Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 240
Age : 33
Registration date : 24/12/2007

Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres Empty
MesazhTitulli: Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres   Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres Icon_minitimeSun Dec 30, 2007 4:43 pm

Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres)

Kohėt pėrcaktojnė shumėsin e kohės. Ndėrsa, koha e posaēme ėshtė kohė e caktuar pėr kryerjen e ndonjė urdhėri.

Kur ėshtė fjala pėr kohėn e caktuar pėr haxh, atė e pėrbėjnė kohėzgjatja e qėndrimit nė haxh dhe kryerja e ceremonive. Nė kohėn e posaēme hy momenti i kryerjes sė urdhėrit dhe vendi nė tė cilin duhet kryer urdhėri. Te haxhi dhe umreja janė tė caktuara vendet pėr ta kryer urdhėrin, e po ashtu ėshtė e caktuar edhe koha pėr takimin e haxhinjėve. Pėr kėtė shkak kėto pėrcaktime ndahne nė dy lloje:

- pėrcaktimi i kohės

- pėrcaktimi i vendit

1. Pėrcaktimi (mikati) i kohės.

Kohėn e kryerjes sė haxhit e pėrcaktoi dhe e urdhėroi Zoti i Madhėrishėm dhe, pikėrisht Ai e caktoi edhe kohėn kur duhet tė kryhet haxhi me tė gjitha ceremonitė e veta. Lidhur me kėtė Kur’ani famėlartė thotė: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar...” E kėta muaj janė: muaji sheval, dhul-kade dhe dhul-hixhe. Lidhur me kėta muaj shumica e dietarėve islam thonė se, vetėm dhjetė ditėt e parė tė muajit dhul-hixhe bėjnė pjesė nė muajt e haxhit.

Kur analizohet urdhėri i Allahut: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar”, mund tė konstatohet se, kurrsesi nuk lejohet qė haxhi tė kryhet as para e as pas kėtyre muajve. Pra, nuk lejohet tė hymė nė haxh para muajve tė caktuar.

Ndėrsa, kur ėshtė nė pyetje umreja, dihet se pėr kryerjen e saj nuk ka kohė tė caktuar. Umreja mund tė kryhet nė ēdo periudhė kohore, pra edhe gjatė muajit tė haxhit, ēėshtje kjo qė, esencialisht, e dallon haxhin prej umres.

Ėshtė e njohur se Pejgamberi a.s. e ka bėrė umren nė muajin sheval dhe nė muajin dhul-kade, dhe, lidhur me kėtė ka thėnė: “Umreja nė muajin ramazan, ėshtė i pėrafėrt me haxhin”.

Duhet theksuar se porosia e kėtij hadithi nuk do tė thotė se umreja e kryer nė muajin ramazan mund ta zėvendėsojė haxhin, por do tė thotė se, umreja nė ramazan ka vleftė tė madhe dhe ai qė e kryen atė nė kėtė muaj pret shpėrblim tė madh nga Allahu Fuqiplotė. Sidoqoftė, edhe po qe se kryhet umreja nė muajin ramazan, njeriu qė e kryen ka sevape tė mėdha, por obligimi i kryerjes sė haxhit mbetet domosdoshmėri.

2. Pėrkufizimi (mikati) i vendeve.

Siē theksuam mė sipėr, koha pėr kryerjen e haxhit dhe tė umres ėshtė caktuar prej vetė Allahut xh.sh., i Cili pėr mysafirėt e Mekes, qoftė nė haxh apo umre, ka kėrkuar qė nė Shtėpinė e Tij tė hynė tė pastėr nė ēdo aspekt, tė veshur me ihrame qė janė simbol i pastėrtisė.

Edhe vetė veshja e ihramit ka kohėn dhe vendin e caktuar, ngase duhet tė vishet jashtė Mekes, e me qėllim qė ai i cili udhėton pėr nė Qabe ta ndėrrojė gjendjen e tij shpirtėrore dhe pamjen fizike, tė pastrohet nga ēdo e keqe dhe ta largojė ēdo gjė tė mallkuar prej vetes. Vetėm i kėtillė mysafiri i Allahut mund ta kryej vizitėn e vendeve tė bekuara e tė shenjta.

Vendet ku vishen haxhinjtė nė legjislaturėn islame njihen si mikate, gjegjesisht, si vendtakime, si vende tė pėrcaktuara apo si vende tė nisjes.

Rėndėsi tė posaēme mikateve u dha edhe vetė Pejgamberi a.s. i cili i caktoi nė tė katėr anėt e Mekes:

a) Dhul-Halife: pėrafėrisht gjendet katėrqindepesėdhjetė kilometra nė veri tė Mekes, e vend i nisjes konsiderohet edhe Medina dhe ēdo vend tjetėr qė gjendet nė veri tė Mekes.

b) El-Xhuhafe: ėshtė njė fshat nė veriperėndim tė Mekes. Pejgamberi a.s. pat thėnė se populli i Shamit e ka kėtė vend pėr vendnisje. Pėrndryshe, ky vend u pat shkatėrruar tėrėsisht nė kohėrat kur i takonte tokave tė Shamit, kurse sot nė atė vend gjendet fshati Rabig qė konsiderohet vendtubim i haxhinjėve tė Shamit, apo vend prej ku kėrkohet qė haxhinjtė e Shamit, tė Egjiptit, tė tokave tė Turqisė, tė shteteve tė Ballkanit dhe vendeve tė tjera rreth tyre , siē janė Libia, Maroku, Tunisi, Algjeria etj. qė haxhinjtė e kėtyre viseve vendin e fundit pėr ta veshur ihramin ta kenė pikėrisht kėtė vend.

c) Jelmelem: ėshtė njė kodrinė qė shtrihet nė jug tė Mekes, vend tė cilin Pejgamberi a.s. e caktoi pėr ta veshur ihramin populli i Jemenit. Jelmelemi ėshtė vendtakimi i fundit pėr tė gjithė ata qė vijnė nga jugu i Mekes.

d) Kurnul Menazil: ėshtė mal nė lindje tė Mekes dhe vendtakimi i haxhinjėve tė Nexhdit si dhe tė vendeve tė tjera qė gjenden nė lindje tė Mekes dhe pas kėtij mali.

Tė gjitha kėta vendtakime apo mikate duhet tė respektohen plotėsisht, sepse janė pika tė fundit ku mund tė vishen ihramet, pa marrė parasysh a vijnė haxhinjtė nga toka apo deti. Pejgamberi a.s. pat caktuar qė nėpėr kėta vende duhet kaluar medoemos i veshur nė ihram

Sa i pėrket banorėve tė cilėt jetonė brenda kufije tė kėtyre vendeve, apo mes Mekes dhe kėtyre vendtakimeve, ata duhet tė vishen me ihram nė vendbanimin ku jetojnė, pra tė dalin nga shtėpitė e tyre tė veshur me ihram. Ndėrsa, nėse ihrami ėshtė pėr umre, atėherė ju lejohet tė dalin me veshje normale perderisa t’ i afrohen Mekes. Distanca hapėsirore ku kėta njerėz duhet t’ i veshin ihramet ėshtė gjashtėmbėdhjetė kilometra rreth e pėrqark Mekes. Nė kohėrat e hershme arabėt nga ēdo anė vendosnin shenja tė bardha pėr tė bėrė me dije se ku ėshtė caku apo kufiri i fundit pėr veshjen e ihramit. Ata qė jetonin tej shenjave tė bardha ose mes shenjave dhe Mekes, shkarkoheshin nga obligimi i veshjes sė ihramit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://botashqiptare.forumieren.de
 
Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ?ka pas Haxhit ?
» Historia e Haxhit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Islame :: Haxhi-
Kėrce tek: