Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet Empty
MesazhTitulli: Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet   Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet Icon_minitimeTue Jan 01, 2008 1:30 am

Ditari i Enverit pėr Mehmetin nė vitin 1981.


Historia e fejesės.

Ngjarjet zhvillohen nė shtatorin e vitit 1981. Mehmet Shehu kishte hyrė nė shtėpinė e re dhe e kishte fejuar djalin e tij, Skėnderin, me vajzėn e Qazim Turdiut, i cili gjatė luftės kishte qenė me Ballin. Familjet e ish-diktatorit dhe ish-kryeministrit i kishin bėrė pushimet veē e veē atė verė. Enver Hoxha sapo ishte kthyer nga Pogradeci dhe qysh tė nesėrmen e kthimit i bėjnė vizitė Mehmetit dhe Fiqretin. Kjo ishte edhe njė vizitė urimi me rastin e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit. Njė mbrėmje, kur familja e diktatorit po darkonte, Iliri, djali i Enverit, u jep lajmin familjarėve tė tjerė se Neli (Skėnder Shehu) ishte fejuar. Atė e kishin njoftuar pėr kėtė dhe e kishin ftuar bashkė me Teutėn vetėm njė orė mė parė. Kjo ishte edhe vizita e parė qė bėnte e fejuara e Skėnder Shehut, Silva Turdiu, nė shtėpinė e Mehmetit”. Iliri u thotė se vajza quhej Silva dhe ishte e bija e Qazim Turdiut, pedagog matematike nė Universitetin e Tiranės. Tė nesėrmen vendosėn tė shkonin pėr vizitė nė shtėpinė e Mehmetit pėr t’i uruar fejesėn e djalit. Kjo vizitė qė ėshtė pėrshkruar me hollėsi, botuar e ribotuar, shkoi normalisht dhe u thanė fjalė tė mira pėr Qazim Turdiun, Enveri dhe Nexhmija uruan ēiftin e ri si dhe Mehmetin e Fiqretin dhe madje u bėnė edhe fotografi. Gjithēka rrodhi normalisht. Por tė nesėrmen Enver Hoxha do t’i kėrkontye Mehmet Shehut ta prishte fejesėn e djalit, sepse familja e tė fejuarės sė Skėnderit kishte 6-7 tė dėnuar politikė dhe nėna e vajzės ishte nga familja e Pipajve, e Muzafer e Arshi Pipės. Mehmeti atė ditė ndodhej nė Konferencėn e Korēės, por Enveri e thėrret tė kthehet pėr ta sqaruar kėtė ēėshtje sa mė parė. E dha porosinė qė atė natė dhe tė nesėrmen Mehmeti kthehet nė Tiranė. Tė nesėrmen ishte e diel dhe nė shtėpinė e ish-diktatorit mbėrrijnė pėr tė sqaruar ēėshtjen e fejesės Mehmeti bashkė me Fiqretin.


Ditari ...

Enver Hoxha, qysh tė nesėrmen e vizitės nė shtėpinė e Mehmet Shehut dhe pasi e ka uruar atė pėr fejesėn e djalit tė tij, Skėnderit, me Silva Turdiun, bėri njė kthesė 180 gradė dhe e trajtoi ashpėr aktin e Mehmet Shehut lidhur me fejesėn e djalit tė tij. Enveri, gjithė atė ditė dhe pas darke, siē ka treguar Nexhmije Hoxha, fliste pėr kėtė ngjarje, duke reflektuar. Madje kishte thėnė: “Mehmeti sot ėshtė nė Konferencėn e Korēės, por kjo ēėshtje duhet sqaruar sa mė parė… sa mė parė duhet mbyllur!… Si duket, qė atė natė Enveri dha porosi qė Mehmeti tė kthehej nė Tiranė. Tė nesėrmen ishte e diel... Dhe nė shtėpinė e Enver Hoxhės mbėrrijnė pėr vizitė Mehmeti me Fiqretin. Kėshtu, gjatė kėsaj kohe, Enveri bėri me Mehmetin tri takime nė shtėpi dhe njė nė zyrė. Pra, gjithsej katėr takime pėr ēėshtjen e fejesės qė u shndėrrua nė njė tragjedi. Pėrmbajtjen e plotė tė kėtyre takimeve do ta lexoni nė ditėt nė vijim nė faqet e gazetės “Shekulli”, duke filluar nga sot. Shėnimet lidhur me kėto takime janė marrė nga shėnimet e Enverit tė regjistruara nė diktafon, tė cilat janė tė zbardhura, tė daktilografuara nė 3 fletore me nga 200 e ca faqe.

Takimi i parė i Mehmet Shehut me Enver Hoxhėn pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut, sipas shėnimeve tė Enver Hoxhės, tė regjistruara nė diktafon dhe mandej tė zbardhura e tė daktilografuara

Enver Hoxha e quan Mehmet Shehun fsheharak se pėrse nuk e ka pyetur pėr fejesėn e djalit dhe i kėrkon ta ndalojė kėtė fejesė menjėherė. Mehmet Shehu merr tė gjithė fajin vetė pėrsipėr dhe thotė se do tė mendohet si ta rregullojė kėtė punė. Dy orėt e debatit tė Enverit pėr tė bindur Mehmetin qė tė prishte fejesėn e Skėnderit me Silva Turdiun

Debati i Enver Hoxhės me Mehmet Shehun pėr prishjen e fejesės

Enver Hoxha: Si u lidh fejesa e djalit tėnd, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut?

Mehmet Shehu: Ky djalė ka pasur disa probleme qė mė kanė preokupuar, sepse po vonohej nė krijimin e familjes sė tij. Prandaj, kur erdhi njė ditė e mė tha se ka gjetur njė vajzė me tė cilėn do qė tė fejohet, unė u gėzova shumė. E pyeta kush ishte dhe e kujt ishte. Mė tha se ishte e Qazim Turdiut, qė ėshtė profesor matematike nė Universitetin e Tiranės. Djali mė tha se ka ndonjė nga njerėzit e familjes me tė kaluar a qėndrim jo tė mirė, por ai i ka prerė marrėdhėniet me ta.

Enver Hoxha: Po ti, Mehmet, nuk pyete njeri pėr familjen me tė cilėn do tė lidhej djali?

Mehmet Shehu: Po, pyeta Feēor Shehun. Ai mė solli “curriculum vitae”. Mė tha se vajza ėshtė e mirė, e ndershme, e zgjuar. Babai i saj, Qazim Turdiu, ėshtė njeri i nderuar, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Ka njė vėlla tė arratisur, por i ka prerė marrėdhėniet me tė. Njė vėlla tjetėr, gjatė kohės sė Luftės ka qenė pėr studime nė Itali, pastaj, pas ēlirimit, meqenėse nuk e kishte mbaruar shkollėn, pushteti ynė e dėrgoi nė Jugosllavi pėr ta pėrfunduar dhe, kur ne u prishėm me Jugosllavinė, ai mbeti andej. Kėshtu, bashkė me Fiqretin gjykuam ta pranonim kėtė fejesė, meqė “i ati vajzės nuk kishte ndonjė gjė negative, lidhje me tė arratisurit nuk kishte, vetė vajza, gjithashtu, ishte e mirė, prandaj vendosėm dhe i thamė djalit qė “ne jemi dakord tė fejohesh me vajzėn qė ke zgjedhur”.

Enver Hoxha: Po pėrbėrja e rrethit familjar tė njerėzve tė vajzės si ėshtė? Nuk tė tha gjė Feēori? – e pyeti Enveri.

Mehmet Shehu: Jo, nuk mė tha gjė, - u pėrgjigj Mehmeti.

Enver Hoxha: Atėherė po t’i tregoj unė,- i tha Enveri. Nėna e vajzės, me sa mė kanė thėnė, ka njė vėlla tė pushkatuar, qė quhet... – dhe Enveri e lexoi nė njė copė letėr qė e mori nga tryeza e xhamtė – quhet Muzafer Pipa. Nėna e vajzės ka, gjithashtu, njė vėlla tjetėr tė arratisur bashkė me tė motrėn. Njė motėr tjetėr e nėnės sė vajzės ka qenė “metresa” e njė tregtari tė madh nga Durrėsi. Por, mbi tė gjitha, Arshi Pipa, njė nga krerėt e reaksionit, armik i betuar, qė ndodhet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nuk e ditke ti kush ėshtė Arshi Pipa?

Mehmet Shehu: Cilin Arshi Pipa? – pyeti Mehmeti si i befasuar.

Enver Hoxha: Pse mė pyet? – i tha Enveri, - ti ke qenė ministėr i Punėve tė Brendshme dhe duhet ta dish mirė. Veē kėsaj, neve na kanė ardhur vazhdimisht informata pėr tė, se Arshi Pipa ėshtė njė nga armiqtė mė tė egėr e nga mė agresivėt.

Mehmet Shehu: Kėto unė nuk i dija… - tha Mehmeti me gjysmė zėri, i zėnė ngushtė – po, ėshtė e qartė tani, gabim tė madh kam bėrė, nuk u thellova mė tej me Feēor Shehun. Pėr sa mė tha, kur mė solli informacionin, unė i bėra pyetjen: “Feēor, ti je shoku ynė, pa vure veten nė kėmbėn time! Sikur tė tė ndodhte njė ngjarje e tillė me djalin tėnd, ēfarė do tė bėje?”. Dhe Feēori i kishte thėnė: “Po tė ishte pėr ēupėn, do ta merrja, pėr tė tjerėt do tė vija tė tė pyesja ty”.

Enver Hoxha: Feēori do tė tė pyeste ty, - i tha Enveri, - po ti a nuk duhej tė pyesje ndonjė shok tjetėr? Natyrisht, nė kėtė situatė kė do tė pyesje? Duhej, pra tė vije tė mė pyesje mua, nė radhė tė parė. Pse nuk e bėre ti kėtė? Familja me tė cilėn ti u lidhe kishte diēka tė madhe politike nė biografinė e saj. Le tė supozojmė se rrethin familjar tė nėnės sė vajzės ti nuk e njihje, por, tė paktėn, pėr pėrbėrjen familjare tė Qazim Turdiut, pėr aq sa tė informoi Feēor Shehu, duhej tė informoheshe mirė. Pse nuk e bėre kėtė? Kėtė ti nuk e bėre, se tė pėlqeu mendja jote…Megjithėse re nė dilemė, - vazhdoi Enveri, - ti nuk mė pyete as mua, as ndonjė nga shokėt. Dhe ka njė shkak qė nuk pyete. Nuk na pyete, sepse e vendose qė fejesa tė bėhej, edhe duke qenė i vetėdijshėm se ky akt ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, pate frikė se nuk do tė tė pranohej kjo fejesė nga shokėt dhe mendove mė mirė ta bėsh “fait accompli”, kėshtu, duan s’duan, do ta pranojnė… Por kjo vjen edhe nga diēka tjetėr. E kupton, ti, Mehmet, ē’do tė thotė fjala frėngjisht “cachottier”? Do tė thotė fsheharak, pra, ai qė fsheh veprimet pėrpara tė tjerėve. Edhe ti, edhe Fiqreti, ēėshtjet familjare e personale tė kėsaj natyre i fshihni, nuk jeni tė hapėt ashtu siē duhet tė jeni me shokėt mė tė ngushtė. Njeriu nė asnjė mėnyrė nuk ka arsye tė njoftojė shokun pėr ēdo gjė qė bėhet nė shtėpinė e tij. Por kur ka ēėshtje tė kėsaj natyre, si kjo qė tė ndodhi ty, ėshtė e domosdoshme tė bisedojė e tė konsultohet me dikė, edhe me shokėt, kurse ju, nė fakt, nuk e bėtė kėtė. As ti, as Fiqreti, tė paktėn, nuk na morėt as nė telefon tė na njoftonit pėr kėtė fejesė tė djalit, qė tė gėzoheshim. Pse duhej tė na e bėnit tė njohur fejesėn nėpėrmjet Ilirit dhe gruas sė tij, duke i ftuar ata – dhe vetėm ata – nė takimin tuaj tė parė familjar me nusen e djalit? Ju edhe ata i vutė para njė fakti tė kryer.

Enver Hoxha: Mund tė na sqarosh kush ia bėri djalit kėtė fejesė? Mos e kanė futur tė tjerėt, pėr ta komprometuar? Dhe tė vjen ty nusja e tij nė shtėpi e ti bie nė pozita tė atilla, sa e gjykon me shumė lehtėsi kėtė fejesė, nė njė kohė qė ti je aq i ashpėr me tė tjerėt. Ēfarė do tė thonė kuadrot e Shkollės sė Partisė pėr Fiqretin, qė bėri skandal dhe organizoi mbledhje pas mbledhjeje pėr njė nga pedagogėt, sepse djali i tij u fejua a u martua me njė vajzė qė kishte “diēka“ nė biografi dhe kjo “diēka”, sigurisht, ishte shumė larg nga biografia e tė fejuarės sė djalit tė saj. Si mund tė japė ajo mėsim tani pėr luftėn e klasave nė Parti? Po ti, Mehmet, si do tė guxosh tė flasėsh me shokėt, me kuadrot, me komunistėt, me masat pėr luftėn e klasave?
Kjo qė bėre ti, - vazhdon Enveri,- na dėmton edhe neve. Po tė flasim tani ne pėr luftėn e klasave, tė tjerėt do tė thonė: “E po ē’na pėrrallisin edhe kėta pėr luftėn e klasave, nuk shikojnė ē’ka bėrė Mehmet Shehu?”.
Kjo ngjarje ka marrė dhenė, fejesa e djalit tėnd ėshtė biseda e ditės nė gjithė Tiranėn, nė popull po i bėjnė biografinė vajzės dhe bėjnė pyetjen: “A i di kėto tė dhėna shoku Mehmet? Si ta ketė bėrė njė hap tė tillė?!”.
Mehmeti, qė dėgjonte nė heshtje, i menduar dhe si i ngrirė, tha:

Mehmet Shehu: E bėra, e bėra kėtė gjė! Unė e kam fajin, se djali mė pyeti.

Enver Hoxha: Kėshtu si bėn ti, - tha Enveri, - qė e merr tėrė fajin pėr vete, bėn mirė, se je kryesori, po faj ka, gjithashtu, edhe Fiqreti, pastaj, edhe djali juaj nuk ėshtė pa pėrgjegjėsi, qė ėshtė marrė shumė nėpėr gojė pėr lidhjet e tij me vajza imorale dhe ti, pėr ta shpėtuar nga kėto lidhje, re nga shiu nė breshėr. Mirėpo ēfarė do tė bėsh tani pėr ta ndrequr kėtė gjendje tė rėndė tė krijuar? - e pyeti pastaj Enveri.

Mehmet Shehu: Do tė mendohem, - tha Mehmeti, - dhe do ta rregulloj. Nuk ma ka fajin djali nė kėtė ēėshtje, fajin e kam unė… unė! – pėrsėriti ai pėr tė disatėn herė.

Enver Hoxha: Kjo fejesė, Mehmet, duhet tė prishet menjėherė. Pėr interesin e Partisė ne nuk mund tė vemi t’i themi popullit se kėtė gabim e ka bėrė Mehmet Shehu, prandaj ne do tė tė mbrojmė ty, se kėshtu mbrojmė Partinė. Ne do tė pėrpiqemi qė ta kapėrcejmė kėtė vėshtirėsi, qė iu krijua Partisė nga kjo ngjarje jo e menduar thellė. Megjithatė, - vazhdoi Enveri, - ndėrgjegjja ty do tė tė rėndojė, jo vetėm para Partisė, por edhe pėrpara djalit tėnd, se i ke thėnė vetė qė mund tė fejohet me atė vajzė. Partia do tė tė ndihmojė qė ta kapėrcesh kėtė situatė, po mė parė duhet tė bėsh pėrpjekje vetė pėr ta kapėrcyer atė. Gabimi tani u bė dhe ti nuk duhet tė dėshpėrohesh. Unė e njoh karakterin tėnd, ti je njeri i ekstremeve, ki kujdes se mos hidhesh nė ekstremin tjetėr! Pas afro dy orė debati, nga ana e Mehmetit pėr tė bindur Enverin pėr rrethanat lehtėsuese qė e bėnė ta pranonte kėtė fejesė, kurse nga ana e Enverit qė ta bindte Mehmetin se kjo fejesė duhej prishur, Enveri e mbylli bisedėn, duke i thėnė Mehmetit: “Mendohu, por s’ka rrugė tjetėr”. Ata u ndanė nė hollin para studios. Fiqreti mbajti kėmbėt dhe filloi t’i fliste Enverit, duke u munduar tė justifikonte Skėnderin pėr zgjedhjen qė kishte bėrė dhe, kur i tha “Skėnderi ėshtė parimor, shoku Enver…”, Enveri, i acaruar, ia ktheu mė zė tė lartė: “Ē’parimor, moj shoqe!… Ai frekuenton lokale nate, shoqėrohet me njerėz jo tė mirė. Nuk i di ti kėto?!”. Mehmeti dukej shumė i rėnė, i mėrzitur, i menduar dhe, duke zbritur shkallėt ngadalė, ai tha: “Ja, edhe Ladi po mė lė…”. Nė njė kohė kur sapo kishte mbaruar sė ndėrtuari vila e re e Mehmetit, ku tė tre djemtė kishin apartamentet e tyre, Vladimiri, djali i madh i Mehmetit, po meremetonte njė apartament tė vjetėr, ku do tė kalonte me gruan e vet, vajzėn dhe me fėmijėn e dytė qė priste. Tė nesėrmen, Mehmeti me Fiqretin kėrkuan sėrish tė takohen me Enverin qė i priti nė shtėpi, pasdreke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia rreth vdekjes sė ish-kryeministrit komunist Mehmet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreth Haxhxhit
» Historia e Haxhit
» Historia e Alfabetit te Gjuhes Shqipe - Stavri Skendo

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Ēėshtja Kombėtare :: Ēėshtja Kombėtare-
Kėrce tek: