyre nuk do të pranohet të Allahut (subhanehu ve teala). Allahu i ka përshkruar në fjalët e Tija të larta:
“Dhe ata, të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara. Të tillët janë duke nxituar drejtë të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato” (el-Mu’minun 60-61).
Këto ajete i ka komentuar Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve selem) se të tillët janë ata të cilët falën, agjërojnë, japin lëmoshë (sadaka) dhe frigohen nga mos pranimi i veprave të tyre.
Transmetohet nga Aliu (radijallahu anhu) se ka thënë: “Të jeni të interesuar për pranimin e veprës më shumë se sa për vet veprën”. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut (subhanehu ve teala): “Allahu pranon vetëm prej të devotshmëve”.

3. Shpresa dhe lutjet e shumta: Vërtetë vetëm frika ndaj Allahut nuk mjafton, atëherë pa tjetër duhet ta shoqërojë cilësia tjetër, e ajo është shpresa. Përshkak se frika pa shpresë shkakton humbjen e shpresës dhe monotoninë, kurse shpresa pa frikë shkakton sigurinë nga denimi i Allahut. Andaj të dyja këto janë çështje të pavlera nëse nuk (plotësohen) e nuk bashkohen njëra me tjetrën, andaj e mangësojnë besimin (akiden) e njeriut dhe ibadetin e tij.
Shpresa për pranimin e veprës- me frikë nga kthimi dhe mos pranimi i saj- i trashëgon njeriut modesti dhe frikërrespekt ndaj Allahut (subhanehu ve teala) dhe në këtë mënyrë shtohet dhe rritet edhe imani i tij. Kur realizohet shpresa njeriu i ngritë duart e tij duke e lutur Allahun për pranimin e veprës sepse Allahu është I vetmi që mund t’ia pranojë veprën e tij. Pasqyrë e tillë shihet në tek Ibrahimi a.s., i dashuri i ngushtë i Allahut dhe Ismaili (alejhimaselam) ku Allahu rrëfen tregimin e tyre ne Kur’an me rastin e ndërtimit të Qabës, ku thotë: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili duke ngritur themelet e shtëpisë (Qabes luteshin): Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di” (el- Bekare 127).

4. Shpeshtimi në kërkimin e faljës së Allahut. Sado që njeriu kujdeset për plotësimin e veprës së tij prap se prap ajo është e mangët. Mirëpo, për këtë na ka mësuar Allahu (subhanehu ve teala) se si ta anulojmë e ta shmangim këtë mangësi dhe na ka urdhëruar me istigfar, të kërkojmë nga Ai falje dhe pendim pas çdo ibadeti (adhurimi). Thotë Allahu (subhanehu ve teala) pasi që i ka përmenduar ritualet e Haxhit:
”Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni falje, se Allahu fal e është mëshirues.” (el-Bekare 199).
Poashtu Allahu (subhanehu ve teala) e urdhëroi të Dërguarin e Tij që të del prej kësaj bote duke adhuruar Allahun, duke bërë Xhihad në rrugën e Tij dhe duke kërkuar nga Ai falje (Istigfar), ku thotë:
“Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ndadhënjimi). Dhe i pe njerëzit që po hynë turma turma në fenë e Allahut. Ti pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, dhe është Mëshirues i madh” (Suret En-Nasr)
Poashtu Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve selem) thoshte në ruku dhe sexhde: “I pa të meta je Ti o Zoti ynë, Ty të takon falënderimi. O Allah më fal mua” (transmeton Buhariu). Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve selem) thoshte pas çdo namazi “Estagfirullah” tri herë..

5. Shumimi i veprave të mira. Vërtetë puna e sinqertë është një pemë e mirë që ka nevojë për ujitje e ruajtje përderisa të zhvillohet, rritet dhe ta jep frutin e saj. Prej shenjave të të pranimit të veprës së mirë është vazhdimi dhe veprimi i punëve të mira pas saj përderisa vepra e mirë thotë: “Motra ime, Motra ime”. E tërë kjo është nga mëshira dhe vlera (fadileti) i Allahut (subhanehu ve teala) ndaj robit të Tij përarsye se Allahu e nderon robin e vet kur ai e bënë një punë të mirë me sinqeritet në Allahun. Ai (subhanehu ve teala) i hap robit një derë apo rrugë tjetër për vepër të mirë në mënyrë që t’i shton atij afrim ndaj Allahut (subhanehu ve teala) . Çështja më e rëndësishme që kemi nevojë është të veprojmë vepra të mira, të cilat i dimë, të kemi kujdesë ndaj tyre e të shtojmë dita ditës nga to. Pra ky është qëndrimi që u përmend më lart.
Kush dëshiron që të vazhdon në veprat e mira pas Haxhit e të garon në veprat e hajrit, prej hapave të rëndësishëm është që ta din dhe njeh vlerën e vazhdimit në to, dobitë. gjurmët e tij (vazhdimit) faktorët ndihmues për këtë dhe gjendjen e sahabeve (radijallahu anhum) në këtë. Shembuj nga kujdesia e interesimi i sahabëve për punët e mira: Transmetohet se Aishja (radijallahu anha) i falte dymbëdhjet reqate namaz të duhasë pastaj thoshte “Nëse më hapen mua shumë dyrë për punë të mira nuk do ta lisha asjnë” (trasmeton Maliku, kurse senedin e tij e ka vërtetuat Shejh Albani).

Transmetohet nga Ebu Hurejre (radijallaju anhu) se Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve selem) i ka thënë Bilallit në namazin e sabahut: “O Bilall më trego mua për një punë që e ke vepruar në Islam dhe ke shpresuar më së shumti, se unë e kam dëgjuar krismën (zhurmën) e nalleve tua në xhennet. Tha: Nuk kam vepruar asnjë punë më shumë që pata shpresë në të së sa vepra ime, e cila sa herë që jam pastruar, ditën apo natën, kam falur pas këtij pastrimi sa më është mundësuar.” (Muttefekun alejhi).

Transmetohet nga Burejdeh se ka thënë: U zgjua Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve selem) dhe e thirri Bilallin dhe i tha: Me ç’ka më ke paraprirë në xhennet? Se asnjhëherë nuk kam hyrë në xhennet përveçse e kam dëgjuar krismën e nalleve tua para meje. Tha: O i dërguari i Allahut, nuk e kam thirrur ezanin kurrë përveçëse i kam falur dy reqate . Tha Pejgamebri: “Me këto dyja”. (transmeton Tirmidhiu).

Transmetohet nga Ali bin ebi Talib (radijallahu anhuse ka thënë: Erdhi i Dërguari i Allahut dhe e vendosi këmbën e tij mes meje dhe Fatimes (radijallahu anhuma) dhe na mësoi se çfarë të themi kur të shkojmë në shtretërit tanë: Tha: Oj Fatime kur të shkoni në shtretërit tuaj thuani 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber. Tha Aliu: Nuk i kam lënë kurrë pas kësaj. I tha një njeri as në natën e Sifinit? Tha: As në natën e Sifinit. (transmeton Hakimi e thotë: me kusht të Buhariut dhe Muslimit e që këta dy nuk e kanë transmetuat këtë hadith. Këtë hadith e ka pëlqyer Dhehebiu).

Pra, nuk i ka lënë Aliu (radijallahu anhu) në vështirësi, lodhje e as në mërzi e më e logjikshme është që të mos i ket lënë në kohën e begatisë dhe rehatisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Ç’ka pas Haxhit ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Haxhit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kërce tek: