Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat e haxhit dhe tė umres

Shko poshtė 
AutoriMesazh
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Rregullat e haxhit dhe tė umres Empty
MesazhTitulli: Rregullat e haxhit dhe tė umres   Rregullat e haxhit dhe tė umres Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 2:58 am

Rregullat e haxhit dhe tė umres

Rregullat dhe veprimet e caktuara qė duhet medoemos bėrė gjatė haxhit dhe umres janė:

- El Ihram,

- Telbie,

- Tavaf,

- Sa’ ji,

- Qethja e flokėve,

- Dalja prej ditės sė tervies dhe shkuarja nė Mine,

- Qėndrimi nė Arafat,

- Kthimi nė Muzdelife dhe qėndrimi nė Mesh’ ari Haram,

- Veprimet qė duhet bėrė ditėn e Nahrit (hudhja e guralecėve nė
Xhumretul Akabe, prerja e kurbanit, qethja e flokėve apo rruarja e
kokės, Tavaful Ifadatu),

- Kthimi i fundit nė Mine dhe hudhja e guralecėve tė mbetur

Ēdonjėri prej personave kur e bėnė nijet pėr veshjen e ihramėve, qoftė
pėr haxh a pėr umre, ėshtė e pėlqyeshme qė mė parė t’ i shkurtojė
thonjtė, mustaqet, tė rruhen tė gjitha vendet tė cilat zakonisht rruhen
apo pastrohen, pastaj tė merret abdest ose tė lahet i tėrė trupi, dhe
nė fund, trupi tė mbėshtjellet me dy ēarēafėt e bardhe e tė pastėr, me
ē’ rast, me njėrėn mbulohet pjesa e poshtme e trupit e me tjetren pjesa
e sipėrme dhe, me kėtė rast, e pėlqyeshme ėshtė qė sipas mundėsive
trupi tė parfymoset me erėra tė mira e tė kėndshme.

Ēarēafėt tė cilat vishen pėr haxh apo umre quhen IHRAM, ndėrsa kjo do
tė thotė tė bėmurit nijet apo vendosje pėr ta bėrė haxhin apo umren. Sa
i pėrket ēarēafėve, ata mund tė jenė ta bajtur por tė pastra dhe tė
ngjyrėrave tė ndryshme, porse aq mė mirė do tė ishte sikur tė jene tė
rinjė e tė bardhė.

Pas kėsaj haxhiu duhet t’ i falė dy reqate namaz, e nėse ėshtė mufrid,
pas faljes sė namazit duhet tė thotė: Allahume inni uridul-haxhxhe fe
jessirhu li ve tekabbelhu minni - qė nė pėrkthi do tė thotė: O Zot,
vendosa qė ta bėj haxhin, ma lehtėso kėtė dhe pranoje prej meje.

Ndėrsa ai qė ka pėr qėllim qė ta bėjė sė bashku edhe haxhin edhe umren,
gjatė kėtij nijeti i shton edhe kėto fjalė “vel umrete fe jessirhuma li
ve tekbelhuma minni”, dhe, kėto fjalė vijnė pas fjalės
“uridul-haxhxhe”, qė do tė thotė: O Zot, vendosa qė ta bėj edhe haxhin
edhe umren, m’ i lehtėso dhe m’ i prano ato prej meje. Nijeti mund tė
bėhet edhe nė gjuhėn amėtare, porse kėtu me rėndėsi ėshtė qė ai nijet
apo qėllim tė shprehet pastėr, qartė dhe nga thellėsia e shpirtit.

Posa ta thotė personi telbijen dhe ta bėjė nijetin pėr haxh ose pėr
umre, konsiderohet se e ka kryer aktin e ihramit dhe ėshtė bėrė muhrim.
Pas kėtij akti ai duhet tė ketė kujdes tė posaēėm dhe t’ u shmanget
marėdhėnieve seksuale, kontakteve intime bashkėshortore, nuk lejohet as
tė pėrmendurit e marėdhėnieve seksuale nė prani tė femrės, duhet tė
kihet kujdes nė mospėrdormin e fjalėve tė ndyta, t’ u shmanget veprave
tė shėmtuara, grindjeve dhe llomotitjeve, pastaj nuk guxohet tė mbyten
gjallesat nė tokė e as tė kėshillohet tjetri madje as me shenjė pėr
gjah, duhet tė kihet kujdes qė tė mos mbyten as insektet, tė mos
parfymoset me livantė e erėra tė ndryshme, tė ketė kujdes nga tė prerit
e thonjėve, rruarja dhe nėnqethja e flokėve dhe tė pjesėve tė tjera tė
trupit.

Po ashtu, muhrimi nuk guxon ta nėnqethė mjekrėn, ta mbulojė kokėn apo
fytyrėn, nuk guxon t’ i lajė mjekrėn apo kokėn me sapun qė ka aromė tė
mirė e tė fortė, por vetėm mund tė pėrdorė ndodnjė sapun qė ka aromė tė
rėndomtė. Gjithashtu, ai nuk guxon tė veshė kėmishė e as brekė, pallto
tė gjatė, xhybe, qyrk, herkė, nuk guxon ta vė sarėkun nė kokė e as
kapelėn, nuk guxon tė mbathė meste apo ēorape. Pra, muhrimi duhet t’ ia
ndalojė vetes ēdo petk tė prerė ose tė qepur qė shėrben pėr veshjen dhe
mbathjen e trupit tė njeriut, me pėrjashtim tė nalleve apo papuēeve tė
cilat lejohen. Nuk duhet tė pėrdoren ēarēafe apo ihrame qė janė tė
ngjyrosura e tė parfymosura era e tė cilave nuk hiqet por ndihet
vazhdimisht.

Ndėrkaq, femra ėshtė mė e lirė dhe mund ta mbulojė kokėn e t’ i mbathė
mestet edhe ēorapet, mund tė veshė rrobe tė qepura. Ėshtė
karakteristike nė kėtė rats tė theksohet se, femrat tė cilat gjatė
menstruacioneve nuk e kanė tė lejuar tė falin namazin e as tė
agjėrojnė, nė haxh i lejohen kėto veprime. Ajo duhet tė pastrohet dhe
tė fillojė t’ i zbatojė tė gjitha rregullat e haxhit, me pėrjashtim tė
tavafit rreth Qabes, tė cilin duhet ta bėjė nė fund tė haxhit.

Muhrimi mund tė lahet nė banjo ose gjetiu, tė pėrdorė ombrellėn
(ēadrėn) ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr tė mbrohet nga dielli, ka tė
drejtė ta lidhė qemerin rreth vete, tė hy nė luftė kundėr armikut ose
kundėr atij qė sulmon i pari. Pejgamberi a.s. ka dhėnė leje qė nė
rastet kur muhrimit i kanoset rreziku nga ndonjė shtazė e egėr, siē
ėshtė luani, tigri, ujku, akrepi etj., ai mund ta mbysė atė nė
vetėmbrojtje.

Pėrveē kėtyre ndalesave, nga muhrimi kėrkohet qė pas namazit tė
shqiptojė shumė telbije, t’ i thotė ato kur hyp mbi majen e ndonjė
bregu apo kur zbret nė luginė, kur tė takohet me grupe kalorėsish apo
kėmbėsorėsh, dhe pėrherė para agimit. Telbijet mund tė shqiptohen edhe
nė autobuse e aeroplanė.

Pėrmbajtja e telbies ėshtė kjo:

LEBEJKELL-LLAHUME LEBBEJK. LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK.
INNEL-HAMDE, VEN-NI’AMETE VEL-MULKE LEKE. LA SHERIKE LEKE! - qė nė
pėrkthim do tė thotė:

Tė pėrgjigjem o Zot. Tė pėrgjigjem, tė pėrgjigjem. Ti nuk ke shok. Tė
pėrgjigjem. Ty tė takon ēdo lavdėrim, mirėsi dhe pushtet, nė kėtė Ti
nuk ke shok.

Nė kėtė mėnyra ka vepruar edhe Pejgamberi a.s., i cili ka thėnė: “Mė
erdhi Xhibrili dhe mė tha: “Thuaju shokėve tu qė ta ngrisin zėrin me
telbije, se ajo ėshtė pjesė e rregullave tė haxhit.” Tė potencojmė kėtu
se telbija thuhet prej momentit kur tė vishet ihrami e deri sa tė hyhet
nė Mesxhidul-Haram

Kur muhrimi hy nė Meke, pas vendosjes sė plaēkave qė i ka me vete,
duhet tė shkojė nė Mesxhidul-Haram, dhe sapo ta vėrejė
El-Bejtul-Haramin, duhet ta thotė tekbirin (Allahu Ekber) dhe tehlilin
(La ilahe ilall-llah), edhe atė nga tri herė, e po ashtu, duhet tė
thotė ALL-LLAHUME ENTES-SELAM, VE MINKES-SELAM, FEHAJNA RABENA
BIS-SELAM. Tavafin e nis nga Haxherul Esfedi dhe pasi tė drejtohet nga
ai e thotė tekbirin dhe tehlilin, i ngritė duart lartė sikur kur hy nė
namaz, e pastaj nė shenjė respekti e puth Haxherul Esvedin, nėse mund
t’ i afrohet pa vėshtirėsi, e nėse nuk mundet, vetėm do ta prek me
shuplakė tė dorės (istilam), ose me ndonjė send tjetėr tė cilėn pastaj,
nė shenjė respekti, duhet ta puthė, ngase atė e ka prekur edhe vetė
Pejgamberi a.s.

Mirėpo, nėse ndodhė qė tė mos i afrohemi fare Haxherul Esvedit, atėherė
vetėm i ngrisim duart lartė nė drejtim tė tij dhe kėshtu pėrfundon kjo
shenjė respekti. Gjatė tėrė kėsaj thuhen tekbiret dhe tehlilet, i
drejtohen falėnderime Allahut tė Madhėrishėm dhe bashkė me kėtė bijnė
edhe salavatet mbi Pejgamberin a.s.

Pas kėtij akti fillon tavafi, tė cilin duhet nisur nė tė gjathtė kah
dera (multezem), nė atė mėnyrė qė Qabja tė mbetet nė anėn e majtė, duke
e mbajtur ihramin e sipėrm nėn sjetullėn e djathtė dhe duke i hjedhur
skajet e tij nė krahun e majtė. Haxhiu duhet tė sillet rreth Qabes
shtatė herė, duke pasur kujdes qė, gjatė tri tavafeve tė para tė
shpejtohet me hapa tė shkurtėr duke i luhatur ngapak krahėt (reml),
kurse gjatė katėr tavafeve tė fundit duhet ecur qetė. Gjatė kėsaj, sa
herė qė tė kalojmė pranė Haxherul Esvedit duhet pėrshėndetur atė (duhet
bėrė istilamin) dhe kėshtu pėrfundon tavafi. Kėtu duhet theksuar se,
istilami preferohet edhe sa herė tė kalohet pranė El-Ruknul Jemanisė.

Pas kėsaj haxhiu duhet t’ i falė dy reqate namaz pranė Mekami
Ibrahimit, ose kudoqoftė tjetėr nė Mesxhidul Haram dhe, kėto dy reqate
janė vaxhib qė falen pas ēdo tavafi, pra, pas shtatė qarqeve qė bėhen
rreth e rrotull Qabes. Ky ėshtė i ashtuquajturi Tavaful Kudum, i cili
ėshtė sunet pėr ēdo haxhi pėrveē se pėr banorėt e Mekes. Pas kėtij
veprimi haxhiu duhet tė kthehet kah Haxherul Esvedi, dhe pasi ta bėjė
istilahin e tė pijė ujė nga burimi i Zemzemit, shkon nė Safa, ngjitet
lartė sa ta shohė Bejtullahun dhe kthehet drejt tij duke kėnduar
tekbire, tehlile dhe salavate pėr Pejgamberin a.s. Mė nė fund duhet
bėrė dua duke kėrkuar nga Allahu ēdo gjė qė do. Pas kėsaj duhet tė
niset drejt Merves duke ecur ngadal deri te vendi ku ndodhen shenjat
prej ku ecja bėhet me hapa mė tė shpejta (sai). Kur arrihet nė Merve
veprohet ngjashėm sikur edhe nė Safa. Me kaq ėshtė kryer vetėm njė ecje
(shevt). Pra, edhe kėtu duhet tė kryhen shtatė shevte, duke filluar qė
nga Safa e deri nė Merve. (Nga Safa deri nė Merve llogaritet njė ecje
apo shevt, dhe nga Merva e deri te Safa llogaritet ecja tjetėr).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
riadxx16
Admin
Admin
riadxx16


Numri i postimeve : 235
Age : 34
Registration date : 30/12/2007

Rregullat e haxhit dhe tė umres Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat e haxhit dhe tė umres   Rregullat e haxhit dhe tė umres Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 3:03 am

Pas kėsaj, haxhiu do tė qėndrojė nė Meke si muhrim, tavafet rreth Bejtullahut mund t’ i bėjė sa herė qė tė dėshirojė si nafile.

Nė ditėn e shtatė tė Dhul-hixhes imami do tė mbajė hutbe nė Bejtullah,
me ērast besimtarėt i udhėzon pėr rregullat e haxhit. Po kėshtu, imami
do tė veprojė edhe nė ditėn kur do tė qėndrohet nė Arafat. Nė kėtė ditė
e nė kėtė vend imami do t’ i mbajė dy hutbe si me rastin e xhumasė, dhe
me atė rast do t’ i udhėzojė haxhinjtė mbi rregullat pasuese tė haxhit
( mbi qėndrimin nė Arafat, nė Muzdelife, mbi gjuajtjen e guralecėve nė
Xhemre, mbi therrjen e kurbanėve, rruarjen dhe tavafuz-zijaretin). Pas
hutbes imami bashkė me xhematin do tė falė namazin e drekės dhe tė
ikindisė me njė ezan dhe dy ikamete.

Pas kėsaj fillon vukufi. Ai mund tė bėhet hipur nė kalė apo nė deve,
ose duke qėndruar mė kėmbė gjė qė ėshtė mė e preferueshme, duhet tė
merret abdest apo tė lahet i tėrė trupi, sepse kjo ėshtė sunet, nė
afėrsi tė bregut i cili quhet Xhebelul-rahmeti. Arafati ėshtė nė
pėrgjithėsi vend ku mund tė bėhet vukufi, porse duhet pasur kujdes se,
nė tė majtė Arafatit, nga vendi ku bėhet vukufi gjendet njė terren qė
quhet Batnu Ureme e nė tė cilin kurrsesi vukufi nuk lejohet tė bėhet.

Me rastin e vukufit, imami kthehet drejt kibles me krahė tė hapur e tė
ngritur lartė, i falėnderohet Allahut Fuqiplotė duke i kėnduar tekbire,
tehlile, telbie dhe salavate Pejgamberit a.s., me ē’ rast i lutet Zotit
xh.sh. t’ ua plotėsojė nevojat dhe dėshirat tė gjithė muslimanėve,
kurse xhemati qėndron pranė tij i drejtuar nė drejtim tė kibles dhe
pėrcjell fjalėt qė i thotė ai. Pas perėndimit tė diellit, tė gjithė
haxhinjtė kthehen bashkarisht me imamin nė Muzdelife ku do tė qėndrojnė
nė afėrsi tė bregut Kuze ku falet namazi i akshamit dhe i jacisė
bashkarisht me njė ezan dhe dy ikamete.

Nė Muzdelife kalohet nata. Sapo tė fillojė agimi falet namazi i sabahut
e pastaj bėhet vukufi. Imami vendoset nė Mesh’ ari Haram dhe bashkė me
tė gjithė haxhinjtė vepron sikurse nė Arafat, pra, thuhen tekbiret,
tehlilet, telbiet, salavatet dhe duaja.

Pėrndryshe Muzdelife ėshtė nė tėrėsi vendi ku bėhet vukufi, pėrveē
luginės Vadi Muhasir, qė gjendet nė tė majtė tė Muzdelifes. Me tė
zbardhur tė dritės haxhinjtė fillojnė rrugėn pėr nė Mine ku imami
fillon t’ i gjuajė nga shtatė guralecė nė Xhemretul-Akabe, tė cilėt
paraprakisht janė mbledhur nė Muzdelife edhe atė nė madhėsi tė njė
lejthie.

Me rastin e gjuajtjes sė ēdo guraleci thuhet tekbiri. Largėsia e
gjuajtjes nuk duhet tė jetė mė shumė se tre deri pesė metra.
Pėrndryshe, para hudhjes guraleci vendoset nė majen e gishtit tė madh
dhe atij tregues dhe gjuhet. Kur fillon gjuajtja e guralecėve
ndėrpritet telbija. Duhet thėnė se, nė Xhemretul Akabe nuk ėshtė i
domosdoshėm qėndrimi dhe haxhiu mund tė ec kur tė dojė dhe kah tė dojė.
Pas hudhjes sė guralecėve nė Xhumretul Akabe, nėse nijeti ėshtė bėrė
pėr haxhi kiran, ose, nėse ėshtė muttemett, nė kėtė rast duhet tė
therret kurbani, e nėse ėshtė mufrid kurbanin mund ta therrė nėse
dėshiron. Pas therrjes sė kurbanit haxhiu mund tė rruhet ose tė qethet
dhe tani e tutje lirohet prej ndalesave, por akoma nuk ka tė drejtė tė
bėjė marėdhėnie seksuale. Po atė ditė, tė nesėrmen, ose tė pasnesėrmen
haxhiu shkon nė Meke qė ta bėjė tavafuz-zijaretin, pa reml dhe pa sa’
j, me ē’ rast haxhiut i hiqet edhe ndalesa e fundit, pra ėshtė i lirė
qė tė bėjė marėdhėnie seksuale me bashkėshorten.

Koha e tavafuz-zijaretit fillon prej dites sė parė tė Bajramit dhė
ėshtė mirė qė tė bėhet po atė ditė. Ėshtė mekruh tė shtyhet pas ditėve
tė Bajramit, edhe pse vlenė kurdo qė tė bėhet. Pastaj haxhiu prej Mekes
kthehet nė Mine dhe, nė ditėn e dytė tė Bajramit, pas dreke, i hedh
sėrish shtatė guralecėt nė Xhemret. Me kėtė rast duhet filluar nga
Xhemreja e cila vjen e para me radhė prej xhamisė qė quhet Mesxhidul
Haif, dhe gjatė hedhjes sė guralecėve duhet shqiptuar tekbirin, e pas
hudhjes sė ēdo guraleci haxhiu qėndron para Xhemres dhe e thotė njė
dua. Ėshtė mustehab qė me atė rast tė kėrkojė nga Allahu xh.sh. falje
pėr vetveten, pėr prindėrit e vet, pėr farefisin, pėr miqtė dhė pėr tė
gjithė besimtarėt muslimanė. Pastaj shkon edhe te dy Xhemret tjera dhe
vepron njėsoj si nė tė parėn (pra hudhė nga shtatė gurė), me pėrjashtim
se nė atė tė fundit, pra nė Xhemretul Akabe nuk ka nevojė tė qėndrojė.
Edhe nė ditėn e tretė tė hudhjes sė guralecėve veprohet po ashtu si nė
dy ditėt e para, dhe pastaj haxhiu nėse dėshiron mund tė kthehet nė
Meke por mund tė mbetet edhe nė Mine ku edhe gjatė ditės sė katėrt mund
t’ i gjuajė gurėt si gjatė ditėve tė mėparshme.

Haxhiu me rastin e kthimit prej Mines nė Meke do tė pushojė pak nė
vendin e quajtur El Muhassabe. Haxhiu para se tė largohet prej Mekes
duhet ta bėjė Tavafis-sadri qė quhet edhe Tavaful-veda (Tavafi
lamtumirės). Ky tavaf bėhet pa remj dhe pa sa’ j dhe ėshtė vaxhib pėr
tė gjithė haxhinjtė, pos pėr mekasit. Pastaj haxhiu i afrohet Zemzemit
ku do tė pijė ujė. Nėse do tė ketė mundėsi, haxhiu pastaj do tė afrohet
te dera e Qabes dhe do ta puthė atė dhe derėn e saj (nė shenjė
nderimi), do tė mbėshtetet me faqen e djathtė, me gjoks e me bark pėr
El multezeme, pra pėr murin e Qabes ne mės tė Haxherul Esvedit dhe tė
derės sė saj, pastaj pėr njė ēast kapet pėr mbulesėn e Qabes (El
istar), dhe, me zemėr tė penduar i lutet Allahut Fuqiplotė pėr atė ēka
dėshiron dhe, mė nė fund, kthehet duke ecur mbrapa (nė shenjė respekti)
deri sa tė dalė nga Mesxhidul Haremi (Qabja).

Duhet theksuar kėtu se, ai qė sė paku pėr njė moment zbret nė Arafat
ose vetėm kalon andej prej drekės sė Jevmu-Arefes (ditėn e nėntė tė
dhul-hixhes) e deri nė agimin e Jevmun-Nehras (ditėn e dhjetė), ai
haxhi e ka kryer haxhin, madje nėse kėtė e bėnė rastėsisht apo i
alivanosur, madje edhe sikur tė mos e dijė fare se gjendet nė Arafat.
Ndėrkaq, personi i cili nė Arafat nuk qėndron aq sa theksuam mė sipėr,
nuk e ka tė kryer haxhin, porse megjithatė do ta bėjė tavafin, sa’ jin
dhe do ta pėrfundojė ihramin, pra do tė lirohet prej tė gjitha
ndalesave me kusht qė vitin e ardhshėm sėrish ta bėjė haxhin kada. Pasi
nuk e ka plotėsuar haxhin personi i tillė nuk ėshtė i obliguar qė tė
therrė kurban.

Tė potencojmė kėtu se, gjatė qėndrimit nė Arafat ėshtė shumė mirė tė
thuhet lutja, tė cilėn edhe vetė Pejgamberi a.s. e thoshte gjatė
qėndrimit nė kėtė vend: LA ILAHE ILALL-LLAHU VEHDEHU LA SHERIKE LEH
LEHUL-MULKU VE LEHUL HAMDU, BIJEDIHIL-HAJRU, VE HUVE ALA KULI SHEJ’ IN
KADHR.

Tė flasim diē edhe pėr femrėn qė merr udhė pėr nė haxh. Edhe gruaja
duhet t’ i zbatojė tė gjitha rregullat dhe ceremonitė qė ndėrlidhen pėr
haxhin, njėjtė sikurse mashkulli, me pėrjashtim se gruaja duhet t’ u
pėrmbahen edhe kėtyre rregullave:

- nuk duhet qė ta mbajė kokėn tė zbuluar, ka tė drejtė ta bartė vellon, porse velloja nuk guxon t’ ia prekė fytyrėn,

- nuk e shqipton me zė telbijen,

- nuk vrapon nė mes shenjave tė theksuara qė gjenden mes Safas dhe Merves,

- nuk e rruan kokėn, porse i shkurton flikėt pak,

- duhet tė veshė rrobe tė qepura,

- nuk i afrohet Haxherul Esvedit, kur pranė tij gjenden meshkujt,

- nėse i paraqitet hajzi (menstruacionet) duke qenė nė ihram, lahet dhe
i kryen tė gjitha veprimet dhe rregullat e haxhit, pėrveē tavafit.

- nėse hajzi i paraqitet pasi ta kryejė Tavafiz-zijaren, Tavafu-sadri
nuk i mbetet borxh dhe nuk ka nevojė pėr shpagim (kurban).

Tavafi-sadri nuk i mbetet borxh as atij qė vendosė pėr tė mbetur nė Meke.

Ndėrkaq ai qė vendosė tė therrė ndonjė kafshė tė trashė (deve a lopė)
me qėllim pėr t’ u shpaguar pėr thyerjen e ndonje rregulle tė haxhit,
me kėtė ai konsiderohet se e ka kryer obligimin si duhet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rregullat e haxhit dhe tė umres
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ?ka pas Haxhit ?
» Historia e Haxhit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: