Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i pėrkujdesjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i pėrkujdesjes Empty
MesazhTitulli: Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i pėrkujdesjes   Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i pėrkujdesjes Icon_minitimeThu Dec 27, 2007 4:42 am

Kur flasim pėr Ramazanin, na shkon mendja te agjėrimi. Ramazani ėshtė njė muaj i veēantė dhe si i tillė duhet tė pėrjetohet nė mėnyrė tė veēantė. Ai ėshtė i veēantė se nė kėtė muaj filloi shpallja e Kuranit, ėshtė i veēantė se nė kėtė muaj djajtė kyēen nė pranga, ėshtė i veēantė sepse engjėjt nė kėtė muaj lirohen nga detyra e caktimit tė shpėrblimit dhe shpėrblimi jepet nga i Plotfuqishmi, nga Allahu. Pėr tė gjitha kėto, e shumė tė tjera, muaji i Ramazanit mund tė quhet edhe muaji i dritės, i mėshirės, i durimit, prandaj edhe duhet pėrjetuar nė mėnyrė tė veēantė.
Muslimanėt nė kėtė muaj duke agjėruar vishen me njė natyrė tė re. Asnjė gjallesė tjetėr nuk mund tė dalė jashtė natyrės sė vet e nuk mund tė kalojė disa kufij tė caktuar, ndaj dhe ky muaj i bekuar ka dhe meritėn e shfaqjes sė epėrsisė njerėzore, tė dallimit tė njeriut nga kafsha, duke u unifikuar me engjėjt, pėr tė cilėn i jemi mirėnjohės Allahut.

Ramazani, muaji i durimit
I Dėrguari ynė i dashur na ka vėnė nė dijeni se muaji i Ramazanit sjell shumė pėrfitime dhe bekime; midis tė tjerave ai ėshtė muaji i bamirėsisė, i udhėzimit, i shpalljes sė Kuranit, i paqes, i lumturisė, i gėzimit, i faljes, i pendimit, i durimit dhe i shumė tė mirave tė tjera. Pėr ata qė janė tė durueshėm gjatė Ramazanit, do tė jepet shpėrblimi mė i madh.
Njė njeri qė ėshtė i gatshėm tė jetė i durueshėm, duke mos ngrėnė kur ėshtė i uritur, duke mos pirė kur ėshtė i etur, njė njeri i tillė ėshtė fisnik. Nėse ky njeri i bėn tė gjitha kėto me besim dhe bindje ndaj Allahut, ai meriton tė shpėrblehet nga Krijuesi. Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, transmeton se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Kushdo qė agjėron Ramazanin me besim tė plotė dhe shpresė nė shpėrblimin e Allahut, do t’i falen mėkatet e mėparshme.”1
Koncepti i ushtrimit tė vetvetes nga vetvetja pa mbikėqyrjen e dikujt ėshtė gjithashtu njė akt fisnik. Tė privosh vetveten nga gjėrat esenciale tė jetės nuk ėshtė njė akt i lehtė. Vetėkontrolli dhe vetėpėrmbajtja kėrkon njė personalitet tė fortė. Njė njeri qė mund ta pėrmbajė vetveten nga gjėrat esenciale tė jetės pėr disa kohė dhe kėtė e bėn pėr hir tė dashurisė pėr Allahun, meriton njė shpėrblim nga Krijuesi.
Gjatė agjėrimit nė muajin e Ramazanit, muslimanėt mėsohen tė kontrollojnė emocionet e tyre dhe tė kenė durim. Edhe nėse dikush pėrpiqet t’i nxitė ata apo t’i fyejė, ata duhet tė kontrollojnė egon e tyre dhe tė sillen normalisht.
Ky program vetushtrues gjatė kėtij muaji ka njė rėndėsi tė veēantė nė jetėn e pėrditshme. Ekzistojnė disa lloje durimi, tė cilat mund tė pėrmblidhen nė dy grupe:
-durim ndaj tė gjitha llojeve tė provave dhe shqetėsimeve qė shkaktohen nga humbja e pasurisė, e jetės, e shėndetit, e pozitės, e punės, e njerėzve tė dashur etj.,
-durim ndaj tė gjithė llojeve tė dėshirave, siē janė ato pėr tė fituar pasuri, gra, pozitė, famė etj..
Nė tė gjitha rastet, agjėruesi duhet tė jetė i durueshėm dhe tė falėnderojė Allahun. Durimi ėshtė i nevojshėm pėr secilin prej nesh. Ai pėrfaqėson njė kurs trajnimi pėr tė ushtruar vetveten.

Ramazani, muaji i pėrkujdesjes

Muaji i Ramazanit ka shumė bekime nga Allahu. Ndėr to, ai ėshtė i njohur edhe si muaji i pėrkujdesjes; tė pėrkujdesesh pėr tė tjerėt ashtu siē pėrkujdesesh pėr veten dhe tė ndash me tė tjerėt lumturinė dhe brengosjen.
Gjatė kėtij muaji ne duhet tė ndajmė ushqimin tonė me tė tjerėt, duhet tė ndihmojmė tė varfrit dhe nevojtarėt. Gjatė kėtij muaji ėshtė mirė tė ndajmė zekatin, qė e kemi pėr detyrė.
Tė pėrkujdesesh ėshtė njė gjė, por tė ndash mjerimin me tė tjerėt ėshtė diēka tjetėr. Pėrkujdesja ėshtė njė akt fisnik i besimtarit, por ndarja e pėrgjegjėsisė pėr tė zvogėluar gjendjen e mjerueshme ėshtė gjithashtu rrjedhim i pėrkujdesjes. Gjatė kėtij muaji muslimanėt pėrpiqen tė bėjnė mė tė mirėn pėr tė tjerėt. Le tė pėrmendim hadithin i cili pėrmban dialogun qė do tė zhvillohet mes Allahut dhe kujtdo prej nesh nė Ditėn e Kiametit.
“O biri i Ademit, Unė isha i sėmurė, e ti nuk mė vizitove! Njeriu do tė thotė: “O Zot, si mundem unė tė tė vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botėve?” Allahu do tė thotė: “A nuk e dije se njė ndėr robėrit e Mi ra i sėmurė e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nėse e vizitoje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ushqim, e ti nuk mė ushqeve!” Njeriu do tė thotė: “O Zot, si mundem tė tė ushqej unė Ty, kur Ti je Zoti i botėve?” Allahu do t’i thotė: “A nuk e dije ti se njė ndėr robėrit e Mi tė kėrkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije pra, se nėse e ushqeje, do tė mė gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unė tė kėrkova ujė, e ti nuk mė dhe! Njeriu do tė thotė: “O Zot, si mundem unė tė tė jap ujė, kur Ti je Zoti i botėve?” Allahu do tė thotė: “A nuk e dije ti kur tė kėrkoi njė ndėr robėrit e Mi ujė e ti nuk i dhe? Dije pra, se nėse do t’i jepje ujė, do tė mė gjeje Mua tek ai!”2

Tė pėrkujdesesh pėr tė tjerėt do tė thotė tė shpenzosh kohė, pėrpjekje, njohuri, energji, para. Kjo kėrkon njerėz me zemėr tė madhe, tė cilėt vullnetarisht pėrfshihen nė kryerjen e veprave tė tilla fisnike.
Mbani mend se ēdo vepėr e mirė qė bėni, do tė ketė shpėrblim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Muaji i Ramazanit, muaji i durimit dhe i pėrkujdesjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RAMAZANI - Muaji i Agjerimit
» Si ta presim muajin e Ramazanit?
» Disa keshilla per ruajtjen e shendetit gjate Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Agjėrimi-
Kėrce tek: