Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Haxhit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Historia e Haxhit Empty
MesazhTitulli: Historia e Haxhit   Historia e Haxhit Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 4:46 pm

Historia e Haxhit


Haxh, saktėsisht do tė thotė ‘qė tė shkohet nė njė vend’. Mirėpo, Islamikisht kjo i referohet pelegrinazhit vjetor tė cilin e bėjnė muslimanėt nė Meke me qėllim tė kryerjes sė riteve tė caktuara fetare nė pajtim me metodėn e urdhėruar nga pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam].

Haxhi dhe ritet sė pari qenė urdhėruar nga Allahu nė kohėn e pejgamberit Ibrahim [alejhis-selam] dhe ai ishte tė cilit i qe besuar nga Allahu ndėrtimi i Ka'bes – Shtėpisė sė Allahut – sė bashku me tė birin e tij Isma’il nė Meke. Allahu e pėrshkruajti Ka'ben dhe ndėrtesėn e saj siē vijon:

"Dhe pėrkujto kur Ne i treguam Ibrahimit vendin e Shtėpisė [sė shenjtė]: Mos shoqėro ndonjė gjė me Mua dhe pastroje Shtėpinė Time pėr ata qė bėjnė tauaf rreth saj, qė qėndrojnė nė namaz dhe pėrkulen e bėjnė sexhde.” [el-Haxh: 26]

Pas ndėrtimit tė Ka'bes, Ibrahimi [alejhis-selam] vinte nė Meke pėr tė bėrė Haxh ēdo vit, kurse pas vdekjes sė tij kjo praktikė u vazhdua nga i biri i tij. Mirėpo, gradualisht me kalimin e kohės, forma dhe qėllimi i riteve tė Haxhit u ndryshuan. Me pėrhapjen e idhujtarisė nėpėr Arabi, Ka'ba e humbi dėlirėsinė e vet dhe idhujt u vendosėn brenda nė tė. Muret e saja u mbuluan me poema dhe piktura, pėrfshirė njė tė Isait [Jezusit] dhe nėnės sė tij Merjem, dhe pėrfundimisht rreth Ka'bes u vendosėn mbi 360 idhuj.

Gjatė periudhės sė vetė Haxhit, atmosfera rreth zonės sė shenjtė tė Ka'bes ishte sikur nė cirkus. Burrat dhe gratė vraponin tė zhveshur rreth Ka'bes duke argumentuar se ata duhej tė paraqiteshin para Allahut nė gjendjen nė tė cilėn janė lindur. Lutja e tyre ishte e lirė nga tė gjitha pėrkujtimet e sinqerta tė Allahut dhe nė vend tė kėsaj, ajo qe reduktuar nė seri duartrokitjesh, fishkėllima dhe fryerje nė bori. Madje, edhe telbija1 qe shtrembėruar nga ata me shtojcat vijuese: "Askush s’ėshtė ortak i Yti, pėrveē atij qė ėshtė lejuar nga Ti. Ti je Zoti i tij dhe Zoti i asaj ēka ai posedon."

Sakrificat [kurbanėt] po ashtu bėheshin nė emėr tė Zotit. Mirėpo, gjaku i shtazės sė sakrifikuar derdhej nėpėr muret e Ka'bes ndėrsa mishi varej nė shtyllat rreth Ka'bes, me besimin se Allahu kėrkonte gjakun dhe mishin e kėtyre shtazėve.

Tė kėnduarit, pirja dhe kurvėria si dhe aktet tjera tė amoralitetit kanė qenė tė pėrhapura nė mesin e pelegrinėve, ndėrsa garat poetike kanė qenė pjesė e madhe e tėrė ngjarjes sė Haxhit. Nė kėto gara, poetėt lavdėronin trimėrinė dhe shkėlqesinė e fisnorėve tė tyre dhe rrėfenin tregime tė ekzagjėruara pėr frikėn dhe koprracinė sė fiseve tjera. Po ashtu inskenoheshin gara nė bujari, ku kryepari i ēdo fisi vendoste kazana tė mėdhenj pėr tė ushqer pelegrinėt, vetėm sa pėr t'u bėrė tė njohur pėr bujarinė e skajshme tė tyre.

Kėshtu, njerėzit plotėsisht i patėn lėnė mėsimet e stėrgjyshėrve tė tyre dhe udhėheqėsit Ibrahim [alejhis-selam]. Shtėpia tė cilėn ai e kishte pastruar pėr adhurimin e Allahut ishte pėrdhosur plotėsisht nga paganėt, dhe ritet tė cilat i kishte vendosur ai u patėn shtrembėruar tėrėsisht nga ata. Kjo gjendje e ēėshtjeve vazhdoi pėr afro dymijė vite e gjysėm. Por pas kėsaj periudhe tė gjatė, erdhi koha qė tė pėrgjigjet nė lutjen e Ibrahimit:

"Zoti ynė! Dėrgo nė mesin e tyre njė tė Dėrguar nga vetė ata, i cili do t’ua lexojė atyre ajetet Tua dhe do t’i udhėzojė nė Libėr dhe Urtėsi, dhe do t’i pastrojė ata. Vėrtet, Ti je i Gjithfuqishmi, i Urti.” [Bekare 129]

Dhe vėrtet njė njeri me emrin Muhamed ibn Abdullah [sallallahu alejhi ue selam] u lind shekuj mė vonė mu nė qytetin nė tė cilin Ibrahimi [alejhis-selam] pat bėrė kėtė lutje. Pėr njėzet e tri vite, pejgamberi Muhamed [sallallahu alejhi ue selam] pėrhapi porosinė e Teuhidit [Monoteizmit] – tė njėjtėn porosi me tė cilėn erdhėn Ibrahimi dhe tė gjithė pejgamberėt tjerė – dhe vendosi ligjin e Allahut nė tokė. Ai shpenzoi ēdo pėrpjekje pėr ta bėrė supreme fjalėn e Allahut, dhe fitorja e tij mbi tė pavėrtetėn kulmoi me thyerjen e idhujve brenda Ka'bes, e cila edhe njė herė u bė qendėr universale pėr adhuruesit e njė Zoti tė vėrtetė.

Jo vetėm qė Pejgamberi e pastroi Ka'ben nga tė gjitha papastėrtitė, porse ai po ashtu i rikthei tė gjitha ritet e Haxhit qė u rivendosėn me lejen e Allahut nė kohėn e Ibrahimit [alejhis-selam]. Urdhėra tė posaēėm u shpallėn nė Kur’an me qėllim qė tė eliminoheshin tė gjitha ritet e rrejshme, nė tė cilat shfrenoheshin idhujtarėt nė periudhėn para-Islamike. Tė gjitha aktet e turpshme dhe tė pandershme u ndaluan rreptėsisht nė thėnien e Allahut:

"Nuk duhet tė ketė paturpėsi dhe grindje gjatė Haxhit.” [Bekare 197]

Garimi mes poetėve nė lartėsimin e stėrgjyshėrve tė tyre dhe arritjeve tė fisnorėve tė tyre qenė ndaluar tė gjitha. Nė vend tė kėsaj, Allahu u tha atyre:

"Dhe kur t'i plotėsoni ritet tuaja [tė Haxhit] atėherė pėrkujtoni Allahun ashtu siē i pėrkujtoni stėrgjyshėrit tuaj, madje me njė pėrkujtim edhe mė tė fortė.” [Bekare 200]

Garimi nė bujari po ashtu u ndalua. Natyrisht, tė ushqyerit e pelegrinėve tė varfėr inkurajohej edhe mė tej, meqė kjo ishte bėrė nė kohėn e Ibrahimit [alejhis-selam]. Mirėpo, Allahu urdhėroi qė prerja e shtazėve qė bėhej pėr kėtė shkak duhej tė bėhej pėr kėrkimin e kėnaqėsisė sė Allahut mė parė sesa pėr famė dhe lavdėrimet e njerėzve. Ai tha:

"Pra, pėrmendeni emrin e Allahut mbi kėto shtazė kur ato tė renditen [pėr prerje]. Pastaj, kur ato tė pėrmbysen nė anėt e tyre [pas prerjes], hani nga ato dhe ushqejeni nevojtarin i cili nuk lyp dhe lutėsin i cili lyp.” [Haxh 36]

Pėrsa i pėrket praktikės sė mjerė e tė spėrkaturit gjakun e shtazėve nė muret e Ka'bes dhe varjen e mishit tė tyre nė shtylla, Allahu qartazi i ka informuar ata:

"Te Allahu nuk mbėrrin as mishi e as gjaku i tyre, por ajo qė mbėrrin tek Ai ėshtė takua [devotshmėria].” [Haxh 37]

Pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam] po ashtu e ndaloi praktikėn e tė sillurit lakuriq rreth e qark Ka'bes, dhe dėshmia tė cilėn paganėt e parashtruan pėr ta arsyetuar kėtė ritual qe hedhur poshtė me ashpėrsi nė pyetjen e Allahut:

"Thuaj: Kush i ka ndaluar zbukurimet [veshjen] e dhėna nga Allahu, tė cilat Ai i ka prodhuar pėr robėrit e Tij?” [A’raf 32]

Njė tjetėr zakon qė u ndalua nėpėrmjet Kur’anit ishte shkuarja nė Haxh pa marrė rezerva ushqimi pėr udhėtim. Nė periudhėn para-Islamike, disa njerėz qė pohonin se janė muteuekilun [ata qė kanė besim tė plotė nė Allahun] udhėtonin pėr nė Haxh duke lutur pėr ushqim gjatė tėrė udhėtimit. Ata e konsideronin kėtė formė tė sjelljes si shenjė devotshmėrie dhe indikacion nė atė se sa shumė besim kishin ata nė Allahun. Sidoqoftė, Allahu i tha njerėzimit se pasja e pėrgatitjes sė nevojshme pėr udhėtim ishte njėra prej parakushteve e tė bėrit Haxh. Ai tha:

"Dhe pajisuni [me ushqim] pėr udhėtim, por pajisja mė e mirė ėshtė et-takua [devotshmėria].” [Bekare 197]

Nė kėtė mėnyrė, tė gjitha praktikat para-Islamike, tė cilat qenė bazuar nė injorancė, u shfuqizuan dhe Haxhi edhe njėherė u bė model i devotshmėrisė, frikės ndaj Allahut, dėlirėsisė, thejshtėsisė dhe asketizmit. Tashti, kur pelegrinėt mbėrrijnė nė Ka'be, ata mė nuk gjejnė karnevalet, zbavitjen dhe kotėsinė e cila pėrpara zaptonte mendjet e pelegrinėve. Tashti ėshtė pėrkujtimi i Allahut nė ēdo hap dhe nė ēdo vepėr, dhe ēdo sakrificė i kushtohet vetėm Atij. Ėshtė Haxh i denjė pėr shpėrblimin me Parajsė, siē tha pejgamberi [sallallahu alejhi ue selam]: “Shpėrblimi pėr Haxhin e pranuar s’ėshtė asgjė mė pak se parajsa.”2

Allahu na dhashtė mundėsi qė ta vizitojmė Shtėpinė e tij dhe ta bėjmė Haxhin nė mėnyrėn e Pejgamberit Muhamed [sallallahu alejhi ue selam].Amin.


Shėnime

1. Lebeike Allahume lebeik...[Ja ku jam, O Allah, ja ku jam...] Kjo ėshtė thirrja tė cilėn e thonė pelegrinėt kur bėjnė Haxhin.
2. Sahih el-Buhari
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Historia e Haxhit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ?ka pas Haxhit ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: